Wikipedia shqip: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Titullin
v U kthyen ndryshimet e Origjina (diskutimet) në versionin e fundit nga Βατο.
Etiketat: Zëvendësuar Rollback
Rreshti 1:
= Mr. Halil Alidema =
 
 
'''Biografia e Mr.Halil Alidemës'''
 
Halil Bexhet Alidema u lind më 15 Mars 1936 në fshatin Pozharan të Komunës së Vitisë. Halili ishte fëmiu i gjashtë nga tetë fëmijët, nga nëna Mirzade dhe babai Bexheti, pra kishte tri motra dhe katër vëllezër.Fëmiu më i madh ishte i moshës 13 vjeqë kur mbetën pa babanë Bexhetin.Familje e madhe në të cilën u rritë e cila në atë kohë kishte në bollëk të mira materiale dhe një emër të respektuar në shoqëri dhe e cila shquhej për patriotizëm.
 
           Viti 1942 në vrrugun e Luftës së Dytë Botërore, Halili filloi të vijoj klasën e parë të shkollës  fillore.Ishte kohë e pushtimit Italo-Fashist  në anën e Anamoravës, pushtuesi ndërrohej dita –ditës. Periudha  e vitit 1943/44,pushtuesi Italian u ndërrua me ate Gjerman e pas tyre erdhën njësi- tet  partizane Serbo-Qetnike që në emër të qlirimit apo më mirë të themi të mos lejimit të lirimit të Kosovës dhe bashkimit të tij me të gjitha trojet Etnike të tija bënin së fundi spastrimin-Masakrimin e popullatës Shqiptare të kësaj ane.
 
Rezistenca e Anamoravasve për mbrojtjen e Karadakut  të Preshevës dhe Anamoravës ishte mundësia e fundit e vetëmbrojtjes. Ndër ta ishin edhe shumë kushërinj të familjes Alidema siq ishin; Zukajt, Kurteshi, Pirrajt.Nga familja Alidema veqohen; Bexhet Hazir Alidema babai i Halilit,sekretari i parë i Komunës Pozharanit, Bejtullahu, Izeti, Jonuzi, Sadiku, Rizai, Osmani, Ademi, Tefiku etj.
 
Edhepse dy vëllezërit, babi dhe axha i Halilit u inkuadruan në brigadën e katërt Partizane, për shkak të pjesmarrjes së mëhershne në Rezistenc ndaj Serbo-Qetnikve, babai i Halilit , me disa Shqiptarë të tjerë u pushkatuan nga  Partizanët. Familjes Alidema iu vranë dhe persekutuan shumica , apo thujase të gjithë meshkujt gjatë kësaj periudhe e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946. Të vetmit që shpëtuan dhe që ishin pjestarë të lëvizjes Kaqake, ishin dy axhallarët e Halilit, Bejtullahu dhe Izeti të cilët me shpalljen e Shtetrrethimit në Kosovë, së bashku me qindra Kaqak të tjerë, u detyruan ta lëshojnë Kosovën dhe të vendosen në shtetet Perëndimore, me një koencidencë për ditët e sotit, tubimi i këtyre Kaqakve u bë në Tanushevc duke vazhduar për Maqedoni, Greqi e gjetiu.Izeti jetoi deri në vitin 1995  në Gjermani ku edhe vdiq pa të drejt kthimi asnjëherë në Kosovë, ndërsa Bejtullahu pas Amerikës jetoi në Turqi ku edhe vdiq pa pasur mundësi të kthehet në Atdhe.Mediat, shtypi dhe radio, në atë kohë familjen Alidema e shpallën Balliste, Kullake e qmos tjetër duke ju nacionalizuar pasurin e tundshme dhe ate të patundshme nga Shtetit  Jugosllav. Në këto rrethana Politiko-Shoqërore të luftës dhe të pasluftës u formua dhe u frymëzua personaliteti i Halilit.
 
Poezit“Vratishnica“, „Qëndresa“,“Shqiptarët“, „Kuja e Shekujve“,“Vurrata“,“Pran varrit të birit“ i kanë rrënjët qysh nga kjo kohë.
 
Frymëzimi patriotik dhe revolta ndaj padrejtësive vërehen që në rinin e hershme, kur në klasën e Tetë Halili e heq fotografin e Titos nga Klasa e mësimit, apo më vonë kur denohet me gjashtë Muaj burgim vetëm për arsye se dëshron ta kaloj Kufirin Jugosllavo-Shqiptarë të cilin kufi ai qysh atëherë nuk e njihte si  egzistent.
 
Ai përveq tjerash dallohej edhe  për lojëra sportive; futboll, e pastaj hendboll, i cili më vonë, në shkollën e mesme do të bëhej sinonim dhe simbol i hendbollit kombëtar në tërë Kosovën.
 
Me 1952 regjistrohet në Normalen e Prishtinës të cilën e kryen me sukses dhe pastaj kreu Albanologjin në Fakultetin Filozofik.Në frymën e përhapjes së ideve patriotike në masëe sidomos atje ku populli nag Shteti ishte i denuar dhe nga „Perëndia i harruar“ pra në fshatrat shqiptare, Halili së bashku me bashkshorten dhe bashkluftetaren e tij të jetës Teuta Kryeziu( e cila rridhte nga një familje Patriotike e Gani beg Kryeziut dhe Sahit beg Kryeziut të cilët poashtu u flijuan dhe u vranë nga barbarët Serb), ju dhanë fillet e para të diturisë dhe frymëzimin patriotik, më se katër vite me rradhë gjeneratave të tëra të rinisë duke punuar si Mësues në fshatrat e izoluara, si në Firajë, Malishevë e poashtu  në vendlindjen e tij  në Pozheran. Ngritjen e vetëdijes Kombëtare në popull Halili e shfaqte edhe me vepra markante , sikurse me 28 Nëntor 1968, kur në shtëpin e tij si Mësues që ishte, në fshatin Pozharan ngriti Flamurin Kombëtar dhe për një muj rresht e la të valoj. Përcjellja dhe përndjekja e vazhdueshme nga shërbimet sekrete Serbe, sipas mendimit të Halilit edhe nuk ju keqsua me këtë gjest pasi që ajo edhe ashtu ishte në vazhdimsi dhe e pandërprerë.
 
           Viti 1968 e gjeti si Student të Juridikut dhe të Albanologjisë.Në kohën kur popullit të Kosovës iu kishin cunguar shumë të drejta Nacionale si; Universiteti, i cili deri në atë kohë ishte nën tutoren e Universitetit të Beogradit; e drejta e përdorimit të Flamurit Kombëtar si dhe shumë të drejta të tjera, pra të drejtat themelore njerzore të një populli.
 
Filozofia Politike dhe Kombëtare e Halilit u manifestua me vrullin më të madhë në Demonstaratat e përgjakshme të atij viti për të drejtat themelore njerëzore dhe Kombëtare, kundrejt Sistemit robërues. Pjesmarrja në Demonstrata i solli edhe një vit burgim në Kazamatet Serbe. Shkrimet e tij përkrah veprimtarisë së tij Politike dhe punës Arsimore nuk u ndërprenë asnjëherë, por përkundër u shtuan, siq ishin ; „Rrëmihësit e varreve“, „Rrënjët e trollit tim“ apo punimet ; „Filozofia e së vërrtetës“, „Vjerrsha të kohës së Nxënësve“, si dhe shumë punime të botuara nëpër gazeta aktuale të kohës.
 
           Për shkak të interesimit mbi qështjet  Juridike, të të drejtave të cunguara apo krejtësisht të marra të Shqipëtarve , Halili me 1973 kreu edhe Fakultetin Juridik. Politikisht jo adekuat për Sistemin Serbo-Sllav i ndjekur vazhdimisht nga shërbimet sekrete Serbe, nuk iu lejua të punoj si Edukator-Profesor, por me shumë mund  iu lejua të punoj vetëm si Referent. Me 1978 Magjistron me Temën „Paqja e Shën Stefanit dhe Ballkani“.
 
Punimet siq ishin: “Kongresi i Berlinit dhe Qështja Shqiptare”, “Diplomacia fuqit e medha dhe Ballkani në gjysmën e dytë të shekullit  XIX”, “Rroli i Sami Frashërit në hartimin e Projektkushtetutës së Shtetit Shqiptarë”, ishin si rrjedhojë e punës shumëvjeqare në Arkivat më të medha të Europës si në Sofje, Stamboll, Vjenë, Tiranë etj. Poashtu edhe botime të punimeve të ndryshme në gazetat e kohës aktuale kur Halili jetoj, kurorëzuan këtë periudhë të veprimtaris Shkencore të tij.
 
           Viti 1981 Halilin e gjeti ku tjetër po prapë në ballë të Studentëve, në ballë të popullit, në ballë të Kohës, atëherë kur prapë popullit Shqiptarë të Kosovës i arriti thika e okupatorit Serb  deri në asht, atëherë kur popullit Shqiptarë të Kosovës prapë iu mohuan të drejtat themelore të jetës, liria e lëvizjes së lire, liria e mendimit të lirë dhe shprehjes, si dhe më e rëndësishmja e drejta e vetëvendosjes. Halili nuk ngurroi përsëri të vihet në ballë të Kohës duke e mbrojtur me vendosmëri të drejtën Etnike të popullit Shqiptarë; Nacionalen dhe Nacionalisten Kombëtare.
 
           Filozofia Politike e tij ishte një Filozofi Kombëtare, e cila mbijetoi me gjenerata në gjakun e popullit Shqiptarë dhe e cila i mundësoi popullit Shqiptarë të mbijetoj dhe të korrë fitore deri në ditët e sotit.
 
           Nuk ishte e rastit që Halili në vitin 1981 u dënua përsëri me 11 vite Burgim, si Organizatorë i këtij “Revolucioni Demokratik” i bartur në vrullin e Inteligjencisë Studentore dhe gjoksin e popullit Shqiptarë, dhe jo rastësisht duke qenë pranë tij, të palëkundshëm për asnjë moment, në Filozofin Politike të tyre Kombëtare shokët, miqt, bashkmendimtarët; Mr.Ukshin hoti, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Shemsi Reqica, mentor Kaqi etj. Të cilët poashtu u dënuan dhe i vuajtën shumë vite burgim të rend. Të quajtur, jo pa qëllim nga Shteti  Jugosllav, “Grupi Intelektual”, pasi që defakto edhe paraqitnin Inteligjencien përparimtare Shqipçtare e cila me qdo kusht si shumë herë në Historin tonë Shekullore Kombëtare, mbronte Nacionalen dhe Nacionalisten Kombëtare.
 
           Doktorantura e përgaditur me titull “Fuqit e mëdha dhe Ballkani” i mbetet Halilit e parealizuar për shkak të burgosjes së tij.
 
           Veprimtaria e tij shkencore dhe Politike nuk iu ndal as në burgjet e Prishtinës, Mitrovicës, CZ- së Beogradit apo të Pozharevcit, burg i cili përkundrazi edhe më tepër ia forcoj moralin Kombëtar.
 
           Pas torturave makabre nëpër kazamatet e Serbisë, ku vetem në vetmi, pesë kate nën tokë i kaloi 36 muaj në një çeli ferri, ku të vetmit bashkëvuajtës ishin dy minj me të cilët e ndante edhe atë të vetmen kafshatë të mykur, e të cilin dita ditës thuase ato tortura e kalitnin edhe më tepër. U lirua pas shtatë vite e gjysmë në një gjendje të rënd shëndetsore, me shtatë brinj të thyera e melqi të lënduar.Nga friga e regjimit Serb se do të vdes në burg, qfarë do të ishte një presedan politik për kohën, pasi që për fuqit perëndimore emri i Halil Alidemës paraqitte një simbol Kombëtar të rezistencës Shqiptare dhe nga ana tjetër duke qenë më se të sigurt se nuk do të jetoj më shumë se disa ditë pasi që ata do ta lironin!.
 
           Duke iu referuar mendimit të Halilit për kohën, edhe këto Kazamate ishin më të lehta se sa distancimet e Iteligjencës Shqiptare në pozit, kundrejt burgosjes së “Grupit Intelektual”, e pas tyre të qindra e mijra Intelektualëve të tjerë anembanë Kosovës që morën guximin gjithnjë e më tepër ti kundërvihen regjimit okupator Serbosllav.
 
           Kazamatet Serbe Halilit thuaja se i dhanë krahë dhe i treguan diqka që edhe ai e dinte, se një shtazë e plagosur në përpëlitjet e saja para vdekjes është më e tërbuara, dhe zgjidhja e vetme është që asaj bishe të tërbuar ti jepet goditja e fundit në agonin e saj. Pra kishte ardhur koha.Dhe defin- itivisht  Halili angazhoi forcat më të mëdha që kishte në aktivitetin e tij Politiko-Teorik si dhe praktik.U vu prapë në Ballë të Kohës; hyri në Lëvizjen Demokratike të popullit të Kosovës, levizjen e të cilës e inicoi qysh në vitin 1981, në kohën kur nga populli shqiptar u krijua forca e parë Demokratike zyrtare që në fund të viteve të tetëdhjeta u riorganizua në form të “Lidhjes Demokratike”.
 
           Duke qenë se shteti serb e kishte ende fuqinë edhe pse finale, në mënyrë indirekte përmes shërbimeve të saja sekrete ndikoi në ndryshimin e këtyre rrjedhave Demokratike.Halili duke qenë një Vizionar i Kombëtares dhe si gjithnjë duke e mbrojtur të drejtën elementare njerzore si dhe atë Kombëtare, ia hudhi përsëri Akademisë dhe Akademikëve serb, elaborateve dhe programeve gjenocide serbe dhe formoi “Partinë e Unitetit Kombëtar”, parti e cila me programin e saj teorik dhe praktik duke e mbrojtur kushtimisht nacionin dhe nacionalen, në programin e vetë nuk e përjashton Vetëmbrojtjen për realizim të Qështjes Kombëtare dhe kështu duke ia sjell edhe fundin bishës së tërbuar serbe. Gjithnjë duke u bazuar në refrenin dhe punimet e tija shkencore “ Demokracia mbrohet me ligje e liria fitohet dhe mbrohet me luftë”.
 
           Trimëria, guximi dhe largpamësia politike ishin virtytet të cilat Halilit nuk i munguan asnjëherë.Programi i bashkimit Kombëtar që ishte synim gjeneratash për Halilin ishte arma e parë dhe më e fortë që ai, si dhetë gjithë patriotët paraardhës të tij, e paramendoi në luftë kundër okupatorit, gjithnjë por sidomos pasi që doli nga burgu qysh në vitin 1988, kur në popullin shqiptar përherë demokratik, për të parën herë iu realizua kjo demokraci, por pa një program të mirëfillt Panshqiptar, i cili do të ishte një Alfabet Politik për të gjithë shqiptarët, por edhe një definim i mirëfillt  i vullnetit mbarëetnik shqiptarë të cilin e definon mirëfillt punimi “Projktteza për një program Politik Unik Shqiptar”, ose “ Zgjidhja e qështjes Shqiptare rajonale apo Globale”, duke u bazuar gjithnjë në “Dështimi politik dhe Ideologjik i Shqiptarëve gjatë historisë” e gjithnjë duke  u bazuar në “Konsiderata e ndërgjegjes së bashkëpunimit Kombëtarë të popullit të ndarë Shqiptarë”.
 
Halil Alidemën, në kuadër të veprimtarisë kombëtare, e shohim të marrë pjesë aktive edhe në Lëvizjen Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, që filloi punën e vet më 2 shkurt 1990 me iniciativën e rinisë studentore e të një grupi intelektualësh të prirë nga plaku i urtë profesor Anton Çetta.
 
           “Nëse do të ndodhte të humbnim shansin e fitoreve të cilat ende i kemi në duart tona, faji do ti mbetet Nacionalizmit Shqiptar, sepse kurrnjëherë gjatë historisë nuk hartoi një program të mirfillt Panshqiptarë, kurrnjëherë gjatë Historisë nuk krijoi një Organizëm Nacional Irredentist të qëndrueshëm dhe Operativ deri në bashkim. Nacionalisti i mirfillt nuk njef kufinj të ndarë të një etniteti, përderisa Nacionalja e tij është e ndarë në pesë shtete. Politika e zgjidhjes së qështjes Nacionale me metoda dhe dialog paqësor është një nostalgji e shpresave të humbura dhe eufori foshnjarake e programeve partiake që bëjn zhurmë vetëm për marrjen e pushtetit, andaj edhe bëjn Politik Antinacionale. Populli Shqiptarë asnjëherë nuk mundi të krijoi shtet të tij, shtet të tërsishëm Nacional në Etnitetin e tij autokton. E kemi humbur këtë verdikt të sovranitetit Nacional, sepse gjithnjë kemi qenë në politik për opcione paqësore, opcioni i cili asnjëherë askund në botë nuk e zjgidhi Qështjen Nacionale.
 
           Gjenerata të tëra u edukuan me ndjenjën e urrejtjes Nacionaliste kundër  sistemeve brendashtetërore për shkak se na mungoi edukimi i Nacionalizmit me përkushtim Nacional, siq ishin dhe janë ata Nacionalist që luftuan gjatë Historisë së lashtë të popullit shiptarë për Kosovën, Qamërin për shqiptarët e Maqedonisë, për trojet etnike të ndara” – Citate nga Shkrimet dhe Noticat eHalilit.
 
Duke mos u ndalur asnjëherë edhe me punimet e tija  teoriko-praktike dhe shkencore,  trimëria dhe guximi i këtij vizionari dhe strategu politik u realizua me finalizimin praktik të krijimit të filleve të “Shtabit Operativ” , të njësive Guerile “Shqipet e Lirsë”, në koordinim të ngusht me patriotët e shumtë.Kështu  duke i krijuar bazat e para Stërvitore në Shqipëri e Kosovë, duke filluar qysh në vitin 1990.Profesor Halil Alidemaj arriti me sukses të krijojë baza stërvitore në Shqipëri, në Palestrën Sportive “Partizani” në Tiranë, ku udhëheqës i grupit stërvitor ishte me pseudonimin “Agron Ligata”, pastaj Qendra e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Skënderbeu” poashtu në Tiranë, njëra nga këto baza, ku nën Komandën e Shtabit Operativ të asaj kohe është stërvitur edhe Komandanti Legjendar i UÇK-ës  Adem Jashari e Zahir Pajaziti.
 
Njëherit dhe praktikisht Halil Alidema u bë pararendës i UÇK-ës. Ai u mor me organizimin dhe vendosjen e ushtarëve shqiptarë nga Kosova në disa qendra stërvitore në Shqipëri, duke u emëruar komandant i parë i grupeve të njësiteve guerile, që do të vinin nga trojet shqiptare për t’u stërvitur në Shqipëri. Halil Alidema bënte edhe sigurimin e kuadrit të oficerëve, pedagogëvedhe ushtarakëve, në organizimin ushtarak të gueriljes.Siguronte mjete financiare nga burimet mbrenda dhe jashtë vendit, në kuadër të UNIKOMBIT por edhe jashtë saj që ishin aq të nevojshme për teknikën luftarake, uniformat dhe logjistikën e tër, duke përfshirë këtu, përveq strehimit, ushqimin dhe veshmbathjen, që ishte e domosdoshme  gjatë ushtrimeve pesë javore të rinisë shqiptare  të të gjitha trevave shqiptare.
 
Meritë e veçantë e Halil Alidemës në fushën e propagandës politike e shkencore është edhe botimi i “Libri i Bardhë” në 11.000 ekzemplarë, me emrin “Zani i Kombit”. E botuar në pesë gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbisht.
 
Punimet shkencore në kuadër të Partisë së UNIKOMBIT ishin të vazhdueshme dhe për asnjë moment nuk i munguan proklamimet e tij me punime shkencore, apele në mediat Nacionale dhe ato Internacionale si dhe pjesmarrja aktive në Konferenca dhe tryeza të shumta ndërkombëtare gjithnjë duke iu referuar ndërkombëtarizimit dhe zgjidhjes finale të Qështjes Kombëtare Shqiptare, jo vetëm në fund të veprimtaris së tij shkencore dhe politike , por vazhdimisht gjatë gjithë jetës së tij.
 
           Halil Alidema për asnjë moment nuk e kurseu asnjë qelizë të Individuës së tij por as të familjes së tij, ashtu siq ia mësuan paraardhësit e tij, për zgjidhjen përfundimtare të qështjes kombëtare, duke iu referuar një parimi të tij mund të kuptojm filozofin e tij të mendimit Kombëtar;   “ Nuk e kuptoj pse ne shqiptarët i frigohemi luftës, kur nga lufta ne mund të humbim vetëm robërin”, ose devizës së tij të përjetshme  “Atdheu është si një trup njeriu, kudo që ta coptosh rrjedh gjakë”.
 
           Me 19.03.1996 u përjetësua duke ua lënë dritën e ndezur në udhën e realizimit të Qështjes Gjithkombëtare, gjeneratave të tëra patriotësh, trimash dhe vizionarësh Shqiptarë, që gjithnjë i pati në gjirin e tij populli shqiptarë, në historin e lashtë dhe të lavdishme të saj.Fatkeqësisht për popullin shqiptarë, deri më sot, jo vetëm që nuk përmendet nga institucionet shtetërore  por edhe ato joshtetërore, për të cilat sakrifikoi qenjen e e tij personale dhe të familjes së ti të ngusht dhe asaj të gjerë  anekënd atdheut, të cilët pësuan bashk me te nga regjimi Serbo-Sllav, nëse jo për veprimtari të drejtpërdrejtë atëher vetëm se i takuan asaj familje, si dhe ata që e njohën dhe bashkvepruan me te, por edhe anashkalohet duke mos ia njohur varrin e tij dhe bashkëluftëtares së tij Teutës, që gjenden në varrezat e Sharrës  në Tiranë, pasi që nuk u lejuan nga regjimi Serb të varrosen në “vendlindje”. Vendlindja apo vendvarrimi për ta është edhe vendi ku ata pushojnë, vendi për të cilin ata përjetësisht luftuan dhe ia kushtuan qenjen e tyre të tërë, pa e menduar por edhe pa e ndarë,në asnjë moment të jetës tyre atdheun e tyre etnik në jetën, punën dhe veprimtarin e tyre atdhedashëse teorike dhe praktike, Intelektuale dhe Shkencore .
 
           Në vitin 2004, në rrjedhën e botimeve që do të pasojn, u bë botimi i një vëllimi me tri vepra origjinale të punës dhe veprimtaris Shkencore dhe Letrare të Halilit. Paqa e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit; Shkencore, nga historiani Hakif Bajrami, Pakoha; Prozë dhe Poezi, nga Hysen Matoshi dhe Dialogu me Kohën; Drama, nga Hysen Matoshi, një vëllim me tri Vepra origjinale nga krijimtaria Shkencore dhe letrare të Halil Alidemës.Këtë vëllim librash e pasoi botimi i veprës “Meteorë Lirie” në vitin 2006, nga Prof.Sabit Alidema.
 
Në Mars 2017, nga Instituti Albanologjik i Kosovës u botua Monografia e Mr. Halili Alidema e punuar nga Prof.dr. Hysen Matoshi, e cila do të ketë rëndësi të madhe shkencore dhe politike për popullin Shqiptarë në të gjitha trevat etnike, të cilës do ti vijn prapa disa vepra me punime shkencore dhe politike të veprimtarisë jetësore të madhe, shumë të rëndsishme per ne sot ashtu edhe për gjeneratat etëra që vijn, të këtij gjigandi poliedrik i cili do të na jet  gjithnjë pranë si udhërrëfyes i Qështjes Kombëtare,ashtu si që ishin pararendësite mëdhenj të tij dhe tanët, në historinë tonë të lashtë dhe të lavdishme,përmes punës dhe veprës së tij të palodhshme jetësore.
 
 
'''Kronologji e përmbledhur e të dhënave për jetën dhe veprimtarinë e mr. Halil Alidemës si dhe receptimin e saj'''
 
 
 
1936
 
 
Më 15 mars të vitit 1936 në Pozhoran (sot Komuna e Vitisë) lindi Halil Alidema. Babai i tij Bexheti ishte tregtar, kurse e ëma Mirzadja ishte amvise. Halili ishte fëmija i katërt nga tetë fëmijët sa kishte gjithsej familja Alidema (Sokoli, Sadullahu, Halili, Zejnullahu, Zeqiri, Merrushja, Nazlia dhe Bylja).
 
 
1942
 
 
Në vendlindjen e tij fillon shkollën në gjuhën amtare, e cila atë­botë ishte hapur sikundër në shumë vendbanime shqiptare.
 
 
1945
 
 
Më 1945, në kohën kur ende ishte fëmijë, partizano-çetnikët serbë ia pushkatojnë babanë, Bexhetin, bashkë me xhaxhanë Jonuzin, si armiq të papajtueshëm të sistemit okupues. Dy xha­xhallarët e tjerë të Halilit, Bejta dhe Izeti, për të mos e pësuar të njëjtin fat, detyrohen të largohen jashtë vendit në emigracion. Familja mbetet nën kujdesin e së ëmës, të gjyshes Hanë dhe vëllait të madh Sokolit, i cili ishte vetëm 13-vjeçar. Përveçse mbetet pa kujdesin atëror, që atëherë Halili dhe familja e tij, nga pushteti i kohës, identifikohen dhe trajtohen si armiq.
 
 
1945
 
 
Vëllai i madh, Sokoli, e dërgon rishtazi në shkollë, ku Halili shqu­het për zellin në mësime dhe për suksese të dalluara. Shfaq talentin e tij në arte dhe në sporte.
 
 
1954
 
 
Regjistrohet në Shkollën Normale në Prishtinë. Në mesin e shokëve do të identifikohej si njeri i dashur, i sinqertë dhe besnik. Qysh atëkohë shfaqej si një kundërshtar i pakompromis ndaj padrejtësisë dhe shovinizmit sllav. Për këtë do të fitonte sim­pa­tinë e kolegëve, por edhe të një mase të madhe edhe të profe­so­rëve të tij. Me kohë dallohet edhe në fushën sportit të hendbollit si lojtar i ekipit “Normalisti”.
 
Po gjatë vijimit të Shkollës Normale,  vetë i katërti, me Bardhyl Nushin, Xhemajl Lalën e Nakije Nushin, tenton të arratiset në Republikën Socialiste Popullore të Shqipërisë, por kapen nga organet e pushtetit të atëhershëm dhe për rrjedhojë dënohet me gjashtë muaj burg.
 
 
1960
 
 
Përfundon Normalen e Prishtinës.
 
 
1960-1965
 
Bashkë me Teuta Kryeziun - Alidemën (bashkudhëtaren e tij besnike të jetës), me të cilën ishte njoftuar gjatë shkollimit, si një çift i ri, vendosin të fillojnë karrierën e tyre të mësuesisë në shkollën fillore “Osman Mani” të fshatit Firajë, atëbotë Komuna e Ferizajt, tani pjesë e Komunës së Shterpcës.
 
 
1964
 
 
Regjistrohet në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, të cilën e përfundon në vitin 1967.
 
 
1965-1966
 
 
Emërohet drejtor i shkollës në Malishevë. Edhe këtu punon tok me bashkëshorten e tij Teuta Kryeziu – Alidema.
 
 
1968
 
 
Regjistrohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilin e përfundon në vitin 1973. Po në këtë vit burgoset në demonstratat studentore dhe dënohet me dy vjet burg.
 
 
1966-1969
 
 
Bashkë me Teutën punësohen në Shkollën fillore të vendlindjes, në Pozhoran, ku ndikojnë edhe në ngritjen e përgjithshme të jetës kulturore të fshatit. Shkolla ku fillimisht hodhi hapat e parë të dijes dhe ku më vonë punoi, tanimë mban emrin e tij.
 
 
1970 - 1973
 
 
Punon si sekretar i sipërmarrjes “Higjieno-teknika” të Prishtinës.
 
 
1973
 
 
Mbaron studimet në Fakultetin Juridik dhe punësohet në Fa­kultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës si referent i organeve vetëqeverisëse.
 
 
1975
 
 
Regjistron studimet pasuniversitare në Degën e Historisë të Fa­kultetit Filozofik.
 
 
1978
 
 
Më 1 qershor 1978, i mentoruar nga Akademik Ali Hadri, ma­gjistron në shkencat historike me temën “Paqa e Shën Stefanit dhe Ballkani”. Po këtë vit merr pjesë në Konferencën Shkencore kushtuar 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të orga­nizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me temën “Kongresi i Berlinit dhe çështja ballkanike”.
 
 
1979
 
 
Më 9 maj 1979, Këshilli mësimor-shkencor i Fakultetit Filozofik të Prishtinës ia aprovon Mr. Halil Alidemës temën doktoraturës  me titull “Qëndrimi i Francës ndaj lëvizjes kombëtare shqiptare 1878-1912”.
 
 
 
1981
 
 
Më 14 nëntor 1981 burgoset dhe dënohet me 11 vjet si pjesëtar i Grupit të Intelektualëve, krahas bashkërendim-tarëve të tij të tjerë që u dënuan, si vijon: Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu, Mentor Kaçi, Shemsi Reçica, Ali Kryeziu, Hilmi Ratkoceri, Nezir Haliti dhe Muharrem Fetiu. Gjatë vuajtjes së dënimit deri më 1987 u shqua për qëndrim stoik, ndonëse shëndeti i tij ishte rrënuar së tepërmi si pasojë e torturave të vazhdueshme fizike e psikike që u zbatuan ndaj tij. Lirimi nga burgu kishte të bënte pikërisht me gjendjen e rënduar shëndetësore dhe me drojën e autoriteteve të kohës se mund të vdiste sa ishte i burgosur.
 
 
1987
 
 
Lirohet nga burgu dhe për një kohë të gjatë kurohet në spital për shkak të rrënimit të shëndetit. Në planin e mbijetesës ekonomike pas lirimit nga burgu do të detyrohet të bëjë punë të rënda fizike.
 
 
1988 -1990
 
 
Aktivizohet në lëvizjet e përgjithshme të ndërgjegjësimit kom­bëtar dhe në aksionin e pajtimit të gjaqeve. Ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe ndër anëtarët e parë që e braktisën atë.
 
 
1991
 
 
Më 6.5.1991, bashkë me një numër të intelektualëve atdhetarë shqiptarë, formon Partinë e Unitetit Kombëtar, si alternativë e organizimit politik të kohës dhe zgjidhet kryetar i saj.
 
 
1991-1993
 
 
Angazhohet në krye të partisë për një veprimtari politike aktive të faktorit shqiptar në ish-Jugosllavi, për koordinim të plotë të tyre nëpërmjet Trupit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, duke vënë në theks të veprimit politik të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje dhe shtet etnik.
 
 
1992 -1996
 
 
Pas vendimit të Kryesisë së Partisë vendoset në Tiranë me qëllimin që të organizojë përgatitjet për luftë të armatosur kundër pushtuesve të hapësirave etnike shqiptare të mbetura në ish-Jugosllavi. Bëhet pjesë e rëndësishme e organizimit të stërvitjes së grupeve të të rinjve nga Kosova dhe Maqedonia dhe e idesë për luftë të armatosur çlirimtare. Veprimtarinë e tij, sikurse dëshmohet nga dokumentacioni i kohës, e zhvillon në kuadër të Shtabit Operativ.
 
Zhvillon veprimtari të dendur politike për unifikimin e faktorit politik shqiptar rreth idesë për rezistencë të armatosur, pastaj për sigurimin e mbështetjes së gjithëmbarshme të shtetit shqiptar, për prezantimin e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Nga 15-17 mars 1993 merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Paqja, demokracia dhe bashkëpunimi në Mesdhe / Peace, demo­cracy and co-optation in the Mediterranean”, mbajtur në La Valeta (Maltë), ku mban një fjalim dhe propozon tekstin e rezolutës për Kosovën.
 
 
1994
 
 
Më 23.3.1994, mr. Halil Alidema përjetoi njërën ndër humbjet më të mëdha të gjithë jetës së tij. Në këtë datë, në Gjermani, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë bashkëshortja – bash­kudhëtarja e tij besnike, Teuta Kryeziu – Alidema. Për shkak se organet serbe pushtuese të kohës, nuk e lejuan kthimin e trupit të saj në Kosovë, ajo u varros në Sharrë të Tiranës.
 
 
1996 
 
 
Më 19 mars, pas një sëmundjeje të rëndë, vdes në Tiranë. U varros po në Tiranë. La pas vetes tre fëmijë: të birin Atdheun dhe të bijat Lenditën dhe Yllkën.
 
 
2000
 
 
Më 20 mars 2000, në Viti është organizuar manifestim me rastin e katërvjetorit  të vdekjes së Halil Alidemës. Fjalë për jetën dhe veprën e Halil Alidemës kanë mbajtur gjenerali Agim Çeku, komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dr. Zekeria Cana, Hydajet Hyseni etj.
 
 
2004
 
 
Ndonëse ka lënë në dorëshkrim mijëra faqe tekste të shkruara me përmbajtje politike, letrare, publicistike e shkencore, vetëm më 2004, në trajtë librash, u bë e njohur një pjesë e trashëgimisë së tij shkrimore. Falë angazhimit të familjes së tij, u bë i mundur botimi i tre librave të Halil Alidemës: “Pakoha” (përmbledhje me poezi), “Dialogu me kohën” (drama dhe tregime) dhe “Paqja e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit” (punimi i magjistraturës). Dy librat e parë u përgatitën për botim nga mr. Hysen Matoshi, ndërsa i treti nga dr. Hakif Bajrami.
 
 
 
2005
 
 
Më 24 mars 2005, në Institutin Albanologjik të Prishtinës u përuruan veprat e mr. Halil Alidemës: “Pakoha”, “Dialogu me kohën” dhe “Paqja e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit”. Fjalë autorin, mr. Halil Alidema, dhe veprat e tij mbajtën: dr. Emin Kabashi, dr. Hakif Bajrami dhe mr. Hysen Matoshi. 
 
 
2006
 
 
Më 19 maj 2006, në Viti, është organizuar Akademi solemne në përvjetorin e dhjetë të Halil Alidemës, në të cilën fjalë kanë mbajtur Adem Demaçi, dr. Muhamet Kelmendi, kryetar i UNIKOMB-it, admirali Vladimir Beja, kryetari i Komunës së Vitisë, Musa Misini etj.
 
Po në këtë ditë, me vendimin e organeve kompetente, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët e fshatit Pozhoran (e cila deri atëherë mbante emërtimin “2 Korriku”) u pagëzua ”Halil Alidema”. Komisioni për emërtimin dhe riemërtimin e shkollave i Mini­strisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, këtë vendim e mori i bazuar në propozimin e kolektivit të Shkollës së Po­zhoranit dhe të institucioneve përkatëse të Komunës së Vitisë. Në aktivitetin solemn të riemërtimit të shkollës morën pjesë per­so­nalitete të shquara të jetës politike, shoqërore e kulturore-arsi­more. Pllakën me mbishkrimin e emrit të Halil Alidemës e zbuluan: gjeneralmajori Shaban Shala, Adem Demaçi, Fatmir Limaj, Ahmet Isufi, Skënderbe Hebibi dhe Avdullah Korrani. 
 
