Ndryshimi mes inspektimeve të "Mbretëria e Arbërisë"

ska përmbledhje të redaktimeve
 
Në vitin 1385, qyteti i Durrësit u mor nga [[Balsha II]]. Topia thirri për ndihmë [[Perandoria Osmane|osmanët]] dhe forcat e Balshës u mposhtën në [[Beteja e Savrës|Betejën e Savrës]]. Topia rimori qytetin e Durrësit në të njëjtin vit dhe e mbajti deri kur vdiq në 1388. Më pas, Durrësi u trashëgua nga i biri, [[Gjergj Topia|Gjergji]]. Në vitin 1392, Gjergji dorëzoi Durrësin dhe zotërimet e tij te Republika e Venedikut.<ref>O'Connell (2009), p.23</ref>
== Qeveria ==
Mbretëria e Arbërisë ishte një qenësi e veçantë nga Mbretëria e Napolit. Mbretëria kishte natyrën e një strukture politike të orientuar ushtarakisht. Kishte strukturën dhe organet qeverisëse të veta të cilat gjendeshin në Durrës.<ref name=":10">Lala (2008), p.21</ref> Në krye të këtij trupi qeverisës ishte Kapiteni i Përgjithshëm i cili kishte statusin e një nënmbreti. Këta persona zakonisht kishin titullin ''capitaneus et vicarius generalis'' dhe ishin në krye të ushtrisë gjithashtu, ndërsa, forcat vendore komandoheshin nga persona që mbanin titullin ''marescallus in partibus Albaniae.''<ref name=":10" />
 
Burimet mbretërore, sidomos të ardhurat nga prodhimi i kripës dhe tregtisë, paguheshin në ''thesaurius'' të Arbërisë. Porti i Durrësit dhe tregtia ishin jetike për mbretërinë. Porti ishte nën komandën e ''prothontius'' dhe flota arbërore kishte komandantin e saj. Zyra të tjera u krijuan dhe funksionuan nën autoritetin e nënmbretit.<ref name=":10" />
 
Me tretjen e territorit të mbretërisë, personat e caktuar si kapitenë të përgjithshëm filluan të humbnin pushtetin, duke u bërë më tepër guvernatorë të Durrësit sesa përfaqësues të mbretit.<ref name=":10" />
 
Roli i zotërve arbërorë u bë gjithnjë e më i rëndësishëm për fatin e mbretërisë dhe anzhuinët i integruan ata në strukturën e tyre ushtarake sidomos gjatë fazës së dytë të mbretërisë. Kur Filipi i Tarantos u kthye në vitin 1304, një fisnik arbëror, [[Gulielm Blinishti]], u caktua në krye të ushtrisë anzhuine në Mbretërinë e Arbërisë me titullin ''marascallum regnie Albaniae''.<ref>Lala (2008), p.138</ref> Ai u pasua në 1318 nga [[Muzakajt|Andrea Muzaka]].<ref>Lala (2008), p.136.</ref> Nga viti 1304 e më pas, titujt e tjerë perëndimorë të fisnikërisë u dhanë nga anzhuinët te zotërit arbërorë.<ref>Castellan (2002), p. 25</ref><ref>Pollo (1974), 54</ref>
 
Megjithëse anzhuinët u përpoqën të krijonin një aparat shtetëror të centralizuar, ata lanë autonomi të madhe te qytetet arbërore. Në 1272 ishte vetë Karli I Anzhu që njohu privilegjet e vjetra të komunitetit të Durrësit.
 
== Feja ==
Historikisht territori ku shtrihej Mbretëria e Arbërisë ishte ekspozuar ndaj fuqive të ndryshme metropolite si Antivari (''Kryedioqeza e Tivarit),'' Durrësi, Ohri (Kryepeshkopata e Ohrit) dhe Nikopolis ku kishat [[Kisha Katolike Romake|katolike]], [[Kisha ortodokse|greke]], [[Kisha Ortodokse Serbe|serbe]], bullgare ushtronin pushtetin e tyre ndonjëherë edhe bashkë. Prania e mbretërisë përforcoi ndikimin e katolicizmit dhe konvertimin në të, jo vetëm në rajonin e Durrësit por edhe në pjesë të tjera të vendit.<ref>Lala (2008), p.52</ref>
 
Kryepeshkopata e Durrësit ishte një nga dioqezat kryesore në Arbëri dhe para Skizmës së Madhe (1054), kishte 15 peshkopata nën autoritetin e saj. Pas ndarjes mbeti nën autoritetin e Kishës Lindore ndërsa kishte përpjekje të vazhdueshme por të pasuksesshme nga kisha romake për ta konvertuar në ritin latin. Megjithatë, gjërat ndryshuan me rënien e Perandorisë Bizantine në [[Kryqëzata e katërt|1204]]. Në 1208, një kryedhjak katolik u zgjodh për Kryepeshkopatën e Durrësit. Pas ripushtimit të Durrësit nga Despotati i Epirit në 1214, kryepeshkopi latin i Durrësit u zëvendësua me një kryepeshkop ortodoks. Pas vdekjes së tij në 1225, fuqi të ndryshme metropolite fqinje luftuan mbi vendin e lënë bosh prej tij. Në fund një kryepeshkop nikeas u caktua në 1256 por ai s'mundi ta kryejë punën efektivisht pasi qyteti në vitin 1258 u pushtua nga Manfredi.<ref>Lala (2008), p. 54-55</ref>
 
