[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 58:
 
== Skënderbeu - Hero Kombëtar ==
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ([[6 maj]] [[1405]]- 17–17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Skënderbeu i kushtoi kujdes ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve.<ref>{{Harvnb|Biçoku|2002|p=490-491}}</ref>
Skënderbeu dëshmoi edhe tolerancë fetare. Skënderbeu dëshmoi aftësitë e tij si burrë shteti edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. I vetëdijshëm se për t'i bërë ballë fuqisë osmane kërkohej bashkim, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.<ref>{{Harvnb|Biçoku|2002|p=492}}</ref> Skënderbeu ishte udhëheqës ushtarak i talentuar. Ai u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe dhe aftësi goditëse të lartë. Ai dallonte shumë nga princërit dhe mbretërit e kohës, veprimtaria ushtarake e të cilëve bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë.<ref>{{Harvnb|Biçoku|2002|p=492}}</ref>