 
2013
 
 
Departamenti i Historisë i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës organizoi tryezën shkencore  “Halil Alidema – jeta dhe vepra”, në të cilën morën pjesë studiues dhe njohës të jetës dhe veprimtarisë së Halil Alidemës. Fjalime në këtë aktivitet mbajtën: Ibrahim Gashi, rektor i Universitetit të Prishtinës; Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit të Filozofisë; prof. dr. Selim Daci, prof. dr. Muhamet Mala, Daim Hiseni, Mentor Kaçi etj.
 
 
2014
 
 
Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga, në bazë të nenit 84, pika 28 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 6 të Ligjit për Dhënien e De­koratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve  3 e 4 të Rregullores mbi Llojet e dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për dhë­nien e tyre, e dekoroi mr. Halil Alidemën me “Urdhrin e lirisë”.
 
 
2015
 
 
Komuna e Vitisë, drejtuar kryetari Sokol Haliti, në shenjë nde­rimi të jetës dhe të veprës së mr. Halil Alidemës dhe të bashkëshortes së tij, Teuta Kryeziu - Alidema, ka ngritur pllakat mbivarrore në vendprehjet e tyre në Sharrë të Tiranës.
 
 
2016
 
 
Më 15 mars, në nderim të 80-vjetorit të lindjes së veprimtarit të mr. Halil Alidema, në Prishtinë, u organizua një Akademi so­lemne, në të cilën fjalë mbajtën: dr. Hakif Bajrami, admirali Vladimir Beja, Ruzhdi Saramati, Sokol Haliti etj.
 
Nga Instituti Albanologjik në Prishtinë
 
Prof. dr. Hysen Matoshi
 
'''"MR. HALIL ALIDEMA – JETA DHE VEPRIMTARIA"'''
 
Recensentë:
 
Prof. dr. Sabile Keçmezi – Basha
 
Dr. Memli Krasniqi
 
Prof.dr. Lulëzim Lajçi
 
Lektor: Autori
 
Katalogimi në botim – '''(CIP)'''
 
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
 
'''Kalvari i familjes Alidema – jetëshkrim i shkurtër për Teuta Kryeziu – Alidemën'''
 
Burgosja dhe dënimi drakonian i mr. Halil Alidemës, si udhëheqës i Grupit të Intelektualëve, ishte një goditje e rëndë veçmas për familjen e tij. Bashkëshortja e tij Teuta Krye­ziu – Alidema[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] dhe fëmijët e përjetuan gjithë racionin e dhunës e të keqtrajtimit që rëndom u bëheshin të afërmve të të burgosurve politikë shqiptarë. Mirëpo, kjo bijë fisnike e familjes së njohur Kryeziu të Gjakovës, barrën e vuajtjeve e kishte edhe më të rëndë, ngaqë tok me bashkëshortin e saj, në të njëjtën procedurë, i ishin dënuar me vite të gjata burgimi edhe dy vëllezërit, Ekrem dhe Ali Kryeziu, ndërsa vëllai tjetër, Fuat Kryeziu, i cili ishte jurist me profesion dhe që kishte punuar drejtor i Burgut në Pejë dhe në Gurakoc, pas burgosjes së vëllezërve dhe dhëndrit, organet e pushtetit e largojnë nga puna. Dëshmitë e familjeve Kryeziu dhe Ali­dema, lidhur me vuajtjet dhe presionin psikologjik që e ush­tronte pushteti ndaj tyre, janë vërtet ngjethëse.[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']]
 
Nuk mund të shkruhet e të flitet për Halil Alidemën e të mos përmendet kontributi i madh që e ka bashkëshortja dhe bashkudhëtarja e tij e jetës Teuta Kryeziu - Alidema, e cila e mbështeti në të gjitha veprimtaritë e tij të shumta. Me qëllim që lexuesi të kuptojë më shumë për personalitetin e Teutës, në vijim po i paraqesim disa të dhëna biografike për të. Teuta (Kryeziu) Alidema u lind më 18.8.1939, në Pejë. Ishte fëmija i tretë i Remzi Kryeziut. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore në vendlindje, regjistrohet në Normalen e Prishtinës, me dëshirën e madhe që të shërbejë si edukatore e brezave të rinj.
 
 
 
Teuta dhe Halil Alidema
 
Pas përfundimit të Shkollës Normale, Teuta dhe Ha­lili, dy të rinj entuziastë dhe të gatshëm për të kontribuar për vendin e tyre, për ngritjen arsimore të të rinjve shqiptarë, u angazhuan në procesin arsimor, duke u përcaktuar që të punonin në vise shumë pasive dhe të pazhvilluara të Koso­vës. Veçmas përshtypje u bënte Teuta, e cila nga të rejat e Firajës, Malishevës e Pozhoranit shihej si një model edhe i arritjeve të tyre në jetë. Ajo, si një shembull i gjallë i punës së suksesshme edukative-arsimore, dha ndihmesë të madhe për t’i bindur prindërit që hezitonin t’i dërgonin vajzat në shkollë. Kur kujtojmë nivelin e ulët arsimor të popullatës, prapambetjen shekullore, puna e saj shënoi vërtet një kthesë për shumë të reja të këtyre trevave. Pasioni i madh me të cilin punonte çifti i ri u ra në sy banorëve, ndërsa respekti për ta ish­te i madh.
 
Për shkak të aktivitetit të saj atdhetar dhe veçmas për faktin se bashkëshorti i saj ishte një “armik” i dëshmuar i sistemit, Teuta ishte vazhdimisht e mbikëqyrur nga UDB-ja dhe policia. Duke parë rrezik nga veprimtaria e saj arsimore, organet e pushtetit e largojnë nga procesi mësimor, përka­të­sisht nga vendi i mësueses në shkollën fillore “Hasan Prish­tina”, për ta transferuar, apo më mirë thënë për ta izoluar, si punonjëse në Arkivin Komunal, ku punoi derisa iu bashkua Halilit në Tiranë.
 
Pasi që bashkëshortin dhe dy vëllezërit i kishte në burg, ajo do të përballej në vijimësi me UDB-në dhe poli­ci­në, përmes bastisjeve të shpeshta policore të shtëpisë së saj, pastaj përgjimit të telefonit etj. Kishte ngelur e vetme të ballafaqohej me vështirësitë e jetës, pasi që në ato kohë të vështira pothuajse askush nuk guxonte ta vizitonte një fa­milje disidente të të burgosurish politikë, madje as në raste më të zakonshme ngushëllimesh. Kishte ngelur e vetme me vajzën dyvjeçare (Yllkën), e cila shumë shpesh zgjohej nga gjumi duke parë tyta pushkësh të policisë serbe gjatë kontro­lli­meve të shtëpisë. Vajza tjetër shtatëmbë­dhjetë­vje­çare (Le­n­dita) kërcënohej para syve të së ëmës, ndërsa po në këtë kohë ia burgosin edhe të birin, Atdheun, në moshën pesë­mbë­dhjetëvjeçare, të cilin, pas maltretimeve fizike në kaza­matet policore serbe, e lënë para derës së shtëpisë të rrahur dhe të kërcënuar.
 
Duke qenë një shoqëruese besnike e Halilit, Teuta i qëndroi pranë dhe e mbështeti në përpjekjet e tij deri në fu­ndin e jetës. Pas një sëmundjeje të rëndë, vdiq në Gjer­mani, më 23.3.1994. Meqenëse regjimi serb nuk e lejoi va­rrosjen e saj në Kosovë, familja vendosi që ajo të prehej në Sharrë të Tiranës, ku vetëm dy vite më vonë do t’i bash­kohej përjetësisht bash­këshorti i saj Halil Alidema.
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Në pjesën më të madhe dhënat biografike për Teuta (Kryeziun) Alidemën janë hartuar nga i vëllai Ekrem Kryeziu.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Prof. dr. Resmije Kryeziu, Gruaja dhe familjet e persekutuara, në vëlli­min e materialeve të Konferencës shkencore “Veprimtaria e gruas në Lë­vizjen Kombëtare për Çlirim”, botuan Instituti Albano­logjik dhe Sho­qata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2010, f. 221-228.
 
 
'''1981 Në krye të strukturës intelektuale së atdheut'''
 
 
“Pa dyshim jehonën më të madhe në këtë vazhdë do ta bënte burgosja në vitin 1981 në krye të strukturës së atdhe­tarëve, që nga organet e ndjekjes të pushtuesit u emërtua si Grupi i IntelektualëveTP[[Wikipedia shqip#%20ftn1|[1]]]PT. Në fakt viti 1981 dhe vitet në vijim ishin periudhë e përndjekjes masive të veprimtarëve shqip­tarë, të cilët u përkisnin shtresave të ndryshme shoqërore, por, pa dyshim, studentët ishin pjesa më e atakuar në këtë drejtim. E veçanta e Grupit, të cilit i printe Halili, kishte të bënte me faktin se rreth këtij organizimi ishin përfshirë in­telektualë të shquar të kohës, të cilët nuk bënin sehir në ato ditë të vështira të përballjes së rinisë shqiptare me robërinë. Dënimi i intelektualëve shqiptarë është dëshmi se, ndonëse një pjesë e konsiderueshme e inteligjencies shqiptare që­n­dro­nte anash në këto zhvillime, pati edhe të tillë që i mbë­shtetën kërkesat e drejta të rinisë shqiptare dhe që kishin vizion për të vijuar rrugën e lirisë. Duhet thënë me këtë rast se ka pasur edhe ndonjë zë, sipas të cilit udhëheqja politike shqiptare e kohës dhe, në rend të parë, eksponenti kryesor i saj, Fadil Hoxha, kanë mbrojtur inteligjencien shqiptare, pas demonstratave të vitit 1981. Burgosja dhe dënimi i Grupit të Intelektualëve, sikurse edhe studentëve dhe e intelektualëve të tjerë, pjesëtarë të “grupeve armiqësore”, e demanton këtë konstatim, i cili, sipas bindjes sime, më shumë bazohet në përvoja personale se sa në klimën e përgjithshme shoqërore.
 
'''Grupi i Intelektualëve para gjyqit'''
 
 
Sikurse edhe me rastin e dënimit të grupeve të tjera “armiqësore”, edhe në këtë rast Gjykata i tumiri akuzat e Prokurorisë dhe të akuzuarit i dënoi me burgime afatgjata. Mjafton e dhëna se si grup u dënuam me më shumë se gjys­më shekulli burg. Në kontekstin e atëhershëm të dëni­meve të grupeve dhe të organizatave politike të shqiptarëve rasti i Grupit të Intelektualëve nuk ishte aspak karakteristik, sepse vetëm gjatë muajit korrik u dënuan tri grupe-orga­ni­zata të mëdha shqiptarësh me dënime drakoniane. Megjith­atë, për botën e qytetëruar, të dënohen intelektualët për fak­tin se ka­në të tjera pikëpamje dhe vizione për lirinë e vendit dhe kombit të tyre, kjo ishte diçka e pakuptimtë. Gjithsesi pas tri ditë shqyrtimesh, më 22 korrik 1982, Gjy­kata e Qarkut e Pri­shtinës, duke vlerësuar se Grupi i Intelektualëve shqiptarë ishte marrë me veprimtari armiqë­sore e kundër­revolu­cio­na­re, i dënoi të gjithë anëtarët e këtij grupi, sipas kësaj ren­ditjeje: Halil Alidemën, magjistër i shkencave të his­torisë, me 11 vjet burg; Ukshin Hotin, ma­gjis­tër i shken­cave po­litike, me 9 vjet burg; Ekrem Krye­ziun, regjisor, me 8 vjet burg; Mentor Kaçin, montazhier në televizion me 7 vjet burg; Shemsi Reçicën, profesor i filozofisë dhe i lo­gjikës, me 7 vjet burg; Ali Kryeziun, jurist, me 5 vjet burg; Hilmi Ratkocerin, absolvent i gjuhës dhe letërsisë shqipe, me 3 vjet burg; Nezir Halitin, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqi­pe, me 2 vjet burg dhe Muharrem Fetiun, magjistër i shke­ncave historike, me gjashtë muaj burg. Edhe Proku­ro­ria, nëpërmjet akuzave të saj, por edhe Gjykata, me akt-vendi­min e saj, e kishin theksuar mr. Halil Alidemën si autoritetin prijës të Grupit të Intelektualëve. Në fakt akuza e Pro­kurorisë nxjerr në pah në mënyrë të jashtëzakonshme shu­më­dimensionalitetin e veprimtarisë atdhetare të Halil Alide­mës. Gjithë ato veprimtari të zëna ngoje, për të cilat e fajë­sonte gjyqësia e pushtuesit, ishin pjesë e veprimit të tij moral e intelektual, politik, kombëtar, shoqëror, human etj., të cilat dilnin nga përcaktimi parimor për luftën e pakompromis deri në çlirim. Ai nuk ishte ndër ata që ankohej se po i shto­heshin të bëmat (akuzat në këtë rast), ai ishte ndër ata që ankohej se nuk po bëhej sa duhej për kauzën e lirisë. Dhe i tillë ka vijuar të qëndrojë deri në fund të jetës. Gjithsesi më mirë se kush do tjetër, për përmasën e përpjekjes çlirimtare të Halil Alidemës ka folur akuza kundër tij: “I pandehuri Halil Alidema, që nga viti 1979 në takime dhe gjatë bise­dave me të pandehurin Hilmi Ratkocerin dhe Nezir Halitin si dhe me persona të tjerë në Ferizaj, filloi t’i përhapi që­ndrimet e tija armiqësore në drejtim të realizimit të statusit për Republikën e Kosovës dhe të bashkimit të popullit shqiptar, e në këtë drejtim kërkoi përkrahje dhe angazhimin e këtyre, e pastaj, pas demonstratave armiqësore e kundër­re­volucionare të muajit mars dhe prill të vitit 1981, në shumë takime, kontakte, ndeja dhe gjatë bisedave me të pandehurit Ekrem Kryeziun, Ukshin Hotin, Mentor Kaçin, Hilmi Rat­kocerin, Shemsi Reçicën dhe Muharrem Fetiun, në Prishti­në, Ferizaj dhe gjetiu, i përkrahu në tërësi demon­stratat, kërkesat dhe parullat e këtyre demonstratave, nga i pande­hu­ri Ekrem Kryeziu muar dhe e lexoi materialin propagan­dis­tik nga revista “Liria” nr. 3 të organizatës ilegale “Marksi­s­te-Leniniste të Kosovës” me titull “Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe patjetër do të triumfojë” e pastaj këtë e lexuan, e analizuan dhe komentuan së bashku edhe me të pandehurit Ekrem Kryeziun dhe Ukshin Hotin, nga i pand. Ukshin Hoti kërkoi që t’i shkruaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara lidhur me kërkesat e demonstrantëve për sta­tusin e “Republikës së Kosovës”, në mënyrë që të nxitet përkrahja për këtë kërkesë, nga i pand. Hilmi Ratkoceri kërkoi që t’i sigurojë geshtetnerin për shumëzimin e mate­rialit propagandistik dhe që ai si dhe i pand. Nezir Haliti të angazhohen për masivizimin e qytetarëve për dalje në de­mon­strata, shkruarjen dhe përhapjen e parullave dhe pam­fleteve në Ferizaj, u furnizua me materialin propa­gandistik “Teoria dhe praktika e revolucionit” të Qendrës për edukim marksist pranë Këshillit Qendror të PKMLSHJ, të cilin pastaj ia dha për ta lexuar të pandehurit Ali Kryeziut. Nga i pand. Mentor Kaçi kërkoi që të mbledhë shënime dhe ta informojë lidhur me numrin, vendosjen dhe lëvizjen e for­cave të APJ dhe atyre policore në territorin e Komunës së Gjakovës si dhe llojin e armatimit dhe mjeteve transportuese të këtyre forcave, si dhe shënime për numrin e studentëve të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen në fakultete dhe shkolla të larta të Universitetit të Kosovës, për shkak të pje­së­­marrjes në demonstrata e me qëllim që për këtë t’i shkruaj­në OKB-së, kinse për padrejtësitë që u bëhen këtyre stu­dentëve, nga i pand. Ekrem Kryeziu kërkoi dhe mori njof­time lidhur me objektet transmetuese të RTV të Prishtinës me qendër në Golesh dhe mundësinë e depërtimit fshehurazi në këtë transmetues si dhe për mundësinë e sigurimit të ar­mëve në rast nevoje nga depot e RTV të Prishtinës dhe atyre ushtarake përreth këtij transmetuesi. Me të pand. Ali Krye­ziun e shqyrtuan nevojën e ikjes-largimit nga trevat e Ko­sovës të njërit prej personave më të aftë dhe që gëzon au­toritet të lartë në popull me qëllim për të krijuar kështu situatë të rëndë psikike në opinion në drejtim të destabi­lizimit dhe të krijimit të situatës së rëndë politike në RSFJ dhe i cili kishte për të vepruar në mënyrë armiqësore nga jashtë, pastaj në muajin nëntor të vitit 1981 i dha për detyrë këtij të pandehuri që pas shkuarjes në SHBA të kërkojë ndihmë materiale për blerjen e armëve nga emigrantët e at­jehit, ndërsa gjatë pushimeve verore, në Stamboll të Tur­qisë, është takuar me konsullin e RSPSH në Stamboll, me të cilin bisedoi dhe e komentoi situatën dhe gjendjen politike në Kosovë pas demonstratave, dhe me këtë ka kryer veprën penale cenimi kontrarevolucionar i rregullimit shoqëror nga neni 114 të LP të RSFJ.”TP[[Wikipedia shqip#%20ftn2|[2]]]PT
 
Bazuar në akuzën e prokurorit mund të kuptojmë qartë rolin koordinues dhe drejtues të mr. Halil Alidemës sa u për­ket veprimeve që kishin ndërmarrë, ose mendonin t’i ndër­merrnin, anëtarët e Grupit të Intelektualëve, gjithnjë duke vep­ruar në frymën e ideologjisë kombëtare. Akuzat në këtë rast janë një konfirmim indirekt i të gjitha pikëpamjeve po­litike dhe veprimtarisë së tij atdhetare”
 
 
Shkoqitur nga “Mr halil Alidema Jeta dhe Veprimtaria”
 
Nga Prof.dr. Hysen Matoshi
 
 
 
<br />
----TP'''[1]'''PT Prokuroria Publike e Qarkut e Prishtinës, në bazë të nenit 45 par. 2, pika 3 të Ligjit të procedurës penale, më 31 maj të vitit 1982, kishte ngritur aktakuzë kundër:
 
Halil Alidemës, i lindur më 15.III.1936 në fshatin Pozheran, me banim të përhershëm tani në Prishtinë, magjistër i shkencave të historisë.
 
Ekrem Kryeziut, i lindur më 1.VI.1943 në Pejë, me banim të për­hershëm tani në Prishtinë, me profesion regjisor në TV të Prishtinës.
 
Ukshin Hotit, i lindur më 16.VI.1943 në fshatin Krusha e Madhe, ta me banim të përhershëm në Prishtinë. Magjistër i shkencave po­litike, ligjërues në Fakultetin Filozofik – Katedra e Sociologjisë Politike.
 
Mentor Kaçit, i lindur më 7.VI.1952 në Gjakovë, me banim të për­hershëm tani në Prishtinë, montazher në TV Prishtina, absolvent i Fakultetit të Drejtësisë.
 
Hilmi Ratkocerit, i lindur më 15.VIII.1955 në fshatin Llugaxhi, absolvent i Fakultetit Filozofik,  sektori i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqi­pe në Prishtinë.
 
Ali Kryeziut, i lindur më 9.VIII.1950 në Pejë, ku edhe jeton, të kryer Fakultetin Juridik.
 
Nezir Halitit, i lindur më 16.IX.1948 në fshatin Firajë, me banim të përhershëm tani në Ferizaj, profesor i gjuhës shqipe, ka të kryer Fakultetin Filozofik – Drejtimi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
 
Shemsi Reçicës, i lindur më 2.IX.1952 në fshatin Gllavicë.Pf. Bab­lak, ku dhe jeton, profesor i filozofisë marksiste dhe logjikës. Fa­kultetin Filozofik dhe shkallën e tretë të studimeve.
 
Muharrem Fetiut, i lindur më 7.I.1945 në fshatin Peçan, KK Suha­rekë, me banim të përhershëm tani në Prishtinë, magjistër i shken­cave të historisë.
 
TP[2]PT Akuza e Prokurorisë së Qarkut Prishtinë PP, nr. 181/81.
 
 
'''Një zë ndryshe në skenën politike shqiptare'''
 
 
 
Shumica e partive të formuara në mesin e shqiptarëve të mbetur nën ish-Jugosllavinë ishin përcaktuar për reali­zi­min të drejtave politike e kombëtare të shqiptarëve, duke u fokusuar në një lëvizje paqësore që mëtonte të fitonte sim­patinë dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Megjithatë, shpejt u bë e qartë se qendrat vendimmarrëse të botës nuk do të interesoheshin më shumë për fatin e shqiptarëve të ro­bëruar më shumë se sa atë do ta bënin ata vetë. Në të vërtetë, vetë formimi i partive politike shqiptare ishte bërë duke njohur e respektuar kufijtë administrativë të republikave dhe të krahinave të Federatës Jugosllave dhe madje-madje disa prej tyre edhe ishin regjistruar në organet përkatëse të shtetit të atëhershëm. Demokratizimi i vendeve komuniste, para­laj­më­rimi për një Evropë të bashkuar, njohja e sistemit shumë­partiak edhe në hapësirën e Ballkanit etj. krijuan njëfarë ilu­zioni se çështja shqiptare do të zgjidhej lehtazi dhe pa sak­rifica. Shpresa për koordinimin e veprimeve të sub­jek­teve po­litike dhe të asociacioneve të tjera shqiptare nën ish-Ju­gosllavi mori jetë veçmas pas formimit të Këshilli Koor­dinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, si një forum ku do të mund të bashkërendoheshin veprimet me interes gjithëkombëtar. Si kryetar i Partisë së Unitetit Kom­bëtar Shqiptar, mr. Halil Alidema, ishte anëtar i këtij këshilli dhe njëri ndër zërat më të vendosur në kërkim të rrugëve për realizimin e aspiratës kombëtare. Pa dyshim ai ishte një zë disonant kundruall frymës së përgjithshme që bazohej në durimin, përkatësisht pritjen, si një mundësi e realizimit të çë­shtjes së Kosovës.
 
Gjithsesi përfshirja e mundësisë së bashkimit të viseve shqiptare të ish-Jugosllavisë me shtetin amë - Shqipërinë, si njëra ndër pikat e deklaratës së miratuar, më 11 tetor 1991, nga Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në Ju­go­sllavi, përkatësisht nga njëmbëdhjetë parti nga të gjitha njësitë federale, ndër të cilat ishte edhe Partia e Unitetit Ko­mbëtar Shqiptar, linte një fije shprese për realizimin e ën­d­rrës shekullore të pjesës së robëruar të kombit shqiptar. Partitë politike sipas kësaj renditjeje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia e Prosperitetit Demokratik, Lidhja Demo­kra­tike në Mal të Zi, Partia për Veprim Demokratik, Partia Fshatare e Kosovës, Partia Shqiptare Demokristiane, Partia Parlamentare e Kosovës, Partia Socialdemokratike e Ko­so­vës, Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar, Partia Popullore Shqiptare dhe Partia Demokristiane Shqiptare, dolën me këto opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare:
 
“Partitë politike shqiptare në Jugosllavi, si zëdhënëse legjitime të vullnetit politik të popullit shqiptar, duke u për­caktuar për rrugën paqësore dhe demokratike të zgjidhjes së të gjitha çështjeve në bazë të së drejtës së popujve për vetë­ve­ndosje, sipas parimeve të KESB-së, të Konferencës së Pa­risit, u përcaktuan për këto variante të zgjidhjes së çë­shtjes shqiptare në Jugosllavi:
 
1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.
 
2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndry­shojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet re­pu­b­likave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugo­sllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.
 
3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton me Shqipërinë dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë.
 
Pa asnjë dyshim partia së cilës i printe Halil Alidema ishte zëdhënëse e idesë së bashkimit kombëtar. Ajo, sikurse dihet, që, më 12 korrik të 1991, kishte dalë me projek­t­pro­gramin për organizimin e referendumit për bashkimin me Shqipërinë e në të cilin do të përfshiheshin të gjithë shqip­tarët e Jugosllavisë së atëhershme, duke konstatuar se ekzis­timi apo mosekzistimi i Jugosllavisë ishte një çështje që u përkiste vetëm popujve sllavë. Megjithatë, përfshirja e opsi­o­nit të bashkimit kombëtar vetëm si zgjidhje e tretë e radhës flet për rëndësinë e paktë që iu dha atij nga subjektet e tjera politike shqiptare. Madje, edhe formulimi “nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë” ka në vete njëfarë hipo­krizie politike, sepse tashmë ishte e qartë se kufijtë e RSFJ-së kishin ndryshuar që në muajin qershor (disa muaj më he­rët) kur Sllovenia dhe Kroacia kishin deklaruar pava­rë­sinë, rrjedhimisht edhe daljen e tyre prej saj, me çka kufijtë e jashtëm në formatin e mëparshëm më nuk ekzistonin. Edhe pse ata kufij vazhdimisht u ndryshuan, politika shqiptare, ajo e Kosovës, në radhë të parë, asnjëherë nuk u mor seriozisht me opsionin e tretë politik, ndonëse kushtet për një gjë të tillë tashmë ekzistonin.
 
UNIKOMB-i dhe udhëheqja e tij do të shfaqnin pikë­pamje të tjera kundruall pjesës dërrmuese të spektrit politik shqiptar edhe në shumë raste të tjera. Dallimi esencial kishte të bënte me faktin se kjo parti synonte realizimin e pro­gra­mit të saj me mjete politike, por gjithashtu nuk i përjashtonte edhe mjetet e tjera. Kjo do të dëshmohej në vitet vijuese kur UNIKOMB-i, përkatësisht kreu i tij, mr. Halil Alidema, do të angazhohej fuqishëm për krijimin e strukturave të rezis­tencës së armatosur.
 
Një dëshmi e zërimit disonant del në pah me rastin e vizitës së kryeministrit serb, Milan Paniq, në Prishtinë dhe takimit të tij me politikanë shqiptarë, përkatësisht me krye­tarin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. M. Paniqi, i cili kishte ardhur në krye të Qeverisë së Republikës Federale Jugosllave, si biznesmen amerikan, në përpjekje për të thyer bllokadën e faktorit ndërkombëtar, kishte shfa­qur kinse vullnet për bisedime me shqiptarët. Por realisht veprimi i tij ishte i instruktuar nga politika shtypëse e re­gjimit hegjemonist serb të Slobodan Milosheviqit. Në kohën kur kjo vizitë kishte bërë bujë në opinionin shqiptar, ishte një konferencë shtypi e Halil Alidemës ajo që e tërhiqte vëmendjen për karakterin e saj thellësisht mashtrues. E për­ditshmja e asokohshme “Bujku”, e datës 23 tetor 1992, nën titullin “Premtimet e Paniqit kanë prapavijë mash­true­se”, sill­te disa nga theksat kryesorë të deklarimeve të Halil Alidemës në konferencën e shtypit. Frika se premtimet bo­she të Paniqit mund ta mashtronin opinionin dhe ta dekura­jonin lëvizjen kombëtare, kishte bërë që të theksoheshin konstatime të vendosura kundër një politike të tillë. Gazeta si nëntitull kishte vënë konstatimin: “UNIKOMB-i përkrah çdo dialog konstruktiv që popullit shqiptar në trojet etnike të ish-Jugosllavisë i siguron lirinë e plotë të vetëvendosjes”[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']]''.'' Në vijim sillen konstatime të kryetarit të UNIKOMB-it, mr. Halil Alidema, se si një vizitë e tillë kishte për synim ma­sh­trimin e shqiptarëve, të cilët atëbotë përballeshin me një gje­ndje të vështirë, qoftë sa i përket gjendjes ekonomike, qoftë sa i përket asaj të sigurisë. Shqetësimi i tij kishte të bënte, në radhë të parë, me mungesën e koshiencës së bash­këbise­duesve të Paniqit: “Ai (Halil Alidema, vër. H. Mato­shi) me këtë rast tha se liderët apo përfaqësuesit shqiptarë në cilindo rrafsh apo me këdo qoftë që ulen të bisedojnë duhet ta kenë të qartë se në Prishtinë u ulën dhe pranuan të bise­dojnë, jo me qeverinë e Serbisë reale, por me premierin e Serbisë së Madhe, me z. Paniq.”[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']] E vërteta është se as vi­zita e Paniqit në Prishtinë, por as qëndrimi i tij në krye të qeverisë jugo­sllave për disa muaj, nuk prodhoi asnjë efekt, qoftë për pozitën e shqiptarëve në cilëndo sferë të jetës, qoftë për kli­mën e përgjithshme në rajon. E tëra ishte një mashtrim i madh i politikës serbe, sikundër edhe ishte thënë në këtë kon­ferencë shtypi.
 
Shkrimi nga konferenca e shtypit qartësonte edhe më tej mundësinë e çfarëdo marrëveshjeje ndërmjet pushtuesit dhe të pushtuarit: “Shqiptarët, shtoi Alidemaj, duhet ta kenë të qartë se kërkesat për barazi dhe bashkëjetesë me popujt sllavë brenda kufirit të qeverisë së pushtetit sllav është e pamundshme dhe mendim iluzor. Sepse, barazia dhe për­pjekja për bashkëjetesë me sllavët e nën pushtetin e tyre në periudhën 80-vjeçare popullit shqiptar i ka kushtuar miliona njerëz të humbur dhe mijëra kilometra katrorë tokë të anek­suar. E gjithë kjo ngaqë politika sllave është mbështetur në pansllavizëm, në zhdukje, në pushtim, në përjashtim të tje­t­rit, në fshirjen dhe mohimin e kulturës, historisë, religjio­neve dhe qenies kombëtare të të tjerëve. Pranimi i status quosë dhe copëtimit politik të trojeve etnike shqiptare (mbi 90 për qind të popullatës shqiptare), do të thotë rishtas një vetëvrasje kombëtare të shqiptarëve.”[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']] Në të vërtetë, kon­statimet e këtilla janë të bazuara në njohjen e thelluar të as­pektit historik të çështjes shqiptare, pastaj të raporteve slla­vo-shqiptare, të tkurrjes së vazhdueshme të hapësirës etnike shqiptare si rezultat i politikës agresive pansllaviste, që nuk mund të duronte elementë të tjerë kombëtarë në hapësirën e Ballkanit. Kjo konferencë nuk ishte vetëm kon­statim i gje­ndjes dhe tërheqje e vërejtjes nga rreziku i mund­shëm i ma­sh­trimeve serbe, siç mund të krijohet përshtypja, ngase aty nuk kishin munguar as idetë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe një raport korrekt me fqinjët, që mund të vijë si rezultat i bisedimeve ndërmjet të barabartëve: “UNIKOMB-i përkrah çdo dialog konstruktiv që popullit shqiptar në trojet etnike të ish-Jugosllavisë ia siguron lirinë e plotë të vetëvendosjes dhe të shkëputjes nga shtetet sllave të ish-Jugosllavisë. Me këto shte­te, sipas Halil Alidemajt, mund të kemi vetëm marrë­dhë­nie të fqinjësisë së mirë. Çdo tentativë tjetër UNI­KOMB-i nuk e pranon, sepse e konsideron si robëri dhe pushtim të moderuar të shteteve sllave në Ballkan.”[[Wikipedia shqip#%20ftn4|'''[4]''']] Sikurse në raste të tjera, edhe lidhur me këtë situatë konkrete Halil Alidema manifeston një vetëdije kritike në raport me zhvillimet e kohës, me qëndrimin e faktorit shqiptar dhe një vendosmëri në ecjen përpara drejt një zgjidhjeje të qëndrue­shme e të drejtë për çështjen shqiptare. Në kohën kur i gjithë spektri i politikës shqiptare ishte fokusuar te një zgjidhje pacifiste dhe te pritja e imponimit nga faktori ndërkombëtar, Halil Alidema, me një vigjilencë të pashoqe, shpaloste idetë që mund të çonin realisht drejt lirisë. Për të kundërshtimi me dhunë i robërisë ishte një akt legjitim i njohur gjithandej në praktikat botërore. Mbrojtja e të drejtës dhe e lirisë nuk ishte dhunë, por një e drejtë demokratike. Demokracia dhe liria për të ishin një. Madje, kundërshtimin e robërisë nuk e shihte thjesht vetëm si një të drejtë, sepse për të si prijës dhe për Partinë që e kishte formuar kjo ishte edhe një detyrë kombëtare. Nuk mund ta thoshte askush më qartë dhe më rrjedhshëm se sa kaq: “Të gjitha format e  mbrojtjes janë de­mo­kratike. Nuk ka demokraci pa liri dhe anasjelltas. Në kushtet e okupimit kundërvënia ndaj dhunës shtetërore nuk është terror por detyrë kombëtare”.[[Wikipedia shqip#%20ftn5|'''[5]''']] Për të, si një atdhetar dhe intelektual i kalibrit të madh, ishte e qartë se liria ishte një synim madhor që nuk do të vinte asnjëherë në trajtën e dhuratës, ngase kërkohej sakrificë dhe përpjekje e madhe për ta fituar. Gjithsesi këto fjalë të Halil Alidemës ishin në një shpërputhje të plotë me gjedhen mbizotëruese të rezo­nimit politik të kohës, sipas së cilës shqiptarët do ta fitonin lirinë e tyre si një të drejtë demokratike në rendin e ri bo­tëror. Për vite pjesa më e madhe e kombit të okupuar shqi­ptar do ta priste lirinë e premtuar në trajtë dhurate nga fuqitë e kohës. Diçka më shumë se një vit pas vdekjes së këtij atdhetari dhe shpeshherë edhe zëri të vetmuar, do të dësh­mohej se ai që në fillim të viteve 90 kishte parashikuar qartë mënyrën e fitimit të lirisë: “Liria nuk falet, ajo fitohet me kundërvënie, vetëm me kundërvënie të organizuar mbi bazat e unitetit kombëtar. Atë ditë kur të vendosim vetë ne shqi­p­tarët po atë ditë do ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Më duhet të them se ne jemi në gjendje lufte që nga marsi i vitit 1981”.[[Wikipedia shqip#%20ftn6|'''[6]''']]
 
Përgjithësisht kjo mënyrë reagimi ishte një qasje iden­tifikuese për gjithë veprimtarinë dhe prononcimet politike të Halil Alidemës, përkatësisht të Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, në një periudhë kur zërat disonantë, në raport më rrjedhën e përgjithshme politike shqiptare, ishin të paktë.
 
 
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Bujku, 23 tetor 1992.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Bujku, po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Bujku, po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|'''[4]''']] Bujku, po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref5|'''[5]''']] Halil Alidema (kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar): Kundërvënia e dhunës nuk është terror... Përgjigje temës së gazetës “Zëri”: Çfarë strategjie politike udhëhiqet në Kosovë.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref6|'''[6]''']] Po aty.
 
