Ndryshimi mes inspektimeve të "Mbretëria e Arbërisë"

ska përmbledhje të redaktimeve
v
 
Mikaeli VIII arriti edhe një fitore të rëndësishme diplomatike mbi Karlin I duke pranuar që të bashkonte dy kishat në Këshillin e Dytë të Lionit në 1274. Entuziast nga rezultatet e këshillit, Papa Gregori X, ndaloi çdo tentativë të Karlit ndaj forcave të Mikaelit VIII. Nën këto rrethana Karli I Anzhu u detyrua të nënshkruante një armëpushim me Mikaelin VIII në 1276.<ref name=":3" />
=== Kundërsulmi anzhuin ===
Prania bizantine në Butrint alarmoi Nikeforos I Dukas, Despoti i Epirit. Ai kontaktoi Karlin Anzhu dhe vasalin e tij Uilliamin e Villehardouin i cili në atë kohë ishte princi i Akesë. Nikeforos I premtoi që të bënte zotim homazhi ndaj Karlit (në Mesjetë homazhi ishte një ceremoni ku vasali i garantonte besnikëri dhe shërbimin e tij të zotit të tij feudal) në këmbim të disa tokave në Ake. Në 1278 Trupat e Nikeforosit morën qytetin e Butrintit. Në mars 1279 Nikeforosi I e deklaroi veten si vasal të Karlit I Anzhu dhe i dorëzoi atij kalatë e Sopotit dhe Butrintit. Si garanci, Nikeforosi dërgoi djalin e tij te kastelani anzhuin i Vlorës që ta mbante si peng. Ambasadorë u shkëmbyen me këtë rast, por Karli nuk priti derisa të mbaronin formalitetet; ai urdhëroi kapitenin dhe famulltarin e përgjithshëm të tij në Korfuz për të marrë jo vetëm Butrintin, por gjithçka që dikur i përkiste Manfredit dhe tanimë ishte nën Despotatin e Epirit.<ref>Nicol (2010), p. 18-23</ref>
 
Në të njëjtën kohë Karli filloi të krijonte një rrjet aleancash në rajon me sulmin e ri që po afronte. Ai hyri në aleancë me mbretërit e Serbisë dhe Bullgarisë.<ref name=":4">Nicol (2010), p. 25</ref> Ai gjithashtu u përpoq të fitonte mbëshetjen e fisnikëve vendorë arbërorë. Pas kërkesave të vazhdueshme nga fisnikë të tjerë arbërorë, ai liroi një numër fisnikësh arbërorë të cilët ishin arrestuar para se të akuzoheshin si bashkëpunëtorë me forcat bizantine. Midis tyre ishte [[Muzakajt|Gjin Muzaka]], Dhimitër Zogu dhe Guljem Blinishti. Gjin Muzaka veçanërisht ishte i rëndësishëm për planet e Karlit sepse territoret e familjes Muzaka ishin rreth qytetit të Beratit. Ata u liruan por u urdhëruan që t'i dërgonin bijtë e tyre si pengje në Napoli.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 211</ref>
 
Në gusht 1279, Karli Anzhu caktoi Hugo de Sully si ''Kapiten dhe Famulltar të Përgjithshëm të Arbërisë, Durrësit, Vlorës, Sopotit, Butrintit dhe Korfuzit.'' Në muajt pasardhës, një kundërsulm i madh anzhuin u përgatit.<ref name=":4" /> Shumë materiale dhe burra iu dërguan de Sully-t, i cili kishte marrë Zvërnecin nga bizantinët duke e bërë selinë e tij.<ref name=":5">Setton (1976), p. 136</ref> Synimi i parë i ekspeditës ishte rimarrja e qytetit të Beratit, i cili kishte qenë nën kontroll bizantin që prej vitit 1274. Megjithatë, përgatitjet e Karlit u kufizuan nga [[Papa Nikolla III]] i cili e kishte ndaluar Karlin për të sulmuar Perandorinë Bizantine. Megjithatë, Papa Nikolla III vdiq në gusht 1280 dhe për më shumë se 6 muaj vendi i tij mbeti bosh. Kjo i dha Karlit një mundësi për të vazhduar para. Gjatë vjeshtës 1280 ai urdhëroi Hugo de Sully për të ecur para.<ref>Nicol (1992), p. 206</ref> Në dhjetor 1280 forcat anzhuine morën rrethinat e Beratit dhe rrethuan kalanë e tij.<ref name=":5" />
 
=== Kundërsulmi bizantin ===
Perandori bizantin po shpresonte se Papa do t'i ndalonte kundërshtarët e tij latinë. Pas vdekjes së Papa Gregorit X, mbështetësit kryesor të bashkimit të kishave, pasardhësit e tij mbajtën të njëjtin kurs, gjë e cila kufizoi lëvizjet e Karlit. Megjithatë, në shkurt 1281, Karli I Anzhu arriti një fitore diplomatike duke imponuar një [[Papa Martini IV|Papë francez]] si kreun e Kishës Katolike. Perandori bizantin Mikaeli VIII u çkishërua dhe ekspedita e Karlit kundër tij u bekua si një kryqëzatë e re.<ref name=":4" />
 