Pas krijimit të Mbretërisë së Arbërisë në 1272, një strukturë politike Katolike ishte një bazë e mirë për planet papnore të përhapjes së katolicizmit në Ballkan. Ky plan gjithashtu gjeti mbështetjen edhe të Helenës Anzhu, nuse e [[Stefan Uroshi I|Mbretit Stefan Uroshi I]] dhe kushërirë e Karlit I Anzhu, si Mbretëreshë e Mbretërisë së Serbisë, e cila në atë kohë sundonte mbi territore të Arbërisë së veriut. Rreth 30 kisha Katolike dhe manastire u ndërtuan gjatë sundimit të saj në Arbërinë e veriut dhe Serbi.<ref>Lala (2008), p. 91-95</ref> Peshkopata të reja u krijuan veçanërisht në Arbërinë e veriut me ndihmën e Helenës Anzhu.<ref>Lala (2008) p. 155</ref>
 
Durrësi u bë përsëri një kryepeshkopatë Katolike në 1272. Territore të tjera të Mbretërisë së Arbërisë u bënë qendra Katolike gjithashtu. Butrinti në jug, edhe pse i varur prej Korfuzit, u bë Katolik dhe mbeti i tillë përgjatë shekullit të 14-të. E njëjta gjë ndodhi me Vlorën dhe Krujën sapo u krijua Mbretëria e Arbërisë.<ref>Lala (2008), p. 147-148</ref>
 
Një valë e re dioqezash, kishash dhe manastiresh Katolike u themeluan, një numër urdhrash të ndryshëm fetarë filluan të përhapeshin në vend dhe misionarë papnorë gjithashtu mbërritën në territoret e mbretërisë. Ata që nuk ishin Katolikë në Arbërinë qendrore dhe veriore u konvertuan dhe një numër i madh klerikësh dhe murgjish arbërorë ishin të pranishëm në institucionet katolike dalmate.<ref name=":11">Lala (2008), p. 146</ref>
 
Megjithatë, në Durrës riti bizantin vazhdoi dhe për një farë kohe pas pushtimit anzhuin. Ky autoritet i dyfishtë krijoi disi konfuzion në popullsinë vendase dhe një vizitor i kohës i përshkroi arbërorët si ''nuk janë as plotësisht Katolikë as plotësisht skizmatikë.'' Në mënyrë që të luftohej kjo dykuptimësi fetare, në 1304, Domenikanët u urdhëruan nga [[Papa Benedikti XI]] për të hyrë në vend dhe për të udhëzuar vendasit në ritin latin. Priftërinjtë domenikanë gjithashtu u caktuan peshkopë në Vlorë dhe Butrint.<ref>Lala (2008), p. 149-153</ref>
 
Midis urdhrave Katolikë që vepronin në Arbëri gjatë asaj kohe, mund të përmendësh Françeskanët, Karmelitët, Cistercinët dhe Premonstratensianët. Gjithashtu herë pas here, peshkopët vendas caktoheshin nga urdhra të ndryshëm pasi papët e ndryshëm kishin të preferuarit e vet.<ref>Lala (2008), p. 154</ref>
 
Kruja u bë një qendër e rëndësishme për përhapjen e katolicizmit. Peshkopata e saj kishte qenë katolike që prej 1167. Ishte nën varësinë direkte të papës dhe ishte vetë papa që e shenjtëronte peshkopin.<ref>Lala (2008), p. 157</ref> Fisnikët vendas arbërorë mbajtën marrëdhënie të mira me papatin. Influenca e tij u bë aq e madhe saqë filloi të nominonte peshkopët vendas.
 
Kauza katolike hasi jo pak vështirësi kur Stefan Dushani sundonte në Arbëri. Riti Katolik quhej ''herezi latine'' dhe [[kodi i Dushanit]] përmbante masa të rënda kundrejt tyre. Megjithatë, persekutimet e katolikëve vendas arbërorë nuk filloi në 1349 kur kodi qe shpallur, por shumë më herët, të paktën që nga fillimi i shekullit të 14-të. Nën këto rrethana marrëdhëniet midis arbërorve katolikë dhe kurias papale u bënë mjaft të ngushta.<ref>Lala (2008), p. 118-119</ref>
 
Midis viteve 1350 dhe 1370, përhapja e katolicizmit në Arbëri arriti pikun e vet. Në këtë periudhë kishte rreth 17 peshkopata në vend, të cilat vepronin jo vetëm si qendra për reformim katolik brenda Arbërisë, por dhe si qendra për veprimtari misionare në rajonet fqinje, me lejen e papës.<ref name=":11" />
 
== Bibliografia ==