How I Met Your Mother: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: {{Infobox Television |titulli = How I Met Your Mother |figura = 250px |titulli i fotografisë = |titulli alternativ = |zhanri...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 23 korrik 2019 16:33

Stampa:Infobox Television

How I Met Your Mother (shqip: Si e njoha nënën tuaj) është një sitcom amerikan i krijuar nga Craig Thomas dhe Carter Bays për kanalin CBS.[1] Ted Mosby në vitin 2030 u tregon fëmijëve të tij historinë se si ai e ka takuar nënën e tyre. Ngjarjet zhvillohen në Manhattan, New York, ku banojnë Tedi dhe miqtë e tij, Barney, Marshall, Robin dhe Lily.[2] Në Shqipëri, seriali transmetohet nga kanali Fox.

Personazhet

  • Ted Mosby (interpretuar nga Josh Radnor), arkitekt dhe shok universiteti me Marshall Eriksen. Ky është personazhi që u tregon fëmijëve se si takoi nënën e tyre, një individ që kërkon gjithmonë një lidhje serioze por që nuk arrin ta gjejë.
  • Barney Stinson (interpretuar nga Neil Patrick Harris), manaxher banke dhe një feminist i sëmurë. Fiksimi i Barney-it me femrat krijon shumë situate komike dhe batuta në formë këshillash që ai jep për lidhjet dashurore janë bërë tashmë pjesë e kulturës popullore amerikane.
  • Marshall Eriksen (interpretuar nga Jason Segel), avokat dhe shok universiteti me Ted Mosby. Si një djalë nga shteti i qetë dhe i ftohtë i Minnesota-s, tipari i tij kryesor është mirësjellja që jo rrallë e fut atë në telashe. I martuar me Lily-n, të dashurën e tij të vetme në jetë, të cilën e ka njohur që në universitet, ai është totalisht i dedikuar në martesë dhe bën gjithçka për ta bërë atë sa më të lumtur.
  • Robin Scherbatsky (interpretuar nga Cobie Smulders), një vajzë me ambicie për t'u bërë spikere lajmesh në një televizion kombëtar. Edhe në serial ajo është një kanadeze që ka ardhur në qytetin më të madh të botës për të realizuar ëndrrën e saj. Gjatë serialit ajo hyn në lidhje dashurore me Ted Mosby dhe Barney Stinson.
  • Lily Aldrin (interpretuar nga Alyson Hannigan), mësuese kopshti dhe e dashura e më pas gruaja e Marshall Eriksen. Një personazh që aspiron të bëhet piktore dhe kërkon me ngulm që shokët ta duan me çdo kusht dhe shqetësohet shumë kur dyshon se kjo nuk ndodh.
  • Tracy McConnell (interpretuar nga Cristin Milioti), bashkëshortja e Ted Mosby në të ardhmen, nëna e titullit të serialit. Për herë të parë Tracy shfaqet në episodin e fundit të sezonit të tetë dhe i bashkohet kastit kryesor në sezonin e nëntë.[3]

Përmbajtja

Sezoni I

Historia fillon në 2005 me Ted Mosby-n si 27-vjeçar që jeton me dy shokët e tij të universitetit Marshall dhe Lily. Pas nëntë vitesh lidhje, më në fund Marshall i propozon Lily-t për martesë. Fejesa e tyre e bën Tedin të mendojë për të gjetur shpirtin e tij binjak, ç’ka skandalizon shokun e tij të ri Barney Stinson, i cili është i mendimit se lidhjet serioze dhe aq më shumë martesa janë të dëmshme për meshkujt. Në këtë kohë Ted njihet me një reportere të bukur nga Kanadaja, të quajtur Robin, me të cilën bie në dashuri. Por ajo nuk kërkon të nxitojë në një lidhje serioze dhe kjo shkakton disa debate që i largon ata për pak kohë. Por më në fund edhe Robin e kupton se ka ndjenja për Tedin dhe kështu ata nisin një lidhje. Por ndërkohë, gjatë tregimit, zbulohet se Robin nuk do të martohet me Tedin, sepse ai i referohet asaj para fëmijëve si hallë Robin. Ndërkohë Lily mendon se duke u fejuar ka humbur shansin për t'u bërë piktore dhe shkon për të ndjekur një kurs në San Francisco. Gjatë këtij procesi ajo ndahet me Marshall.

