Mbretëria e Arbërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Rreshti 167:
Perandori bizantin po shpresonte se Papa do t'i ndalonte kundërshtarët e tij latinë. Pas vdekjes së Papa Gregorit X, mbështetësit kryesor të bashkimit të kishave, pasardhësit e tij mbajtën të njëjtin kurs, gjë e cila kufizoi lëvizjet e Karlit. Megjithatë, në shkurt 1281, Karli I Anzhu arriti një fitore diplomatike duke imponuar një [[Papa Martini IV|Papë francez]] si kreun e Kishës Katolike. Perandori bizantin Mikaeli VIII u çkishërua dhe ekspedita e Karlit kundër tij u bekua si një kryqëzatë e re.<ref name=":4" />
 
Situata ishte mjaft e komplikuar për Mikaelin VIII, megjithatë, ai dërgoi ndihmë për garnizonin e rrethuar. Ushtria bizantine e cila përfshinte dhe mercenarë turq arriti pranë Beratit në mars 1281. Ata ishin urdhëruar që të shmangnin betejën e hapur dhe të përqendroheshin në kurthe dhe bastisje.<ref name=":6">Bartusis (1997), p. 63</ref> Ata arritën të mposhtnin forcat anzhuine duke zënë rob komandantin e tyre Hugo de Sully në një kurth. Kjo përhapi panik në ushtrinë e tij duke i bërë ata të braktisnin betejën. Ushtria anzhuine humbi pjesën më të madhe të forcave të saj dhe vetëm një pjesë e vogël gjeti strehim në kalanë e Kaninës, e cila ishte në duart e Anzhuinëve.<ref>Setton (1976), p. 137</ref> Ushtria bizantine vazhdoi të përparonte më tej. Ata rrethuan bazat anzhuine të Vlorës, Kaninës e Durrësit por s'mundën t'i marrin. Fisnikët arbërorë në rajonin e Krujës u bashkuan me perandorin bizantin dhe ai i dha një statut me privilegje për qytetin dhe dioqezën e tyre.<ref name=":8">Nicol (2010), p. 27</ref>
 
=== Përgatitjet e Karlit dhe Mbrëmjesoret Siçiliane ===
Rreshti 180:
==== Mbrëmjesoret Siçiliane ====
Në të hënën e Pashkës më 30 mars 1282, në Siçili popullsia vendase sulmoi forcat franceze në një kryengritje që do të njihej si [[Mbrëmjesoret Siçiliane]]. Masakra vazhdoi për javë të tëra në ishull dhe ata gjithashtu shkatërruan flotën anzhuine të mbledhur në portin e [[Mesina|Mesinës]] të cilën Karli kishte për qëllim ta përdorte në ekspeditën e re kundër Bizantit. Karli u përpoq ta shtypte kryengritjen, por më 30 gusht 1282, [[Pjetri III i Aragonit]] mbërriti në Siçili, ishte e qartë që Karli nuk kishte më mundësi për ta sulmuar Bizantin.<ref>Setton (1976), p. 140</ref> Në shtator 1282, dinastia anzhuine e humbi përgjithmonë Siçilinë. I biri i tij, [[Karli i Dytë]] i Napolit u zu rob nga ushtria aragoneze në Betejën e Gjirit të Napolit dhe ishte akoma i burgosur kur i ati, Karli I Anzhu, vdiq më 7 janar 1285. Me vdekjen e tij Karli i la të gjitha zotërimet e tij te i biri, i cili në atë kohë mbahej nga katalanasit. Ai u mbajt i burgosur deri në 1289, kur ai u lirua.<ref>Nicol (2010), p. 33.</ref>
 