 
'''Mbështetës i të burgosurve politikë'''
 
 
 
Ndryshimet shoqërore, që ndodhën në fundin e viteve 80 dhe në fillim të atyre 90 në Evropën Lindore, e të cilat rezultuan me rënien e komunizmit, sollën një klimë të re. Jugosllavia e atëhershme federative, veçmas republikat perë­n­dimore të saj, bënë hapat e parë drejt demokratizmit, duke shfuqizuar një varg normash ligjore që kufizonin liritë nje­rë­zore e kombëtare. Shqiptarët, si gjithnjë, përbënin një kor­pus të madh të të burgosurve politikë. Të trimëruar nga këto procese globale, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera etnike filluan të kërkonin haptas lirimin e të burgosurve politikë. Megjithëse të trajtuar si armiq të sistemit, armiq të shtetit, të vlerave të tij etj., jo të gjithë shqiptarët u liruan njëkohshëm. Kështu, në tubimet e asokohshme, krahas kër­kesave të tjera, një vend të rëndësishëm e zinte edhe kërkesa për lirimin e të burgosurve politikë. Mr. Halil Alidema, duke qenë në dijeni për gjendjen e vështirë, nëpër të cilën kalonin të burgosurit shqiptarë, u bë pjesë e këtij aksioni kombëtar e human. Në dosjen e tij të pasur dokumentare, kam gjetur një fjalim, të mbajtur para studentëve që e kishte në fokus vetëm kërkesën për lirimin e të burgosurve politikë shqiptarë nga burgjet jugosllave. Ky tekst, që përbëhet nga rreth katër faqe të daktilografuara, është ndër ato shkrime që sintetizojnë dijen e autorit me talentin e tij prej një oratori të spikatur. Halil Alidema e nis fjalimin e tij me një falënderim për stu­dentët si organizatorë të tubimit, duke u ndalur te çështja preokupuese: “Më vjen mirë që gjindemi këtu, e jo prapa gri­lave si dikur, por në këtë sallë, të tubuar e të bashkuar, për t’i përkujtuar të gjithë ata shokë që ende gjinden nëpër burgje, me të cilët ende ndajmë dhe patëm ndarë një pjesë të jetës së rëndë, por krenare. Njëkohësisht falënderoj shokët studentë që kanë marrë një iniciativë kaq të qëlluar për ngritjen e zërit të protestës, kundër të gjitha padrejtësive që janë bërë dhe po bëhen ndaj popullit shqiptar, forcë kjo që me dekada, e sidomos këto dhjetë vjetët e fundit thuajse tërësisht mbajti barrën e rëndë të sakrificës, dhe ishte e pa­kompromis në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Ajo ishte dhe ende është kundër të gjitha lojërave perfide dhe pazarllëqeve që rëndojnë dhe e lënë të mangët zgjidhjen e çështjes shqiptare jo vetëm në Jugosllavi por edhe në Ball­kan, ishte e para që derdhi gjakun rrugëve të Kosovës, e para që mbushi burgjet dhe tash e para në zërin e protestës. Kjo pra është rinia studentore shqiptare e Kosovës, gjithmonë e para në sakrifica, gjithmonë e para deri në fitore”.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']]
 
Në të vërtetë, ndonëse kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë, Halil Alidema e vinte theksin te kërkesa për lirimin e Hydajet Hysenit, me të cilin ishte njoftuar pikërisht në burgjet sllave. Kështu, duke evokuar mbresat nga njohja dhe qëndrimi me të në burgjet e Lesko­vcit e të Beogradit, Halili do të vinte në pah një varg vlerash të këtij atdhetari që ende po vuante burgun, përgjatë një periudhe prej më se një dekade: “Hydajet Hyseni kishte një vigjilencë të theksuar, edhe pse ishim në qeli dhe nën ruaj­tjen e kërbaçëve, me kujdes përcillte zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, protestonte vazhdimisht ndaj të gjitha padrej­të­sive, dhunës së egër dhe kualifikimeve qëllimkëqija që i bëheshin popullit shqiptar në një formë të fushatës. Shkruan­te vazhdimisht letra proteste për Kryesinë e shtetit, jepte sqarime, bënte analiza dialektike, jepte demante ndaj të gji­tha tendencave negative që i vërente me sens të lartë intelek­tual, kritikonte dhe akuzonte masat e shtetit ndaj çështjeve më të ndjeshme kombëtare dhe për çdo gjë kishte qëndrimet e tij.”[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']]
 
Duke i çmuar lart kapacitetet intelektuale e veprimtare të Hydajet Hysenit, më tej, ai vlerësonte se lëvizja kishte nevojë për përvojën e tij organizative, duke identifikuar në mënyrë të veçantë vendosmërinë e tij në rrugën drejt fitores: “Prandaj ne, jo vetëm që e dëshirojmë, por edhe kërkojmë ardhjen e tij sa më shpejt në mesin tonë, sepse Hyda na du­het shumë. Ai nuk bëri asnjë krim me përjashtim se ishte vetëngritur në shkallën më të lartë të vetëdijes kombëtare dhe intelektuale, ngase i kishte parë me kohë prapaskenat per­fide të kuzhinave antishqiptare të Beogradit, që me dja­llë­zinë më të madhe po i përgatitnin kombit shqiptar një zhdukje totale. Le të na kthehet Hydajet Hyseni, sepse na duhet, na duhet shumë, ai do ta ndihmojë realizimin e kau­zës kombëtare, do ta ndihmojë luftën tonë të drejtë që ka­herë ishte moto e tij: “Lufta jonë është e drejtë – patjetër do të triumfojë”. Ai i nevojitet familjes së tij, shokëve, të gjithë neve, i nevojitet atdheut, dhe jo vetëm ai, le të na kthe­hen të gjitha lulet e kombit, sepse ato e zbukurojnë edhe jetën edhe luftën tonë.  Koha është që ta kuptojë çdokush se e drejta dhe shpirti i lirë nuk mbahen të lidhura me pranga dhe pas grilave”.[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']]
 
Ky angazhim i Halil Alidemës për lirimin e të bur­go­surve politikë shqiptarë, sikurse edhe aktivizimi i tij në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave ndërmjet shqiptarëve, përbëjnë dëshmi të shkrirjes në një të aktivitetit të tij atdhetar me dimensionin e humanistit të madh. Duhet thënë se, pavarësisht se ku veproi dhe në cilën sferë të akti­vi­teteve u përfshi, atë e karakterizuan përkushtimi dhe sak­rifica në aktivizmin e tij kombëtar e qytetar. Ndaj, edhe në këtë pikëpamje, mbetet ndër shembujt e përpjekjeve të pa­reshtura për lirinë, bashkimin, por edhe fisnikërimin e qenies sonë kombëtare. Të gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë përcjellë veprimtarinë e tij të gjithëmbarshme, pohojnë se pikërisht në këtë periudhë, Halili bënte një jetë të vështirë edhe në aspektin social e ekonomik, se mbijetonte duke bërë punë të rënda fizike, por, megjithatë, e gjeje kudo e kërkonte koha dhe nevoja në aktivitete atdhetare, humaniste e in­telektuale.
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi personal i Halil Alidemës, teksti nuk ka titull, por është një fjalim para studentëve në përpjekje për të sen­sibilizuar opinionin publik për lirimin e të burgosurve politikë shqi­p­tarë.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Po aty.
 
 
'''Kundërshtari i madh i robërisë'''
 
 
 
Para se të japim një pasqyrë të përmbledhur të akti­vitetit atdhetar të Halil Alidemës, për të cilin ai vuajti vite të tëra burgje të rënda, do të dëshiroja të bëja një ndërlidhje tejet domethënëse ndërmjet pikëpamjes aktiviste të Halilit me filozofinë e një dijetari e artisti që, krejt rastësisht, është edhe adash i tij. Fjala është Halil Xhibranin, poetin dhe piktorin e njohur libanez, i cili, lidhur me lirinë, e ka shkruar këtë sentencë lapidare: “Ata më thonë: ‘Nëse e sheh robin se po fle, mos e zgjo, ndoshta është duke e ëndërruar lirinë!’ Unë u them atyre: ‘Nëse e shihni robin duke fjetur, zgjojeni dhe shpjegojani lirinë’”! Nuk e di nëse intelektuali ynë at­dhetar e ka lexuar ndonjëherë këtë thënie, por nga tra­shë­gimia e tij e begatë shkrimore ajo është thënë, në të tjera variante gjuhësore, më shumë se një herë.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] Periudha e akti­vitetit politik të Halilit, pas daljes nga burgu, në mënyrë të veçantë, e vërteton këtë mendësi të aktivizmit, të cilën, është më mirë të thuhet, ai e kishte shndërruar në filozofi jetësore.
 
Megjithatë, çfarë mund të konstatohet bazuar në këtë akuzë të Prokurorisë lidhur me rolin e Halil Alidemës në kuadër të Grupit të Intelektualëve?
 
Së pari, akuza e thekson atë si subjektin kryesor të gru­pit, si planifikues dhe koordinues të veprimtarisë at­dhe­ta­re me të gjithë të akuzuarit e tjerë. Me një fjalë, ai ishte truri i Grupit. Sikundër u pa më lart, edhe në opinionin publik, në mediet e kohës, mr. Halil Alidema u cilësua si pri­jës i Gru­pit, si i akuzuari i parë, si koordinuesi e urdhër­dhënësi i Gru­pit etj.
 
Së dyti, akuza e përfshin veprimtarinë e Halil Ali­demës që nga viti 1979, kur ai ishte angazhuar për statusin e Republikës së Kosovës dhe të bashkimit të popullit shqiptar. Kjo është një dëshmi e qartë se kërkesa për Republikën e Kosovës në Pranverën Kryengritëse të 1981-shit nuk ishte aspak diçka e rastësishme, aq më pak një parullë e servuar nga të tjerët, por një projekt i përgatitur dhe i menduar nga intelektualë atdhetarë edhe më herët dhe veçmas në prag të shpërthimit të 1981-tës.[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']]
 
Së treti, gjithë veprimet e koordinuara nga Halil Alidema përfshinin një gamë të gjerë aktivistesh në planet kryesore – jetike për suksesin e saj, si në planin propa­gan­distik, informativ, ushtarak, politik, diplomatik etj.
 
Së katërti, bazuar në akuzën e përmendur, Halil Ali­dema e kishte menduar përfshirjen e potencialit të përgjith­shëm kombëtar, përveç atij të brendshëm, edhe koordinimin me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe ndihmën materiale të mërgatës shqiptare në SHBA.
 
Së pesti, një objektiv i rëndësishëm ishte edhe ndër­kombëtarizimi i çështjes shqiptare, adresimi i saj (kërkesa për statusin e Republikës së Kosovës) në mekanizmat e OKB-së nëpërmjet nxjerrjes në dritë të shkeljes së të drej­tave të njeriut në Kosovë dhe largimit, përkatësisht strehi­mit, ikjes jashtë vendit të ndonjërit nga autoritetet e shquara shqiptare, me qëllim që opinioni ndërkombëtar të alarmohej për gjendjen e rëndë në Kosovë.
 
Natyrisht akuza ofronte edhe aspekte të detajuara të veprimeve, por me interes për këtë shqyrtim janë theksimet kryesore të veprimtarisë atdhetare të Halil Alidemës dhe të Grupit të Intelektualëve, që për pushtetin e asaj kohe ishin hiq më pak se vepra të rënda penale. Përgjithësisht mund të thuhet se Halil Alidema, varësisht nga mosha dhe pjekuria e tij politike, do të dënohet për veprimet që fillimisht kishin për bazë kundërshtimin e robërisë, mosidentifikimin e tij me sistemin e vlerave të pushtuesit, me kërkimin e më shu­më të drejtave për kombin e tij dhe në fund edhe për pro­jektin e tij të lirisë. Pra, kemi një evoluim të qartë, një ecje cilësore drejt krijimit të një realiteti të ri politik, bashkimit të kombit. Sigurisht se organet e pushtetit serb do ta kishin dënuar edhe një herë pas viteve 90, por fatmirësisht Halili arriti të shmangte diçka të tillë, duke u përcaktuar që të vepronte jashtë Kosovës.
 
Në ato mijëra faqe tekste të shkruara prej tij është interesant se nuk kam hasur që të ketë përshkrime të de­ta­juara të vuajtjeve personale në burgjet më të egra jugosllave, ndonëse shumë miq të tij janë në njohuri, madje deri në detaje, për ato që kishte përjetuar i pathyeshmi Halil Alide­ma. Madje, edhe lirimi i tij nga burgu, sikundër pohojnë familjarët, të afërmit, kolegët, por edhe vetë në ndonjë rast, ishte bërë vetëm që të mos vdiste në burg dhe që shteti ju­go­sllav të mos akuzohej për keqtrajtimin dhe vrasjen e tij. Me­njëherë pas lirimit, për një kohë të gjatë, ishte trajtuar në klinikat universitare të Prishtinës dhe kujdesi i madh mje­kësor e fryma optimiste e kishin rikthyer, për të paktën disa vite, në jetë, jetë të cilën gjithsesi deri në fund ia kishte de­dikuar veprimtarisë atdhetare. Megjithatë, dënimet me bur­gje, përveçse e ndërprenë veprimtarinë e tij atdhetare, njëko­hshëm ishin edhe me pasoja të mëdha e të pariparue­shme shëndetësore. Sportisti i dikurshëm, të cilin lakmonin ta ki­shin në radhët e tyre edhe klube të mëdha sportive, ishte rrënuar nga aspekti fizik si rrjedhojë e torturave çnjerë­zo­re.[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']] Megjithatë, kjo nuk kishte ndodhur me dimensionin shpir­tëror dhe mendor të tij. Përkundrazi, vuajtjet, dënimet e rënda, e kishin bindur edhe më shumë për të ecur i patundur në rrugën e lirisë.
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Në veprën letrare, shkencore e publistike të mr. Halil Alidemës gjejmë shumë pikëpamje e definime për lirinë. Mund të thuhet se liria është një lajtmotiv i gjithë veprës e jetës së tij. Nga trashëgimia e begatë shkrimore po i përmendim këto: Populli i pushtuar i Kosovës ka vendosur ta paguajë çmimin e lirisë sado që të kushtojë ai... Vendimet e fitores së lirisë dhe pavarësisë një popull i robëruar i shkruar vetëm në gjakun e tij... Evropa dhe bota luftën e një po­pulli për liri kombëtare e çmon dhe e respekton... Një populli që de­ri në këtë shkallë e duron robërinë dhe pushtuesin, atij nuk i nevoji­tet liria, sepse shndërrohet në rob të dëgjueshëm dhe robëria i duket liri... Pra, nuk guxojnë të na trembin rreziqet e luftës për liri, sepse ne mund ta humbim ndonjë betejë, por luftën kurrë nuk do ta humbim... Liria e një populli fitohet e mbrohet vetëm me luftë... Nuk ka demokraci pa liri dhe anasjelltas. Liria nuk falet, ajo fitohet me kundërvënie, vetëm me kundërvënie të organizuar mbi bazat e unitetit kombëtar... Koha është që ta kuptojë çdokush se e drejta dhe shpirti i lirë nuk mbahen të lidhura me pranga dhe pas grilave... Atë ditë kur të vendosim vetë ne shqiptarët po atë ditë do ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë... Një i dijshëm thotë “intelektualin që nuk di ta dallojë lirinë nga robëria dhe ta ngrejë zërin kur është nevoja, duhet ta kthejmë në foshnjore” etj.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Halil Alidema i kundërshtonte me vendosmëri pikëpamjet sipas të cilave demonstratat studentore të vitit 1981kinse u organizuan nga elementë jashtë Kosovës. Në një tekst të gjatë ai e denoncon këtë pikëpamje si të nxitur nga klasa politike e kohës, të cilët ai i iden­tifikonte si titoistë: “Ashtu si gjithnjë në praktikën e komuni­stëve jugosllavë për ngjarjet e njohura të vitit 1968 dhe të vitit 1981, fajtori gjithnjë kujdestar ishte elementi nacional shqiptar, i cili diri­gjohej, rekrutohej dhe nxitej nga faktori i “jashtëm”, edhe pse kjo akuzë e paskrupullt nuk kishte asnjë bazë, asnjë provë materiale. Bartësit e demonstratave ishin të organizuar nga pjesa më e shën­doshë e kombit. Ata kualifikoheshin si sindrom dhe element i jash­tëm. Këto avaze shurdhuese kishin për qëllim për të thyer në mëny­rë më të tmerrshme moralin dhe shpirtin revolucionar, pat­riotik dhe atdhedashurinë e kosovarëve, që me dekada luftonin për të drejtat e tyre reale dhe të ligjshme. Tani kosovarët luftonin jo më për të qenë të barabartë me popujt e tjerë të ish-RSFJ-së, por për të fituar mëve­të­sinë e shtetit sovran në të gjitha trojet shqiptare... ndërsa titoistët edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë, nga xhelozia e sëmurë po e dezinformojnë opinionin shqiptar e më gjerë se si ngjarjet e vitit 1981 gjoja i organizoi KGB-ja, Sigurimi Bullgar, ose disa qarqe bre­nda UDB-së jugosllave. Këtë avaz po e përsërisin duke i mistifi­kuar këto ngjarje dhe për t’i arsyetuar reprezaljet që i kanë kryer ndaj popullit. Çudi sa të gatshëm dhe të paskrupullt janë për ta mo­huar shpirtin patriotik shqiptar të Kosovës, për t’ia mohuar disa fletë të historisë së sotme të Kosovës që i shkruajti me gjakun e bijve më të guximshëm.” 
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Gazeta “Borba” e Beogradit, duke raportuar nga procesi gjyqësor, theksonte se gjykata i kishte shpallur të pabaza pretendimet e Halil Alidemës për lëndimet e rënda të shkaktuara gjatë marrjes në pyetje nga hetuesia. Bazuar në një raport mjekësor të Qendrës Klinike të Shkupit, ato lëndime, ndonëse ishin konstatuar, ishin konsideruar si “lëndime të vjetra, të mëhershme”.
 
 
'''Halil Alidema në raportin e organizatës Amnesty International (1982)'''
 
 
 
Dhuna masive e autoriteteve jugosllave, pas Krye­ngri­tjes së përgjakshme në Kosovë më 1981, kishte marrë për­ma­sa shqetësuese madje edhe për faktorë ndërkombëtarë që monitoronin të drejtat e njeriut. Veçmas në këtë drejtim shquhej Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut Amnesty International.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] Ajo, në raportin për periudhën janar – dhjetor 1982, në kuadër të të cilit trajton të drejtat e njeriut kudo në botë, vëmendje të veçantë i kushton Jugo­sllavisë.[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']] Raporti nis me fjalët: “Amnesty International ësh­të e shqetësuar me numrin e të burgosurve të ndërgjegjes, shumica e të cilëve janë shqiptarë të dënuar për aktivitete nacionaliste. Ka pasur akuza se të burgosurit politikë janë keqtrajtuar fizikisht gjatë mbajtjes në arrest në fazën e pa­ragjykimit. Amnesty International, gjithashtu, është e shqe­tësuar lidhur me gjykimet e padrejta dhe kushtet e këqija të burgjeve. Kështu, ka marrë informacione për shtatë dënime me vdekje dhe dy ekzekutime.”[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']]
 
Në këtë vazhdë të dhunës enorme përmenden edhe raste konkrete. Halil Alidema, bashkë me Ukshin Hotin dhe Hydajet Hysenin, janë bërë objekt i konkretizimit të këtij shqetësimi të organizatës lidhur me trajtimin e të burgosurve politikë shqiptarë. “Hydajet Hyseni ishte keqtrajtuar aq rë­ndë sa që as familja e tij nuk e kishte njohur kur e kishte vizituar në muajin prill. Ai nuk ishte paraqitur as në gjyq me 18 të pandehurit e tjerë, që ishte mbajtur në Prishtinë në muajin korrik. Gjykata ishte informuar se kjo kishte ndodhur për shkak të gjendjes së tij depresive. U tha se në gusht ai gjendej në Sektorin e Psikiatrisë të Spitalit të Burgut në Beograd. Më 18 nëntor ishte dënuar me 15 vjet burg, në një proces gjyqësor nga i cili media ishte e përjashtuar. Halil Alidema dhe Ukshin Hoti, për të cilët pretendohet se ishin keqtrajtuar fizikisht gjatë paraburgimit, u dënuan, në muajin korrik, me 11 vjet përkatësisht nëntë vjet burg.”[[Wikipedia shqip#%20ftn4|'''[4]''']]
Në dhjetor (1982) Amnesty International i shkroi mi­nistrit federativ të Drejtësisë duke kërkuar një hetim gjyqë­sor lidhur me keqtrajtimin e Hydajet Hysenit, Halil Alide­mës dhe Ukshin Hotit, shqiptarë etnikë nga Kosova, të dënu­ar për vepra penale politike më 1982. Raporti më tej, gjith­një duke u bazuar në shtypin e kohës, përshkruan dëni­met shumëvjeçare ndaj këtyre tre të burgosurve, sikurse edhe keqtrajtimin gjatë zhvillimit të procesit kundër tyre.
 
Në të vërtetë, fushata e zhvilluar në përmasa të gjera kundër shqiptarëve, menjëherë pas Pranverës Kryengritëse të vitit 1981, kishte bërë që Amnesty International t’iu kush­tonte më shumë vëmendje zhvillimeve politike dhe masave represive të autoriteteve jugosllave. Duke e theksuar numrin e madh të të burgosurve politikë, në raport vihet në dukje përqindja e madhe e shqiptarëve në mesin e tyre. E gjithë kjo kishte bërë që nga Organizata Amnesty International të hartohej një raport i veçantë. Në raportin e posaçëm të pu­b­likuar në muajin shkurt (fjala është për vitin 1982, vër. Hysen Matoshi), të titulluar “Jugosllavia: të burgosurit po­litikë”, Amnesty International kishte shfaqur shqetësimet e saja për faktin se numri më i madh i të burgosurve ishin pikërisht të burgosur politikë. Raporti vuri në dukje se, sipas shifrave zyrtare, ndjekjet penale politike kishin shënuar rritje që nga fundi i vitit 1979 dhe ishin shtuar edhe më tej në vitin 1981, kur shumë shqiptarë etnikë u arrestuan pas demon­stra­tave nacionaliste në krahinën e Kosovës.”[[Wikipedia shqip#%20ftn5|'''[5]''']]
Bazuar në të dhënat e këtij raporti, më 1981 në Jugo­sllavi ishin dënuar për vepra penale politike 594 veta, nga të cilët shqiptarë ishin 386, përkatësisht 65 për qind të të gjithë të dënuarve të kësaj kategorie. Në gjashtë muajt e parë të vitit 1982 ishin dënuar 268 veta, nga të cilët 150 ishin nga Kosova. Më 1 shtator të vitit 1982 zyrtarisht ishte dhënë njo­f­timi se, lidhur me demonstratat e vitit 1981, ishin dënuar për krime politike në Kosovë 527 veta. Në këtë shifër nuk ishin përfshirë më shumë se një mijë shqiptarë, të cilët me procedurë të shpejtë ishin dënuar deri me tre muaj burgim, ose me dënime për kundërvajtje.
 
Raportimin e Organizatës Amnesty International ki­shte bërë përpjekje që ta demantonte prokurori publik fede­ra­tiv, i cili, në një intervistë dhënë gazetës “Politika” të Beo­gradit (mars 1982), këto të dhëna dhe konstatime i quante si “dashakeqëse dhe të pavërteta”. Raporti sjell edhe më tej ras­te drastike të cenimit të të drejtave njerëzore, pa lënë anash as ekzekutimet, vrasjet makabre e dënimet me vdekje të shqiptarëve, ndër të cilat theksonte vrasjen e Jusuf e Bar­dhosh Gërvallës si dhe Kadri Zekës.
 
Ndonëse fokusimi i Organizatës Amnesty Interna­tional janë të drejtat e njeriut, në kuptimin e gjerë të fjalës, pra të komuniteteve të ndryshme të cenuara nga autoritetet pushtetore, në këtë rast të drejtat e shqiptarëve si komb i shtypur në të gjitha pikëpamjet në ish-Jugosllavi, vetvetiu shtrohet pyetja përse ajo u interesua pikërisht për Halil Alidemën, përse ai (bashkë me një numër të kufizuar të bur­gosurish e veprimtarësh të asokohshëm) mund të merrej si shembull që e përfaqësonte një gjendje të përgjithshme të të drejtave të shqiptarëve. Vetë përfshirja e Halil Alidemës në këtë raport global të organizatës më të besueshme në fushën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut flet shumë për rolin dhe rëndësinë e tij në lëvizjen kombëtare shqiptare.
 
Pa pretenduar që t’i sjell gjitha arsyet e interesimit të Amnesty Internationalit për fatin e Halil Alidemës po i për­mend disa sosh.
 
Së pari, faktor esencial në këtë drejtim ishte anga­zhi­mi permanent i Halil Alidemës për të drejtat njerëzore e kombëtare të shqiptarëve të mbetur si komb i robëruar nën Jugosllavinë Federative.
 
Së dyti, ishte qëndrimi parimor, i hapur, publik e i gu­ximshëm intelektual i Halil Alidemës në mbështetje të idesë për Republikën e Kosovës.
 
Së treti, ishte dhuna sistematike antihumane ndaj Halil Alidemës, e zbatuar nga organet jugosllave të ndjekjes, si­do­mos në procesin e hetimit, përkatësisht gjatë mbajtjes në paraburgim.
 
Së katërti, akuzës së prokurorit para gjykatësit, Halil Alidema, si në raste të pakta të tjera, iu përgjigj me akuza të rënda duke i pohuar torturat, lëndimet e rënda trupore dhe cenimin e dinjitetit njerëzor që i ishin bërë gjatë mbajtjes në burg. Nxjerrja e këtyre fakteve para gjykatësit, në një proces publik gjyqësor, i diskreditoi rëndë praktikat çnjerëzore që i zbatonin organet jugosllave të ndjekjes ndaj të burgosurve politikë shqiptarë. Sigurisht se ky fakt do të shërbente si një burim relevant për Organizatën Amnesty International, e cila do t’i shkruante ministrit federativ të Drejtësisë, ku do të shfaqte brengën edhe për trajtimin ndaj të burgosurve poli­tikë dhe kushtet e mbajtjes së tyre në burgje.
 
Ky raport, për të cilin Halil Alidema dha kontribut të çmueshëm me qëndrimin publik ndaj dhunës së organeve të pushtetit jugosllav që e shpërfaqnin në trajtimin e të bur­gosurve politikë, pati jehonë të madhe në qarqet politike e humanitare të kohës, me vetë faktin se u publikua nga Am­nes­ty International, organizatë kjo e njohur ndërkombëtare për qëndrimin parimor ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut kudo në botë.  Pa asnjë dyshim, raporti vjetor i Organizatës Amnesty International (1982) ishte një goditje e rëndë për autoritetin e RSFJ-së, e cila e proklamonte veten si vend ide­al të lirisë, të barazisë e të harmonisë ndërmjet kombeve dhe kombësive etj.
 
Raporti, nëpërmjet shembujve të Halil Alidemës, Ukshin Hotit, Hydajet Hysenit, Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe Kadri Zekës etj., në kontekste më të gjera vrojtimi, vinte theksin te shkelja masive e të drejtave njerëzore, kom­bëtare, politike etj. të shqiptarëve në Jugosllavi. Dihet se atëbotë kishte një numër enorm të burgosurish e të për­ndjekurish politikë nga radhët e shqiptarëve, ndonëse këtë pushtet mizor ia dolën që me sukses ta diskreditonin në sytë e opinionit liridashës botëror vetëm një pakicë e tyre. Ndër ta ishte edhe Halil Alidema.
 
 
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Amnesty International (Amnisti Internashionëll) është organizatë joqeveritare ndërkombëtare, e cila ka për qëllim që ta informojë opi­nionin lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut, veçmas lidhur me kufizimin e lirisë së shprehjes, cenimin e lirive fetare dhe burgosjen e torturimin e të burgosurve politikë (angazhohet për liri­min e tyre). Është themeluar më 1961 në Londër. Cituar sipas “Hr­vatsi opći lek­sikon”, Leksikografski Zavod “Miroslav Krleža”, Zagreb, 2012, f. 46. 
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Nga 351 faqe sa i ka raporti vjetor i Organizatës Amnesty Intern­a­tional (1982), Jugosllavisë i kushtohen pesë faqe, përkatësisht 291-295.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Amnesty International Report, London, 1983, f. 291.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|'''[4]''']] Po aty, f. 294.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref5|'''[5]''']] Po aty, f. 292.
 
 
'''Reagimi i organeve pushtuese serbe ndaj veprimtarisë atdhetare të Shtabit Operativ'''
 
 
Ishte krejtësisht normale, duke i kundruar zhvillimet në kontekstin e rrethanave të okupimit klasik, që Serbia të ishte në dijeni për veprimtarinë e UNIKOMB-it dhe të kreut të saj, Halil Alidemës, i cili i kishte filluar përgatitjet për kundërvënie të armatosur. Kjo i kishte shqetësuar në masë të madhe organet pushtuese serbe në Kosovë, ndaj edhe e filluan atëbotë një fushatë të egër represive mbi anëtarët dhe udhëheqësit e degëve të Unikombit në Kosovë. Bastisjet e selisë së kësaj partie, bastisjet e shtëpive të drejtuesve partiakë të UNIKOMB-it, arrestimet dhe mbajtjet e tyre në burg, shumë prej të cilëve edhe u torturuan keqas, ishin një përpjekje e pashpresë e policisë dhe hetuesisë së pushtuesit për t’i kthyer shqiptarët nga rruga e tyre e vendosur në kër­kim të lirisë. Kështu, më 14 gusht 1993, policia serbe kishte ndërhyrë në selinë e UNIKOMB-it në Prishtinë dhe kishte arrestuar katër udhëheqës të kësaj partie, të cilët ndodheshin aty në pritje për të mbajtur një mbledhje të Këshillit Drej­tues. Me këtë rast, nga policia serbe ishin arrestuar këta drejtues të UNIKOMB-it: Dalip Dalipi, Sherif Konjufca, Avdi Limani dhe Fatmirë Veliu. Gazeta “Bujku”, e vetmja që dilte atëbotë në gjuhën shqipe, njoftonte se si policia serbe kishte përdorur dhunë brutale ndaj të arrestuarve, se Fatmirë Veliun e kishin liruar pas dy orësh mbajtje në polici, ndërsa Sherif Konjufcën e kishin liruar vetëm pas njëmbë­dhjetë orësh mbajtjeje dhe torturash çnjerëzore ndaj tij. Për fatin e dy të arrestuarve të të tjerë, Dalip Dalipi dhe Avdi Limani, nuk dihej asgjë.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] Është interesant se afërsisht në këtë periudhë kohore ishte arrestuar edhe kryetari i Degës së UNIKOMB-it për Podujevën, Bajrush Behrami, të cilin e kishin mbajtur në burg pa asnjë shpjegim dhe pa dhënë infor­­macione për anëtarët e familjes se as ku mbahej, kup­tohet duke e torturuar vazhdimisht gjatë gjithë kohës. Në një deklaratë që e kishte dhënë një ditë pas lirimit, ai theksonte: “Më arrestuan rreth 30 policë serbë dhe më rrahën në prezencën e nënës dhe të vëllezërve. Thyen çdo gjë në shtë­pi. Pasi më sollën në lokalet e UDB-së në Prishtinë filluan të më marrin në pyetje...”[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']] Lidhur me çështjen që po trajtojmë interes përbëjnë pyetjet, përkatësisht “interesimet” e inspek­to­rëve serbë. Përmbajtja e tyre qartazi sugjeronte se ata tashmë e dinin se përgatitjet e shqiptarëve për luftën e arma­tosur kishin filluar. Pyetjet si “Kush po i vret policët serbë? Ku bëni ushtrime ushtarake? A keni krijuar shërbimin infor­mativ? A keni formuar policinë paralele? Sa njerëz i keni në ushtrime në Shqipëri? Çka ke biseduar me Aleksandër Meksin? Sa armë ka tubuar Unikombi në Shqipëri? Kë e keni caktuar për mbrojtje në Podujevë etj.”[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']] Pra, është e qartë se aktivizimi i mekanizmave të kundërvënies, përga­titjet që kishin nisur me një intensitet të lartë dhe vullnet të madh kishin alarmuar organet e pushtuesit serb në Kosovë. Kështu, vetëm brenda një muaji selia e UNIKOMB-it në Prishtinë ishte bastisur gjashtë herë, ndërsa ishte konfiskuar edhe i gjithë materiali arkivor. Ndonëse ndërhyrja e policisë ishte tejet e vrazhdë, sjelljet saj ishin çnjerëzore ndaj pjesës së arrestuar të kryesisë e të aktivistëve të UNIKOMB-it, kjo parti protestonte, duke shfaqur vendosmërinë për të vijuar punën e saj, pavarësisht pasojave: “Unikombi nuk do të shthuret kurrë. Tendencat që të hidhet jashtë ligjit e drejta e organizimit dhe veprimit politik të shqiptarëve është jashtë çdo logjike. Megjithatë, e dimë mirë prapavinë e kësaj ten­dence. Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që të tjerët t’i rea­li­zojnë qëllimet e interesat ireale mbi fatkeqësinë e ty­re.”[[Wikipedia shqip#%20ftn4|'''[4]''']] Pa asnjë dyshim, represioni kaq i shprehur ndaj një partie poli­tike, e cila kishte filluar të ndërmerrte hapa alter­na­tivë për zgjidhjen e çështjes kombëtare në përgjithësi dhe të asaj të Kosovës në veçanti, e kishte vënë në një sprovë edhe vetë pjesën e udhëheqjes së saj në Prishtinë, duke kri­juar dilema të ndryshme, madje edhe përçarjen e saj. Halil Alidema do të gjendej në tehun e kritikës si prijës i partisë, kryesisht me motivacionin se qëndrimi i tij jashtë vendit i kishte pasivi­zu­ar strukturat partiake, se mungonte koordi­nimi etj. Ndonëse kjo situatë prodhoi mjaft vështirësi dhe pasoja për vep­rim­tarinë politike të UNIKOMB-it, puna e Shtabit Operativ dhe e Halil Alidemës me bashkëpunëtorë në Tiranë, e cila kishte për synim kryesor përgatitjen e rinisë për kundërvënie të ar­matosur, vijoi, me çka qëllimi themelor i pushtetit serb nuk u arrit.
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] “Bujku”, 16 gusht 1993, f.3.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] “Bujku”, 16 gusht 1993.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']]  Po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|'''[4]''']] “Bujku”, 16 gusht 1993.
 
