187
edits
Nerofut (diskuto | kontribute) |
Nerofut (diskuto | kontribute) v (→Feja) |
||
Historikisht territori ku shtrihej Mbretëria e Arbërisë ishte ekspozuar ndaj fuqive të ndryshme metropolite si Antivari (''Kryedioqeza e Tivarit),'' Durrësi, Ohri (Kryepeshkopata e Ohrit) dhe Nikopolis ku kishat [[Kisha Katolike Romake|katolike]], [[Kisha ortodokse|greke]], [[Kisha Ortodokse Serbe|serbe]], bullgare ushtronin pushtetin e tyre ndonjëherë edhe bashkë. Prania e mbretërisë përforcoi ndikimin e katolicizmit dhe konvertimin në të, jo vetëm në rajonin e Durrësit por edhe në pjesë të tjera të vendit.<ref>Lala (2008), p.52</ref>
Kryepeshkopata e Durrësit ishte një nga
Pas krijimit të Mbretërisë së Arbërisë në 1272, një strukturë politike Katolike ishte një bazë e mirë për planet papnore të përhapjes së katolicizmit në Ballkan. Ky plan gjithashtu gjeti mbështetjen edhe të Helenës Anzhu, nuse e [[Stefan Uroshi I|Mbretit Stefan Uroshi I]] dhe kushërirë e Karlit I Anzhu, si Mbretëreshë e Mbretërisë së Serbisë, e cila në atë kohë sundonte mbi territore të Arbërisë së veriut. Rreth 30 kisha Katolike dhe manastire u ndërtuan gjatë sundimit të saj në Arbërinë e veriut dhe Serbi.<ref>Lala (2008), p. 91-95</ref> Peshkopata të reja u krijuan veçanërisht në Arbërinë e veriut me ndihmën e Helenës Anzhu.<ref>Lala (2008) p. 155</ref>
Megjithatë, në Durrës riti bizantin vazhdoi dhe për një farë kohe pas pushtimit anzhuin. Ky autoritet i dyfishtë krijoi disi konfuzion në popullsinë vendase dhe një vizitor i kohës i përshkroi arbërorët si ''nuk janë as plotësisht Katolikë as plotësisht skizmatikë.'' Në mënyrë që të luftohej kjo dykuptimësi fetare, në 1304, Domenikanët u urdhëruan nga [[Papa Benedikti XI]] për të hyrë në vend dhe për të udhëzuar vendasit në ritin latin. Priftërinjtë domenikanë gjithashtu u caktuan peshkopë në Vlorë dhe Butrint.<ref>Lala (2008), p. 149-153</ref>
Midis urdhrave Katolikë që vepronin në Arbëri gjatë asaj kohe, mund të përmendësh Françeskanët, Karmelitët, Cistercinët dhe Premonstratensianët. Gjithashtu herë pas here, peshkopët vendas caktoheshin nga urdhra të ndryshëm pasi papët e ndryshëm kishin
Kruja u bë një qendër e rëndësishme për përhapjen e katolicizmit. Peshkopata e saj kishte qenë katolike që prej 1167. Ishte nën varësinë direkte të papës dhe ishte vetë papa që e shenjtëronte peshkopin.<ref>Lala (2008), p. 157</ref> Fisnikët vendas arbërorë mbajtën marrëdhënie të mira me papatin. Influenca e tij u bë aq e madhe saqë filloi të nominonte peshkopët vendas.
Kauza katolike hasi jo pak vështirësi kur Stefan Dushani sundonte në Arbëri. Riti Katolik quhej ''herezi latine'' dhe [[kodi i Dushanit]] përmbante masa të rënda kundrejt tyre. Megjithatë, persekutimet e katolikëve vendas arbërorë nuk
Midis viteve 1350 dhe 1370, përhapja e katolicizmit në Arbëri arriti pikun e vet. Në këtë periudhë kishte rreth 17 peshkopata në vend, të cilat vepronin jo vetëm si qendra për reformim katolik brenda Arbërisë, por dhe si qendra për veprimtari misionare në rajonet fqinje, me lejen e papës.<ref name=":11" />
|