=== Restaurimi ===
 
==== Humbja e Durrësit ====
Rezistenca anzhuine vazhdoi për disa vite në Kaninë, Durrës dhe Vlorë. Megjithatë Durrësi ra në duart e bizantinëve në 1288 dhe në të njëjtin vit perandori bizantin Andronikos II Paleolog rinovoi privilegjet që paraardhësit e tij i kishin garantuar arbërorve në rajonin e Krujës.<ref name=":8" /> Kalaja e Kaninës ishte e fundit që ra nën kontrollin bizantin me gjasa në vitin 1294, ndërsa Korfuzi dhe Butrinti mbetën në duart e anzhuinëve deri në 1292.<ref>Nicol (2010), p. 28</ref> Në 1296, mbreti serb [[Stefan Milutin]] mori nën zotërim Durrësin. Në vitin 1299 Andronikos II Paleolog martoi vajzën e tij Simonida me Milutinin dhe tokat të cilat ai kishte pushtuar u konsideruan si pajë.<ref>Nicol (2010), p. 67-68</ref>
 
==== Rimarrja e Durrësit ====
Megjithëse territoret arbërore ishin humbur, nocioni dhe të drejtat e Mbretërisë së Arbërisë vazhduan për anzhuinët për shumë kohë pas vdekjes së Karlit I Anzhu. Mbretëria u trashëgua prej Karlit II pas vdekjes së të atit në 1285. Në gusht 1294, Karli II ia kaloi të drejtat e tij në Arbëri të birit, Filipit I të Tarantos. Në nëntor 1294, Filipi I ishte i martuar me vajzën e Despotit të Epirit, Nikeforosi I, duke ringjallur aleancën e vjetër midis dy shteteve.<ref>Nicol (2010), p. 44-47</ref> Planet e tij për të rimarrë zotërimet e vjetra anzhuine u ndalën për pak kohë kur në 1299 Filipi i Tarantos u bë i burgosur i Frederikut III të Siçilisë gjatë Betejës së Falkonarias. Megjithatë, pas lirimit të tij në 1302, ai pretendoi të drejtat e tij në Mbretërinë e Arbërisë dhe filloi përgatitjet për ta rimarrë. Ai mori mbështetjen e vendasve katolikë arbërorë të cilët preferonin një fuqi italiane katolike si mbrojtëse të tyre në vend të ortodoksëve grekë apo serbë, si dhe mbështetjen e [[Papa Benedikti XI|Papa Benediktit XI]]. Në verën e 1304, serbët u dëbuan nga qyteti i Durrësit nga qytetarët dhe fisnikët durrsakë, të cilët në shtator e dorëzuan veten ndaj sundimit anzhuin. Filipi dhe i ati, Karli II, ripërtërinë privilegjet e vjetra që Karli I Anzhu i kishte premtuar qytetarëve dhe fisnikëve të Durrësit. Në vitin 1305, përjashtime të mëtejshme të gjera nga tarifat dhe taksat të qytetarëve dhe fisnikëve të Durrësit u bënë nga Karli II.<ref>Nicol (2010), p. 68</ref>
 
Territori i Mbretërisë së Arbërisë nën sundimin e Filipit të Tarantos ishte i kufizuar afërsisht sa [[Rrethi i Durrësit]] në ditët e sotme. Në një përpjekje për të zgjidhur tensionet midis dinastisë Anzhu dhe aragonezëve, Mbretëria e Arbërisë dhe tokat në Ake nën zotërimin anzhuin u ofruan në këmbim të Mbretërisë së Siçilisë të sunduar nga Frederiku II. Këto negociata zgjatën për disa vite por u braktisën në vitin 1316.<ref>Abulafia (1996), ''Intercultural contacts in the medieval Mediterranean'', pp.1-13</ref>
 
Me vdekjen e Filipit të Tarantos në 1332, kishte pretendime të ndryshme mbi zotërimet e tij brenda familjes anzhuine. Të drejtat e Dukatit të Durrësit dhe Mbretërisë së Arbërisë së bashku iu dhanë Gjonit të Gravinës me një shumë prej 5,000 paundësh ar.<ref>Nicol (2010), p. 99</ref> Pas vdekjes së tij në 1336, zotërimet e tij në Arbëri i kaluan të birit, [[Karli, Duka i Durrësit|Karlit]].
 