Sezoni II

Tani Ted dhe Robin janë çift ndërsa Marshall mundohet të krijojë një jetë të re pa Lily-n. Zemërthyer dhe pa dëshirë për të njohur vajza të tjera, Marshall shkakton tek shokët një shqetësim të madh. Këta të fundit mendojnë se ka ardhur koha për të ndërhyrë. Barney, mundohet me batuatat e tij të forta dhe sharmin që zotëron ta fusë Marshall në lojën e takimeve. Ndërkohë Lily e kupton që nuk ia thotë për art dhe kthehet në New York, ku bashkohet përsëri me Marshall. Në fund të sezonit lidhja e tyre kurorëzohet me martesë. Ted dhe Robin ndahen për shkak të pikpamjeve të ndryshme që kanë për martesën dhe fëmijët.

Sezoni III

Lily dhe Marshall kërkojnë tani për një apartament të tyre. Ata e gjejnë shtëpinë e ëndrrave, por ajo nuk është në gjendje të mirë dhe ata kanë disa veshtirësi financiare për ta blerë. Ted njihet me Stella (Sarah Chalke), një dermatologe tek e cila ai shkoi të hiqte një tatuazh të sikletshëm dhe fillon një lidhje të re. Robin fle me Barney-n kur ai e bëri për vete gjatë ngushëllimit për vuajtjet e saj nga një dashuri e vjetër në Kanada. Në episodin e fundit të këtij sezoni Ted dhe Barney përfshihen në aksidente të ndryshme me makinë dhe përfundojnë bashkë në spital. Aty Barney zbulon se ka ndjenja të vërteta për Robin.

Sezoni IV

Ted propozon Stellan për martesë dhe ajo pranon. Robin pranon një ofertë pune në Japoni por kthehet shpejt sepse i mungojnë shokët dhe të marrë pjesë në dasmën e Ted. Stella e lë Ted-in në altar për tu bashkuar me ish të dashurin e saj me të cilin ka edhe një vajzë. Lily dhe Marshall hyjnë në apartamentin e ri dhe Robin bëhet shoqe shtëpie me Ted-in dhe kupton se Barney e dashuron. Por të dy janë kundër një lidhje serioze, kështu që vendosin për një lidhje thjesht seksuale.

Sezoni V

Ted bëhet profesor universiteti; Robin dhe Barney fillojnë të kenë një lidhje normale dashurie por pas disa peripecish, jo në lidhje me ndjenjat, vendosin t'i japin fund dhe të mbeten përsëri shokë. Barney i kthehet aventurave të tij me femrat të cilat i kishte ndërprerë për sa kohë ishte me Robin. Kjo e fundit lidhet me kolegun e saj të ri në televizion, Don, ku punon në një emision lajmesh në orën 4 të mëngjesit, të cilin nuk e shikon askush. Ajo largohet nga apartamenti i Tedit për të bashkëjetuar me Donin. Lidhja e tyre përfundon në fund të sezonit në një situatë të dhimbshme edhe për një sitcom. Robin merr një ofertë pune në Chicago, por refuzon sepse nuk do ta lërë Donin, dashurinë e saj për karrierën. Atëherë oferta i bëhet Donit i cili e pranon menjëherë dhe ndahet nga Robin. Ndërkohë Lily dhe Marshall fillojnë të mendojnë seriozisht për të patur fëmijë.

Sezoni VI

Ted pranon një ofertë pune nga banka GNB për të projektuar ndërtesën e zyrave të reja të kësaj banke. Për realizimin e këtij projekti duhet shembur një hotel i vjetër, dikur simbol i qytetit të New York-ut. Por Ted kundërshtohet ashpër nga një aktiviste e quajtur Zoey Pierson (Jennifer Morrison) dhe të dy fillojnë një betejë nervash që fillon të bëhet personale. Më pas zbulohet se Zoey është e martuar me një burrë tepër të pasur, shumë më të madh se ajo në moshë. Ajo dhe Ted zbulojnë se kanë ndjenja për njeri-tjetrin. Zoey divorcohet dhe të dy nisin një lidhje e cila përfundon kur Ted vendos ta shembë ndërtesën e vjetër. Ndërkohë Barney takon babain e tij të vërtetë, të cilin kujtonte se e kishte dajë që nga fëmijëria.

Referenca

Lidhje të jashtme