Ndryshimi mes inspektimeve të "Mbretëria e Arbërisë"

ska përmbledhje të redaktimeve
 
Midis viteve 1350 dhe 1370, përhapja e katolicizmit në Arbëri arriti pikun e vet. Në këtë periudhë kishte rreth 17 peshkopata në vend, të cilat vepronin jo vetëm si qendra për reformim katolik brenda Arbërisë, por dhe si qendra për veprimtari misionare në rajonet fqinje, me lejen e papës.<ref name=":11" />
 
== Shoqëria ==
Ndërsa ''pronja'' bizantine ishte forma më e përhapur, anzhuinët sollën tipin e feudalizmit perëndimor, manorializmin. Në shekujt e 13-të dhe 14-të, pronjarët fituan një numër të madh privilegjesh dhe atributesh, duke larguar pushtetin nga autoriteti qendror. Përfitimet e fituara nga pronjarët prej tokave të tyre u rritën. Pronjarët filluan t'i vilnin taksat e tokës për vete e cila ishte një detyrë e shtetit. Ata gjithashtu filluan të shfrytëzonin autoritete administrative të cilat zëvendësuan ato të shtetit, siç ishte aftësia për të mbledhur punëtorë, roje, ushtarë dhe ndonjëherë gjykatësit e vetë. Në shekullin e 13-të, ishte e zakonshme për pronjarët që t'i jepnin të drejtë vetes në gjyq, fillimisht për probleme të vogla dhe më pas për krime serioze.<ref name=":12">Anamali & Prifti (2002), p. 220.</ref>
 
Nga shekulli i 14-të, pronja kishte arritur statusin e zotërimit feudal. Tani mund të trashëgohej, ndahej ose shitej. Pronja gjithnjë e më rrallë përmbushte nevojat ushtarake të shtetit.<ref name=":12" /> Përkrah pronjarëve ishin pronarë tokash të cilët zotëronin sipërfaqe të mëdha tokash që punoheshin nga fermerë. Këtu përfshiheshin dhe pronjarë nga Durrësi, Shkodra dhe [[Drishti]]. Qytetarët e Durrësit zotëronin prona dhe kullota në afërsi të malit Temal. Ndarja, trashëgimi dhe shitja e pronës ishte diçka e zakoshme.<ref name=":13">Anamali & Prifti (2002), p. 221.</ref>
 
Zotërimet feudale në Arbëri, ashtu si në perëndim dhe në Perandorinë Bizantine, përbëheshin prej dy pjesësh: toka e fshatarëve dhe toka e cila zotërohej drejtpërdrejt nga zotërit e tokës. Toka e fshatarëve nuk ishte e centralizuar por ishte e ndarë në shumë parcela të vogla, shpesh larg njëra tjetrës. Toka e zotit zgjerohej vazhdimisht në të njëjtat linja që aristokracia forcoi.<ref name=":13" />
 
Toka gjithashtu ishte e centralizuar nën institucionet fetare, duke përfshirë manastiret dhe peshkopatat. Ndryshe nga shekulli i 12-të, ku zona nën kontroll dhurohej nga autoriteti qendror, pas shekullit të 12-të, shumica e dhuruesve të tokave të manastireve dhe peshkopatave ishin pronarë tokash të vegjël dhe të mëdhenj.<ref name=":13" /> Nga fillimi i shekullit të 14-të, manastiret dhe peshkopatat kishin arritur të siguronin shuma të mëdha prej fondeve të tokës.<ref>Anamali & Prifti (2002), pp. 221-222.</ref> Të ardhurat e manastireve vinin kryesisht nga produktet agrokulturore, por një pjesë e vogël vinte dhe nga artizanati dhe veprimtari të tjera. Një burim qendor të ardhurash për kishën ishin taksat e mbledhura në mall dhe para në dorë. Një sasi e mirë shkonte në Romë ose Konstandinopojë. Dërgesa e obligacioneve ishte një nga shkaqet e fërkimit midis klerit vendas dhe papës në Romë ose patriarkut në Konstandinopojë.<ref name=":14">Anamali & Prifti (2002), p. 222.</ref>
 
Në një përpjekje për të gjetur mënyra të tjera të financimit, sidomos në kohë lufte, autoriteti qendror vendosi taksa të larta mbi popullsinë. Piramida e shoqërisë varej prej punës së fermerëve. Përkrah kategorisë kryesore të fermerëve, kategori të tjera të fermerëve përfshinin dhe fermerë "të lirë" dhe fermerë "të huaj". Ata ishin të privuar nga toka dhe çdo lloj zotërimi dhe si rrjedhojë nuk ishin të regjistruar, duke i çuar në grindje për kualitetin e pagave. Me kalimin e kohës, ata morën një copë tokë për të cilën paguan taksë dhe u bashkuan me kategorinë kryesore të fermerëve.<ref name=":14" />
 
