Nermin Vlora Falaschi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 4:
U lind në Tiranë më 18 prill 1921, e bija e Halit bej Zarshatit dhe Belkize hanëmit, i ati ishte ushtarak kurse e ëma ishte e bija e Myvedet h. Vlorës, fëmija i madh i Ismail Qemalit.<ref>{{Cite web|url=https://shqiptarja.com/lajm/mbesa-e-ismail-qemalit-mbretit-br-zog-meshire-na-lidh-pension-jetik-br|title=Mbesa e Ismail Qemalit letër Mbretit Zog|date=15 shkurt 2018|publisher=[[Shqiptarja.com]]}}</ref> Mësimet e para i mori në Institutin ''Kirias'' në [[Kamza|Kamzë]] dhe më pas vazhdoi në [[Instituti "Nana Mbretneshë"|Institutin "Nana Mbretneshë"]] në Tiranë.<ref>{{Cite book|title=Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare|last=Dibra|first=Zenepe|publisher=Camaj-Pipa|year=2009|isbn=9789995602673|location=Shkodër|pages=163-165}}</ref>
 
Në moshë mjaft te re (17 vjeçe), njohu oficerin italian Enzo Falaschi me të cilin u martua dhe, para ardhjes se komunistëve në pushtet, u larguan së bashku për në Itali.
Nermin Vlora filloi të merret me shkrime dhe përkthime që në bankat e shkollës së mesme, kur përkthente poezi nga gjuha frënge dhe italiane për radion e Tiranës.
Në Itali ajo studioi shkencat juridike dhe kështu u pajis me dituri të gjëra. Fliste disa gjuhë të huaja dhe kjo aftësi e ndihmoi sidomos në gjurmimet e saj njëzet vjeçare mbi çeshtjen etruske. Gjatë punës së saj kërkimore bëri deshifrime-përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet idiomave të gjuhës shqipe, duke pohuar se kjo gjuhë mund të shpjegohej vetëm nëpërmjet shqipes. Kjo çështje u bë temë e rrahur nga mjaft studiues të këtij lëmi, një pjesë e të cilëve pajtohej me Nerminin. Puna dhe interesimi i saj zgjerohet në lëmin e letërsisë, arkeologjisë, historisë, gjuhësisë dhe antropologjisë (Rëndësia e figurës së gruas në Iliri dhe Profili i grave shqiptare në histori). Shkruan në shqip dhe italisht dhe përkthen përpos nga italishtja ("Ismail Bej Vlora"), edhe nga anglishtja ("Kujtime (Ismail Qemali").