 
'''Propaganda jugosllave kundër Halil Alidemës'''
 
 
Për ta vlerësuar drejt kontributin e Halil Alidemës dhënë lëvizjes sonë për çlirim nga pushtuesi, mbase, mund të mbështetemi edhe në perceptimin që opinioni i atëher­shëm jugosllav, nëpërmjet medieve të tij, e trumbetonte zëshëm për këtë “armik” të popullit dhe “armiqtë” e ngja­shëm si ai. Në të vërtetë, të gjithë të dënuarit politikë shqip­tarë demo­nizoheshin pa dallim, por rasti i Halilit ishte ndër më bindësit në këtë drejtim. Gazeta “Borba”, organ i Lidhjes
 
 
Socialiste të Popullit Punonjës të Jugosllavisë, të themi ga­zeta kryesore e vendit, përçuese e politikave të organi­za­tës më të madhe politiko-shoqërore në shtetin e atëhershëm, do t’i kushtonte vëmendje të konsiderueshme prezantimit të procesit kundër Grupit të Intelektualëve, duke e përcjellë atë dhe duke shkruar për tri ditë me radhë. Ato ditë, kur u dënuan intelektualët shqiptarë, po zhvilloheshin disa procese kundër shqiptarëve të tjerë në Kosovë, por që të gjithë të kualifikuar, pa dallim, si irredentistë, shovinistë, nacionalistë e çka jo tjetër. Në një koment në dy vazhdime me titullin “Irredentizmi me rrënjë balliste” (Iredenta sa balistićkim ko­re­nima), që në nismë të tij shpërfaqet përmasa e terrorit policor-gjyqësor që, në trajtë fushatash, ishte ndërmarrë ndaj shqiptarëve, duke “zbuluar” hiç më pak se “katër organizata dhe 55 grupe armiqësore e kundërrevolucionare” në Kosovë vetëm në periudhën 16-muajshe, përkatësisht në periudhën pas “demonstratave armiqësore e kundërrevolucionare”.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] Kjo gazetë (gazetarët e saj M. Antiq dhe S. Hadergjonaj) nuk e priste fare përfundimin e gjykimit që t’i shpallte ku­ndërrevolucionarë dhe fajtorë të akuzuarit. Përkundrazi,  që në ditën e parë të raportimit nga procesi, në mbititull, shkru­a­nte “Filloi gjykimi i kundërrevocionarëve në Prish­ti­në”. Teksti i akuzës tashmë është i njohur, ndaj nuk do të me­rre­mi me përfoljen që i bëhet në këtë gazetë, por do të ndalem te metoda diskredituese që ajo zbaton në raport me anëtarët e Grupit të Intelektualëve dhe veçmas në raport me Halil Alidemën. Opinioni i gjerë duhej të bindej për “fa­jë­sinë” e tij në saje të kontributit të shtypit jugosllav, ndaj shprehej në këtë mënyrë: “I akuzuari i parë, Halil Alidema, veprimtarinë e tij armiqësore kundër shtetit tonë e kishte filluar që më 1978[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']], ndërsa një vit më vonë kishte tubuar rreth vetes bashkëmendimtarë. Pikënisja e tij në të gjitha aksionet ishte shpallja e Kosovës “republikë” dhe “bashkimi i kombit shqi­p­tar”. Ai, pas demonstratave kundër­revo­lu­cio­nare të vitit të kaluar, kjo vlen edhe për të gjithë të akuzuarit e tjerë, në tërësi i ka përkrahur demonstratat dhe të gjitha kërkesat e parullat që janë shfaqur në to. Ai (Halil Alidema, vër. H. Ma­toshi) këtë bindje të tijën e ka shfaqur pothuajse pu­blikisht.
 
Vetëm disa detaje nga aktiviteti i tij kundërrevo­lu­cionar mund ta vërtetojnë se ai ishte “kryesori” në grupin e tij...”[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']] Ashtu si thuhet edhe në aktakuzë, kjo gazetë pohonte se të gjithë të akuzuarit e tjerë merrnin detyra nga Halil Alidema dhe se pikërisht atij i raportonin për kryerjen e tyre. Pjesa më e madhe e raporteve të shkruara trajtonte veprim­tarinë e Halilit dhe marrjen e tij në pyetje gjatë procesit gjy­qësor. Mungesa e fakteve, e dëshmitarëve, të cilët, për hir të së vërtetës, mohonin gjithçka, para gjykatësit lidhur me inkriminimin e të akuzuarve, e bënte të paqëndrueshëm dë­ni­min e intelektualëve shqiptarë. Ndaj mediet e pushtetit do ta luanin rolin kompensues në këtë drejtim. Për këtë qëllim kjo gazetë e quante takimin e Halil Alidemës dhe të Ali Kryeziut me konsullin shqiptar në Stamboll si spiunim. Me qëllim që ta vinte theksin sa më shumë te ky pretendim gazeta e kishte përfshirë në titullin e raportit nga dita e parë e gjykimit, të cilin e kishte formuluar kështu: “Intelektualët u morën me spiunim” (Intelektualci se bavili špiunažom).
 
Ngjashëm shkruante edhe gazeta “Jedinstvo”, që dilte në Kosovë në gjuhën serbe. Gati dy të tretat e faqes i kush­to­heshin ditës së parë të fillimit të gjykimit të Grupit të In­telek­tualëve. Shkrimi me titullin “Pse u bashkuan “intelek­tualët” (Zašto su se udružili “intelektualci”), në mënyrë të përmbledhur, sillte esencën e aktakuzës: “Nëntë të aku­zua­rit, pas demonstratave kundërrevolucionare në Kosovë, ishin bashkuar me qëllim të rrëzimit të pushtetit të klasës punë­tore, prishjes së vëllazërim-bashkimit, barazisë së kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë, me qëllim që ta ndry­shojnë rregullimin federativ të RSFJ-së. Veprimtarinë e tyre armiqësore e kishin filluar me propagandimin e idesë ‘Ko­so­va Republikë’”.[[Wikipedia shqip#%20ftn4|'''[4]''']] Interesante është e dhëna se ky tekst ilus­trohet me fotografinë e Halil Alidemës, i cili në atë rast ësh­të duke iu përgjigjur gjykatës. Legjenda e fotografisë gjith­ashtu e “afirmonte” statusin e liderit të grupit këtij per­so­naliteti të shquar kombëtar. Pra, teksti i legjendës së foto­grafisë ishte ky: I akuzuari i parë Halil Alidema, ma­gjistër i shkencave historike (Prvooptuženi Halil Alidema, magistar istorijskih nauka).
 
Përgjithësisht shtypi jugosllav, e veçmas ai serb, u vu në shërbim të përbaltjes së figurës së intelektualëve shqip­tarë dhe njëkohësisht edhe të përfitimit të intelektualëve jugosllavë për “luftën” e të gjitha shtresave shoqërore ku­ndër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar''.[[Wikipedia shqip#%20ftn5|'''[5]''']]'' Ata u kara­kte­rizuan me epitetet më fyese, ndërsa vijimisht u refero­heshin vetëm si “intelektualë”, duke e vënë këtë cilësim në thonjë­za, ndonëse shumica prej anëtarëve të grupit ishin vërtet individë të shquar në sferat shkencore, artistike, kul­turore, informative e shoqërore. Ata do të cilësoheshin si kundër­revolucionarë, rrënues të rendit, shkatërrues të vëlla­zërim-bashkimit, përmbysës të pushtetit të klasës punëtore, armiq, spiunë etj.
 
Mirëpo, me një ashpërsi të ngjashme lidhur me Grupin e Intelektualëve përgjithësisht dhe Halil Alidemën veçanë­risht, shkruante edhe shtypi në gjuhën shqipe, përkatësisht gazeta e vetme ditore e asokohshme “Rilindja”, organ i Li­dhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Kosovës. Në tri vazhdime raportohet për zhvillimin e procesit gjyqësor, ndër­sa ditën e katër prezantohet aktvendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Gazetari Rr. Rugova (Rrustem Rugova) rapor­tonte gjerësisht nga zhvillimet në gjykatore. Në të katër shkrimet, që nga tituj mund të përfundohet për karakterin tendencioz të informacionit: “Të bashkuar nën një platfor­më”, “Të pandehurit vazhdojnë ta mohojnë aktakuzën”, “Të heshtur para fakteve” dhe “Të gjithë u shpallën fajtorë”. Pra, nuk kishte një informim të drejtë, sepse qartazi, si në rastin e shtypit jugosllav – serb, edhe tekstet e “Rilindjes” e para­gjy­konin që në fillim veprimtarinë e Grupit të Intelektualëve. Më shumë se sa raportim nga gjykata, tekstet janë përshkrim i aktakuzës, në të cilën, sikundër tashmë dihet, Halil Ali­dema ishte synimi kryesor. Pjesa më e madhe e hapësirës informative i kushtohet pikërisht atij si ideator, urdhër­dhë­nës dhe koordinator i veprimeve të të gjithë grupit. Në fakt Prokuroria nuk mund ta konstruktonte një grup armiqsh, pa e vënë në krye të grupit njërin prej tyre. Logjikisht edhe shtypi i kontrolluar politikisht e trumbetonte para opinionit rolin e Halil Alidemës si fajtori kryesor. Pra, duke qenë koka e Grupit, edhe sipas “Rilindjes”, Halili u kishte shpërndarë detyra të gjithë të tjerëve: “Nga Hilmi Ratkoceri kërkoi që të sigurohet një gështetner, ndërsa nga Nezir Haliti kërkoi të angazhohet për masivizimin e qytetarëve për dalje në de­mon­strata... nga i pandehuri Mentor Kaçi kërkoi që të mble­dhë shënime dhe të informojë për numrin dhe ve­ndosjen e forcave të APJ-së dhe të atyre policore në Gjako­vë, numrin e studentëve të paregjistruar në Universitet e me qëllim që t’i shkruajë OKB-së. Pastaj nga Ekrem Kryeziu kërkoi dhe mori njoftimin lidhur me objektet e transmetuesit në Golesh, mundësinë e sigurimit të armëve nga depot e RTVP-së dhe depot ushtarake etj.”[[Wikipedia shqip#%20ftn6|'''[6]''']] Po kështu, edhe ilus­trimi me fotografi nga seanca gjyqësore është në përputhje me tekstin e ak­takuzës dhe tekstin e shkrimit, ku është dhënë pamja e që­ndrimit të Halil Alidemës para gjyqit, nën legje­ndën që përmbante fjalët: “I akuzuari i parë, Halil Alidemaj, para trupit gjykues”.
 
Mirëpo, mediet e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe nuk u mjaftuan vetëm me këto kualifikime që dilnin në raportimin e tyre nga seancat gjyqësore. Shembull ekla­tant i rreshtimit pro pushtetit dhe kundër intelektualëve shqiptarë ishte edhe një koment i Televizionit të Prishtinës, i titulluar “Për vepra tradhtie – dënime të merituara”, i cili ki­shte gjetur vend në ditën e publikimit të dënimeve në faqet e “Rilindjes”. Nuk dihet, me një siguri të plotë, se kush ishte  autori i këtij komenti, ndërsa mund të pandehet se, krahas faktit se si medie vizive e vetme ishte në shërbim të politikës dhe të ideologjisë së kohës, Televizioni i Prishtinës mund të ketë pasur edhe si një “motiv” shtesë për të shkruar një koment të tillë edhe faktin se dy nga nëntë të dënuarit e Gru­pit të Intelektualëve ishin të punësuar të tij (Ekrem Kryeziu dhe Mentor Kaçi). Pavarësisht nga kjo, komenti i TVP-së është ndër shkrimet më të njëanshme dhe më denigruese në raport me lëvizjen shqiptare për çlirim dhe bashkim me shte­tin amë. As komentet e shkruara në qendra të tjera, madje as nga ato më shqiptarofobe, nuk ia kalonin nivelit të urrejtjes të shfaqur në këtë koment. Ishte e kuptueshme që të dilnin vlerësime të tilla nga forume politike të kohës, por ishte krejt një gjë e parëndomtë që një televizion të merrte një pozicion të tillë ekstrem dhe do të thosha prijës në një kuptim negativ të fjalës. Megjithëse aktgjykimi i përmendur përbënte vetëm shkallën e parë në drejtësinë e asokohshme, komenti i TVP-së i quan fajtorë të padiskutueshëm të dënuarit në këtë pro­ces. Kualifikimet për anëtarët e Grupit të Intelektualëve janë pothuajse raciste. Nuk lihet as edhe një dyshim më i vogël se ata, në një rigjykim, për të cilin kishin të drejtë, bazuar edhe në ligjet e kohës, mund të dilnin të pafajshëm. Jo, Halil Alidema dhe shokët e tij, sipas përmbajtjes së komentit, ish­in fajtorë, pa pritur një vendim përfundimtar! Dhe më shumë se kaq, ata kualifikoheshin edhe si tradhtarë, gjë që nuk e thoshte madje as aktgjykimi. Mjafton të lexohet titulli i këtij komenti që të kuptohet përmbajtja e tij “Për vepra tradhëtie – dënime të merituara”. Fillimisht veprat e anëtarëve të Grupit të Intelektualëve quheshin tradhti, ndërsa dënimet të merituara. Del se TVP-ja e atëhershme ishte instancë për vërtetimin e aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës. Shpesh, me të drejtë, janë lakuar emra proku­rorësh e gjyka­të­sish në proceset politike kundër shqiptarëve, por askush, pothuajse askush, nuk është marrë me tellallët mediatikë, argatët e politikës ditore, të cilët ndonjëherë, me devot­sh­më­rinë për t’i shërbyer nomenklaturës politike shko­nin aq larg sa i befasonin “për të mirë” madje edhe urdhë­r­dhënësit e tyre. Por, përse vallë veprohej kështu? Përse dë­ni­met drako­ni­ane duhej ta merrnin edhe mbështetjen e me­die­ve dhe për­se ato (dënimet mediatike) duhej të tregoheshin edhe më të ashpra madje edhe se vetë gjykatësit? Pa dyshim se ky vep­rim nuk ishte diçka e rastit. Ndëshkimi gjyqësor duhej të përplotësohej edhe me demonizmin publik në sy të opinionit shqiptar. Këtë e synonte ky koment, sepse duhej të rrënohej ideja e Republikës së Kosovës, të shpallej si tërë­sisht armi­që­sore, e papranueshme e si tradhti ndaj bashkë­sisë së ko­m­be­ve e të kombësive, vëllazërim-bashkimit, rendit kushte­tu­es etj. Kështu, kualifikimet për intelektualët e dënuar shqi­p­tarë si “tradhtarë të lirisë”, “tradhtarë të po­pullit”, “bukëpër­mbysës”, “armiq”, “kundërrevolucionarë”, “autorë të vep­ra­ve të ndyta” etj. flasin për diskursin e një medieje që nuk ka ndonjë program të informimit të drejtë e të paanshëm, që ka në mendje vetëm vardisjen e ulët e servilizmin në raport me pushtetin e pushtuesit. Qëllimi shkruesve të komentit është që të krijojnë në mesin e masave të gjera një aversion për këta intelektualë, të cilët, “me gjithë të mirat që gëzuan nga populli”, kinse deshën ta shkatërronin atë dhe gjithçka kishte krijuar ai. Për këtë qëllim renditen tiradat e këtij soji: “Kjo tradhti e këtij grupi prej nëntë intelektualëve, ka një peshë shumë më të rëndë se zakonisht. E themi këtë, meqë fjala është për individë, të cilëve po kjo bashkësi dhe shoqëri kundër së cilës vepruan dhe të cilën deshën ta shkatërrojnë, ua dha të gjitha mu­ndësitë të shkollohen dhe të zhvillohen në intelektualë, në njerëz të arsimuar. Po ky popull, i tradh­tuar armiqësisht nga këta “intelektualë” të vetë, u besoi vende të rëndësishme të udhëheqjes, të krijimtarisë, ua pat besuar fëmijët e vet për t’i edukuar, duke mos pritur se ndo­njëherë do të jenë të befa­suar e të zhgënjyer”.[[Wikipedia shqip#%20ftn7|'''[7]''']]
 
Natyrisht për secilin prej pjesëtarëve të grupit, veçmas për ata më kryesorët, ndërsa Halili ishte prijësi i tyre, mund të gjenden fjali që nënkuptojnë secilin veç e veç ose edhe si tërësi brenda Grupit të Intelektualëve. Kështu, me Halil Alidemën drejtpërdrejt ka të bëjë formulimi “traditë familja­re në veprimtari armiqësore”, ose potencimi i marrjes së gradave shkencore, krahas nënkuptimit të Ukshin Hotit dhe Muharrem Fetiut, të cilët po ashtu atëbotë kishin marrë grada shkencore, kuptohet në saje të punës së tyre dhe jo se ato u ishin dhuruar. Përgjithësisht, komenti i TVP-së synon të përmbushë zbrazëtirën e madhe të procesit gjyqësor, i cili nuk kishte arritur të bindte masat e gjera popullore se këta intelektualë shqiptarë kishin vepruar armiqësisht në raport me popullin e tyre dhe se me pikëpamjet e me veprimet e tyre kishin cenuar ndonjë popull tjetër, ndaj për këtë edhe “kishin marrë dënimet e merituara”. Përkundrazi, këto dë­nime atëbotë priteshin me një indinjatë të thellë në mesin e popullsisë shqiptare, ndërkaq theksimi i nevojës që Kosova të ketë statusin e Republikës, madje edhe në kuadër të këtij procesi gjyqësor nga intelektualët e akuzuar, ishte një shpre­së se një ditë do të realizohej kërkesa mbarëpopullore për barazi nacionale. Ideja për Republikën e Kosovës dhe traj­timin e barabartë të shqiptarëve në shtetin federal jugosllav, siç do të dëshmohej vite më vonë, nuk ishte shkatërrimtare (siç pretendonte komentshkruesi), përkundrazi shkatë­rri­m­tare për shtetin federal ishte mosrealizimi i saj me kohë e në kuadër të sistemit politiko-shoqëror të kohës dhe forcimi i ambicieve hegjemoniste serbe në dëm të popujve të tjerë.
 
Një çështje në vete e përbën trajtimi i  Halil Alidemës në burg, qoftë në periudhën para dënimit, qoftë në atë pas shpalljes së aktgjykimit. Edhe pse në shënimet që ka lënë, pothuajse për të gjitha fazat e jetës së tij, nuk i ka bërë objekt trajtimi këto tortura çnjerëzore, në ndonjë intervistë, kur është pyetur për këtë çështje, ai nuk ka ngurruar të flasë. Kështu, në intervistën e dhënë revistës “Fokus”[[Wikipedia shqip#%20ftn8|'''[8]''']] të Zarës, nr. 18, botuar më 25 korrik 1990, ku për bashkëbisedues e kishte gazetarin e njohur Haqif Mulliqi, në pyetjen “A mund të na thoni diç më shumë për “Tretmanin” ndaj jush ato ditë, në procesin hetues”, Halili do të përgjigjet:
 
“Trajtimi im ishte i tmerrshëm, çnjerëzor, të thuash inkuizitor... Nuk zgjidheshin mjete vetëm që të arriheshin qëllimet e caktuara. Kam kaluar nëpër ferrin e Dantes...
 
Pas gjykimit ndaj meje u ndërmorën të njëjtat masa, të cilat iniciuan hetimin e ri, i cili zgjati plot 28 muaj, që do të thotë se gjithçka nisi nga fillimi: marrje në pyetje, mbajtje në vetmi në burgun hetues në Burgun Qendror të Beogradit. Trajtimi në qelinë e vetmisë, gjatë hetimit të përsëritur, ishte i tmerrshëm. Në qeli e kaloja kohën me minj. Më merrnin në pyetje ditën dhe natën”.[[Wikipedia shqip#%20ftn9|'''[9]''']] Megjithatë, brenda të njëjtës pye­tje, Halili e vijon përgjigjen në shumës, duke parakuptuar edhe të burgosurit e tjerë politikë shqiptarë, të cilët fundja ndiqeshin dhe keqtrajtoheshin kolektivisht, pra mbi bazën kombëtare. Këto formulime flasin qartë për vetëdijen e tij për të mos i personalizuar zhvillimet në lëvizjen kombëtare: “Ndaj nesh silleshin sikur ndaj kriminelëve, hajnave të rrugës, askund nuk përmendej statusi ynë politik, intelektual e shkencor. Në mënyrë brutale u cenua dinjiteti personal dhe njerëzor i të burgosurit politik. Në entet e ndëshkimit kam takuar shokë, të cilët ishin të çrregulluar në aspektin psikik për shkak të torturave dhe maltretimeve gjatë hetimit, i kam takuar edhe nëpër spitale, ambulanca, ku edhe më tej tor­turoheshin nga policia. Gjatë procesit të hetuesisë në Beo­grad kishte vdekur Zija Shemsiu, ndërsa në Pozharevc me vite janë mbajtur të izoluar, përveç të tjerëve, Ismajl Haj­redinaj, Nezir Myrtaj, Sami Kurteshi, të cilët edhe sot janë të izoluar, pa të drejtën e punës. Kjo e ilustron më së miri traj­timin e të burgosurve politikë nëpër burgjet serbe dhe jugosllave”.[[Wikipedia shqip#%20ftn10|'''[10]''']]
 
Nëse shtypi serb-jugosllav i kishte mbështetur dëni­met drakoniane ndaj Grupit të Intelektualëve, kjo gjë nuk mund të thuhet edhe për rastin kur, pas ankesës së të dë­nuarve në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe veprimeve që e kishin pasuar atë – vendimit të shkallës së dytë, ishte ndry­shuar dukshëm aktgjykimi i shkallës së parë, me  ç’rast ky shtyp kishte shprehur pakënaqësi të madhe. Në të vërtetë, revista e ilustruar NIN e Beogradit, duke marrë shkas pikë­risht nga zbutja e dënimeve të anëtarëve të Grupit të Inte­lek­tualëve (disa prej të  cilëve edhe ishin liruar krejtësisht nga ndjekja), në një tekst trefaqësh e qortonte rëndë drejtësinë e Kosovës për kinse qëndrim tolerant ndaj të akuzuarve. Vetë titulli “Drejtësia në provim” (Pravda na ispitu)[[Wikipedia shqip#%20ftn11|'''[11]''']] që i ishte vë­në kësaj sinteze lidhur me dënimet e grupeve dhe indi­vi­dëve shqiptarë, të gjykuar pas pranverës kryengritëse të vitit 1981, është më shumë se sa paragjykues.
 
Shtypi, i cili kudo në botë, në vende normale, është një mbështetës i lirisë, në Jugosllavinë e atëhershme u duar­trokiste dënimeve dra­koniane dhe ankohej kur disa nga të dënuarit liroheshin nga aktakuza, ose kur disave, në shkallën vijuese të gjyqësisë, sadopak u zbutej masa e dënimit. Me­gjithatë, teksti ofronte disa të dhëna tronditëse për numrin
 
 
 
enorm të të dënuarve politikë pas 81-shit, i cili kapte shifrën prej 585 shqiptarësh të dënuarish.
 
Në kuadër të këtij teksti, si ilustrim për “drej­tësinë e komprometuar në Kosovë”, autori Millosh Misho­viq, nën titullin “Kriteret elastike” (Rasteglivi kriterijumi), vajtonte për zbutjen e dënimit të Halil Alidemës nga 11 vjet në 7 vjet, duke mbajtur gjallë “shpresën” e tij për një dënim “meritor” nga Gjykata federale. Fatkeqësisht trajtimi i këtillë i mr. Halil Alidemës nuk është një rast i veçantë. Përku­ndrazi, është një shembull ilustrues i mendësisë mbizotë­ruese anti­shqiptare në Jugosllavinë Federale, në të cilin proces media luante një rol të rëndësishëm për demonizimin publik të shqiptarëve.
 
 
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Borba, Beograd, 25 korrik 1982, f.3.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Është interesant se në aktakuzë theksohet si vit i fillimit të “veprimtarisë armiqësore” të Halil Alidemës viti 1979. Viti të cilin e sjell gazeta “Borba”, pra 1978, mund të jetë një gabim rasti, por pse jo edhe një përpjekje dashakeqëse për ta shtrirë edhe më tej në kohë aktakuzën në sytë e opinion jugosllav.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Borba, Beograd, 20 korrik 1982, f.5.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|'''[4]''']] “Jedinstvo”, Prishtinë, 20 korrik 1982, f. 3.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref5|'''[5]''']] Në një intervistë Halil Alidema, në njëfarë dore, çështjen e emër­timit të grupit dhe jehonën e burgosjes së Grupit të Intelektualëve, i shpjegonte me këto fjalë: “Kolaboracionistët politikë dhe policia vetë na quajtën “Grupi i Intelektualëve” dhe nën këtë emërtim edhe na kanë dënuar. Megjithatë, sa më kujtohet, burgosja e grupit tonë ka nxitur reagim të dyfishtë. Nga njëra anë opinioni jugosllav, i mashtruar nga thëniet se si me veprimin tonë ishte rrezikuar qeveria jugosllave, se në Kosovë po rrezikohej Jugosllavia, se atje duhet angazhuar të gjitha forcat represionit brutal. Te popullata shqiptare kjo burgosje pati një jehonë krejtësisht tjetër, populli u inkurajua për protesta të mëtejme me të cilat dëshirohej të arrihej barazia me po­pujt e tjerë në vend. Rinia, klasa punëtore, fshatarësia, të gjithë tashmë e kuptuan se gjërat nuk ishin ashtu siç i prezantonte shtypi dhe politika zyrtare”.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref6|'''[6]''']] “Rilindja”, nr. 8373, 20.7.1982, f. 6.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref7|'''[7]''']] “Rilindja”, 8375, 23.7.1982, f. 6.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref8|'''[8]''']] “Fokus” ishte një revistë kroate për të rinj, e cila doli në periudhën 1989 -1990, njëra ndër revistat e para të lira, në të cilën u trajtuan çështje jashtë domenit të shtypit zyrtar të kohës. Ishte ndër revistat që kontribuoi për demokratizimin e shtypit në Kroaci dhe përgjithë­sisht në Jugosllavi. Pak a shumë e luajti rolin e revistës “Mladina” të Sllovenisë. Veçmas u shqua për trajtimin e çështjes shqiptare dhe për hapësirën që ia kushtoi asaj. Pothuajse nuk ka ndonjë numër që të mos ketë trajtuar aspekte të jetës së vështirë të shqiptarëve nën sundimin serb. Ka edhe një varg intervistash të botuara në faqet e saj me personalitete të jetës politike shqiptare, sikundër ishin Adem Demaçi, Halil Alidema, Mustafë Xhemajli etj. Mr. Halil Alidema, me sa jam në dijeni, kishte botuar edhe dy shkrime autoriale, përkatësisht analizën politike “Srboslavija – kuga na Balkanu” dhe letrën e hapur inteligjencies serbe në titullin “Najveci umovi bez­umlja (Otvoreno pismo srpskoj inteligenciji)”, të cilat janë trajtuar në këtë monografi. Marrë parasysh faktin se mediet në gjuhën shqipe në Kosovë fillimisht ishin të kontrolluara rreptësisht nga pushteti dhe më vonë edhe të ndaluara krejtësisht, informacionet mbi dhunën serbe në Kosovë ishin një burim informimi për opinionin jugosllav dhe botëror. Lidhur me rëndësinë e kësaj reviste dhënë demokratizimit të shtypit në Kroaci shih punimin e Dr. sc. Marijana Ražnjević - Zdrilićit me titull “Demokratizacija novinske komunikacije u Hrvatskoj 1989/1990. na primjeru omladinskog lista ''Fokus'' u Zadru.”
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref9|'''[9]''']] Fokus, intervista me titullin “Republika Kosovo jedini izlaz” nr. 18, 25 korrik 1990. Zarë, f. 8 dhe 9.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref10|'''[10]''']] Fokus, f. 8.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref11|'''[11]''']] Miloš Mišović, NIN, Beograd, Pravda na ispitu, nr. 1755, 19 gusht 1984, f. 10-12.
 
 
'''Në ballë të alternativës politike'''
 
 
 
Lirimi i Halil Alidemës nga burgu përkoi me një kli­më të re në jetën politike e shoqërore të shqiptarëve. Jugo­slla­via, si kreaturë shumëkombëshe dhe Lidhja e Komu­nis­tëve të Jugosllavisë, si parti që kishte udhëhequr për dekada, ishin nisur në rrugëtimin e tyre përfundimtar. Zhbërja e shte­tit federal dhe rënia e komunizmit si ideologji e vetme e aso­kohshme, veçmas nga popujt e robëruar, u pa si një mundësi për të prekur lirinë e vërtetë. Statusi i ardhshëm i shqiptarëve u bë preokupim i masave të gjera popullore. Ri­nisë stu­den­tore dhe punëtorisë shqiptare po i bashkoheshin edhe shtresa të tjera shoqërore, duke përfshirë edhe inte­lektualët dhe poli­ti­kanët shqiptarë të sistemit, të cilët në pjesën më të madhe deri në këtë periudhë qëndronin anash, pa treguar një gati­shmëri që të përfshiheshin në një front unik të kundërshtimit të robërisë. Dinamizmi i veprimtarisë atdhetare vinte edhe si rrjedhojë e shtypjes gjithnjë e më të madhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që kulmoi me suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe vendosjen e saj nën një sundim të egër ush­tara­ko-policor. Protestat, demonstratat mbarëpopullore anemba­në Kosovës e shpërfaqën vullnetin e shqiptarëve për liri. Braktisja masive e organizata ekzistuese shoqërore-politike, sikundër ishin Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, Lidhja So­cialis­te e Popullit Punonjës e Jugosllavisë, Lidhja Socialiste e Rinisë etj., hapi perspektivën edhe në mesin e shqiptarëve për ngritjen e strukturave të reja politike, të cilat do t’i arti­kulonin kërkesat e vërteta dhe autentike të popullatës. Kriji­mi i sistemit shumëpartiak, në të vërtetë, kishte nisur të lë­shonte rrënjë edhe në njësitë e tjera të Federatës Jugo­sllave. Shqiptarët kishin arsye edhe më shumë të kërkonin ndry­shime sa i përket ofertës politike, ngase Lidhja Komu­niste e Jugosllavisë, për gati një dekadë, i kishte trajtuar vetëm si armiq dhe asnjëherë nuk ishte marrë me kërkesat e tyre jetike. Në fakt, rënia e monizmit politik nuk ishte përfundim i robërisë, por ishte fundi i mashtrimeve, që LKJ i bënte në emër të vetë shqiptarëve, të cilët kinse i përkisnin vullne­tarisht dhe ishin pjesë e kësaj strukture.
 
Pas disa nismave që pasuan gjatë vitit 1989, që ishin pjesë e përpjekjeve për të krijuar një strukturë programore politike alternative në rangun jugosllav, por të cilat për hir të së vërtetës nuk i mahnitën shqiptarët, më 23 dhjetor 1989, pasoi formimi i partisë së parë politike shqiptare, Lidhjes De­mokratike të Kosovës. Në një kontekst të këtillë zhvilli­mesh tejet dinamike, mr. Halil Alidema nuk mund të qën­dron­te i paangazhuar. Ai e kishte pritur këtë klimë të inkua­drimit të tërë potencialeve kombëtare në përpjekje për çlirim, prandaj pa hezitim u bë ndër themeluesit e subjektit të parë politik shqiptar dhe kontribuuesit për krijimin e strukturave organizative. Nëpërmjet logjikës së rrjedhjes ma­sive të anëtarësisë nga subjektet politike të komunizmit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) pati një rigrum­bullim të potencialeve dhe një riciklim të një numri të konsiderueshëm të udhëheqësve të ish-sistemit. Kjo edhe bëri që të mos kishte një strukturë të re, e cila do të ishte e shkëputur rrënjësisht nga mendësia moniste. Madje, për një kohë, në mesin e anëtarësisë së LDK-së mbizotëronte bindja se formimi i më shumë se një partie ishte veprim i dëmshëm për organizimin politik të shqiptarëve, copëzim i panevoj­shëm i kapaciteteve të tyre etj. Sa për të krijuar një pamje të organizimit pluralist disa nga themeluesit e LDK-së u ndanë nga kjo strukturë dhe formuan disa parti të vogla, ashtu që të krijohej një sistem formal shumëpartiak. Të tillat do të nji­heshin në diskursin politik kritik të kohës si parti satelite të LDK-së. Natyrshëm, programet e tyre ishin, pak a shumë, kopje të programit politik të partisë mëmë, ndërsa ato pa pasur asnjëherë ndonjë peshë në jetën politike në Kosovë mbetën parti satelite. Nga zhvillime të këtilla që përsërisnin shumëçka nga strukturat e kaluara organizative politike dhe veçmas nga mendësia e trashëguar udhëheqëse, mr. Halil Alidema u bind se nuk kishte vend në këtë strukturë, të cilën e braktisi ndër të parët.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|[1]]] Natyrisht largimi nga LDK-ja nuk ishte dezertim, por përpjekje për të ndërtuar një hapësirë të re programore, e cila, qartazi, nuk theksohej në ofertën ek­zis­tuese politike në Kosovë. Madje, kishte paqartësi, të cilat ose kushtëzoheshin nga fakti se nuk ishte i lexueshëm deri në fund fati i Federatës Jugosllave, prandaj, në varësi të kësaj, politika kombëtare e shqiptarëve orientohej sipas op­sio­neve (modeli i të menduarit politik “nëse...nëse”), por edhe nga mungesa e përvojës politike për të orientuar saktë e qartë objektivat programorë politikë. Në rrethana të tilla Ha­lil Alidema, me mbështetjen e shumë bashkëmendimtarëve të tij, vendosi të formonte një subjekt të ri politik. Kështu, më 6 maj 1991, formoi Partinë e Unitetit Kombëtar Shqip­tar, ndërsa Kuvendi themelues e zgjodhi kryetar. Partitë e deriatëhershme ishin organizuar sipas parimit territorial, pra duke i njohur kufijtë ekzistues të shtetit jugosllav, të cilët i copëtonin tokat shqiptare në disa shtete të ndryshme. Mr. Halil Alidema, përveçse kishte tubuar rreth vetes, pra në organet e partisë, një numër të madh intelektualësh nga vise të ndryshme shqiptare, në orientimet e tij programore synon­te një shtrirje të strukturave organizative në gjithë këtë hapësirë. Konceptimi i hapësirës etnike shqiptare si një tërësi ishte një përpjekje e qartë e Halil Alidemës që ta mban­te të gjallë idenë e bashkimit kombëtar dhe të punonte për jetësimin e saj. Përveçse në emërtim, e njohur si Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar, ose si akronim UNIKOMB, edhe parimet themelore programore e konfirmojnë fuqishëm një angazhim të tillë. Të strukturuar në trajtë tezash theme­lore orientuese të programit të Partinë e Unitetit Kombëtar Shqiptar, po e japim në vijim me titullimin “Parimet the­melore”.
 
“Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar është kategori më e lartë e të menduarit politik si vetëdije kombëtare shqi­p­tare, e cila sot përkon me realitetin objektiv të kohës dhe mo­mentit, në të cilën është organizuar, themeluar dhe aktua­li­zuar si proces i organizimit të domosdoshëm, i unitetit të popullit dhe bashkimi të trojeve etnike shqiptare në një shtet sovran, në hapësirën e Ballkanit me tetë milionë banorë dhe me 93 mijë km 2.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar është ndërgjegje e të menduarit politik dhe kombëtar të popullit shqiptar në mendjen e ngulitur të popullit dhe e pjekur nëpër flakën e luftërave në ndërgjegjen shqiptare, që ka zënë fill lëvizja për çlirim kombëtar e gjer në fitore.
 
