[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 39:
Në vitin 1450 sulltan [[Murati II]] erdhi në Shqipëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën. Ushtria osmane sipas një bashkëkohësi kudo ku kalonte " dogji duke i vënë zjarrin çdo gjëjë që takonte". Skënderbeu qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë osmane papritur dhe pandërprerë nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani urdhëroi asgjësimin e trupave të Skënderbeut duke i ndjekur kudo, por këto ekspedita u kushtuan osmanëve shumë humbje. Gjendja e osmanëve filloi të keqësohej nga mungesa e ushqimeve për shkak se shqiptarët sulmonin karvanet e furnizimeve.Pas disa muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati humbi shpresat se mund ta merrte Krujën prandaj me fillimin e stinës së shirave e ndërpreu fushatën ushtarake. Lufta për mbrojtjen e Krujës ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=414-415}}</ref>
 
Më 1451, u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=416}}</ref> Skënderbeu u përpoq të siguronte ndihma për të çliruar territore tjera që ishin nën osmanët. Atë vit Skënderbeu dhe Alfonsi V i Napolit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi si dy zotër të barabartë.<ref name="FrashëriFrashëri1">{{cite book|last1=Frashëri|first1=Kristo |title=Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë|date=2009 |publisher=Dudaj|location=Tirana|isbn=978-99943-0-109-6|pages=101-102|language=Albanian}}</ref><ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=417}}</ref> Në vitin 1452 sulltani i ri Mehmeti II dërgoi dy ushtri në Shqipëri të cilat u thyen njëra pas tjetrës nga Skënderbeu.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=416}}</ref>
 
Në vitin 1455 ushtria shqiptare rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=419}}</ref> Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme poltike në Shqipëri u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët shqiptarë. Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Shqipëri por ushtria e Skënderbeut e theu keqas.<ref>{{Harvnb|Akademia|2002|p=420}}</ref> Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e [[Modrič, Struga|Modriçit]] për 30,000 aspra argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia e tij u zbulua, dhe ai u burgos në Napoli.<ref name=Noli1947p52>{{harvnb|Noli|1947|p=52}}</ref> Më 1456 Gjergjit i lindi djalë.<ref name=Zbornik-Odsjeka>{{cite book|title=Zbornik Odsjeka za Povijesne Znanosti Zavoda za Povijesne i Društvene Znanosti Hrvatske Akademije Znanosti i Umjetnosti|url=https://books.google.com/books?id=YidpAAAAMAAJ|year=1999|publisher=HAZU|page=169|quote=...1456 rođen je princ Gjon Kastrioti, Skenderbegov sin ... Hamza ... pobjegao je kod sultana Mehmeda II 1456 godine...}}</ref> [[Hamza Kastrioti]], nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se do të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve.<ref name=Zbornik-Odsjeka/> Më 27 qershor 1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skanderbegu dërgoi eimsarë te i biri Ferdinandi.<ref name="Frashëri2002p359">{{harvnb|Frashëri|2002|p=359}}</ref>