Situata ishte mjaft e komplikuar për Mikaelin VIII, megjithatë, ai dërgoi ndihmë për garnizonin e rrethuar. Ushtria bizantine e cila përfshinte dhe mercenarë turq arriti pranë Beratit në mars 1281. Ata ishin urdhëruar që të shmangnin betejën e hapur dhe të përqendroheshin në kurthe dhe bastisje.<ref name=":6">Bartusis (1997), p. 63</ref> Ata arritën të mposhtnin forcat anzhuine duke zënë rob komandantin e tyre Hugo de Sully në një kurth. Kjo përhapi panik në ushtrinë e tij duke i bërë ata të braktisnin betejën. Ushtria anzhuine humbi pjesën më të madhe të forcave të saj dhe vetëm një pjesë e vogël gjeti strehim në kalanë e Kaninës, e cila ishte në duart e Anzhuinëve.<ref>Setton (1976), p. 137</ref> Ushtria bizantine vazhdoi të përparonte më tej. Ata rrethuan bazat anzhuine të Vlorës, Kaninës e Durrësit por s'mundën t'i marrin. Fisnikët arbërorë në rajonin e Krujës u bashkuan me perandorin bizantin dhe ai i dha një statut me privilegje për qytetin dhe dioqezën e tyre.<ref>Nicol (2010), p. 27</ref>
 
=== Përgatitjet e Karlit dhe Mbrëmjesoret Siçiliane ===
 
==== Traktati i Orvietos ====
Dështimi i ekspeditës së Hugo de Sully-t e bindi Karlin Anzhu se një pushtim i Perandorisë Bizantine nëpërmjet tokës nuk ishte i mundshëm,<ref name=":6" /> dhe kështu ai konsideroi një ekspeditë detare kundër Bizantit. Ai pa një aleat te [[Republika e Venedikut|venedikasit]] dhe në korrik 1281, [[Traktati i Orvietos]] e formalizoi këtë bashkëpunim. Qëllimi i përcaktuar i tij ishte që të hiqte nga froni Mikaelin VIII dhe të vendoste perandorin latin Filipin e Courtenay si dhe themelimin me forcë të Bashkimit të Kishave, duke e sjellë [[Kisha ortodokse|Kishën Ortodokse Greke]] nën autoritetin e Papës. Arsyeja kryesore, megjithatë, ishte që të rithemelohej Perandoria Latine nën dominimin e anzhuinëve dhe për të restauruar privilegjet tregtare venedikase në Konstandinopojë.<ref>Nicol (1992), p. 208-209</ref>
 
Sipas kushteve të marrëveshjes, Filipi dhe Karli do të jepnin 8,000 trupa dhe kavaleri, si dhe mjaftueshëm anije për t'i transportuar në Konstandinopojë. Filipi, Doge (drejtuesi) i Venedikut [[Giovanni Dandolo]] si dhe vetë Karli ose i biri i tij, [[Karli i Dytë]], do ta shoqëronin personalisht ekspeditën. Në praktikë, Karli do të jepte gati të gjithë trupat, duke qenë se Filipi nuk kishte burime ose kishte burime të pamjaftueshme të vetat. Venedikasit do të jepnin dyzet [[galera]] si eskorta për flotën pushtuese, e cila do të lundronte nga [[Brindizi]] jo më vonë se prilli i 1283. Sapo Filipi të vendosej në fron, ai do të konfirmonte lëëshimet në Traktatin e Vitierbos dhe privilegjet e dhëna venedikasve në themelimin e Perandorisë Latine, duke përfshirë njohjen e Doge (drejtuesit) si ''dominator'' të "një të katërtës dhe një të tetës së Perandorisë Latine".<ref name=":7">Nicol (1992), p. 208</ref>
 
Një dokument i dytë u krijua për organizimin e një force për të paraprirë ekspeditën kryesore të 1283. Karli dhe Filipi do të jepnin 15 anije dhe 10 anije transporti me rreth 300 burra dhe kuaj. Venedikasit do të siguronin 15 luftanije për shtatë muaj të vitit. Këto forca do të bënin luftë kundër Mikaelit VIII dhe "pushtuesve të tjerë" të Perandorisë Latine dhe do të takoheshin në [[Korfuzi|Korfuz]] nga 1 maji 1282, duke shtruar rrugën për pushtimin e vitit pasardhës.<ref name=":7" />
 
==== Mbrëmjesoret Siçiliane ====
Në të hënën e Pashkës më 30 mars 1282, në Siçili popullsia vendase sulmoi forcat franceze në një kryengritje që do të njihej si [[Mbrëmjesoret Siçiliane]]. Masakra vazhdoi për javë të tëra në ishull dhe ata gjithashtu shkatërruan flotën anzhuine të mbledhur në portin e [[Mesina|Mesinës]] të cilën Karli kishte për qëllim ta përdorte në ekspeditën e re kundër Bizantit. Karli u përpoq ta shtypte kryengritjen, por më 30 gusht 1282, [[Pjetri III i Aragonit]] mbërriti në Siçili, ishte e qartë që Karli nuk kishte më mundësi për ta sulmuar Bizantin.<ref>Setton (1976), p. 140</ref> Në shtator 1282, dinastia anzhuine e humbi përgjithmonë Siçilinë. I biri i tij, [[Karli i Dytë]] i Napolit u zu rob nga ushtria aragoneze në Betejën e Gjirit të Napolit dhe ishte akoma i burgosur kur i ati, Karli I Anzhu, vdiq më 7 janar 1285. Me vdekjen e tij Karli i la të gjitha zotërimet e tij te i biri, i cili në atë kohë mbahej nga katalanasit. Ai u mbajt i burgosur deri në 1289, kur ai u lirua.<ref>Nicol (2010), p. 33.</ref>
 
== Bibliografia ==