Gjatë kësaj periudhe kishte familje fisnike të ndryshme arbërore që filluan të konsolidonin pushtetin dhe zotërimet. Një prej tyre ishte [[Topiajt|familja Topiaj]], zotërimet e të cilëve ishin në Arbërinë qendrore. Serbët po shtynin fort në drejtimin e tyre dhe fisnikët arbërorë gjetën një aleat natyral te anzhuinët.<ref name=":9">Nicol (2010), p. 128</ref> Aleanca me udhëheqësit arbërorë ishte jetike gjithashtu edhe për sigurinë e Mbretërisë së Arbërisë, sidomos gjatë viteve 1320 dhe 1330. Më të spikatur prej këtyre udhëheqësve ishin Topiajt, duke sunduar në një rajon midis lumenjve Mat dhe Shkumbin<ref>Norris (1993), p.36</ref> dhe familjes Muzaka në territorin midis lumenjve Shkumbin dhe Vlorë.<ref>Fine (1994), p. 290</ref> Ata i shihnin anzhuinët si mbrojtës të zotërimeve të tyre dhe bënë aleanca. Përgjatë viteve 1336-37 Karli korri suksese të ndryshme ndaj forcave serbe në Arbërinë qendrore.<ref>Abulafia (1996), ''The New Cambridge Medieval History, Volume VI: c. 1300-c. 1415'', p. 495</ref>
 
==== Dekadat e fundit ====
Presioni i [[Mbretërisë së Serbisë]] mbi Mbretërinë e Arbërisë u rrit sidomos nën udhëheqjen e [[Stefan Dushani|Stefan Dushanit]]. Megjithëse fati i qytetit të Durrësit, kryeqytetit të mbretërisë, është i panjohur, nga viti 1346 e gjithë Arbëria thuhej të ishte nën sundimin e Dushanit.<ref name=":9" /> Në vitin 1348, Karli, Duka i Durrësit, iu pre koka prej kushëririt të tij, Filipit II të Tarantos, i cili gjithashtu kishte trashëguar të drejta mbi Mbretërinë e Arbërisë. Ndërkohë, në Arbëri, pas vdekjes së Dushanit, perandoria e tij filloi të shkrihej dhe në Arbërinë qendrore, familja Topiaj nën [[Karl Topia|Karl Topinë]], pretendoi të drejta mbi Mbretërinë e Arbërisë. Stefan Uroshi I ishte i martuar me Helenën Anzhu dhe Karl Topia u njoh si Kont i Arbërisë.<ref>Nicolle (1988), p.37</ref> Karl Topia mori Durrësin prej anzhuinëve në 1368 me konsensusin e qytetarëve durrsakë. Në 1376, Louis i Evreux, Duka i Durrësit, i cili kishte marrë të drejtat mbi Mbretërinë e Arbërisë nga gruaja e tij e dytë, sulmoi dhe e mori qytetin, por në 1383, Topia e mori përsëri kontrollin e qytetit.<ref>Fine (1994), p. 384</ref>
 
Në vitin 1385, qyteti i Durrësit u mor nga [[Balsha II]]. Topia thirri për ndihmë [[Perandoria Osmane|osmanët]] dhe forcat e Balshës u mposhtën në [[Beteja e Savrës|Betejën e Savrës]]. Topia rimori qytetin e Durrësit në të njëjtin vit dhe e mbajti deri kur vdiq në 1388. Më pas, Durrësi u trashëgua nga i biri, [[Gjergj Topia|Gjergji]]. Në vitin 1392, Gjergji dorëzoi Durrësin dhe zotërimet e tij te Republika e Venedikut.<ref>O'Connell (2009), p.23</ref>
 
== Bibliografia ==