Ajo është digë e pathyeshme e përkushtimi, e burrave të kombit dhe do të mbetet e shtyllëzuar nëpër të gjitha ko­hë­rat deri në fitore. Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar ësh­të sintagmë dhe definicion i përkufizuar dhe determinuar, “Atdheu mbi të gjitha”. Mëmëdheu të jep nder, e pushka për atdhe të nderon.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar është formë e të menduarit politik të popullit shqiptar, ngase nisma e saj ka zanafillë në aspiratën e kahershme të unitetit dhe të bashki­mit të popullit shqiptar e në kohën e tanishme u lind, u arti­ku­lua zyrtarisht dhe po gjen përkrahjen e popullit, pavarë­sisht, që te disa individë, vetëdija e të cilëve ende ka mbetur nën pluhurin e mentalitetit inferior dhe po kanë mëdyshje në realizimin dhe organizimin e bashkimit gjithëkombëtar. Ajo po ndodh për shkak të mungesës së drejtë të artikulimit të mendimit politik, për të drejtën natyrore legjitime, juridike të sovranitetit autokton kombëtar të trojeve etnike.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar ka për qëllim pa­rësor çlirimin nga okupuesi serbo-malazezo-maqedonas dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare, që nga Prespa, Kër­ço­va, manastiri, Shkupi, Kumanove, Presheva, Bujanoci, Med­vegja e deri në Tivar e Ulqin si dhe kthimi i trojeve të Ça­më­risë.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar nuk e pranon co­pë­timin e trojeve dhe të popullit shqiptar në katër shtete slla­ve, nuk i pranon kufijtë ndërrepublikan, që i krijoi ish-Ju­gosllavia sllave me dekret ushtarako-policor të vitit 1945.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar është zëri i kush­trimit gjithëpopullor, kumbi i të cilit thërret mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve, që në shpirt dhe vetëdije kanë atdhedashurinë: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep em­rin shqiptar”.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar është marshim në rrugën e drejtë të çlirimit kombëtar, është urtia që e di dhe po e ushtron rrugën deri në fitore. Ajo është filozofia e jetës, e cila nëpër shekuj e dekada me luftë dhe qëndresë i mbushi faqet e lavdishme të historisë së popullit shqiptar.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar është artikulim i idealit kombëtar, është zëri i protestës, që nuk u ndal kurrë.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar i thërret të gjithë të luhatshmit, indiferentët dhe pasivët të zgjohen nga gjumi. Gjumi rrit fëmijën, por populli që fle mbetet i robëruar dhe e kaplon vdekja e gjallë.
 
Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar zotohen dhe beto­hen se nuk do të tradhtojnë, se do të punojnë me ndershmëri dhe do të luftojnë, që këtë program ta realizojnë në jetë pa kursyer energjitë mendore e fizike të vetëdijshëm se kështu realizojnë idealet e shenjta të kombit dhe atdheut tonë.
 
Bashkim-unitet të gjithë shqiptarët në një shtet.
 
Anëtarë të nderuar mos harroni se:
 
Atdheu është si një trup i njeriut, kudo që ta copëtosh rrjedh gjak.
 
E trupi i Atdheut tonë i copëtuar qe një shekull nga plagët ende po kullon gjak.
 
Paçit uratën e popullit shqiptar.
 
 
Kryetari:
 
Mr. Halil Alidema”[[Wikipedia shqip#%20ftn2|[2]]]
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Pakënaqësia e tij me strukturën e asokohshme dhe praktikat vep­ruese të Lidhjes Demokratike të Kosovës është tejet evidente. Kjo del edhe në shkrimet e shumta që ka lënë dhe që ndodhen në Fondin e tij në Arkivin e Kosovës. Mospajtimet nuk janë të natyrave të tjera, por qartazi ato janë parimore. Ndër to po sjellim shkurtazi një mendim të shfaqur në tekstin “Koncept – program i LDK për dialog demokratik lidhur me Serbinë, respektivisht Jugosllavinë”, Fondi Halil Alidema, Kutia nr. 3, ku thotë: “Organizimi politik i LDK-së nuk jep shenja të organizimit të mirëfilltë aktiv politik në nivel të pozitës dhe përgjegjësisë që ka marrë para popullit dhe njëherit para partnerëve të saj që duhet të mbajë dhe të zbatojë. Kjo shihet më së miri në mbledhjet e saja që nuk u përngjajnë mbledhjeve me ndonjë koncept të caktuar tematik, por janë mbledhje të gjymta dhe kon­sulltative, me konsulltime pasi që të ndodhin gjërat dhe pasi të kry­hen punët, vajtohet dhe vajtohet e prapë konsullta përfundon, hajt se bëhet mirë, herën tjetër do t’ju njoftojmë me shkrim etj. dhe kështu vazhdon e shtunja njëvjeçare… kur nuk ka përgjigje nga Kryesia e LDK pason ajo më e larta intelektualisht që është bërë moto “kush donë ta lëshojë LDK lirishtë mundet, kush don të formojë parti tjetër le ta formojë, mos të na pengojë me këto pyetje për rrezistencë aktive, ne jem parti politike, rrezistenca nuk na intereson’”. Merret vesh, pas qëndrimeve të këtilla një aktivist politik, sikundër ishte Halil Alidema, e kishte të pamundur të mbetej pjesë e një strukture që nuk vepronte për të jetësuar idealin historik të shqiptarëve: çli­ri­min nga pushtuesi dhe bashkimin kombëtar. Pra, lindja e UNIKOMB-it ishte rezultat i kësaj gjendjeje të padurue­shme inaktive që, sipas Halil Alidemës, e shfaqte subjekti më i madh politik i shqiptarëve, e me të cilën gjendje ai nuk mund të pajtohej, në rend të parë, për faktin se e dinte që nuk do të pro­dhonte asnjë zgjidhje. 
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|[2]]] Arkivi i Kosovës, Dosja e Halil Alidemës, Parimet themelore, dorë­shkrim.
 
 
'''Vendosja e Halil Alidemës në Tiranë'''
 
 
 
Aktiviteti këmbëngulës politik, theksimi i patundur i të gjitha opsioneve në drejtim të realizimit të aspiratës ko­m­bëtare për liri, duke përfshirë edhe rezistencën e ar­ma­tosur, veprimet represive të pushtetit serb në drejtim të Halil Ali­demës, bastisjet dhe përpjekjet e organeve serbe për ta arrestuar atë, e bënë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm të tij në Kosovë. Fillimisht u zhvendos në Republikën e Maqe­donisë, por edhe nga atje nuk mund të bënte shumë, prandaj do të shohim se si nga fundi i vitit 1992 Halili vendoset në Tiranë, duke intensifikuar edhe më tepër përpjekjet dhe duke i plotësuar ato me forma të reja, që nënkuptonin edhe kriji­min e kushteve për kundërvënie të armatosur ndaj pushtues­ve. Në fakt ndryshimi i kursit në veprimtarinë atdhetare nuk ishte i lidhur vetëm me pikëpamjet e Halil Alidemës si kryetar i UNIKOMB-it, ngase kjo strukturë politike më që 14 nëntor 1992 kishte vendosur t’i lëvizte gjërat në një drej­tim të ri që do të shpinte në kundërvënien ndaj okupa­torit serb, nëpërmjet krijimit të Trupit Ndihmës (Shtabit Ope­rativ). Vendimi ishte marrë në mbledhjen e Kryesisë së zgje­ruar të Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] Disa ditë më vonë, më 19 nëntor 1992, në një mbledhje me persona të de­le­guar nga degët për këtë çështje, përfundimisht ishte mira­tuar veprimtaria e Trupit Ndihmës, objektivat dhe qëlli­met e tij. Gjithashtu aty ishte marrë edhe ky vendim tejet i rë­ndësishëm, i cili e kishte këtë përmbajtje: “Kryetari i UNI­KOMB-it u ngarkua të bëjë organizmat e Shtabit Operativ me personat e sigurt dhe të sigurojë vendin në Shqipëri për përgatitjen e kuadrove”.[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']] Të njëjtën gjë e pohon edhe Safet Sadiku, sipas të cilit vendimet e kësaj mbledhje mbajnë numrin e protokollit 112.[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']] Vendimi i këtillë nuk do të dësh­mohet me peshë vetëm për fazën e fundit të jetës e të vep­rimtarisë atdhetare të Halil Alidemës, por edhe për UNI­KOMB-in si strukturë politike dhe për ndryshimin e rrjedhës së proceseve ndër shqiptarët përgjithësisht. Vendi­met e Kryesisë së UNIKOMB-it, në mbledhjen e përmen­dur, të mbajtur në Prishtinë, ishin konfirmuar edhe një herë më mbledhjen e mbajtur në Tiranë më 19 dhe 20 prill 1993, ku ajo “vlerësoi lart sukseset e punës së organizuar të Shta­bit Operativ dhe njëherit mori vendim që puna të vazhdonte me intensitet më të shpejtuar dhe me përgjegjësi dhe disi­plinë në përgatitjen dhe stërvitjen e kuadrove nga anëtarët e Unikombit të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Medvegjës, Ulqinit”.[[Wikipedia shqip#%20ftn4|'''[4]''']] Duhet thënë se të gjitha këto fakte dalin në pah në kuadër të veprimeve kontestuese që ndërmori një pjesë e Kryesisë në Unikombit në Prishtinë kundruall kryetarit të saj mr. Halil Alidema. Meqenëse kjo çështje nuk është objekti ynë studimor nuk do të thellohemi në të, por e theksuam ve­tëm në funksion të ndriçimit të faktit se mr. Halil Alidema vajti në Tiranë për të krijuar një strukturë politiko-ushtarake, sikundër ishte Trupi Ndihmës (Shtabi Operativ) me qëllim që të ndryshonte rrjedhën e pavolitshme të zhvillimeve në Ko­sovë (viset e pushtuara shqiptare nën ish-Jugosllavi).
 
Prandaj, mund të thuhet se pjesa më dinamike, por edhe më dramatike, e jetës së Halil Alidemës ishte pikërisht periudha 1992-1996, përkatësisht deri në fundin e saj. Ishte kjo periudhë e shpresës në planin e hapjes së horizonteve të reja në përpjekjet për liri, por edhe zhgënjimeve si rezultat i shpërfilljes së nismave të tij dhe i kontestimeve partiake – politike që i bëheshin nga një pjesë e bashkëpartiakëve. Kjo del në pah në një varg tekstesh të shkruara gjatë kësaj pe­riudhe. Edhe pse u përball me vështirësi të mëdha, madje të pakalueshme edhe për vullnetin e tij të jashtëzakonshëm, vep­rimtaria e zhvilluar në shtetin amë i krijoi mundësi të re­ja dhe premtuese për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si pjesë e rëndësishme e çështjes së gjithëmbarshme shqiptare. Merret vesh, Halil Alidema nuk e shpiku idenë e rezistencës së armatosur kundër pushtuesve, ngase kishte edhe të tjerë që nuk shihnin rrugë tjetër të mundshme në këtë drejtim, pra e kishin të qartë se rezistenca paqësore e pasive nuk do të bënte punë, por ai ishte ndër të parët që ndërmori hapa për të krijuar kushtet më elementare për kundërvënie të armatosur. Brenda rreth një mijë ditëve, sa veproi pa ndalur, u tregua i gatshëm të bashkëpunonte me të gjithë, duke pasur për kriter të vetëm organizimin e rezistencës së armatosur në bash­kë­vep­rim. E kishte të qartë se lufta në Kosovë ishte e pa­shman­gshme, duke parashikuar tmerre dhe tragjedi të për­ma­save të Bosnjës. Ndaj kërkonte që të përgatiste sa më shumë djem të rinj dhe vajza të reja për luftën finale, në të cilën, sikurse pohonte, shqiptarët mund ta humbnin vetëm robërinë.
 
Megjithatë, e kishte të qartë se lufta kundër pushuesit kërkonte një front të gjerë të mbështetjes së faktorëve shqip­tarë, ndaj edhe bëri përpjekje që të siguronte bazë të gjerë përkrahëse, në rend të parë politike, por edhe ekonomike, logjistike, profesionale etj. Përpjekja për të siguruar një front të përbashkët kulmoi në fundin e marsit të vitit 1993, kur u ftuan të gjitha subjektet politike dhe atdhetare shqiptare në Tiranë, në një kuvend të bashkimit. Esenca e kërkesës poli­tike ishte e drejta e kombit shqiptar për të jetuar i bashkuar në trojet e veta etnike. Kjo theksohet fuqishëm edhe nga pje­sa përmbyllëse e Programit politik unik shqiptar: “Në planin strategjik, programi politik unik shqiptar përfshin aspiratën për bashkimin e kombit. Kjo do të ishte etapa e fundit e zgji­dhjes së drejtë të çështjes shqiptare. Bashkimi i kombit nën­kupton bashkimin e trojeve shqiptare që kanë vazh­di­mësi gjeografike me Shqipërinë dhe në të cilën shqiptarët sot janë popullatë e vetme, apo shumicë dërrmuese. Kjo stra­tegji do të përfshinte atë të organizimit dhe zhvillimit ekonomik, politiko-shtetëror, çështje të sigurisë kombëtare, të arsimit, kulturës, fesë, të zhvillimit teknik e teknologjik etj. për reali­zimin e këtij synimi historik do të kërkoheshin përpjekje të mëdha. Vështirësitë do të ishin gjithashtu të shumta, por me vullnet, durim, mençuri e guxim ato do të kapërceheshin. Dihet se asgjë e madhe nuk bëhet lehtë. Ide­alet i frymëzojnë njerëzit për të treguar fuqi të jashtë­zakonshme.
 
Ne jemi popull me tradita e dinjitet kombëtar. Askujt nuk i kemi rënë në qafë. Dhe askujt nuk i kemi borxhe. Ne nuk jemi të dënuar që të jetojmë përjetë të ndarë kur popujt e tjerë i kanë zgjidhur dhe po i zgjidhin çështjet e tyre. Më në fund është e drejta jonë që të kërkojmë të jetojmë të ba­ra­bartë midis të barabartëve, duke u integruar në rrugë demo­kratike në Evropën e bashkuar.”[[Wikipedia shqip#%20ftn5|'''[5]''']]
 
Duke synuar bashkimin e forcave politike shqiptare, madje edhe ato që përjashtonin çdo lloj të veprimit tjetër përveç rrugës paqësore, ky dokument ishte përshtatur në masë të konsiderueshme, duke u fokusuar te veprimtaria po­litike, e cila do të synonte shmangien e luftës: “Ne s’jemi luftënxitës por me rrugë të drejtë paqësore dhe me veprime aktive kërkojmë që çështja shqiptare të vlerësohet me objek­ti­vitet dhe të shqyrtohet në mënyrë globale”.[[Wikipedia shqip#%20ftn6|'''[6]''']]
 
Edhe pse ndër shqiptarët, në fillim e viteve 90 të shek. XX, ekzistonin shpresat se mekanizmat ndërkombëtarë do ta detyronin Serbinë, politikën dhe udhëheqjen e saj, që të reflektonte dhe të pranonte një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës që do ta adresonte vullnetin e shqiptarëve të robëruar, mr. Halil Alidema e kishte të qartë se liria nuk i vinte ndryshe kombit të tij, përveçse me sakrificë të madhe dhe me bashkërendim të veprimeve. I bindur se shqiptarët e mbetur nën ish-Jugosllavi nuk kishin potenciale, veçmas jo profesionale e teknike-shtarake, që të përballeshin me sol­dateskën serbe-jugosllave, do të angazhohej për përgatitjen e djemve dhe vajzave shqiptare për kundërvënie pushtuesit. Natyrisht kjo mund të arrihej vetëm në shtetin amë, në Republikën e Shqipërisë. Vizionariteti i Halilit kishte të bë­nte, në rend të parë, me vlerësimin se shqiptarët nuk do të mund të çliroheshin nga Serbia pa luftë dhe se lufta serbo-shqiptare, në secilin variant, ishte e pashmangshme. Ai nuk mund të pranonte që të tërhiqej në ndonjë agjendë personale politike e karrieriste dhe as të bëhej i verbër e dogmatik para fakteve, e të fliste, sikundër bënte shumica e politikanëve të kohës, se si zgjidhja e vetme ishte ajo paqësore dhe se shqip­tarët asnjëherë nuk do të tentonin t’i realizonin qëllimet e veta kombëtare me luftë. Ishte e qartë se pritja e pafund për një zgjidhje që do të vinte vetvetiu u konvenonte më së shumti pushtuesve të shqiptarëve. Fajtorë për këtë gjendje, përveç asociacioneve ekzistuese politike, sipas tij, ishte edhe vetë inteligjencia shqiptare, e cila marrjen me politikë e ki­shte kuptuar jo si përgjegjësi, por vetëm si modë. Si gjith­një, edhe në këtë rast, Halil Alidema dëshiron të vërë theksin te potenciali shqiptar në përpjekjet për liri, përkatësisht për një zgjidhje që do ta garantonte atë. Idetë e këtilla, që lidheshin me kundërvënien aktive pushtuesit, kanë qenë pjesë e për­hershme e veprimtarisë atdhetare të Halil Ali­demës. Ai ma­dje haptas i deklaronte pikëpamjet e tilla edhe para se të vendosej në Shqipëri: “Nuk duhet të kërkosh vetëm nga të tjerët zgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Liria nuk falet, ajo fitohet me kundërvënie, vetëm me kundërvënie të organi­zuar mbi bazat e unitetit kombëtar. Atë ditë kur të vendosim vetë ne shqiptarët po atë ditë do ta fitojmë lirinë dhe pa­varësinë. Më duhet të them se ne jemi në gjendje lufte që nga marsi i vitit 1981. Ai që nuk e ka kuptuar këtë deri më sot vështirë se do ta kuptojë edhe tash. Sot ndoshta ka filluar të kuptojë, jo pse e ka të ngritur vetëdijen kombëtare, apo ndjenjën e sakrificë, por pse ka filluar të frikësohet për vetveten!”[[Wikipedia shqip#%20ftn7|'''[7]''']] Për hir të së vërtetës duhet thënë se edhe vep­rimtarë të tjerë pohonin se lufta çlirimtare, përkatësisht krye­ngritja shqiptare kundër pushtuesit, në Kosovë kishte nisur që më 1981. Nën jehonën e asaj ngjarjeje të madhe do të zhvilloheshin të gjitha proceset e mëvonshme. Pranvera krye­­ngritëse e 81-shit ishte referencë si për lëvizjen kom­bë­tare shqiptare, ashtu edhe për pushtuesit e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare të mbetura nën ish-Jugosllavinë. Ndër të parët që i cilësoi si luftë zhvillimet historike të pranverës së vitit 1981 ishte atdhetari Kadri Zeka, në një fjalë rasti në fejesën e tij më 4 janar 1982, adresuar mysa­firëve të pranishëm, në Zvicër.[[Wikipedia shqip#%20ftn8|'''[8]''']] Viti 1981 do t’i shërbente Halil Alidemës si një referencë dhe argument për t’i bindur të gjithë ata që shihnin ëndrra me sy hapur se si liria do të vinte vetëm me ngritjen e dy gishtave, me konferenca shtypi dhe pa ia prishur tymin fare Serbisë.
 
Gjithsesi vendosja në Tiranë tanimë i jepte mundësi edhe të realizonte idetë e tij në planin e organizimit të ku­ndërvënies shumëplanëshe ndaj pushtuesit. Janë të shumta personalitetet, që e njihnin ose edhe e mbështesnin punën e tij për krijimin e një strukturave të rezistencës. Njëri ndër ta, bashkëpunëtori i tij, që me aktivitet mbulonte viset shqiptare të Maqedonisë, Daim Hiseni, lidhur me këtë strukturë të re, që kishte të tjera synime kundruall asociacioneve ekzistuese të linjës paqësore, thekson në kontributin e Halilit: “Në Ti­ra­në, si bërthamë politiko-ushtarake, u themelua SHTABI OPERATIV – UNIKOMB. Përfaqësues politik i tij ishte profesori Halil Alidema. Ndërsa mr. Ukshin Hoti veç më e kishte hartuar platformën politike të veprimtarisë kombëtare. Nga Prizreni erdh Ruzhdi Saramati, i cili, në vazhdimësinë e Komitetit që kishin themeluar në Prizren[[Wikipedia shqip#%20ftn9|'''[9]''']], u emërua shef i Shtabit Operativ dhe komandant i njësitit gueril SHQI­PET.”[[Wikipedia shqip#%20ftn10|'''[10]''']]
 
Një ndihmesë e madhe për veprimtarinë e suksesshme të Halil Alidemës e përbënte edhe fakti se njihte një numër të konsiderueshëm ushtarakësh të lartë të Ushtrisë Shqiptare, të cilët, si atëherë, si më vonë kur nisi lufta e hapur në Ko­sovë, nuk u kursyen që të ndihmonin vëllezërit e tyre në një luftë me agresorin shumëfish më të fortë në planin e tek­ni­kës ushtarake, por edhe të përgatitjes profesionale. Ndër ata ushtarakë që e mbështetën nismën e kryetarit të UNI­KOMB-it janë përmendur dhe vijojnë të përmenden emra të ndryshëm. Mbase edhe nuk janë zënë ngoje të gjithë ata që kontribuuan dhe ne nuk e kemi synim këtë dimension të veçantë (gjithsesi të rëndësishëm dhe që mund të jetë objekt trajtimi i ndonjë studimi të veçantë), por do të fokusohemi në këtë materie vetëm për aq sa të hedhim dritë mbi vep­rim­tarinë e Halil Alidemës në rrafshin e përgatitjes për kundër­vënie të armatosur. Po ashtu përmendja e emrave nuk prete­ndon të reflektojë përmasën e kontributit të secilit, sepse kjo është një çështje mjaft komplekse dhe që kërkon shtjellime të veçanta, shumëplanëshe e më shteruese. Deri tani, me sa jam në dijeni, prej ushtarakëve që kanë bashkë­pu­nuar me Halil Alidemën publikisht janë deklaruar lidhur me punën e përbashkët në organizimin e përgatitjeve të të rinjve për rezistencë, nëpërmjet kontributeve të tyre, admi­rali Vladimir Beja dhe gjenerali Fluturak Gërmenji. Sipas Avdiu Ibrahimit kontaktet e para Halil Alidema i kishte vënë me Hysen Yme­rin, dekan në Akademinë e Forcave Tokë­sore në Ti­ra­në. Nga ana tjetër, Profesor Hakif Bajrami për­mend këta ushtarakë atdhetarë ndër bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e ideve të Halil Alidemës, si në vijim: gjeneral Halil Katanën, Ramazan Shalën, Fluturak Gërmenjin, Vla­dimir Bejën dhe Uzeir Dervishin.
 
Gjenerali Fluturak Gërmenji, duke theksuar se numri i oficerëve me të cilët bashkëpunonte për stërvitjen e rinisë shqiptare për luftë kundër pushtuesit ishte i madh, vë theksin tek emrat e generalëve Kostaq Karoli, Perlat Sula, Aleks Andoni dhe admirali Vladimir Beja.
 
Vështirësitë e veprimit në planin e përgatitjeve për luftë kundër pushtuesit ishin të mëdha dhe të shumë­lloj­shme. Së pari, nuk kishte një përkrahje të hapur politike për këto veprime. Shumë-shumë kishte një përkrahje të heshtur a deklarative dhe të krijohet përshtypja sikur liderët politikë të Kosovës më shumë interesoheshin se çfarë bëhej në të vërtetë sesa që kishin ndonjë interesim të përkrahnin nismat për një kundërvënie të armatosur. Megjithëkëtë, mr. Halil Alidema mirëpriste kontributet e të gjithëve dhe madje edhe bënte përpjekje që të realizonte takime me faktorët relevantë politikë e institucionalë të asokohshëm, edhe pse e kishte të qartë se nuk mund të kishte ndonjë pritje të madhe, përveç asaj deklarative. Kryengritësi i Kosovës e kishte ndarë që në fillim rrugën e tij me politikën vajtuese, e kishte të qartë se me konferenca shtypi nuk do të ndryshonte gjendja, prandaj i përvoli mëngët që ta ndryshonte realitetin në terren dhe ta faktorizonte elementin kundërshtues ndaj pushtimit të viseve shqiptare. Kjo vështirësi bëhej edhe më e ndjeshme veçmas në kontekstin e ekzistimit të shtetit shqiptar, i cili po për­je­tonte një transicion të pazakonshëm. Strukturat ekzistuese të shtetit komunist shqiptar pothuajse ishin shpërbërë, ndërsa të rejat ishin në embrion, ose nuk ishin krijuar fare. Kapa­citetet e dikurshme marramendëse ushtarake e të sigurisë të shtetit shqiptar, transicioni dhe kriza e rëndë sociale e ekonomike i kishin vënë në pikëpyetje, sikundër edhe një varg institu­cio­nesh të tjera të shtetit.
 
Vështirësia e dytë lidhej me mungesën e mbështetjes financiare për përgatitje të mirëfillta ushtarake të të rinjve dhe të rejave shqiptare. Në një fletore sekrete të Shtabit Operativ janë evidentuar kontribute modeste, kryesisht të mërgatës dhe të anëtarëve të Shtabit e të njerëzve besnikë të idesë së çlirimit me luftë të armatosur. Në dosjen e mr. Halil Alidemës ruhen disa të dhëna të kësaj natyre, qoftë të shkru­ara me dorë e të nënshkruara prej tij, qoftë prej Shpëtim Drinit e ndonjë tjetri, ku janë përmendur donatorët dhe shumat e dhëna për këtë dedikim. Në shkrime të ndryshme aspekti material përmendet si njëra ndër çështjet më fre­nuese në pikëpamje të organizimit të stërvitjeve, minimumit ekzistencial të të rinjve që merrnin rrugën e Shqipërisë për të bërë stërvitjet.
 
Vështirësia e tretë dhe, do të thosha, më e dhimbshme kishte të bënte me moskuptimin e ideve të mr. Halil Ali­demës nga një pjesë e bashkëpartiakëve dhe bashkë­vep­rim­tarëve të tij, të cilët e akuzonin këtë veprimtar për shmangie të detyrimeve partiake, për veprim kokë me vete, shpërfillje të strukturave partiake etj. Krijimi i këtyre kontradiktave ndër­mjet strukturave të UNIKOMB-it e kishte tërhequr në një “betejë” që, në momentet vendimtare, po ia shterte ene­rgjitë dhe ndonjëherë edhe e bënte reagues me nerv në ra­port me kundërshtarët.
 
Sikurse edhe më herët, as këtë herë, Halili nuk e zgjo­dhi rrugën e lehtë, pra atë të konformimit të tij me modelin e politikanëve të tjerë shqiptarë të Kosovës dhe për­gjithësisht të viseve shqiptare, të cilën nuk i hapnin telashe vetvetes, duke vepruar në suaza të asaj që toleronte shteti sllav dhe që rekomandonte edhe politika ndërkombëtare aso­kohe. Sado që e godisnin vështirësitë, sado që dësh­pë­rohej kur nuk gjente mbështetje edhe aty ku konsideronte se e kishte të si­gurt, sado që vuante shumë për të siguruar minimumin ekzistencial të djemve dhe të vajzave të lirisë, ai nuk ishte nga ata që ndërrojnë kahun përballë vështirësive. Ai vijonte me këmbëngulje, jo për çështje inatesh a për t’ua dëshmuar të tjerëve se si kishte të drejtë, por thjesht për arsye se e dinte që përballja e armatosur ndërmjet Serbisë dhe shqip­ta­rëve do të vinte dhe e dinte se njësitet e stërvitura do të ishin vendimtare në atë luftë, si për të shpëtuar jetët e bashkë­ko­mbësve, ashtu edhe për ta fituar lirinë e bashkimin kombëtar si synim përfundimtar.
 
 
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Të dhënat për këtë vendim janë indirekte, pasi që vendimin e tillë të shkruar nuk e kam poseduar gjatë trajtimit të kësaj materieje. Me­gjithatë, ky fakt del nga Proklamata e Shtabit Operativ me numër protokolli 113/93. Po ashtu mbajtja e kësaj mbledhjeje dhe vendimi i saj për të krijuar një mekanizëm si Shtabi Operativ vërtetohet edhe nga shkrimi i Safet Sadikut me titullin “Luftëtari i lirisë nuk rrë­no­het”, në të cilin thuhet se vendimet e mbledhjes së Kryesisë së Uni­kombit, të datës 14 nëntor 1992, janë evidencuar me numrin e protokollit 106.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema; Shtabi Operativ, Prok­la­ma­të, protokolli 113/93, 8.8.1993, nënshkruar nga Halil Alidema dhe Shpëtim Drini.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema; Safet Sadiku, “Luftëtari i lirisë nuk rrënohet”.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|'''[4]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Shtabi Operativ, Prok­la­ma­të, protokolli 113/93, 8.8.1993, nënshkruar nga Halil Alidema dhe Shpëtim Drini.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref5|'''[5]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Projekt–teza për një Pro­gram politik unik shqiptar që do të miratojë kuvendi mbarë­ko­m­bë­tar, hartuar më 15 mars 1993, në Tiranë.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref6|'''[6]''']] Po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref7|'''[7]''']] Kundërvënia dhunës nuk është terror, përgjigje gazetës “Zëri” në temën “Çfarë strategjie politike udhëhiqet në Kosovë”.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref8|'''[8]''']] Unë kam bindjen dhe besimin se po bëjmë një dasmë e një gazmend të jashtëzakonshëm, po siç e dini edhe vetë ne jemi në luftë dhe luf­ta e jonë ka një qëllim të qartë e të caktuar që populli ynë, nje­rë­zit tanë të çlirohen nga çdo gjë e keqe dhe e vjetër. Nuk desha t’jua prish qejfin për dhuratat, ju falënderoj edhe për to, por mendoj se lufta e jonë ka edhe qëllimin që të godasë edhe zakonet e vjetra, që nuk i sjellin ndonjë dobi zhvillimit dhe përparimit të popullit tonë. Për urimet nga klubet dhe personat e veçantë, faleminderit shumë dhe ju dëshirojmë edhe juve gëzime e suksese të reja në punë e në luftën e mëtutjeshme. Ju faleminderit shumë të gjithëve e shpre­soj­më që edhe në të ardhmen të shihemi në raste të tilla, në gazmende të tilla, por të shihemi edhe atje ku është më e nevojshme, atje ku thërret zëri i Atdheut, atje ku nevojitemi më së tepërmi. Se për atje na rriti Kosova dhe atje na pret edhe fronti i luftës.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref9|'''[9]''']] Avdi Ibrahimi, lidhur me këtë strukturë, në tekstin “Halil Alidema – kreshniku i Kosovës”, pohon: “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve u themelua me datën 28.11.1987 nga një grup shokësh atdhetarë, në rrethana ilegaliteti të thellë në fshatin Nashec të Prizrenit, të kryesuar nga Ruzhdi Saramati. Njëkohësisht u Formua Shtabi Operativo-Ushtarak dhe Politik. Anëtarët e Shtabi u ngarkuan të bënin mobilizimin e të gjithë patriotëve shqiptarë në të­rë hapsirën shqipëtare dhe të formonte formacionet Luftarake-Ushtarake në tërë trojet e okupuara shqipëtare dhe të bëjnë çlirimin dhe bashkimin e këtyre trojeve në shtetin amë Shqipërinë… Ndërsa 4 vite më vonë, më 6 maj 1991, Halil Alidema formoi partinë për lirimin dhe bashkimin gjithëkombëtar me emrin UNIKOMB, krye­tar i së cilës ishte Halili. Kështu, në qershor të vitit 1991, Komiteti drejtues për bashkimin e trojeve shqiptare e autorizon ish-kryetarin e saj Shpëtim Drinin (Ruzhdi Saramatin), për të biseduar me krye­tarin e UNIKOMB-it - Halil Alidemën. Takimet u mbajtën në zyrën e UNIKOMB-it në Prishtinë. U morëm vesh që Organizata KK­SHBT, të vepronte në kushte ilegaliteti, ndërsa UNIKOMB,veç ish­te parti që vepronte legalisht në Kosovë, por përndiqej nga push­tuesi jugosllavo-serb. Në muajin korrik u mbajt një takim në kushte ilegaliteti po në Prishtinë. Meqë këto dy organizata kishin për synim zgjidhjen e çështjes kombëtare përmes kryengritjes së armatosur, ndaj dhe kordinuan bashkëveprimet. U bë marrëveshja që UNI­KOMB-i të ishte krahu politik i KKSHBT-së, organizatë kjo që kishte kaluar në Lëvizje Guerile “SHQIPET E LIRISË”, ku Ruzhdiu tashmë ishte komandant i kësaj Lëvizje ushtarake.  Cituar nga www.pashtriku.org.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref10|'''[10]''']] Daim Hiseni, Shtabi Operativ “UNIKOMB” Tiranë (Veprimtaria dhe shtrirja në Maqedoni), Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, nr. XXI, Prishtinë, 2014, f. 276.
 
 
'''Referendumi gjithëshqiptar'''
 
 
 
Mr. Halil Alidema, përkatësisht Partia e Unitetit Kom­bëtar Shqiptar, që në fillimet e veprimtarisë politike, dësh­moi se skena jonë do të dinamizohej. Kështu, nismat e para politike, ishin në frymën e bashkimit mbarëkombëtar, jo ve­tëm sa i përket shtrirjes së saj. Ndër aksionet e para ishte edhe ideja për organizimin e një referendumi gjithëshqiptar, nëpërmjet të cilit populli shqiptar, i hapësirës etnike të mbe­tur nën ish-Jugosllavinë, që thënë të vërtetën po shpërbëhej në mënyrë dramatike, do ta deklaronte vullnetin e tij politik për të krijuar subjektivitetin e pavarur dhe sovran shtetëror, duke i hapur rrugë kështu edhe procesit të bashkimit me shtetin amë. Dokumenti Projekti i programit për referendum, i datës 12 korrik 1991, është i përgatitur nga Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar dhe i nënshkruar nga kryetari Halil Ali­dema. Dokumenti në fjalë përbëhet nga shtatë faqe tekst prej të cilave njëra, faqja e parë, është preambula e tij. Ky tekst hyrës është i shkruar me shkronja të mëdha dhe me rreshta të rrallë. Në të shpjegohet platforma programore e projekt­programit për referendum dhe qëllimi i saj.
 
Natyrisht fjala është për një draft që ishte menduar të diskutohej ndërmjet partive politike shqiptare në ish-Jugo­sllavi me qëllim që bashkërisht të organizohej referendumi për deklarim demokratik të shqiptarëve lidhur me të ardh­men e tyre. Edhe pse qartazi kishte parti më të mëdha, më të organizuara dhe me një moshë më të madhe të ekzistimit, ishte pikërisht Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar, e cila ki­shte dy-tre muaj jetë, që po e fillonte një iniciativë të tillë. Ky fakt e vë në pah edhe më shumë rolin që Halil Alidema e kishte si individ dhe si themelues i Partisë për lansimin e kë­saj ideje. Në të vërtetë, kjo nismë vjen në kohën kur kombet e tjera të ish-Jugosllavisë, të cilat kishin vendosur ta brak­tisnin këtë kreaturë artificiale dhe poligon të hegje­mo­nisë serbe, kishin organizuar referendumet dhe e kishin bërë të njohur vullnetin e tyre politik për të jetësuar pava­rësinë e tyre. Ndër shqiptarët e Jugosllavisë së atëhershme mbizotë­ronte njëfarë pritjeje krejtësisht e paarsyeshme. Edhe pse një gjë e tillë nuk ndodhi, duhet thënë se organizimi i refe­ren­dumit për pavarësinë e Republikës së Kosovës, organizuar nga 26 deri më 30 shtator 1991, u bë, përveç tjerash, edhe nën nxitjen e kësaj nisme. Merret vesh nisma e Partisë së Uni­tetit Kombëtar Shqiptar, përkatësisht e kreut të saj, u realizua me dy mungesa të konsiderueshme. Së pari, refere­ndu­mi u vonua për disa muaj në një periudhë zhvillimesh dramatike, kur raportet ndryshonin edhe brenda javësh; dhe, së dyti, referendumi u mbajt vetëm për Kosovën, duke lënë anash deklarimin e shqiptarëve të njësive të tjera federative, me çka faktori politik shqiptar e rrëgjoi çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi në çështje të Kosovës. Para se ta diskutojmë për­­mbajtjen e tekstit të Projektprogramit për referendum, fillimisht do ta japim tekstin e preambulës së këtij doku­me­nti.
 
