Wikipedia:Mirësjellja: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
+
Rreshti 1:
{{shortcutPolitikë|WP:CIV|WP:CIVIL|WP:VULGAR}}
'''Mirësjellja''' është pjesë e kodit të sjelljes në Wikipedia dhe një nga [[WP:PESËSHTYLLAT|pesë shtyllat]] e Wikipedias. Politika e mirësjelljes është një standard i sjelljes që përcakton se si redaktorët e Wikipedias duhet të bashkëveprojnë. E thënë thjesht, redaktorët gjithmonë duhet të trajtojnë njëri-tjetrin me konsideratë dhe respekt. Në mënyrë që të përqëndrohen në përmirësimin e enciklopedisë dhe për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të këndshëm redaktimi, redaktorët duhet të sillen me edukatë e me qetësi, dhe të jenë të arsyeshëm, madje edhe gjatë debateve të nxehta.
 
Kjo politikë përshkruan standardet e sjelljes që kërkohen nga përdoruesit kur ata ndërveprojnë, dhe mënyrat e duhura për t'u përballur me problemet që mund të lindin. Kjo vlen për të gjithë redaktorët dhe të gjitha ndërveprimet në Wikipedia, duke përfshirë [[Wikipedia:Faqet e diskutimit|faqet e diskutimeve]] të artikullit dhe të secilit përdorues, [[wikipedia:Kuvendi|Kuvendin]], dhe në çdo diskutim tjetër me ose rreth përdoruesve të tjerë.
Rreshti 36:
 
Kjo politikë nuk është një armë për të përdorur kundër kontribuesve të tjerë. Të insistosh që një redaktor të dënohet për një veprim të vogël të izoluar, të përmendësh në mënyrë të përsëritur veprimet e gabuara të kryera kohë më parë nga një përdorues, pasi ai e ka korrigjuar sjelljen e tij, ose për të trajtuar kritika konstruktive si një sulm, është gjithashtu potencialisht përçarës, dhe mund të rezultojë në paralajmërime ose edhe bllokim nëse përsëritet.
 
{{Udhëzimet dhe politikat e Wikipedias}}
 
[[Kategoria:Wikipedia]]