Rrethi i Hasit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Domaj
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 77:
Organizimi i jetës në këto territore u shoqërua me probleme të shkaktuara nga vështirësitë dhe pushtuesit turq, taksat e shumta, shkuarja nizam u bënë shkak i pjesëmarrjes aktive në kryengritjet e shumta. Ndër të tjera shquhet ajo e vitit 1837 ku Hasi u shkëput përkohësisht nga varësia e administratës turke në Gjakovë. Ishte koha e kryengritjeve të madha fshatare kundër Turqisë, reformat e marra nuk rregulluan jetën e fshatareve. Gjysma e dyte e shekullit të XIX u karakterizua nga përpjekje të madha me pushke dhe pëne të shqiptareve për liri e pavarësi. Këto përpjekje kulmojnë me lidhjen shqiptare te Prizrenit në vitin 1878 ku shqiptaret u vunë përballe rrezikut te copëtimit. Në këtë kuvend kombëtar ku morën pjesë figura të shquara politike edhe ushtarake nga i gjithë kombi morën pjesë edhe përfaqësueses nga Hasi si Ali Sahit Bajraktari, Sulejman Haxhi Brasha, Syl Liman Peka, Shaban Spahija (Cahani) etj, ndërsa luftuan për luftën e trojeve nga copëtimi shumë hasjanë. Përmendet pjesëmarrja e gjere në aksionin e Gjakovës me 06.09.1878 ku i rrethuar në sarajet e Abdulla Drenit vritet Marshalli turk Mehmet Ali Pasha dhe lufta për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në vitin 1885 u luftua kundër forcave te Vesel Pashes.
 
Në ketë beteje u varen në litar edhe trimat nga Helshani Musli Isufi, Zek Ademi, Murat Sadiku nen drejtimin e Kapitenit Gezim Haxhi Ngjeci. Kontribut në këto beteja dha edhe familja Kurpali në Letaj kulla e të cilëve u bë qendër qëndrese. Hasjanet morën pjesë në Lidhjen e Pejës më [[1899]]. Ne Kuvendet e vitit 1903 ku u morën vendime te rëndësishme për organizimin e qëndresës ndaj turqve. Në pranverën e vitit 1909 hasjanët kundërshtuan taksat, shkuarjen ushtare dhe dorëzimin e armeve. Në maj - qershor 1909 luftohet me forcat e Xhavit Pashës te cilët dogjën shtëpi e fshatra, prishen kulla dhe morën me dhune ushtare. Më 1910 luftohet në Qafen e Ahmatit me forcat e Shefqet Durgut Pashës. Rritja e valës kryengritëse arrin kulmin në vitin 1912. Më 19.03.1912 fshataret e Hasit te drejtuar nga Rexh Bajraktari dhe Tahir Hoxha sulmuan forcat turke në Krume. Lufta zgjati dy ditë duke i detyruar të tërhiqen në Gjakove. Mbas pak ditësh Kajmekami i Gjakovës me dy toborre e topa shkoi në Krume dhe e ripushtoi atë. Në këtë beteje u vra Zeqir Qema. Më 21.04.1912 në Krumë u mbajt Kuvendi I IV (katër) bajraqeve ku morën pjese 20 përfaqësues nga bajraqet e Hasit, Bytycit dhe Rekes. Këta kërkuan me shkrim nga porta e lart që shqiptareve t’ju kthehen armët, shërbimi ushtarak të behej në vend, mësimi në shkolla të behej në Gjuhan shqipe, kudo te ngrihet flamuri shqiptare, nepunesit medoemos të njohin gjuhën shqipe, aminstimi i te burgosurve politike dhe t’u kompensohen shqiptareve dëmet e bëra nga ushtria turke gjate këtyre viteve. Me 21-28 maj 1912 u mbajt Kuvendi i Junikut ku u vendos që përveç vendimeve të marra në Krume edhe dy kërkesa me rendësi jetike si : Caktimi i kufijve të shtetit Shqiptar dhe garantimin nga shtetet e medha. Ne Junik u vendos për fillimin e kryengritjes se armatosur e cila do te qonte në largimin perfundimtar të turqve nga tokat shqipetare. Drejtimin e kryengritjes e moren Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Buletini e shumë të tjere.Ne fillim të qershorit 1912 forcat e Bajram Currit me luftetaret nga Hasi, Bytyci, Krasniqa e Reka sulmuan garnizonin turk në Qafen e Prushit, pasi i thyen ata sulmuan Gjakoven dhe pas pak ditesh ajo kaloi në duart e kryengritesve. Njeri pas tjetrit u çliruan gjithë qytetet e Kosoves dhe me 12.08.1912 sulmuan Shkupin e pushtuan atë, hapen burgjet dhe depot e armatimeve duke e vënë qeverine turke perballe faktit te kryer. Qeveria turke duke mos qene e gatshme te plotesoje kerkesat e shqipetareve i mashtroi ata. Duke e pare se Turqia ishte në prag të kapitullimit shtetet e ballkanit i shpallen lufte turqise. Trojet shqipetare u sulmuan nga serbet e malazezet. Shumë hasjane luftuan ne Qafe te Diellit kundër ushtrise malazeze ku u vra Zenel Ukpera. Ushtria serbe pushtoi Hasin deri ne Dri, ku zhvilluan beteja te Ura e Vezirit ne Tregtan por me e rendesishmja eshte ajo ne Vaspas (Qafeqyteti). Pas shpalljes se pavaresise Rexh Bajraktari ne krye të përfaqesuesve të Hasit shkuan ne Vlore dhe moren kontakte me qeverine e Ismail Qemalit.
Gjatë luftes së parë boterore Hasi u pushtua nga Austro-Hungarezet që populli e njeh me emrin koha e “nemces”.Gjate pushtimit Austriak Kruma Qender e Hasit u bë qënder administrative shume e madhe ku u vendosen Komanda ushtarke dhe disa instucione te kohes deri dhe Gjykatat krahinore dhe kishte nën administrim nga Zhuri deri ne Tropoje e gjithe kjo zone administrohej me qënder Krumen. Nga viti 1918 -1921 Hasi u pushtua nga Serbia qe populli e njeh me emrin Serbia e II-te. Ne vitin 1921 Serbia u largua ne kufijte e 1913. Kruma u shpall qender e prefektures se Kosoves (Drinit) qe perfshinte Hasin, Lumen e Tropojen deri ne vitin 1925. Kruma e bë qender e levizjes antifeudale dhe kunder qendrimeve te qeverise se Tiranes per mbeshtetjen e politikes jugosllave.Veprimtari te dendur zhvilluan Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hysni Curri dhe çetat kosovare të Azem Galices, Sadik Rames, Zefi i Vogel të cilat luftonin për ruajtjen e teresise tokesore dhe bashkimin me shqipërine.E rendesishme qe kryengritja e marsit 1923 kunder zogut e cila rrezikoi permbysjen e pushtetit. Aktivitet te rendesishem zhvilluan Riza Cerova, Ali Kelmendi, Zylyftar Veleshnja, Ibrahim Gjakova, Tahir Zajmi etj, qe megjithese mbanin funksione ne administrate mbeshteten levizjet e masave. Në zgjedhjet për asamblene kushtetuese te vitit 1923 ne kete prefekture fituan figurat si Hoxhe Kadriu, Dr. Fariu, Niman Ferizi dhe Avni Rustemi qe perbenin krahun demokrat. Me 1923 u krijua ne Krume shoqëria arsimore “Shkelzeni” e perbere nga patriot dhe intelektuale qe punonin ne këtë perfekture. Ajo kishte për qellim edukimin dhe permiresimin e jetës ekonomike e politike te masave te varfra.