 
'''“PROJEKTPROGRAMIT PËR REFERENDUM'''
 
 
PARTIA E UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR E BINDUR SE ME PLATFORMËN PROGRAMORE, SUB­LI­MON ASPIRATAT POLITIKE TË TË GJITHA SUB­JEKTEVE POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË TROJET ETNIKE NËN ISH-JUGOSLLAVI, FTON PËR UNITET IDESH E VEPRIMESH TË GJITHA PARTITË POLITIKE SHQIPTARE DHE ASOCIACIONET E TJERA, PËR TË SHQYRTUAR KËTË PROJEKT NË LIDHJE ME OR­GANIZIMIN E R E F E R E N D U M I T  G J I T H Ë S H Q I P T A R  PËRMES TË CILI POPULLI SHQIPTAR NË TROJET E VETA ETNIKE NË HA­PË­SI­RËN E ISH-JUGOSLLAVISË I CILI JETON NË MËNY­RË HOMO­GJENE DHE KOMPAKTE, TË DEK­LA­RO­HET PËR RE­FERENDUM GJITHËSHQIPTAR, PËR VETË­VEN­DOS­JE QË TË FITOJË LEGJI­TI­MI­TE­TIN PËR FOR­MI­MIN E SUBJEKTIVITETIT SHTETËROR TË PAVARUR DHE SOVRAN SI RRUGË E NJË PRO­CESI PËR BASH­KIMIN ME SHTETIN AMË
 
 
PRISHTINË, më 12 korrik 1991.”[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftn1|'''[1]''']]
 
 
Faksimilja e Projektprogramit për Referendum
 
 
Fillimisht Kryesia e Partisë së Unitetit Kombëtar Shqi­ptar do të konstatojë faktin se Jugosllavia ishte në pro­ces të përshpejtuar të shpërbërjes dhe se shumica e popujve të atij shteti tashmë ishin përcaktuar për të ardhmen e tyre. Pa e realizuar këtë të drejtë kishin mbetur vetëm shqiptarët. Më tej çështjen e fatit të Jugosllavisë (ekzistimit a mosek­zistimit të saj) kjo parti e konsideronte çështje të vetë po­pujve sllavë në të cilën shqiptarët nuk kishin fare pse të implikoheshin. Prandaj, për daljen nga kjo situatë, “Kryesia e Partisë së Uni­tetit Kombëtar Shqiptar mendon se përmes zbatimit të Referendumit, populli shqiptar i ish-Jugosllavisë duhet të vetëvendosë jo vetëm për shpalljen e pavarësisë dhe vetë­vendosjes, por edhe për bashkimin me vendin amë. Kup­to­het se me një akt të tillë, nuk eliminohet ekzistimi i Repu­blikës së Kosovës, e cila aplikimin e këtij akti historik mund ta shpejtojë. Të veprohet ndryshe në këto momente vendi­mtare dhe tejet tragjike për popullin tonë, kur për çdo ditë shqiptarët vriten dhe torturohen në çdo skutë të ish-Jugo­sllavisë, e veçanërisht në Kosovë dhe kur nuk funksio­non asnjë institucion ekonomiko-shoqëror, kulturor arsimor dhe shpirtëror, procesi elementar ka të bëjë me zhvillimin e përgjithshëm të popullit shqiptar, do të ishte tradhti ndaj ndërgjegjes së përgjithshme kombëtare.”[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftn2|'''[2]''']]
 
Realizimi i Referendumit, sipas Partisë së Unitetit Ko­mbëtar Shqiptar, do të mbështetej në një varg argumentesh, sikundër janë ato: etnike, politike, ekonomike, juridike dhe gjeo­grafike. Bazuar në këto argumente projektprogrami ësh­të konceptuar në dhjetë pika që përfshijnë aspekte his­to­rike, demografike, demokratike, parimore etj. Pasi që qartësohet dimensionin historik i lindjes së çështjes shqiptare, nëpër­mjet përmbushjes së apetiteve të shteteve fqinje, të formuara në konferencat ndërkombëtare në frymën e politikës pan­sllaviste, pozita kolonialiste e trojeve shqiptare pavarësisht se nën cilin etnitet të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë ndodheshin, konstatohet se një zgjidhje e çë­shtjes shqiptare do të thoshte stabilitet për Ballkanin për­gjithësisht. Në pikën e 9 të Projektprogramit për referen­dumin konstatohet: “Bashkimi i popullit shqiptar të ish-Ju­go­sllavisë me vendin amë, nga Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar konsiderohet si zgjidhja e përhershme dhe e për­gjithshme e çështjes shqiptare. Veç asaj, vetëm në këtë më­nyrë do të eliminoheshin të gjitha padrejtësitë që popullit shqi­ptar iu bënë nga qeveritë sllave e në veçanti nga politika hegjemoniste serbomadhe. Kjo njëherit duhet kuptuar si çlirim i popullit shqiptar të ish-Jugosllavisë nga pozita ko­loniale, ndërsa liria e shqiptarëve do t’i çlironte popujt sllavë (serb, maqedonas dhe malazias) nga përgjegjësia e pa­drej­tësive të shumta që kanë bërë dhe po bëjnë ndaj popullsisë shqiptare. Mbrojtja e tillë e këtij principi ka të bëjë me lirinë, pasurinë dhe lumturinë e popullit shqiptar, i cili vetëm i bashkuar mund t’i realizojë këto ideale! Do të përfundonim me konstatimin se bashkimi i popullit shqiptar është proces i natyrshëm dhe i domosdoshëm, ligjshmëri historike e cila më kurrë nuk do të kthehet mbrapa.”[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftn3|'''[3]''']]
 
Ideja e organizimit të një referendumi gjithëshqiptar, duke nënkuptuar me këtë hapësirën etnike të mbetur në ish-Jugosllavi, me qëllim përfundimtar bashkimin me shtetin amë – Shqipërinë, ishte veprim i guximshëm i shpërfaqjes së opsionit optimal, i cili fatkeqësisht atëbotë kishte filluar të rrëgjohej në opsione dhe kalkulime politike deri minimaliste autonomiste. Natyrisht një hap i tillë bartte në vete edhe rre­zikun e ndërhyrjes brutale të elementit sllav, republikave ju­gore të Federatës, që ende ishin të lidhura me idenë e ju­go­sllavizmit dhe në mënyrë të veçantë ishin gati të vepro­nin kundër elementit shqiptar në secilin variant të rirre­gu­llimit shtetëror.
 
Mirëpo, realizimi i këtij referendumi nëpër­mjet anga­zhimit të të gjitha subjekteve politike të ish-Jugo­sllavisë, do të thoshte fuqizim politik i pozitës së shqip­ta­rë­ve, të cilët për­bënin kombin e tretë në federatën shumë­ko­mbëshe. Mun­gesa e gatishmërisë për të mbështetur projektin e Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, përkatësisht idetë bashkuese të Halil Alidemës, do të dëshmoheshin shumë shpejt nëpërmjet organizimit të referendumit vetëm për Ko­sovën me çka u pjesëzua vullneti i përbashkët i shqiptarëve, të cilët, ndonëse nën pushtim, deri atëherë, të paktën kishin jetuar në një shtet të përbashkët. Marrë parasysh kontekstin shoqëror, politik, ekonomik e ushtarak, klimën e trazuar e luftënxitëse që krye­sisht buronte nga politika hegjemoniste serbe e kohës, gjithsesi nuk ishte e mundur të pritej që vullneti politik i shqiptarëve për të përbërë një tërësi që do të bashkohej natyrshëm me shtetin amë të realizohej, por gjith­sesi hapja e këtij opsioni do ta tregonte, në sy të faktorit ndërkombëtar, vendosmërinë e kësaj pjese të kombit për të qenë e lirë. Tërheqja nga njësia e përbashkët etnike dhe mby­llja brenda kufijve administrativë të ish-njësive fede­ra­tive, e defak­to­ri­zoi ndjeshëm pozitën e shqiptarëve. Kjo gjendje fatkeqësisht mbeti e tillë deri në shpërfaqjen e ve­ndosmërisë për ta fituar lirinë me çdo çmim, ndërsa çështja shqiptare përgjithnjë u shndërrua në çështje të Kosovës dhe çështje të pakicave ko­mbëtare shqiptare në republikat përkatëse të Maqedonisë, Serbisë dhe të Malit të Zi. Gjith­sesi duhet theksuar se kishte edhe zëra të tjerë, ndonëse të paktë, që shprehnin shqe­të­si­min e madh lidhur me degra­dimin e pozitës politike, shoqë­rore, ekonomike e kulturore të shqiptarëve, duke dhënë edhe “kontributin” tonë në këtë drejtim. Akademik Rexhep Qos­ja, krahas UNIKOMB-it, bë­nte pjesë ndër ata pak intelek­tu­alë që tërhiqnin vërejtjen për procesin e degradimit të madh të çështjes shqiptare. Në Kuvendin e Intelektualëve Shqi­p­tarë, mbajtur më 8.V.1992, në fjalën hyrëse, të titulluar “Çështja shqiptare dhe shpër­bërja e Jugosllavisë”, Qosja shpre­hej kështu lidhur me pje­së­zimin e çështjes shqiptare: “Kemi lejuar që çështjen e madhe shqiptare në ish Ju­gosllavinë si çështje të rreth 3 milionë ve­tëve ta thyejmë në disa çështje shqiptare të re­pu­blikave jugosllave, duke mos mbajtur kujdes se ashtu mund t’i kri­joj­më “legjitimitet” ri­ndarjes së popullit shqiptar dhe të tro­jeve të tij në tri shtete të pavarura dh sovrane, të krijuara mbi gërmadhat e Jugo­sllavisë.”[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftn4|'''[4]''']]
 
Megjithatë, roli i Halil Alidemës, si drejtues i një sub­jekti politik, në hartimin e Projektprogramit për referendum, ishte parësor. Janë idetë e tij në këtë dokument shtatëfaqesh, argumentet që ai i kishte nxjerrë gjithandej në veprimtarinë e tij politike, diplomatike, shkencore, publicistike etj., sipas të cilave shqiptarët duhej ta gëzonin, sikundër edhe kombet e tjera, të drejtën për të jetuar të lirë dhe të bashkuar në një shtet të përbashkët kombëtar. Edhe pse, sikurse u tha, ide të tilla shfaqte edhe ndonjë personalitet politik a intelektual i kohës, duhet thënë se këto ide nuk ishin thjesht vetëm pikë­pamje ose dëshira të Halil Alidemës, ngase ai kishte edhe një vizion të qartë se si do të mund të arrihej një synim i tillë. Shtrirja e strukturave partiake gjithandej trojeve shqip­tare, anëtarësimi masiv, i cili kishte rezultuar me partinë e dytë më masive shqiptare të kësaj hapësire, ishte një shpresë e ruajtjes së unitetit kombëtar, por edhe e realizimit të pro­jek­tit për një të ardhme të përbashkët.
 
'''                         '''
 
<br />
----[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftnref1|'''[1]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Projektprogrami për refe­ren­dum.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftnref2|'''[2]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Projektprogrami për re­feren­dum, f. 2.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftnref3|'''[3]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Projektprogrami për refere­ndum, f. 7.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Referendumi Gjithshqiptar.docx#%20ftnref4|'''[4]''']] Rexhep Qosja, “Strategjia e bashkimit shqiptar”, cituar sipas vëlli­mit XXIV të kompletit të veprës së Akademik Rexhep Qosjes, botoi Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, f. 385.
 
 
'''Programi unik i politikës shqiptare'''
 
 
 
Filozofia politike e Halil Alidemës, e projektuar në pro­gramin e Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, ka si emërues të përbashkët bashkimin e potencialit kombëtar për të ndërtuar një atë ardhme kombëtare të përbashkët, të ba­zuar mbi synimet historike për të ruajtur njësinë kombëtare dhe në vullnetin politik, për ta jetësuar atë në suaza të një shteti të përbashkët shqiptar. Ishte thellësisht i vetëdijshëm se krijimi i më shumë çështjeve shqiptare në Ballkan do të thoshte dobësim i përgjithshëm i saj si tërësi, por edhe i secilës prej tyre veç e veç. Prandaj, siç do ta shohim, Halili nuk pushoi së kërkuari forma të reja të ruajtjes së frymës së unitetit dhe të funksionalizimit të potencialeve të gjithëm­barshme shqiptare. Fillimisht kishte provuar që ta jetësonte idenë për një referendum mbarëshqiptar, që do të përfshinte të gjitha trojet etnike nën Jugosllavinë e atëhershme, në të cilin shqiptarët me vullnetin e tyre politik do të deklaro­heshin në mënyrë demokratike për bashkimin me shtetin amë – Republikën e Shqipërisë. Organizimi i një referen­dumi mbarëshqiptar (kupto shqiptarët e ish-Jugosllavisë) nuk ishte ndonjë precedent, ngaqë ngjashëm kishin vepruar të gjitha kombet që deshën të dilnin nga kreatura federale atëbotë. Fatkeqësisht, në vend të një referendumi gjithë­për­fshirës, shqiptarët organizuan disa sish, duke e respektuar ndarjen administrative-republikane të shtetit të kohës, me çka i ulën ndjeshëm kërkesat e drejta politike si komb që deri atëherë, megjithatë, jetonte brenda një shteti unik. Rezultatet dihen. Të gjithë popujt sllavë e fituan, në një farë mënyre, lirinë e tyre dhe vetëm shqiptarët u ndanë si hu­m­bës, pasi që edhe ato pak të drejta që i patën iu nëpërkëmbën rëndë. Gjendjen e bënte edhe më të padurueshme fakti se tanimë nuk ishin pjesë e një shteti të përbashkët, por të push­tuar e të ndarë me kufij në disa shtete dhe me pamundësi të komunikimit nor­mal. Kosova, piemonti i të gjithë shqip­tarëve të Jugo­slla­visë, vendi ku shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit (por edhe ata të Preshevës, Bujanocit dhe Med­ve­gjës) gjenin mbështetjen, vendi ku shkolloheshin dhe shijo­nin sado-kudo një pjesë të lirisë, tanimë ishte matanë kufirit dhe mbi të gjitha në një robëri klasike. Pamundësimi i funksionimit si një tërësi shqi­p­tarëve u shkaktoi vështirësi të mëdha në të gjitha drejtimet dhe këtë fakt e theksonte dhe e ritheksonte në mënyrë të pandërprerë Halil Alidema. Pasi referendumi mbarëshqiptar nuk u realizua, shpresat u orien­tuan drejt Këshillit Koordi­nues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi.
 
Megjithatë, vonesat e shqiptarëve nga njëra anë dhe angazhimi i kombeve të ish-Jugosllavisë në anën tjetër ki­shin krijuar një realitet aspak të favorshëm për kombin më të copëtuar të Ballkanit. Nisur nga ky fakt kërkohej një zgji­dhje e afërt e çështjes kombëtare, duke njohur veçantitë e secilës prej hapësirave etnike të mbetura jashtë shtetit amë. Kështu, ishte propozuar që pjesë e këtij dokumenti të ishin edhe këto kërkesa: Kosova të njihej si shtet i pavarur sovran dhe me subjektivitet ndërkombëtar, shqiptarëve të Maqe­donisë t’iu njihej statusi i kombit shtetformues, shqiptarëve në Mal të Zi statusi special ose autonomia, shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’iu njihej autonomia ose bashkimi me Kosovën, ndërsa shqiptarëve të Çamërisë e drejta e riatdhesimit dhe e kthimit të pronave. Pak a shumë në suaza të këtyre kërkesave vijon të zhvillohet edhe politika e sotme shqiptare, por duhet thënë se ende asnjëra prej tyre nuk është realizuar në tërësi. Gjithsesi, sipas programit që mban vulën e ideve të këtij veprimtari, zgjidhja përfundim­tare do të ishte një hap përtej këtyre arritjeve të veçanta dhe do të nënkuptonte faktin se: “Në planin strategjik programi politik unik shqiptar përfshin aspiratën për bashkimin e kombit. Kjo do të ishte etapa e fundit e zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare”.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|[1]]]
 
Disa prej takimeve të mbajtura, kryesisht tryeza po­litike, të cilat asnjëherë nuk arritën të shndërroheshin në një kuvend të mirëfilltë mbarëkombëtar, ishin bërë me këmbë­nguljen e UNIKOMB-it si forcë politike integriste në botën shqiptare. Dy nga këto tryeza ishin mbajtur në Maqedoni dhe e fundit ishte mbajtur më 29 dhe 30 mars të vitit 1993, në të cilën Halil Alidema i kishte ftuar të merrnin pjesë dy personalitet që kishin mbështetjen më të madhe ndër poli­ti­kanët shqiptarë të kohës, përkatësisht presidentin e Repu­blikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe atë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.
 
Megjithatë, tryeza e partive dhe asociacioneve poli­tike, e cila u mblodh më 23 dhe 24 nëntor 1992 (në vigjilje të 80-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë), në Tetovë, dëshmoi qartazi se ideja e bashkimit kombëtar nuk po shihej si opsion nga partitë më të mëdha politike, të cilat më shumë ishin të preokupuara me qëndrimin ose ardhjen në pushtet. Merret vesh ato tashmë, në të shumtën, ishin bërë pjesë e agjendave të diplomacisë evropiane e botërore, e cila çështjen shqiptare e kundronte si çështje minoriteti dhe e të drejtave njerëzore. Pasi që në këtë shqyrtim nuk e kemi për objektiv çështjen e rreshtimit të faktorit politik shqiptar në raport me programin për çlirim dhe bashkim kombëtar, do të fokusohemi më tepër te roli i mr. Halil Alidemës në këtë tryezë politike. E gjithë kjo është e mundur duke u ba­zuar në një deklaratë që u nënshkrua si dokument i Trye­zës së 23 dhe 24 nëntorit 1992, në të cilën, krahas qëndri­me­ve politike, janë nënshkruar edhe pjesëmarrësit e saj, sikurse edhe subjektet që i përfaqësonin aty. Natyrisht forca krye­sore organizative e këtij aktiviteti ishte UNIKOMB-i dhe kreu i saj, mr. Halil Alidema, i cili është edhe nën­shkruesi i parë i deklaratës, për të vijuar me subjektet, për­faqësuesit dhe cilësinë e tyre të pjesëmarrjes, si në vijim:
 
- Kryetari i Partisë Demokratike Popullore, Iljaz Ha­limi;
 
- Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri;
 
- Luan Hajdaraga, deputet i Partisë Socialiste;
 
- Moikom Zeqo, deputet i Partisë Socialiste;
 
- Dr. Nasi Bozheku, kryetar i Partisë Ekologjike;
 
- Milaim Kadriu, kryetar i Partisë Popullore Shqiptare, Prishtinë;
 
- Daut Maloku, kryetar i Partisë Shqiptare të të Gjel­bërve, Prishtinë;
 
- Lufter Xhuveli, kryetar i Partisë Agrare Shqiptare;
 
- Muhamet Mehmeti, kryetar i Klubit Demokratik Shqi­­ptar, Prishtinë;
 
- Xhemil Frashëri, nga Komitetit Kombëtar i Vete­ranëve dhe Invalidëve te LANÇ të Popullit Shqiptar etj.[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']]
 
Janë gjithsej 29 nënshkrues të kësaj deklarate, një pjesë e të cilëve ishin edhe nga subjektet e lartpërmendura, pra në rastet kur nga i njëjti subjekt politik apo organizatë kishte më shumë se një përfaqësues, ose nga subjekte me relevancë më të vogël politike, por ka mes tyre edhe që ishte e mundur të lexoheshin me një saktësi të duhur.
 
Sidoqoftë, esenciale në planin politik është deklarata e miratuar, e cila është e daktilografuar në tri faqe, ndërsa që­ndrimet e saja (opsionet bazë) janë konceptuar në pesë pika. Në fillim përshkruhet karakteri demokratik i kësaj tryeze (vetë fakti se ishte emërtuar si e rrumbullakët parakuptonte barabarësinë e të gjithë pjesëmarrësve), ndërsa çështja shqi­p­tare, si çështje e pazgjidhur kombëtare në Evropë, ishte fokusi i kësaj tryeze. Në frymën e ndryshimeve të mëdha, ku potencohet rënia e komunizmit, kërkohet një zgjidhje po­litike e demokratike e çështjes shqiptare. Përveç konsta­ti­mit të çështjes themelore të shqiptarëve dhe rrugëve të zgjidhjes së saj, tryeza theksoi edhe vullnetin e pjesë­ma­rrësve lidhur me shtetin shqiptar dhe zhvillimet rreth tij.
 
Në njërin nga pasuset hyrëse lidhur me këtë çështje konstatohet: “Tryeza e rrumbullakët shprehu vullnetin e pa­tundur për mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit shqiptar më­më, për zhvillimin e demokracisë pluraliste në Shqipëri, për funksionimin e shtetit juridik shqiptar, për zhvillimin e eko­nomisë së tregut, për zhvillimin dhe përparimin e gjith­anshëm të Shqipërisë, me qëllim që të ecet drejt niveleve të zhvillimit të vendeve të përparuara, për përfshirjen e saj në rrjedhat integruese bashkëkohore evropiane dhe botërore.”[[Wikipedia shqip#%20ftn3|[3]]]
 
Duke e konsideruar si të domosdoshëm unitetin mba­rë­kombëtar, por edhe arritjen e tij në një frymë konstruktive, deklarata identifikonte opsionet bazë për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Pavarësisht se këto qëndrime politike janë fryt i punës dyditore të një forumi të partive e të asociacioneve politike nga hapësira të ndryshme shqiptare, njohësit e me­ndimit politik qartazi do të mund të identifikojnë idetë e Halil Alidemës, të cilat deri atëherë ai i kishte proklamuar gjithandej. Pra, esenca e gjithë këtij dokumenti është ideja fuqi në jetën e shqiptarëve – ideja e bashkimit kombëtar, ve­tëm realizimi i së cilës shënon zgjidhjen e drejtë të çësh­tjes shqiptare.
 
Teksti i kërkesave të Deklaratës së dalë nga Tryeza së rrumbullakët e partive dhe asociacioneve politike, të mble­dhura në Tetovë më 23 dhe 24 nëntor 1992, është si vijon:
 
“1. Në situatën aktuale, kur era e demokracisë dhe rrë­zimi i diktaturave komuniste bën të mundur pluralizmin politik, dhe në këtë aspekt ridimensionimin e çështjes ko­m­bë­tare para subjekteve politike dhe asociacioneve shoqë­rore mbarëshqiptare shtrohet detyra e konkretizimit të për­pjek­jeve që synojnë bashkimin gjithëkombëtar. Nga ana tjetër situata tepër e ndërlikuar dhe komplekse në rajonin e Ball­kanit paraqet një seri rreziqesh reale që i kërcënohen kombit shqiptar dhe zgjidhjes demokratike të çështjes së tij. Pra, është një imperativ dhe apel i jashtëzakonshëm i kohës për të gjitha subjektet politike dhe popullit shqiptar që në kush­tet e reja ndërkombëtare të formulohen parimet e një pro­grami realist për realizimin e synimeve natyrore dhe sheku­llore për bashkimin tonë kombëtar.
 
Ky program i kompletuar me argumentime të paku­ndër­shtueshme politike dhe historike të jetë kodi mbarë­ko­mbëtar për të tëra subjektet politike shtetërore dhe shqiptare, për të gjitha forcat krijuese të kombit shqiptar. Ky kod është alternativa e pranuar dhe e përbashkët e të gjitha subjekteve politike dhe shoqërore shqiptare dhe shprehje e unitetit të tij shpirtëror.
 
2. Bartës të krijimit të një programi unik politik kom­bëtar, duhet të jenë të gjitha subjektet politike dhe shoqërore të mbarë kombit, personalitetet krijuese intelektuale shqi­p­tare. Si rrjedhim thirrja e një kuvendi gjithëkombëtar shqip­tar është e domosdoshme të bëhet sa më shpejt, me qëllim që ai të përcaktojë programin unik të kombit.
 
3. Ndonëse çështja shqiptare është në radhë të parë çështje e vetë kombit tonë, zgjidhja e saj është e lidhur pa­tjetër me mirëkuptimin dhe përkrahjen prej kombeve e shte­teve ballkanike dhe evropiane si dhe të bashkësisë botë­rore dhe të forumeve ndërkombëtare.
 
Prandaj me të drejtë populli shqiptar pret dhe beson se këto synime të tij të ligjshme do të gjejnë këtë përkrahje dhe mirëkuptim, që me metoda politike paqësore nëpërmjet një rruge të qartë të mundësohet realizimi i zgjidhjes së çështjes së kombit shqiptar.
 
4. Plotësimi i kërkesave aktuale të drejta të popullit shqiptar të Kosovës për Republikën e Pavarur, të popullit shqi­ptar në Maqedoni si popull shtetformues e të shqip­ta­rëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe zgjidhja e drejtë e kërkesave të ligjshme të popullsisë çame që jeton në trojet e tyre etnike ësh­të pjesa e pandashme e çështjes shqiptare dhe e bash­kimit të tij.
 
5. Tubimi i Tetovës vlerëson se forcimi i unitetit të mbarë kombit duke u ngritur mbi pagesat e ndryshme, është parakusht për bashkimin kombëtar. Ky unitet kombëtar ësh­të demokratik dhe civilizues, është një emancipim politik dhe shpirtëror i kombit shqiptar.
 
Në këto kohëra të rrezikshme për fatin e popullit shqiptar i apelojmë të gjithë shqiptarëve dhe miqve të popu­llit tonë kudo që janë, që të mos kursejnë asgjë, sot më shu­më se kurrë, që të kontribuojmë me të gjitha mjetet dhe potencialet e kombit tonë për zgjidhjen e çështjes sonë të bashkimit kombëtar.”[[Wikipedia shqip#%20ftn4|'''[4]''']]
 
Ndonëse një tekst i shkurtër, mund të thuhet me plot gojën se kjo deklaratë adreson së pari kontekstin ndërko­m­bë­tar e rajonal të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, pastaj identifikon faktorin shqiptar dhe nevojën për bashki­min e tij rreth një programi politik unik, gjetjen e mbë­sh­te­tjes për të realizuar synimet e ligjshme kombëtare, zgjidhjet e mundshme e reale për shqiptarët që, si rezultat i ndry­shimeve në hartën e Ballkanit, u ndodhën në kontekste të ndryshme politike, përkatësisht si pjesë e shteteve të reja në këtë hapësirë evropiane. Duhet thënë se shumica e objek­tivave të kësaj deklarate janë realizuar, ose janë në proces të përmbushjes së tyre. Ky forum dhe mr. Halil Alidema, si ini­ciator dhe prijës i procesit të bashkimit të potencialeve kombëtare, u treguan vizionarë, por edhe vlerësues objektiv të pozitës së kombit shqiptar dhe të mundësive e të rrugëve të zgjidhjes së saj. Nëse këto ide do të ishin miratuar nga mba­rë faktori politik shqiptar, nëse do të ishte mbajtur Kuvendi i Bashkimit Kombëtar që këto ide do t’i kthente në një program mbarëkombëtar, me siguri edhe rrugëtimi ynë drejt objektivave programorë do të ishte më i shpejtë, zgji­dhjet më të qëndrueshme dhe niveli i zhvillimit në mbarë hapësirën tonë etnike do të shënonte nivele arritjesh të tjera.
 
 
 
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Arkivi i Kosovës, Dosja e Halil Alidemës, Projekt-teza për një pro­gram, unik shqiptar që do të miratojë kuvendi mbarëkombëtar, f. 5.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Deklaratë e tryezës së rru­mbullakët të partive dhe asociacioneve politike, të mbledhura në Tetovë më 23 dhe 24 nëntor 1992, f. 3-6.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Po aty, f. 1.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|[4]]] Po aty, f. 2-3.
 
 
'''Kuvendi i Bashkimit Kombëtar'''
 
 
 
Megjithëse shumë nga nismat e Halil Alidemës ishin të nevojshme për kohën, shumë shpejt klasa politike do t’i mënjanonte ato, si të parakohshme, ose madje edhe si nisma që u kishte kaluar koha. Me një fjalë, referendumi mbarë­shqiptar dhe funksionalizimi i Këshillit Koordinues i Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, u pamundësuan dhe më nuk mund të quheshin si objektiva dhe mekanizma  politikë për të mbajtur gjallë çështjen shqiptare. Halil Alidema dhe një numër i paktë i veprimtarëve politikë e intelektualëve po kërkonin forma të reja të krijimit të një mekanizmi gjithë­shqiptar që do të vepronte në ato rrethana aspak të volitshme për kombin shqiptar. Këtë veçmas e impononin zhvillimet dramatike dhe tragjike që vinin në Ballkan si rezultat i he­gje­monisë sllavo-ortodokse serbe dhe veçmas të asaj serbe. Luftërat në veri të Ballkanit ishin një sinjal shqetësues për të që realisht pritej të ndodhte edhe në hapësirën etnike shqip­tare. Nisur nga kjo gjendje e rëndë dhe e pa­perspek­tivë, Ha­lil Alidema punoi shumë për organizimin e një Kuvendi Mbarëkombëtar, në të cilin do të përvijoheshin linjat krye­sore të orientimeve politike shqiptare, duke marrë parasysh interesat më të ngutshme të secilës pjesë të hapë­sirës sonë etnike. Si njeri i veprimit, ai nuk ngurroi që të hartonte edhe projekt-tezat e një kuvendi të tillë. Në dosjet e Fondit të Halil Alidemës, të ruajtura në Arkivin e Kosovës, gjendet një kopje e tezave të këtij programi politik, të titulluar “PROJEKT-TEZA PËR NJË PROGRAM PO­LI­TIK UNIK SHQIPTAR QË DO TË MIRATOJË KUVEN­DI MBARË­KOMBËTAR”.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] Dokumenti përbëhet nga shta­të faqe, nga të cilat njëra është ballina e tij me titullin e për­mendur dhe vendin e datën e hartimit (Tiranë, më 15 shkurt 1993), ndër­sa të tjerat përmbajnë tekstin e këtij pro­grami. Me shkrim dore në krye të ballinës është shkruar emri Halil Alidema. Do të thosha se më shumë se sa ky emër i shkruar, autorë­sinë e dëshmojnë vetë konceptet politike të Halil Alidemës, të cilat shfaqen gjithandej në shkri­met e tij, por edhe në angazhimet e tij politike të asoko­h­shme. Një dëshmi shtesë në këtë drejtim është edhe një letër e Halilit drejtuar presidentit të asokoh­shme të Shqi­përisë, Sali Berisha, në të cilën, Berishën bash­kë me Ibrahim Rugovën, i ftonte që të ishin në krye të këtij aktiviteti të ba­shkimit të potencialeve të kombit. Duke pasur për qëllim suksesin e takimit të partive politike shqiptare, Halil Ali­dema mban qëndrim konstruktiv, afrues dhe bash­këpunues për interes të çështjes mbarë­ko­mbë­tare, përveçse duke ua ofruar kryet e vendit edhe mu­ndësinë që komisioni organi­zues i tryezës (në këtë ftesë aktiviteti quhet tryezë dhe jo kuvend sikurse del në dokume­ntin e projekt-tezave) të plo­tësohej me njerëz që do të re­komandoheshin nga Berisha. Kjo shkresë i ishte adresuar Sali Berishës vetëm pak ditë pas hartimit të projekt-tezave, përkatësisht më 26 shkurt të vitit 1993. Në vijim po e japim tekstin hyrës të saj: “I nderuari zoti President,
 
Si përfaqësuesi më i lartë i Shqipërisë Demokratike dhe simbol bashkëkohor i unitetit të kombit, dëshirojmë t’ju kemi në krye të tryezës së rrumbullakët të të gjitha partive politike shqiptare me qëllim që tubime të tilla të mos mbesin në duart e të pamerituarve dhe të mediokrëve.
 
Këtë dëshirë e shprehim unë dhe Kryesia e Unikombit të Kosovës me bindjen se pa pjesëmarrjen Tuaj të nderuar dhe pa ndihmesën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe të zotit Rugova e të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk mund të shtrohet e të konkretizohet asgjë politike e dip­lomatike për çështjen mbarëkombëtare që ndodhet sot në hapësirën e Ballkanit.
 
Siç e dini deri tani janë zhvilluar dy tryeza në Tetovë. Ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë poli­tike, shoqatat, klubet dhe asociacionet nga Shqipëria, Ko­sova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva etj. dhe nga dia­s­pora. Tryeza e tretë është menduar të mbahet në Tiranë në gjys­mën e muajit mars 1993. Është formuar komisioni që bën përgatitjen e tryezës. Mendoj se komisioni duhet plotë­suar me njerëz të merituar, që do t’i rekomandoni Ju. Njëko­hësisht kështu mendoj se do ta merrni situatën në dorë Ju dhe kemi besim të plotë se do ta fitonim betejën e fundit ndaj dallkaukëve dhe zhurmaxhinjve.”[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']]
 
Është shumë e kuptueshme se, pas fitores në zgjedhjet e vitit 1992, klasa e re politike, përkatësisht Sali Berisha si lider dhe Partia Demokratike si forcë atëbotë me dominim të qartë politik, paraqisnin opsionin e shpresës në qeverisjen e Republikës së Shqipërisë, rrjedhimisht edhe të një shprese për fatin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të saj. Naty­risht që edhe Halil Alidema mendonte se po vinin ditë më të mira dhe ishte krejt normale të shpresonte se personaliteti, që e bëri kthesën në ndryshimin e qeverisjes në Shqipëri, do të ishte në gjendje të ndikonte edhe në rrjedhat mbarë­ko­mbëtare shqiptare. Duke e vijuar komunikimin me dy pyetje retorike, me një adresim dinjitoz, Halil Alidema shpreh bi­ndjen se një hap i tillë i përmasës mbarëkombëtare nuk ishte e mundur të bëhej pa Presidentin e Shqipërisë në krye. Kra­has Sali Berishës, ai potencon edhe rolin që duhej ta kishte Ibrahim Rugova në këtë proces, si dy personalitete më të fuqishme të botës shqiptare atëkohë, duke shprehur keqar­dhjen pse kjo nismë nuk buronte pikërisht nga këto per­sonalitete që do të duhej të mbështeteshin edhe nga fi­gu­ra të besueshme kombëtare.
 