Detyrat feudale të fshatarit nuk ishin të njëjta për të gjitha rajonet arbërore por varionin në varësi të terrenit. Sistemet e pagesave në mall ose para në dorë gjithashtu varionin në përputhje me rrethanat, por fuqizimi i fisnikërisë ndaj autoritetit qendror në shekullin e 13-të shkaktoi që pagesat me para në dorë të rriteshin kundrejt atyre në mall. Në shekujt e 12-të deri në të 14-të fuqia e fisnikëve u thellua. Jo vetëm fushat u vunë nën kontrollin e fisnikëve por edhe zonat malore. Zotërimet feudale filluan të përfshinin dhe hapësirat komunale si pyjet, kullotat, dhe ato ku peshkohej. Ky evoluim ndodhi gjatë periudhës së rënies së Bizantit dhe përfshiu konvertimin e pronjës në një zotërim mjaft të ngjashëm me atë feudal.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 223.</ref>
 
Shumica dërrmuese e popullsisë nën sundimin e zotit përbëhej nga punëtorë agrokulturor. Burime të kohës zbulojnë se në pjesë të mëdha të Arbërisë, popullata fshatare kishte rënë në statusin e bujkrobërisë. Një udhëtar anonim në 1308 zbuloi se fermerët në rajonet e [[Këlcyra|Këlcyrës]], Tomorricës, Stefaniakës, Kunavës dhe Pultë të Dibrës punonin tokat dhe vreshtat e zotërve të tyre respektivë, dorëzonin produktin dhe bënin punët e shtëpisë së tyre. Historiani bizantin Kantakuzenos dëshmon se fuqia e zotërve në këto rajone varej më së shumti prej bagëtive të cilat ishin të pranishme në numër të madh.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 224.</ref>
 
=== Qytetet ===
Gjatë shekullit të 13-të, shumë qytete në Arbëri bënë shndërrimin nga fortesa ushtarake në qendra urbane. Në pamundësi për ta mbajtur zhvillimin brenda mureve të qytetit, shumë qytete u zgjeruan përtej tyre. Ndërtime jashtë mureve të qyteteve filluan të formoheshin, të quajtura ''proastion'' dhe ''suburbium'' dhe u bënë qendra të rëndësishme ekonomike. Në këto pjesë, bëhej tregti dhe dyqane bashkë me punishte përqendroheshin këtu. Me kalimin e kohës, shumë prej këtyre ndërtimeve gjithashtu u rrethuan me mure për t'i mbrojtur. Në mënyrë për të siguruar furnizimin me ujë, çisterna në vende të hapura dhe të sigurta u përdorën për të mbledhur ujë. Në disa raste të veçanta, uji u mblodh dhe nga lumenjtë e afërt.<ref name=":15">Anamali & Prifti (2002), p. 225.</ref>
 
Në gjysmën e parë të shekullit të 14-të, popullsia e qyteteve u rrit mjaft. Durrësi thuhet të ketë pasur 25,000 banorë. Qyteti u bë një qendër i cili tërhiqte banorë nga zonat rurale.<ref name=":15" /> Durrësi dihet të ketë pasur një numër të madh banorësh që erdhën nga fshatrat aty pranë. Ata fermerë që migronin në qytet shpesh detyroheshin të paguanin një pagesë fikse ose ta shlyenin këtë pagesë duke punuar. Bashkë me fermerët erdhën dhe fisnikë nga zonat përreth, të cilët ose u zhvendosën në mënyrë të përhershme ose kaluan një kohë të madhe në qytet për tu kujdesur për interesat e tyre ekonomike. Shumë kishin zotërime, dyqane dhe shtëpi në qytet. Lëvizja e fisnikëve në zonat urbane u bë normale dhe me kalimin e kohës ata u integruan në qytet duke u bërë qytetarë dhe shpeshherë duke marrë pozicione qeveritare.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 226.</ref>
 
=== Arkitektura ===
Përhapja e katolicizmit ndikoi në arkitekturën e ndërtesave fetare, me një stil të ri Gotik, kryesisht në Arbërinë qendrore dhe veriore. Këto zona ishin të lidhura me Kishën Katolike dhe kishin lidhje më të forta me perëndimin. Të dyja kishat si Katolike dhe ajo Ortodokse vepronin në Durrës, si rrjedhojë stilet arkitekturore perëndimore dhe bizantine u ndoqën.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 314</ref> Arkitektura perëndimore mund të gjendej edhe në zona ku sundues perëndimorë kishin zotërime. Kishat e ndërtuara në këtë formë në Arbërinë veriore dhe qendrore karakterizoheshin nga një theksim në një aks gjatësor lindje-perëndim me apsida drejtkëndore ose rrethore. Midis monumenteve më të spikatura arkitekturore të kësaj periudhe përfshihen [[Kisha e Shirgjit]] pranë fshatit Shirgj në Shkodër, Kisha e Shën Marisë në [[Vau i Dejës|Vaun e Dejës]] dhe Kisha e [[Rubiku|Rubikut]].<ref name=":16">Anamali & Prifti (2002), p. 315</ref> Dy kishat e para u ndërtuan në shekullin e 13-të ndërsa këto dy të fundit në shekullin e 12-të. Shumica e kishave të ndërtuara në këtë periudhë dekoroheshin me afreske.<ref name=":16" />
 
== Bibliografia ==