“I nderuari zoti President Berisha, kush më mirë se ju, që drejtuat dhe frymëzuat popullin për fitoren e Demo­kra­ci­së, do ta kryesonte një takim të tillë politik mbarëkombëtar? A nuk ka ardhur koha që ta bëni këtë hap historik? Atje do të diskutohet për problemet e popullit shqiptar në atë mënyrë që e nesërmja të jetë më e mirë. Dhe të gjithë mendojmë se pa Ju kjo sot nuk mund të bëhet. Pjesëmarrja juaj dhe e të gjithë të merituarve është e domosdoshme dhe imperativ i kohës. Për këtë mund të renditen shumë argumente, por një Presidenti nuk duhet t’i flasësh gjatë e t’i bësh moralizime.
 
Fatkeqësisht, kjo nismë, që do të duhej të fillonte nga Ju dhe Rugova, e përkrahur nga figurat e panjollosura si Osman Kazazi dhe Adem Demaçi dhe shumë figura të ndri­tura të diasporës, është shfrytëzuar për kredibilitet nga politi­kanë dështakë, nga intelektualë të etur për pushtet dhe prej atyre që duan të lajnë mëkatet e krimeve. Ata i ranë dhe po i bien zileve për të mos u dëgjuar kambana e së vërtetës.
 
Ende nuk është vonë që situatën ta merrni në duart Tuaja.
 
Nëse e gjykoni të nevojshme, mendoj se do të gjeni pesë minuta kohë për të biseduar si njeri dhe si përfaqësues i Partisë që ka mbajtur dhe mban anën Tuaj. Ndoshta e me­ritoj kohën që do të më falni për një bisedë.
 
Tiranë, më 26.2.1993
 
 
Me shumë respekt dhe nderim
 
Halil Alidema”[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']]
 
 
Le të na lejohet të supozojmë se cili do të ishte roli i shqiptarëve në Ballkan nëse ata do të bashkoheshin institu­cionalisht rreth një mekanizmi të tillë të konsultimit dhe të koordinimit të aktiviteteve të gjithëmbarshme shqiptare, du­ke pasur edhe një platformë të qartë politike të objektivave kombëtarë. Me siguri se shqiptarët nuk do të shpërfilleshin aq rëndë nga faktorët politikë e shtetërorë rajonalë e globalë, madje deri në atë masë sa të vihej në pikëpyetje edhe ekzis­tenca e vetë shqiptarëve dhe çështja shqiptare të rrëgjohej në një çështje thjesht humanitare. Tashmë është i njohur fakti se kjo nismë dhe nisma të tjera të ngjashme si kjo, që kishin për qëllim bashkërendimin, organizimin në nivel mbarë­ko­mbëtar, u shpërfillën nga vetë faktori politik shqiptar, që he­zi­tonte ta “prishte” imazhin e tij si një faktor paqësor dhe bashkëpunues me mekanizmat ndërkombëtarë, të cilët, atë­botë, kur ishte fjala për çështjen shqiptare, nuk shkonin më tej se sa të drejtat individuale të shqiptarëve.
 
Nga ana tjetër, programi politik i përgatitur për Ku­ven­din Mbarëkombëtar, ishte një kompromis ndërmjet zgji­dhjes ideale dhe të drejtë të bashkimit të shqiptarëve në një shtet dhe pozitës së degraduar, që ishte rezultat, përveçse i gjeo­politikës, edhe i inaktivitetit të politikës shqiptare. Pra, sy­nohej një përafrim me real-politikën, synoheshin zgjidhje që do të mund të ishte e pranueshme edhe për mekanizmat vendimmarrës të politikës botërore, ngase pozita e shqip­ta­rë­ve, siç konstatohej me të drejtë, ishte e rëndë dhe dramatike. Dokumenti ishte konceptuar në pesë njësi, e para nga të cilat ishte hyrja, përkatësisht paraqitja e çështjes shqiptare. Në hyrje përshkruhet gjendja ekzistuese e rëndë e kombit shqip­tar të ndarë padrejtësisht nga trungu i shtetit amë; pastaj fakti se shqiptarët nuk i kanë të zgjidhura asnjërën nga tri çështjet e mëdha që përcaktojnë fatin e kombit: çështjen kombëtare, çështjen sociale dhe çështjen politike.[[Wikipedia shqip#%20ftn4|[4]]]
 
Ndonëse një bashkim funksional i faktorëve politikë shqiptarë nuk u arrit në përmasën e duhur, nuk u krijua një mekanizëm i mirëfilltë i koordinimit në rrafshin gjithë­ko­mbëtar, ngaqë subjektet kryesore politike shqiptare, qoftë nën ndikimin e politikave të huaja, qoftë nën ndikimin e in­teresave të veçanta partiake, nuk e mbështetën deri në fund dhe me sinqeritet këtë nismë. Megjithatë, Halil Alidema dë­shmoi se ishte një veprimtar vizionar dhe i gatshëm të pu­nonte për çështjen kombëtare pa bërë llogaritë e rrezikimit të posteve, ose të humbjes së mbështetjes nga faktorët e rëndë­sishëm ndërkombëtarë.
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Projekt-teza për një pro­gram, unik shqiptar që do të miratojë kuvendi mbarëkombëtar, ba­llina.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Halil Alidema, Letër drejt­uar presidentit Sali Berisha, 26 shkurt 1993. Krahas këtij varianti të daktilografuar ekziston edhe një variant i shkruar me dorë.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Halil Alidema, po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|'''[4]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Projekt-teza për një pro­gram, unik shqiptar që do të miratojë kuvendi mbarëkombëtar, ba­llina.
 
 
'''Përpjekjet për të siguruar mbështetje për kundërvënien e armatosur'''
 
 
Që nga vendosja në Tiranë qëllimi themelor i vep­rimtarisë së Halil Alidemës ishte bërë përgatitja e rinisë shqiptare për kundërvënie të armatosur. Përveç vullnetit të pamasë që e kishte, ai kërkonte një mbështetje sa më të gjithanshme, duke nisur që nga stafi profesional që do të merrej me ushtrimet përkatëse të rinisë, për të vijuar me mbështetësit me mjete materiale që do të krijonin kushte për qëndrimin në Shqipëri të grupeve të të rinjve nga Kosova. Halil Alidema e dinte se në një përballje të armatosur me pushtuesit ishte e nevojshme edhe ndihma ndërkombëtare e botës demokratike e liridashëse. Pikërisht sikundër ngjau tre vjet pas vdekjes së tij me ndërhyrjen vendimtare të NATO-s.
 
Njëra ndër dëshmitë më me peshë në këtë plan është edhe një shënim dore i Halilit, në të cilin ai flet për takimin me një amerikan, i cili ishte tejet i interesuar për veprim­ta­ritë përgatitore që organizonte Shtabi Operativ, për përmasat që kishin marrë këto ushtrime, numrin e të ushtruarve të gatshëm për luftë etj.[[Wikipedia shqip#%20ftn1|'''[1]''']] Takimi ishte bërë më 3 korrik 1994, në prani të R.Xh. (sipas të gjitha gjasave ishte fjala për mbë­sh­tetësin e madh të punës së Halil Alidemës, për bash­kë­pu­në­torin e tij Rexhë Xhaklin), i cili e kishte edhe rolin e për­kthyesit, ndërsa takimi kishte zgjatur 3 orë e 40 minuta. (shih faksimilen).
 
Po sipas kësaj shkrese, Halili kishte marrë prem­timin për mbështetjen amerikane. Në përmbyllje të takimit Halili ishte shprehur i vendosur që, me gjithë vësh­tirësitë e mëdha, përgatitjet për luftën çlirimtare do të vazh­donin. Pas këtij ta­ki­mi, pothuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Halilit, pohojnë se ai ndryshoi shumë në gjendjen e tij shpir­tërore, u bë shu­më më entuziast, shpresat e tij për çlirimin e vendit nga pushtuesi ishin tanimë më të mëdha se kurrë më parë. Sipas Daim Hisenit, takimi i parë i Halilit me përfa­qësues të CIA-s u bë në Greqi, menjëherë pas largimit nga Maqedonia, po ashtu në prani të Rexhë Xhaklit, ku, sikurse pohon ai, UNI­KOMB-i mori dritën e gjelbër për të formuar organizmat dhe strukturat ushtarake.[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']] Po ky veprimtar kujton edhe një moment tjetër që lidhet me takime të cilat Halili i kishte atë­botë me faktorët vendimmarrës botërorë. Çastet e rralla kur shprehte atëbotë sado pak gëzim në fyty­rën e tij përgji­thë­sisht të ngrysur ndërlidheshin pashman­g­shëm me objektivat kombëtarë që ia kishte përcaktuar vet­vetes, me ndryshimet pozitive, me informacionet inkura­jue­se që ishin tejet të rralla në rrugën e vështirë të ecjes drejt lirisë. Ndër këto ishte edhe kjo situatë të cilën e evokon Daim Hiseni: “Ditën kur për herë të parë, bashkë me Dri­tonin, kemi parë buzëqeshjen në fytyrën e Mr. Halil Ali­demës, ka qenë ajo ditë kur në hotel “Dajti” të Tiranës është takuar me drejtorin e CIA-s për Ballkan. Pas takimit, në të kthyer në banesë, tha: “Edhe një herë Uashingtoni po donë Kosova me konë e lirë dhe e bashkuar me Shqipë­rinë”.[[Wikipedia shqip#%20ftn3|'''[3]''']] Me një fjalë, Halil Alidema dhe bashkëmendimtarët e tij, të tubuar rreth strukturës së Shtabit Operativ, ishin në vijimë­sinë programore të Partisë së Uni­tetit Kombëtar. Kjo parti, në esencë, dallonte nga të tjerat të asaj kohe pikërisht për faktin se angazhohej për të gjitha format e mbrojtjes, të cilat edhe i konsideronte se ishin de­mokratike. “Nuk ka demo­k­raci pa liri dhe anasjelltas. Në kushtet e okupimit kundër­vënia ndaj dhunës shtetërore nuk është terror, por detyrë kombëtare”.[[Wikipedia shqip#%20ftn4|'''[4]''']]
 
Duke e njohur mirë faktin se luftërat kërkonin poten­ciale të shumëfishta dhe gjithëpërfshirje të faktorëve poli­tikë, ekonomikë e socialë gjithëkombëtarë, Halil Alidema nuk pushoi në përpjekjet e tij që ta integrojë sa më shumë faktorin shqiptar rreth idesë së kundërvënies së armatosur, si e vetmja formë rezistence aktive që e garantonte lirinë, pa­varësisht se për të duhej paguar një çmim i shtrenjtë. Edhe pse e quante formë të dështuar rezistencën paqësore, për­ka­tësisht bërjen e politikës kombëtare nëpërmjet konferencave të shtypit, ai ishte i vetëdijshëm se liderët politikë të asaj kohe kishin një mbështetje të gjerë në masat popullore shqi­p­tare. Kur kësaj ia shtojmë faktin se ata liderë ishin zgjedhur në krye të institucioneve të Kosovës, insistimi i Halilit për t’i takuar bëhet edhe më i kuptueshëm, pavarë­sisht se në poli­ti­kë përfaqësonte një opsion krejtësisht tjetër. Kam përshty­p­jen se më shumë se sa përfitimin e tyre për çështjen shqip­ta­re, mr.Halil Alidema synonte me ngulm për­fiti­min e masave të gjera popullore për t’iu kontribuuar përgatitjeve për kundërvënie ndaj okupatorit. Prandaj, në këtë rrafsh duhet parë edhe interesimin e tij që të takohej me dr. Ibrahim Ru­govën, të zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës dhe dr. Bujar Bukoshin, kryeministër i Kosovës. Logjika e tij inte­gruese dhe jo përjashtuese kishte bërë që të kërkonte përfshirjen e Sali Berishës, kryetar i Republikës së Shqipë­risë, në përpjekjet për të krijuar një trup të përbashkët të shqiptarëve në Ballkan. Pavarësisht se rezultatet nuk ishin të mëdha as në njërin dhe as në tjetrin rast, logjika politike e Halil Alidemës se bashkërenditja e veprimeve ndërmjet për­fa­qësuesve të opsioneve të ndryshme në politikën kombëtare ishte tejet progresive dhe larghedhëse në planin e arritjeve përfundimtare. Ai, madje, nuk priste që ta thërrisnin për bashkëpunim dhe koordinim, ngase ishte vetë që ndërmerrte iniciativën, i bindur se vonesat ishin të dëmshme dhe se ko­ha nuk po punonte në interes të shqiptarëve. Kështu, gjej­më një dëshmi interesante që fakton nismën për një takim me Bujar Bukoshin dhe Ibrahim Rugovën. Letra i ishte drejtuar Bujar Bukoshit, ndërsa pjesa e hyrëse e saj sajohet nga kërkesa për një takim, qoftë edhe të shkurtër, duke vënë në pah se në fakt kontaktet e tij me kryeministrin ekzistonin edhe më herët nëpërmjet telefonatave: “Para se ta lexoni këtë letër, do t’ju kisha lutur që paragjykimet për njerëzit t’i lini anash dhe të mos i dëgjoni thashethemet.
 
Në telefon gjatë bisedës, e lamë që kur të vini në Ti­ranë të takohemi së paku 5 minuta, sepse mendoj unë kemi për çka të bisedojmë. Megjithatë, tani jam i detyruar, dhe kam obligim moral, politik, njerëzor dhe Kombëtar, të ju shkruaj dhe të ju njoftoj për disa gjëra që më duken se janë të rëndësishme dhe për të cilat para se të ndodhin duhet të jeni të njoftuar ju dhe Presidenti Rugova.”[[Wikipedia shqip#%20ftn5|'''[5]''']] Vetëdija kom­bë­tare e Halil Alidemës dhe ndërgjegjja e lartë për përgje­gjë­sinë që po merrte në një moment kthesash historike ki­shin bërë që ai të tregohej bashkëpunues, sado që opsionet e tij me ato të institucionalistëve të tubuar rreth politikës pa­qësore dallonin esencialisht. Në dy paragrafët vijues të letrës ai ia bënte të njohur kryeministrit dhe kryetarit të Kosovës punën e tij të deriatëhershme në planin e përgatitjes së rinisë për kundërvënie të armatosur si dhe kontekstin tejet të vë­shtirë në kuadër të cilit ishin trajnuar grupet e të rinjve. Edhe nga të dhëna të tjera dokumentare del në pah zelli i madh i Halil Alidemës dhe përgjithësisht i strukturës së Shtabit Operativ për të vepruar në drejtim të përgatitjes së rinisë shqi­p­tare për kundërvënie të armatosur, por edhe të vësh­ti­rë­sive të mëdha me të cilat përballeshin në këtë drej­tim: “Ka një vit e më shumë që unë përgadis dhe ushtroj rininë shqip­ta­re për kundërvënie dhe për luftë. Një numër të konsi­de­rueshëm e kam përgatitur dhe stërvitur në shkallën më të lartë dhe si të tillë i kam futur në Kosovë. Kam punuar me një disiplinë të hekurt, dhe deri më sot asnjë ushtrues i imi nuk ka rënë në duar të armikut dhe nuk do të bjerë kurrë, para se të fillojë kundërvënia.
 
Kam punuar pa zhurmë dhe në kushte tejet të vështira, kemi shitur patate, domate e gjithçka nëpër rrugët e Tiranës, për t’i ushqyer dhe mbajtur djelmoshat. Falë disa biznes­me­nëve që na kanë ndihmuar dhe na ndihmojnë, kemi arritur një numër bukur të madh të djelmoshave të përgatitur në të gjitha profilet e kundërvënies”.[[Wikipedia shqip#%20ftn6|'''[6]''']]
 
Në dy paragrafët përmbyllës të letrës Halil Alidema qartëson se, ndonëse punonte me strukturën së cilës i për­kiste dhe së cilës i printe në kushte tejet të vështira, kjo letër nuk motivohej nga synimi për të kërkuar ndihmë materiale. Ishte një qëllim tjetër më madhor që e shtynte t’i drejtohej: ai ishte interesi kombëtar. Natyrisht edhe nevoja që si kryeministër i Kosovës të ishte i informuar me kohë për zhvillimet që priteshin, përkatësisht që të mos befasohej nga to: “Nuk po ju shkruajmë për t’ju kërkuar ndihmë mate­riale, por nga kultura politike dhe kombëtare që trashëgoj nga familja, me babë e me gjysh, çdoherë kur e ka lypë nevoja për t’i ardhë në ndihmë dhe për ta mbrojtur popullin e Kosovës kemi dhënë nga katër apo pesë meshkuj në luftë kundër Serbisë dhe çdo pushtues.
 
Por po ju shkruaj ngase sot jeni Kryeministër i qeve­risë shqiptare të Kosovës dhe jam i obliguar t’ju njoftoj që nesër të mos gjendeni në befasi për çdo eventualitet. Për hir të interesit kombëtar do të ishte mirë të gjeni 5 minuta dhe të takohemi. Sepse unë mendoj se populli i pushtuar i Kosovës ka vendosur ta paguajë çmimin e lirisë sado që të kushtojë ai.”[[Wikipedia shqip#%20ftn7|'''[7]''']]
 
Ndonëse në këta paragrafë, por edhe gjithandej letrës ka edhe përbërës që e identifikojnë në planin personal au­torin e saj, letra gjithsesi përmbyllet me një konstatim përgjithësues që vë në pah qëndrimin e popullit të pushtuar të Kosovës për ta fituar lirinë kombëtare.
 
Fatmirësisht takimi ndërmjet Halil Alidemës dhe Rugovës e Bukoshit, përkatësisht Shtabit Operativ dhe krye­tarit e kryeministrit u realizua dhe në të u bisedua për çështjet të cilat i shtronte letra e sipërcituar. Ky fakt na bëhet i qartë nga një shkresë sekrete hartuar në emër të Shtabit Operativ dhe drejtuar Seksionit të Shtabit Operativ në Cyrih – Zvicër, në të cilën njoftonte lidhur me rrjedhën e takimit. Informacioni përshkohet nga një frymë motivuese dhe shpre­­së­dhënëse. Ndonëse shkresa është bërë në emër të Shtabit Operativ dhe mban numrin e Protokollit 0027/94, të datës 29.11.1994, ajo është hartuar në vetën e parë, pra si tekst autorial i Halil Alidemës[[Wikipedia shqip#%20ftn8|'''[8]''']], gjë që nënkupton se ai u takua personalisht me ta.
 
Në përgjithësi mund të konstatohet se Halil Alidema bënte përpjekje të vazhdueshme që, për qasjen e tij dhe të subjektit që e përfaqësonte, të gjente mbështetje sa më të gjerë, qoftë te faktori shqiptar, qoftë te faktori ndërkombëtar. E kishte të qartë se vetëm një bashkërendim i gjerë i vep­rimtarive do të rezultonte me një sukses sa i përket çlirimit të shqiptarëve, përkatësisht zgjidhjes së çështjes së Kosovës si pjesa më e rëndësishme e saj. Edhe pse shpeshherë idetë e tij ishin të largëta e të pakapshme për bashkëkohësit e tij, madje e dhe të pabesueshme se ndonjëherë mund të ndo­dhnin, Halil Alidema nuk zhgënjehej dhe nuk dëshpërohej edhe në rastet të tilla. Qartazi ai nuk u shkonte ngjarjeve prapa dhe nuk ndiqte agjenda të servuara nga të tjerët. Pro­jekti i tij paravajtës ishte që të krijonte rrethana për një kundërvënie të vërtetë, e cila në fund të fundit do të shpinte në një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare.
 
 
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|'''[1]''']] U takova ne Francin, nuk ia di mbiemrin. Takimi u zhvillua në vilën e Hysni Kapos, ku Ambasada Amerikane e mban për njerëzit e saj ushtarakë apo të CIA-s, nuk e dij. Zoti Franc kishte kohë – muaj që po më kërkonte.
 
   Takimi u bë në prezencën e R. Xh., i cili ishte edhe përkthyes. Bise­da zgjati 3 orë e dyzet minuta. Tema e bisedës ishte personaliteti dhe pozita ime, dhe angazhimi im në organizimin e forcave shqip­tare dhe pregaditja e rinisë në luftë për kundërvënje pushtuesit serb në Kosovë. Francit interesonte sa ushtrues janë ushtruar në Shqipëri, sa janë të gatshëm për luftë, sa forca do të angazhohen nesër në një luftë në Kosovë të cilët i ke në dispozicion ti. Franci më tha se Uashingtoni është sot për sot tepër i interesuar për ju dhe me tërë potencialin do t’ju përkrah, jeni personi i vetëm që Uashingtoni bisedon dhe ka besim në ju.
 
Unë i fola realisht për përpjekjet e mia deri më sot dhe për stërvitjen e Rinisë shqiptare, i tregova se mjete materiale kemi apo s’kemi fare, por duke punuar fizikisht me çunat sigurojmë ca mjete sa për bukën e gojës dhe ushtrimet i mbajmë në kushte shumë të vështira, por nuk heqim dorë nga ato, sepse e dijmë se Kosova pa luftë nuk lirohet nga pushtuesi i egër serb.
 
                                                                                                      Halili
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Daim Hiseni, Shtabi Operativ “UNIKOMB” Tiranë (Veprimtaria dhe shtrirja në Maqedoni), Buletini i Fakultetit Filozofik të Univer­sitetit të Prishtinës, nr. XXI, Prishtinë, 2014, f. 275.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|'''[3]''']] Daim Hiseni, po aty, f. 279-280.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|'''[4]''']] Halil Alidema (kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar): Kundërvënia e dhunës nuk është terror... Përgjigje gazetës “Zëri” në temën “Çfarë strategjie politike udhëhiqet në Kosovë”.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref5|'''[5]''']] Arkivi i Kosovës, Dosja e Halil Alidemës.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref6|'''[6]''']] Po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref7|'''[7]''']] Po aty.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref8|'''[8]''']] Në shkresën e përmendur pjesa informative sajohet nga ky tekst: “Sot me 29.11.94 u takova me Ibrahim Rugovën dhe me Bujar Bukoshin. Biseduam per shumë gjëra me rëndësi politike, kombë­tare dhe organizative. Mbi të gjithat, biseduam për punën e SH.O. Ata ishin tejet të kënaqur dhe me insistimin tim ata u pajtuan që puna jonë të vazhdojë me intensitet më të lartë.
 
U njoftuan edhe për seksionin tuaj. Pra, puna jonë duhet të vazhdojë edhe më tej. Biseduam edhe për gjëra tjera që do të njoftoheni kohë pas kohe. Pra, tani duhet të punojmë më me intensitet dhe më të angazhuar.”
 
 
'''Dëshmi arkivore të organizimit të përgatitjeve për kundërvënie të armatosur ndaj pushtuesit'''
 
 
Kalimi i Halil Alidemës në Tiranë e kishte kuptimin e përgatitjeve që nuk ishte e mundur të bëheshin në hapësirën e pushtuar shqiptare, në Kosovë, Maqedoni e gjetiu. Disa shënime dëshmojnë se aktivitetet filluan të konkretizoheshin më 1 mars të vitit 1993. Shënimet që ndodhen në dosjen e Halil Alidemës janë bërë me kujdes që të mos dekonspirojnë pjesëmarrësit më ushtrime, por përmendet kryesisht numri i tyre dhe struktura gjinore, meqë trajnoheshin në grupe të veçanta dhe për detyra të veçanta djemtë dhe vajzat. Janë përfshirë edhe disa emra realë, pseudonimi Shpëtim Drini dhe kuptohet emri që shfaqet pa asnjë kodim është ai i Halil Alidemës.
 
Në faqen e parë të këtyre shënimeve është qartësuar karakteri i këtij libri, arsyeja pse mbahet ai etj. Merret vesh, me mbajtjen e këtyre shënimeve, synohej një transparencë sa më e madhe sa u përket kontribuuesve me mjete finan­ci­ar­e, pra ishte menduar si një lloj evidence financiare e Shta­bit Operativ. Sipas shënimeve të mëpastajme do të shë­no­heshin ndihmat në valutën në të cilën jepeshin, por gjith­ashtu evidentoheshin edhe ndihmat materiale (jofinan­ciare). Është  e qartë edhe nga shkrimi i dorës se teksti ishte i orga­nizatorit kryesor të këtij aktiviteti. Kjo është përmbajtja e faqes së parë:
 
 
“Fletore sekrete e shënimeve të Shtabit Operativ
 
 
Përgjegjës Shtabi Operativ
 
 
Fillon 1 mars 1993, Tiranë
 
Shënime për gjendjen materiale të njerëzve që kanë kontribuar për stërvitjen e çunave.
 
Ky libër mbahet sekret dhe ruhet nga anëtari i komi­sionit i zgjedhur si më i besuari për evidencën e financave të Sh.O. dhe në të shënohen shifrat e sakta të njerëzve që kanë dhënë mjete materiale të çfarëdolloji qofshin.
 
Libri kontrollohet në prezencë të Komisionit të for­muar aty për aty nga vetë Shtabi Operativ në çdo tre (3) muaj dhe për gjendjen reale të fondit njoftohet Shtabi Ope­rativ.
 
Për çdo njeri, ndërmarrje, apo institucion që kon­tri­buon me çfarëdo mjetesh materiale i lëshohet dëftesë me numrin e protokollit nga ky libër.
 
Halil Alidema”[[Wikipedia shqip#%20ftn1|[1]]]
 
Nga ky tekst është e qartë se Shtabi Operativ kishte menduar që të shmangte çdolloj keqkuptimi lidhur me fo­ndet, ndaj edhe kishte paraparë mekanizma të rreptë të kon­trollit e të transparencës, e cila veçmas në Kosovë, në orga­nizimin e institucioneve vetjake përballë atyre të push­tuesit atëbotë linte shumë për të dëshiruar. Hëpërhë, nuk kam gjetur më tepër dëshmi për atë se si ka vajtur ky proces, por është evident fakti se mbështetja e idesë për të përgatitur të rinjtë dhe të rejat shqiptare për luftë kundër pushtuesit ishte tejet e vakët. Nga të dhënat e përmendura del një listë e kë­tillë e dhuruesve, qofshin individë, qofshin asociacione të mërgatës shqiptare:
 
“Për kontributin në të holla dhe në mjete të tjera që rinia shqiptare e trojeve të pushtuara - Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi të përgatiten dhe të ushtrojnë për t’iu ku­ndërvënë pushtuesit dhanë këta njerëz:
 
 
1.              Halil Alidema            5000 DM
 
2.              Muharrem Gashi – biznesmen          1000 DM
 
3.              Nuhi Fetiu                                          1000 $
 
4.              Kryesia e UNIKOMB-it Belgjikë     2000 DM
 
5.              Rexhë Xhakli                                     3000 $
 
6.              Shefqet Ademi                                               500 $
 
7.              Shefqet Ademi                                               500 $
 
8.              Nuhi Fetiu                                         10 shporeta
 
9.              Nuhi Fetiu                                         15 shporeta
 
10.           Nuhi Fetiu                                           5 shporeta
 
11.           Nuhi Fetiu                                          300 $
 
12.           Rexhë Xhakli                         çorape 25 000 copë
 
13.           Adem Bajrami                                               160 $”[[Wikipedia shqip#%20ftn2|'''[2]''']]
 
 
Këto të dhëna janë përfshirë brenda një faqeje (shih faksimilen), ndërsa në disa faqe vijuese janë ofruar të për­mbledhura kontributet e disa prej atyre që kishin dhënë më shumë dhe në vijimësi, por edhe disa ndihma të tjera të reja, të cilat nuk gjendeshin në këtë listë. Për korrektësi po i pa­ra­qesim të gjitha ato që i kemi hasur në dosje, gjithnjë duke pasur parasysh se këto të dhëna mund të mos jenë të plota. Megjithatë, janë tërë ato që kemi gjetur në dosjen e Halil Alidemës, ndaj edhe nuk kemi pretendime që shkojnë përtej këtij burimi të informacionit. Mbase lidhur me kontributet e dhëna për lëvizjen çlirimtare këto janë ndër dëshmitë e para të faktuara qysh në periudhën e zhvillimit të aktiviteteve. Në faqet vijuese ndeshim edhe këto kontribute të individëve dhe të asociacioneve dedikuar veprimtarisë së Shtabit Operativ dhe aktiviteteve që ndërmerrte ai për përgatitjen e shqip­ta­rëve për kundërvënie të armatosur:
 
 
“Rexhë Xhakli               290 $
 
Rexhë Xhakli                 140 $
 
Rexhë Xhakli                 250 $
 
Nuhi Fetiu                    Një faks
 
Nuhi Fetiu                    Një makinë shkrimi (2)
 
Nuhi Fetiu                    7 shporeta
 
Muharrem Gashi     Në banesën e tij mbajti pa të holla duke iu dhënë ushqim 7 vajzave plot dy muaj.
 
SH.SH.A           Zvicër  16.10. 94        5000 fr.
 
25. 10.94           100 Fr. = për ushqim Dritani
 
19. 10.94           200 Fr. Për pagesën e banesës çuna­ve (nuk ka të shënime se kush e ka dhënë këtë kontribut, mba­se mund të jetë i ndërlidhur me emrin e Dritanit të për­mendur më lart (?), vër. H. Matoshi)”.[[Wikipedia shqip#%20ftn3|[3]]]
 
 
Karakteristikë e këtyre shënimeve lidhur me kontri­butet financiare dhe të tjera logjistike është se ato janë të vulosura me vulën e Shtabit Operativ dhe gjithashtu janë të nënshkruara, kryesisht nga Halil Alidema dhe Shpëtim Dri­ni, por edhe të tjerë. Marrë parasysh synimet e Shtabit Ope­ra­tiv dhe të vetë Halil Alidemës për të organizuar struktura që do t’i kundërviheshin makinerisë ushtarako-policore ser­be këto shuma duken më se modeste dhe, sikurse e pohonte edhe në vend të tjera, ato përdoreshin për të siguruar mi­ni­mumin e jetës për djelmoshat dhe vajzat që do t’iu nën­shtro­heshin trajnimeve përkatëse e të cilët do të vendoseshin në Tiranë, përkatësisht në territorin e Republikës së Shqi­përisë. Pra, ishte fjala vetëm për sigurimin e strehimit dhe të ush­qi­mit të tyre. Sikundër mund të vërehet, kontributet financiare janë në valuta të ndryshme (marka gjermane, do­llarë ame­ri­kanë dhe franga zvicerane), por gjithashtu eviden­co­hen edhe ndihma të tjera logjistike, si vendosja dhe kuj­desi i marrë përsipër në ndonjë rast, mjete të jetesës etj., të cilat ishin të domosdoshme për të zhvilluar veprimtarinë, apo edhe për nevojat elementare jetësore të grupeve që vinin për stërvitje.
 
Fletorja e Shtabit Operativ përmban edhe një varg të dhënash mbi grupet e ardhura në Shqipëri në faza të ndry­shme kohore, sikurse edhe të dhënat për strukturën gjinore. Grupi i parë del se kishte nisur stërvitjen më 3 mars 1993. Grupi përbëhej nga 17 djelmosha dhe 11 vajza po ashtu nga te­rritori i Kosovës, ndërsa i kishte pranuar dhe vendosur Shpëtim Drini (Ruzhdi Saramati). Grupi vijues do të eviden­tohet më 3 maj 1993 dhe do të përbëhej nga 27 djem dhe 20 vajza. Më 29 kemi ardhjen për stërvitje të një grupi prej 29 djelmoshash të cilët ishin vendosur në tri banesa. Gjithnjë sipas kësaj fletoreje të Shtabit Operativ në fillim të nëntorit kishte pasur një grup prej 37 djemsh, të cilët Shpëtim Drini i kishte vendosur në katër banesa. Në fund të dhjetorit 1993 kemi një grup prej 45 djemsh, që ishin vendosur nga Shpë­tim Drini dhe Safet Sadiku në 5 banesa. Në fletore është edhe e dhëna se më 29 janar 1994 për stërvitje kishte mbë­rritur grupi prej 41 djelmoshash, të cilët ishin vendosur në 5 banesa dhe ishin pranuar nga vetë ushtruesi Merisi.
 
 
Në fletore gjendet edhe një e dhënë interesante lidhur me një strukturë të specializuar të djelmoshave që do të merreshin me organizmin e rinisë. Me sa duket kjo ishte një trupë përgatitore e të rinjve që vinin nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë. Teksti i këtij shënimi është ky: “Grupi prej 7 djelmoshave, secili i specializuar në pro­filin e vet, tani gjithnjë gjendet në Shqipëri dhe mirret me organizimin rinisë dhe sipas nevojave dhe detyrave që iu ngarkohen kryejnë aksionet në Kosovë.”[[Wikipedia shqip#%20ftn4|[4]]] Në fund është qartësuar se shënimi është bërë nga përgjegjësi dhe kuptohet ky tekst është shkruar, por edhe nënshkruar nga Halil Ali­dema. Në dokumentacionin që kam parë nuk ka më shumë të dhënat konkrete për ndihmën financiare dhënë Shtabit Operativ dhe as të dhëna për grupe të tjera, ndonëse është e qartë se puna në planin e stërvitjes së rinisë shqiptare kishte vijuar me intensitet të shtuar. Të dhënat që përmenden lidhur me numrin e përgjithshëm të atyre që ishin ushtruar nën organizimin e Shtabit Operativ, referuar sipas të dhënave të vetë Halil Alidemës, është 1800 sish.[[Wikipedia shqip#%20ftn5|[5]]] Po këtë shifër e kon­fir­­mon edhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij, Ruzhdi Sara­ma­ti.[[Wikipedia shqip#%20ftn6|[6]]]
 
Pa pasur pretendime të glorifikojmë punën e mr. Halil Alidema dhe të Shtabit Operativ të UNIKOMB-it përgjithë­sisht, mund të përfundojmë se u bënë përpjekje të mëdha që lufta e pashmangshme me pushtuesin t’i gjente shqiptarët sa më të përgatitur, të krijoheshin potenciale kadrovike të kundërvënies me qëllim që lufta të rezultonte me sa më pak viktima dhe të arrihej objektivi përfundimtar i çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Synimet e ushtrimeve të këtilla shpa­losen në njërën nga faqet e ''Fletores'' të nënshkruar nga Halil Alidema dhe të vulosur në emër të Shtabit Operativ – UNI­KOMB. Teksti është një rekapitullim i shkurtër, por i qartë, i punës së bërë në këtë drejtim: “Ushtrimet e djel­mo­shave i kryenin oficerët e specializuar për këto ushtrime. Se­cili prej tyre e kishte specializimin e vet për t’i ushtruar. Ne kërko­nim t’i aftësojnë djelmoshat dhe vajzat tona në këto profile të luftës:
 
 
1.                  Luftë guerile
 
2.                  Luftë diverzante
 
3.                  Luftë në ndërtesa dhe në qytet
 
4.                  Kidnapime
 
5.                  Atentate
 
6.                  Zbulimi dhe kontrainformimi
 
7.                  Evakuimi i qytetarëve nga ndërtesa, shtëpia
 
8.                  dhe fshatrat
 
9.                  Përdorimi i mjeteve eksploduese.
 
 
Nga të gjitha këto profile aftësuam qindra e qindra  ri­ni nga trojet e pushtuara që janë të gatshëm t’i vejmë në lëvizje kur të jemi të gatshëm për t’ia filluar luftës për t’u çliruar”.[[Wikipedia shqip#%20ftn7|[7]]]
 
Ndonëse një idealist i madh, i pathyeshëm edhe në si­tuata shumë më të vështira, Halil Alidema përballej me vë­sh­tirësi të mëdha praktike, ngase nuk gjente mbështetjen e duhur për gjithë punën e tij. Këtë fakt e ka pohuar shumë herë, madje edhe në adresimet që ua bën njerëzve më për­gjegjës të kombit.[[Wikipedia shqip#%20ftn8|[8]]] Edhe në përmbyllje të kësaj shkrese ai pranonte se kishin ngecur punët pikërisht për arsye të mu­ngesës së përkrahjes financiare: “Mjerisht po jem të detyruar me e ndërpre, sepse nuk po kem mjete materiale me çka me i ushqye ushtruesit, presim t’ia fillojmë çdo ditë posa të gjej­më patriotë dhe atdhetarë që e ndihmojnë pergaditjen kundër pushtuesit, kërkojmë ndihmë”.[[Wikipedia shqip#%20ftn9|[9]]]
 
Kjo Fletore dhe përgjithësisht dëshmitë shkrimore të Halil Alidemës janë me interes të veçantë për faktin se, si të tilla, bëjnë pjesë ndër dëshmitë e rralla të lindjes së struk­turave ushtarake të shqiptarëve që do të luftonin për lirinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të okupuara. Sot, kur flitet shumë për bërthamat e strukturave të rezistencës së armatosur kundër pushtuesit, kryesisht kjo gjë bëhet mbi bazën e kujtimeve dhe madje-madje edhe të interpretimeve subjektiviste të rrethanave, të ngjarjeve dhe të prota­gonis­tëve të tyre. Dosja e pasur dokumentare e Halil Alidemës është një dëshmi jo vetëm për rolin e tij në këto procese, por edhe një ndihmesë për ta krijuar një pamje sa më të plotë lidhur me kthesat historike që rezultuan me lirinë e Kosovës.
 
 
 
'''Betimi në vlerat më të larta kombëtare'''
 
 
Shtabi Operativ kishte paraparë që secili prej anë­tarëve, që do të bëhej pjesë e ndonjërit nga njësitet e tij guerile, të jepte betimin për vendosmëri në luftë kundër pushtuesit dhe besnikëri ndaj strukturës që i përkiste. Për fat të mirë në dosjen e Halil Alidemës është ruajtur një kopje Fletës së betimit, e cila përmban tekstin që duhej ta nën­shkru­ante secili anëtar me rastin e pranimit në këto struk­tura. Fleta e betimi bazohej në projektprogramin dhe statutin e Unikombit – Shtabit Operativ dhe kishte këtë përmbajtje:
 
 
 
 
 
 
“Shtabi Operativ                                                                                          Njësiti gueril nr.______
 
Nr._______________                                                                      
 
SHQIPET E KOMBIT
 
Prishtinë - Tiranë
 
 
F L E T Ë      B E T I M I
 
Në bazë të projektprogramit dhe statutit të UNIKOMBIT – SHTABIT OPERATIV
 
 
B E T O H E M
 
 
Me përgjegjësi dhe vetëdije të lartë kombëtare.
 
Betohem në emër të popullit tim, të flamurit, të At­dheut tim të copëtuar e të robëruar. Në nderin, ndërgjegjen dhe vetëdijen time kombëtare, se edhe pikën e fundit të gja­kut tim do ta derdhi kundër robërisë serbo-sllave vetëm për çlirimin e popullit dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare.
 
Vetëm duke i kryer aksionet konkrete në emër të Shta­bit Operativ për lirinë e popullit tim do të tregoj se jam bir i vërtetë i këtij populli. Përgatitje e mija fizike-psikike dhe ushtarako-profesionale do t’i realizoj me aksione konkrete dhe për to jam përgjegjës vetëm para eprorëve të Shtabit Ope­rativ.
 
Po sa të kthehem në vendet e caktuara – Kosovë, apo në trojet shqiptare kudo që janë të robëruara, detyrat që më ngarkohen nga Shtabi Operativ do t’i kryejë me disiplinë të hekurt, me guxim dhe përpikëri, për të do t’iu raportoj vetëm eprorëve të mi.
 
Që sot betohem dhe zotohem se do të punoj me nder­shmëri dhe këtë projektprogram, detyrat që dalin nga ai do ti realizoj pa kursyer energjitë e mija mendore dhe fizike i ve­tëdijshëm se vetëm kështu realizojmë idealet e shenjta të kombit dhe Atdheut tonë.
 
Betohem se kurrë nuk do ta jap sekretin e punës dhe kurrë nuk do t’i tradhtoj shokët dhe eprorët e mi.
 
Pa kundërshtim do t’i realizoj të gjitha detyrat që do të më ngarkohen.
 
Çdo shmangie apo largim nga kjo rrugë dhe këto dety­ra që i kam nënshkruar sot, kërkoj nga Shtabi Operativ dhe populli im të më dënojë me dënimin më të rëndë.
 
 
 
 
B E T O H E M_____________________ DHE FLETË BETIMIN E PRANOJ DHE ME DËSHIRË DHE NDER TË LARTË E NËNSHKRUAJ.
 
PAÇIT URATËN E LIRISË SHQIPET E KOMBIT
 
ANËTARI                                 SHTABI OPERATIV”[[Wikipedia shqip#%20ftn10|'''[10]''']]
 
 
Pa dyshim kjo fletë betimi, në fakt ky tekst, përmban, në mënyrë të përmbledhur, gjithë botën ideore atdhetare të mr. Halil Alidemës, të njeriut i cili ishte i gatshëm të sakri­fi­konte çdo gjë nga vetja. Kjo pikëpamje e tij nuk ishte thjesht vetëm produkt i formimit etik, por edhe i formimit intelek­tu­al. Ai e kishte të qartë se vetëm me një nivel të këtillë sakri­fice mund të arrihej liria. Betimi i nënshkruar me kushte të tilla, ku për Atdheun, Kombin, jepej çdo gjë, pa kërkuar asgjë si kundërvlerë, ishte një sprovë e fuqishme në përcak­timin dhe identifikimin e atdhetarëve të vërtetë. Në një trajtë më të përmbledhur ky tekst do të gjendet më vonë edhe betim i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. '''BETOHEM'''".[[Wikipedia shqip#%20ftn11|[11]]]
 
Pra, si përcaktimi për të luftuar për çlirimin dhe bash­kimin e të gjitha trojeve etnike, ashtu edhe sanksionimi, në rast të devijimit nga betimi, janë të parapara në të dyja tek­stet, duke shtuar këtu natyrisht edhe theksimin e gatish­më­risë maksimale të anëtarit/pjesëtarit të strukturës përkatëse. Pra, dallimi ka të bëjë me mjetet shprehëse, me konstatime përshkruese në betimin e parë dhe me një koncizitet gjuhë­sor në të dytin, por jo edhe në përmbajtjet themelore ideore të tyre.
 
Përgjithësisht akti i betimit nuk është vetëm një akt solemn simbolik i deklarimit, por edhe një përcaktim jetësor për të luftuar për lirinë e Kombit dhe bashkimin e tij, për të sakrifikuar energjitë mendore e fizike për një qëllim kaq të lartë.
<br />
----[[Wikipedia shqip#%20ftnref1|[1]]] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Fletore sekrete e shënimeve të Shtabit Operativ. 
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref2|'''[2]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Fletore sekrete e shënimeve të Shtabit Operativ.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref3|[3]]] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Fletore sekrete e shënimeve të Shtabit Operativ.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref4|[4]]] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Fletore sekrete e shënimeve të Shtabit Operativ.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref5|'''[5]''']] Shtabi Operativ, Proklamatë, protokolli 113/93, 8.8.1993, nën­shkruar nga Halil Alidema dhe Shpëtim Drini. Në këtë tekst , veç tjerash përmendet edhe kjo shifër e të ushtruarve: “Shtabi Operativ i PKUSH-së u angazhua me seriozitet dhe në bazë të punës së suk­sesshme organizative, që ka bërë qe nëntë muaj ka përgatitur 1800 djem dhe vajza, që sot janë të gatshëm për luftë. Këtë organizim nuk e kemi bërë kokë më vete, por në bazë të konsultimeve me njerëzit e profesioneve të caktuara të disa partive, eprorëve ushtarakë dhe profesionalë me përgjegjësi të lartë, që e aprovuan konsolidimin e Shtabit Operativ”. (f. 2)
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref6|'''[6]''']] Gjeneral Ruzhdi Saramati, kumtesë e mbajtur në 80-vjetorin e lin­djes së Halil Alidemës, Prishtinë, 19 mars 2016.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref7|[7]]] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, Shënim dore i Halil Alide­mës vulosur me vulën e Shtabit Operativ..
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref8|'''[8]''']] Në një letër adresuar kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit, ai vinte në pah edhe vështirësitë e mëdha financiare me të cilat për­ba­llej gjatë përgatitjes së të rinjve shqiptarë: “Kam punuar pa zhurmë dhe në kushte tejet të vështira, kemi shitur patate, domate e gjithçka nëpër rrugët e Tiranës, për t’i ushqyer dhe mbajtur djelmo­shat. Falë disa biznesmenëve që na kanë ndihmuar dhe na ndih­mojnë, kemi arritur një numër bukur të madh të djelmoshave të përgatitur në të gjitha profilet e kundërvënies. Nuk po ju shkruajmë për t’ju kërkuar ndihmë materiale, por nga kultura politike dhe kombëtare që tra­shë­goj nga familja, me babë e me gjysh, çdoherë kur e ka lypë nevoja për t’i ardhë në ndihmë dhe për ta mbrojtur popullin e Kosovës kemi dhënë nga katër apo pesë meshkuj në luftë kundër Serbisë dhe çdo pushtues.”. Halil Alidema, Letër kryemi­nistrit Bujar Bukoshi. Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema,
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref9|'''[9]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema,Shënim dore i Halil Ali­de­mës vulosur me vulën e Shtabit Operativ.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref10|'''[10]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema.
 
[[Wikipedia shqip#%20ftnref11|'''[11]''']] Cit. të gjendet
 
 
'''Aktivitetet e Shtabit Operativ'''
 
 
Mr. Halil Alidema dhe bashkëmendimtarët e bashkë­veprimtarët e tij, me kohë, e kishin ndarë mendjen se liria trojeve etnike të pushtuara nuk mund të vinte me mjete politike dhe veçmas jo me ato metoda që pretendonte pjesa më madhe e klasës politike shqiptare. Pastaj ata ishin të bin­dur se Serbia ishte larg proceseve të mirëfillta demokratike dhe respektimit të të drejtave të kombeve. Pavarësisht regji­meve të ndryshme dhe sistemeve të ndryshme qeverisëse, ajo i kishte mbajtur të pushtuar për gati një shekull shqip­tarët, duke dhënë shembullin e një sundimi barbar mbi ta. Askush nuk ka arritur që ta diagnostikojë më mirë gjendjen e shqiptarëve të robëruar atëbotë se sa këto konstatime sinte­tizuese të Halil Alidemës: “Shqiptarët shfaqën mirëkuptim për politikën paqësore si formë për zgjidhjen e çështjes shqi­p­tare. Megjithatë të gjithë ata që ende nuk e shohin dështi­min e kësaj rruge dhe ende nuk po distancohen dhe shërohen nga veprimet egoiste, oportune e nihiliste ndaj atyre projekt­platformave të programeve, të cilat i vijnë rrotull e rrotull çështjes gjithëkombëtare; ku me sofizma dhe tirada të thata i bëjnë bisht dhe mënjanohen ndaj këtij akti madhor, duhet t’ia vejnë gishtin kokës se ku po i shpie kjo rrënojë që po përjeton populli i Kosovës dhe trojeve të tjera etnike. Vetëm më një platformë gjithëkombëtare institucionet ndërkombë­ta­re do të na çmojnë, përkrahin dhe do ta artikulojnë bind­shëm çështjen tonë, ndërsa politikanëve vizionarë të sotëm nuk do t’u mungojnë projektprogramet serioze dhe të qën­drue­shme e të realizueshme. Populli tani është për një opsion të tillë jo pse e dëshiron luftën, por pse është i dety­ruar, sepse nuk po i mbetet rrugë tjetër. Politika paqësore, e ashtuquajtur “aktive”, pa u mbështetur në rezultatet e forcës së kundërvënies po e zvetënon psikologjinë e forcave të or­ga­nizuara dhe po shndërrohet në politikë të botëkuptimit defetist, pa asnjë rezultat konstruktiv dhe konkret, disponi­min revolucionar dhe kombëtar po e kthen në skepticizëm, duke u përgjëruar për idhuj po shndërrohemi në mazo­his­të”.[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftn1|'''[1]''']]
 
Pra, rezistenca paqësore tashmë e kishte humbur çdo kuptim, ngase, për mungesë të rezultateve të saj, ishin shfa­qur qartazi shenjat e lodhjes dhe të dëshpërimit te shqiptarët, ndërsa paradoksalisht pushtuesve serbë ua kishte krijuar ko­mo­ditetin e të qenit rehat në procesin e zbatimit të apar­teidit mbi shqiptarët në një shkallë të gjerë. Veprimtarët e një­mendtë të çështjes kombëtare e kishin të qartë se liria e pjesës së robëruar të kombit nuk do të vinte dot me mjete dhe forma të tilla veprimi, ndaj edhe u angazhuan fuqishëm për rrugë të tjera alternative, që parakuptonin kundërvënien e njëmendtë ndaj pushtuesit. Madje, qysh me rastin e theme­limit të Partisë së Unitetit Kombëtar, Halil Alidema mani­fes­tonte vetëdijen e tij për të kërkuar edhe rrugë të tjera, të reja dhe efikase, në ecjen drejt lirisë. Duke iu përgjigjur in­teresimit të gazetës “Dielli”, ai në një intervistë do të shpre­hej: “Rezistencën paqësore e konsideroj qëndresë dhe jo gjunjëzim. Megjithatë, kjo formë dita-ditës do të shteret dhe domosdo do të lindë nevoja të krijohet edhe mënyra jonë e re e kundërvënies. Për situata të tilla duhet të jemi të për­ga­titur. Përndryshe ky është edhe qëllimi i formimit të Partisë së Unitetit Kombëtar”.[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftn2|'''[2]''']]
 
Nisur nga ky pohim dhe pikëpamje të tjera, të shpre­hura në vijimësi, mund të konkludohet se mr. Halil Alidema nuk u gjend rastësisht në krye të proceseve që e ndryshuan rrjedhën e zhvillimeve shqiptare në raport me pushtuesit. Ka një varg dokumentesh të Shtabit Operativ që ruhen në dosjet e tij, që mbajnë nënshkrimin e tij, apo që qartazi janë hartuar prej tij. Që nga vendosja në Tiranë dhe funksionalizimi i strukturave që kishin synim përgatitjen për kundërvënie të armatosur ndaj pushtuesit, Halil Alidema do të bënte një shkëputje edhe më të madhe nga praktikat e veprimit rutinor politik që ishin instaluar në mendësinë e subjekteve politike shqiptare. Në njëfarë mënyre, nga kjo kohë, e shohim të abstenojë nga format e komunikimit të qëndrimeve politike nëpërmjet medieve dhe njëkohshëm vërejmë një fokusim të theksuar në përgatitjet për rezistencë të armatosur, të cilën ai e shihte si të vetmen mundësi për ta fituar lirinë. Diskursi i tij do të ndryshojë dita-ditës edhe në raport me bashkë­par­tiakët në Prishtinë, gjë që do të çojë në dallime gjithnjë e më të mëdha konceptuale e deri edhe në një përplasje të pash­mangshme. E mira e kësaj pune është se Halil Alidema, duke e arsyetuar veprimtarinë e tij në Tiranë, nëpërmjet ko­mu­nikimit polemizues, nxjerr në pah punët që ishin kryer ndërkohë nga Shtabi Operativ.
 
Në një shkresë pa titull, por me dedikim të shkruar me dorë ku përfshihet ty tekst “Të nderuar shokë, Abdullahit, Fatonit, Osmanit, Fatmirit”, duke përfshirë më poshtë edhe shprehjen përcaktuese për karakterin e dokumentit si “sek­ret”, Halil Alidema shpreh kundërshtimin e tij lidhur me ve­ndimin e Kryesisë së UNIKOMB-it në Prishtinë për shkar­­kimin e tij nga detyra dhe krijimin e Kryesisë së Krizës. Natyrisht interes për këtë shqyrtim përbën fakti se ai i thek­sonte disa nga veprimet e ndërmarra në periudhën e akti­vi­tetit të tij në Tiranë në kuadër të Shtabit Operativ. Pjesë e këtij teksti është edhe Raporti i Shtabit Operativ, ku thek­sohen edhe disa nga synimet dhe arritjet kryesore të punës së deriatëhershme: “Që nga nëntori janë ushtruar 12 grupe në Shqipëri, nga të gjitha profilet.
 
a)                  Për zbulim dhe përcjellje,
 
b)                 Për luftë diversante dhe kidnapim,
 
c)                  Për luftë civile – guerile.
 
 
Tani janë duke u përgatitur edhe tri grupe, dy të mesh­kujve dhe një e femrave. Tani jemi në gjendje tejet të rëndë materiale, për ushqim dhe veshmbathje, ju lutem sa më shpejt na ndihmoni, sepse maji dhe qershori do të jenë ven­dimtarë. Një pjesë të djelmoshave i kemi futur në Kosovë, ata para dy dite, në Brekoc e dhanë provimin me sukses dhe vranë 4 milicë, edhe pse Serbia nuk po i lajmëron. Vëllezër, aksionet do të vazhdojnë, Shtabi Ndihmës dhe ne me 280 djelmosha nuk kemi kohë të merremi me protesta, me kon­ferenca dhe kongrese, sepse kuvendet dhe kongreset i lypin dhe i mbajnë karrieristët dhe përçarësit. Kongreset, konfere­ncat dhe protestat nuk ia prishin qetësinë Serbisë, as polici­së. Atyre nuk iu pëlqen asnjë parti, se sot janë për këtë nesër për atë, pasnesër me kërkënd, sot lypin kongres, nesër konferencë, pasnesër dalin e thojnë ata po mirren vetëm me mbledhje, me konferenca e kongrese e popullin e kanë lanë me u vra për ditë. Në këta pesë muaj shumicën e regjioneve të Kosovës i kemi mbuluar me djelmoshat e stërvitur, ata që nuk do t’i përgjigjen këtij organizimi, e nesër regjionin e tyre lufta do ta gjejë të papërgaditur dhe të paorganizuar, përgjegjësinë e vrasjeve do ta marrë vet dhe populli me sigu­ri do ta gjykojë..”[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftn3|'''[3]''']]
 
Është e qartë se kursi i veprimit të Halil Alidemës kishte ndryshuar dhe tashmë ai ishte përqendruar te forma të tjera të veprimit. Ndokush mund të pretendonte atëbotë se si veprimet e tij ishin të parakohshme, por koha do të vërte­tonte se, edhe këtë herë, shqiptarët po vonoheshin, edhe këtë herë pritja po imponohej si opsion mbizotërues në momentet vendimtare të zgjidhjes së çështjeve kombëtare si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe rënies së komunizmit si ideologji. Nga ana tjetër, si veprimtar i dekadave, Halili u tregua vizionar, ngaqë krimet më të tmerrshme serbe, vite më vonë, do të bëheshin pikërisht mbi popullatën shqiptare të pambrojtur dhe të paorganizuar sa duhet.
 
Pasi që Shtabi Operativ i kishte filluar aktivitetet e veta dhe tashmë ishin trajnuar disa grupe të të rinjve shqip­tarë dhe të rejave shqiptare në horizont ishte shfaqur shpresa e madhe e ndryshimit rrënjësor të gjendjes në viset e push­tuara shqiptare. Një apel i Shtabit Operativ merrte shkas nga ky zhvillim pozitiv, por njëkohësisht, në anën tjetër, edhe nga gjendja e vështirë dhe rreziku kërcënues për një masakër të forcave serbe në terren. Në apel kërkohej më shumë anga­zhim dhe shtrirja e strukturave organizative në terrenin e Kosovës. Duhet thënë se Apeli, që mban datën 19 maj 1993, vinte në një kohë të shfaqjes së shenjave të për­plasjeve bre­nda Kryesisë së UNIKOMB-it. Gjithsesi teksti i këtij doku­menti (Apeli) është ky: “Në bazë të gjendjes alarmuese, si dhe situatës shpërthyese të luftës në Kosovë, SHTABI OPE­RA­TIV, përveç  forcave që janë pregaditur dhe janë duke u pregaditur, vendosi që urgjentisht të kërkojë nga Kryesia e qendrës në Prishtinë, për të dërguar edhe nga secila degë e UNIKOMBIT, nga dy persona të zgjedhur dhe të verifikuar, për të marrë detyrat nga Shtabi Operativ, dety­rat organiza­ti­ve. Kryesia e ngushtë këtë detyrë obligative dhe imperative për kohën e sotme duhet ta bëjë dhe kryejë që menjëherë, po­sa ta marrë këtë Apel. Kryesia të ftojë kryetarët e degëve dhe ata që menjëherë t’i ngarkojë për të vlerësuar krite­riu­met e personave që do të dërgohen.
 
Personat duhet të arrijnë në vendin e caktuar deri më 25-26 të majit 1993, do të ishte mirë që të posedojnë pasa­por­tën, por nëse personat që do të vijnë nuk posedojnë pa­saporta, do të jenë të shoqëruar me njerëz tanë të sigurt për të arritur në vendin e duhur.
 
Për shkak të gjendjes që ishte dhe që tani u krijua, kemi arritur deri te shënimet e verifikuara se kjo që u veprua me Kryesinë e UNIKOMB-it është një paralojë për ta vu në gjumë para provës gjenerale të eliminimit.
 
Mospërgjegjja dhe moskryerja e obligimeve që dalin nga ky apel sjell pasoja të rënda, dhe sipas rregullores do të merren masa të menjëhershme, sepse kjo tregon edhe një he­rë, mosdisiplinën, mosgadishmërinë, për organizim dhe për­gatitje për vetëmbrojtje. Të mendojmë shtruar dhe me gjak­ftoh­tësi, sepse situata është tejet serioze, koha nuk pret.
 
 
19 maj 1993
 
Ju njofton
 
SHTABI OPERATIV
 
A + A”[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftn4|'''[4]''']]
 
 
Duke marrë parasysh faktin se ky apel, në njëfarë mënyre, ishte tërheqje e vërejtjes për të gjithë ata që nuk ishin të gatshëm të sakrifikonin dhe t’iu nënshtroheshin ori­en­timeve programore partiake si dhe rregullave të miratuara më parë në Kryesinë e saj, është e qartë pse një pjesë e udhëheqjes së UNIKOMB-it u shfaqën si konformistë në raport me rrjedhën e përgjithshme të politikës shqiptare. Mirëpo, mr. Halil Alidema nuk mendonte as për komodi­tetin e vet dhe as të të tjerëve, ngase, sipas tij, të gjitha këto veprime të përgatitjes ishin të vonuara, pra koha nuk priste dhe duhej vepruar.
 
Ngritja e strukturave të kundërvënies ishte një detyrë e vështirë, e cila kërkonte bashkërenditjen e një vargu vepri­mesh dhe faktorësh në sfera të ndryshme. Sikurse dihet, mbështetja financiare është jetike për secilën luftë. Rëndom luftën e fiton ai që ka një bazë të sigurt mbështetëse finan­ciare e logjistike, krahas teknikës ushtarake dhe kuadrit pro­fe­sional. Shtabi Operativ, siç e vërteton edhe vetë Halili, por edhe bashkëpunëtorët e tij, ishte në një gjendje të vështirë materiale. Tashmë, në një pjesë të kësaj monografie, bazuar në të dhënat ekzistuese, është dëshmuar se sa të pakta dhe të rralla ishin mbështetjet. Shumica e punëve bazoheshin në vullnetin e atdhetarëve, prandaj edhe mbështetja financiare. Që puna të ecte mbarë, ishte e nevojshme të sigurohej një lloj transparence në drejtim të mbledhjes së fondeve, ashtu që kontribuuesit të bindeshin se paratë e tyre po shkonin në destinacionin e duhur. Shih për këtë Shtabi Operativ kishte miratuar formate që garantonin dëshmimin e ndihmave që do të mblidheshin nga bashkatdhetarët nga anë të ndryshme të botës. Një kopje e Vërtetimit ndodhet edhe në dosjen e Halil Alidemës e vulosur me vulën e Shtabit Operativ dhe me një nënshkrim të palexueshëm. Ky dokument, sikurse shihet në faksimile, përbëhej nga dy pjesë: e para, që ishte pak a shumë qartësuese dhe e dyta që përmbante të dhënat lidhur me kontributin e dedikuar për përgatitjen dhe stër­vi­t­jen e djelmoshave dhe vajzave shqiptare për t’iu kundërvënë pushtuesve të egër serbë, malazez dhe maqedonas. Gjith­ashtu në dosje ruhet edhe një formë tjetër e dëshmisë, shumë më e shkurtër dhe koncize, e cila ishte hartuar më tepër në formën e një deklarate dhe e cila në bazë të numrit të pro­tokollit ishte hartuar më 1995. Teksti, krahas pjesës iden­tifikuese, siglës së Shtabit Operativ, kishte këtë përmbajtje: Për përgatitjen e rinisë shqiptare të Kosovës dhe të trojeve të okupuara, unë____________________ nga_____________ jap këtë ndihmë, shumën prej___________.”[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftn5|'''[5]''']]
 
Si edhe një pjesë e madhe e dokumenteve të Shtabit Operativ, edhe kjo dëshmi për kontribut mbështetës finan­ciar, përmbyllet me thirrjen “Paçit uratën e lirisë”, ndërsa gjithashtu është një dokument i vulosur me vulën përkatëse dhe i nënshkruar nga Halil Alidema (shih faksimilen).
 
Mbështetja e paktë financiare, krahasuar me nevojat e mëdha që realisht i kërkon ngritja dhe aftësimi i strukturave të kundërvënies së armatosur në një territor të pushtuar, e kishte detyruar Shtabit Operativ që të kërkonte rrugë të reja për të siguruar përkrahjen e duhur. Një dokument i hartuar, ndonëse jo i nënshkruar, i pavulosur dhe pa numër proto­ko­lli, dëshmon se si më 1996, në fillim të këtij viti (22.02. 1996), rreth një muaj para vdekjes së Halilit, kishte lindur ideja që të kërkohej ndihmë edhe nga shqiptarët e Turqisë. Shtabi Operativ kishte përgatitur një autorizim Special për z. Gani Kokollari që, në emër të Shtabit Operativ të UNI­KOMB-it të Kosovës, të mbledhë ndihmat e domosdoshme nga bashkatdhetarët me shtetësi turke në Republikën e Tur­qisë. Është e kuptueshme që, krahas këtij autorizimi të hartohej edhe një thirrje[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftn6|'''[6]''']] përkatëse për shqiptarët e atje­shëm, me qëllim të mbledhjes së ndihmave, duke e vënë theksin veçmas te përkatësia e tyre fetare. Kjo është bërë duke marrë parasysh edhe vetë strukturën identitare të asaj popullsie, tek e cila, edhe në kohën kur ishte shpërngulur për në Turqi, kishin mbizotëruar përbërësit fetarë kundruall përbërësve të tjerë identitarë. Kjo thirrje, ndonëse është har­tuar në emër të Shtabit Operativ nuk është e nënshkruar dhe as e vulosur. Nuk ka ndonjë të dhënë në se vërtet ideja e kërkimit të ndihmës në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Turqi ishte jetësuar. Megjithatë, këto të dhëna janë një dësh­mi e fuqishme për faktin se mr. Halil Alidema e mendonte kundërvënien ndaj pushtuesit nëpërmjet krijimit të një fronti të gjerë, që do të përfshinte potencialet e brendshme kombë­tare dhe ato të jashtme. Në të vërtetë, si parti që synonte të bashkonte në një front të gjithë faktorët relevantë kombë­tarë, në strukturën e saj ishin përfshirë edhe autoritete të cak­tuara fetare, sikundër ishte Hoxha Idriz Kakrruti i njohur për pikëpamjet e tij kombëtare dhe aktivitetin e përkushtuar në aksionin e pajtimit të gjaqeve, ku sikurse dihet një rol të ve­çantë e kishte luajtur edhe vetë Halil Alidema. Natyrisht, në këtë plan, nuk mund të identifikohet ndonjë prirje e tij për ta orientuar mbështetjen e luftës çlirimtare në opsione të ve­çanta ideologjike apo edhe fetare. Për Halil Alidemën ishin të domosdoshëm të gjithë, ndaj edhe synonte një mbështetje sa më të gjerë si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Ndjeshmëria e tij lidhur me një konflikt të mund­shëm edhe me premisa fetare, në fakt, merrte shkas të fuqi­shëm edhe nga lufta e Bosnjë-Hercegovinës, ku boshnjakët myslimanë ishin vënë nën shënjestrën e veprimeve gjeno­cidiale serbe. Masakrat, dëbimet, djegiet, dhunimet masive të femrave boshnjake, rrënimi i të gjitha shenjave të iden­ti­tetit fetar islam etj., të cilat ishin bërë mjet lufte për të arritur qëllimet e hegjemonisë serbomadhe në Bosnjë, Halili i pa­rashikonte si potencialisht të mundshme edhe në Kosovë. Në fakt të gjitha këto tri-katër vite më vonë ndodhën në Kosovë, fatmirësisht në dimensione pak më të vogla se sa ishin shpërfaqur në Bosnjë dhe me pasoja gjithsesi më të rikuperueshme edhe si rezultat i ndërhyrjes ndërkombëtare për ta ndaluar makinerinë vrastare serbe në Ballkan.
 
Në përgjithësi veprimtaria e Shtabit Operativ dhe figu­rës qendrore të tij, Halil Alidemës, përbën njërën ndër faqet e lavdishme të organizimit të rezistencës së armatosur ku­ndër pushtuesve të Kosovës. Veprimet konkrete, të ndër­ma­rra me kohë, u dëshmuan si jetike për të shpëtuar qenien shqiptare, por edhe për t’i çliruar tokat etnike nga pushtimi shekullor.
 
 
 
 
 
 
----[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftnref1|'''[1]''']] Arkivi i Kosovës, Fondi Halil Alidema, teksti analitik “Vetëm histo­ria e dështimeve përsëritet”.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftnref2|'''[2]''']] “Shqiptarët farkues të fatit të vet”, intervistë për gazetën “Dielli”, 5 qershor 1991, intervistoi Islam Spahiu.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftnref3|'''[3]''']] Arkivi i Kosovës, Dosja e Halil Alidemës, Dokumenti me adresimin “Të nderuar shokë, Abdullahit, Fatonit. Osmanit, Fatmirit”, pjesa Raport i Trupit Ndihmës të Shtabit Operativ të Unikombit, f. 2 dhe 3.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftnref4|'''[4]''']] Arkivi i Kosovës, Dosja e Halil Alidemës, dokumenti “Apell”.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftnref5|'''[5]''']] Arkivi i Kosovës, Dosja e Halil Alidemës.
 
[[:Skeda:///C:/Users/admin/Documents/Punime/Nga Monografia/Aktivitetet e Shtabit Operativ.docx#%20ftnref6|'''[6]''']] Arkivi i Kosovës, Dosja e Halil Alidemës,
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
{{Infobox webfaqe
| emri = [[Skeda:Wikipedia-favicon.png|16px|Favicon e Wikipedia]] Wikipedia Shqip
Line 1.196 ⟶ 37:
!Data !! Artikulli !! Numri i artikullit !! Artikuj për ditë
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''1'''
|-
| [[12 tetor]] [[2003]] || '''[[Faqja Kryesore]]''' || '''1''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''2'''
|-
| [[18 maj]] [[2005]] || '''?''' || '''1 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''8'''
|-
| [[20 shtator]] [[2005]] || '''[[Rrethi i Pukës]]''' || '''2 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''6'''
|-
| [[11 dhjetor]] [[2005]] || '''[[John Wayne]]''' || '''2 500''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#ccccff" colspan="3" bgcolor=#CCCCFF|
: ''Arritjet nga 3000 deri 5500 nuk gjënden këtu, sepse nuk dihen se cilët janë. Kjo sepse brënda disa ditëve janë krijuar në mënyrë automatike mbi 2500 artikuj.''
|| '''70'''
|-
| [[30 janar]] [[2006]] || '''[[Will Smith]]''' || '''6 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''10'''
|-
| [[23 mars]] [[2006]] || '''[[.qa]]''' || '''6 500''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''10'''
|-
| [[16 prill]] [[2006]] || '''[[.gf]]''' || '''7 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''13'''
|-
| [[23 nëntor]] [[2006]] || '''[[Suretu Fatir]]''' || '''10 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''41'''
|-
| [[5 dhjetor]] [[2006]] || '''[[Mushkova]]''' || '''10 500''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''50'''
|-
| [[8 janar]] [[2007]] || '''[[1623 në literaturë]]''' || '''12 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''125'''
|-
| [[12 janar]] [[2007]] || '''[[Festat Islame]]''' || '''12 500''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''33'''
|-
| [[26 mars]] [[2007]] || '''[[Kate Beckinsale]]''' || '''14 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''25'''
|-
| [[16 prill]] [[2007]] || '''[[Rojet e mjegullës]]''' || '''14 500''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''15'''
|-
| [[17 maj]] [[2007]] || '''[[Opus Dei]]''' || '''15 000''' || bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''15'''
|-
| [[20 qershor]] [[2007]] || '''[[Microsoft Windows]]''' || '''15 500'''||colspan=1 bgcolor="#e0e0e0" colspan="1"E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''45'''
|-
| [[2 gusht]] [[2007]] || '''[[.zr]]''' || '''17 000'''|| bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''13'''
|-
| [[19 prill]] [[2008]] || '''[[Sallatë me rrepa të kuqe]]''' || '''20 000'''|| bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''8'''
|-
| [[19 gusht]] [[2008]] || '''[[Arkitektura post moderne]]''' || '''21 000'''|| bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0 |
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''10.4'''
|-
| [[31 dhjetor]] [[2010]] || '''[[Jakobi i Vjetri]]''' || '''30 000'''|| bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0|
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''27.6'''
|-
| [[28 dhjetor]] [[2011]] || '''[[Tërbaçi (Bulqizë)|Tërbaçi]]''' || '''40 000'''|| bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0|
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''9.7'''
|-
| [[5 nëntor]] [[2012]] || '''[[Distrikti Kenora]]''' || '''43 000'''|| bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0|
|-
| bgcolor="#e0e0e0" colspan="3" bgcolor=#E0E0E0| || '''13.2'''
|-
| [[5 prill]] [[2013]] || '''[[Shën Angjelina e Arbërisë]]''' || '''45 000'''|| bgcolor="#e0e0e0" colspan="1" bgcolor=#E0E0E0|
|-
|