[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Ndryshova disa fjalë që kishit shprehur gabim.
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v U kthyen ndryshimet e 92.60.29.99 (diskutimet) në versionin e fundit nga Aavindraa.
Etiketa: Rollback
Rreshti 7:
==== Origjina (1484-1493) ====
[[File:Sanzio 01 Raphael.jpg|thumb|left|autoportret i Raffaellos (majtas) ne nje cep te Shkolles se Athines]]
Raffaello-ja lindi në Urbino në «vitin 1483, në të premten e shenjtë,<ref>Që në 1483 përputhej me ditën e 28 marsit</ref> në tre të natës, nga Giovanni Santi, piktor jo pak i shkëlqyer, por duke qënëqen njeri me intelekt të lart dhe i prirur në drejtimin e fëmijve në atë rrugë të mbarë, që për fatin e tij të keq, nuk ishte shfaqur në rininë e tij»<ref name=V>Giorgio Vasari, 'Le vite de' più eccellenti pittori, scultori e architettori'', ''Vita di Raffaello da Urbino'', Firenze 1568.</ref>. Rrëfimi i Vasarit konsideron se Raffaello-ja lindi më [[28 Mars|28 mars]] (të premten e shenjtë). Megjithatë ekziston një tjetër version sipas të cilit dita e lindjes së mjeshtrit urbinas duhet të jetë [[6 prill]]i, dhe kjo e bazuar në letrën e Marcantonio Michiel-it drejtuar Antonio Marsilio-s (e konfirmuar nga epitafi i njohur, për një kohë i konsideruar i Pietro Bembo-s ndërsa sot i atribuar poetit Antonio Tebaldeo) që nënvizon se data e ditës dhe orës së vdekjes së Raffaello-s, përputheshin dukshëm me atë të [[Krishti]]-it - ora 3 e [[6 prill]]it, e premte para Pashkëve – përputhen saktësisht me datën e lindjes së tij. Natyrisht, gjithë kjo ka shijen e legjendës dhe nëse do të konsiderohej mjaftueshmërisht e sigurtë dita e vdekjes së tij, nuk mund të jetë kështu për atë të lindjes së tij.
 
Raffaello-ja (i portretizuar që fëmijë nga i ati në Cappella Tiranni në Cagli) qe biri i parë dhe i vetëm i Giovanni Santi-t dhe Maria di Battista di Nicola Ciarla-s. Mbiemri "Sanzio" në fakt nuk është veçse një nga zgjedhimet e mundshme nga italishtja e "Santi", e rrjedhur nga latinishtja "Sancti" me të cilin zakonisht Raffaello-ja, pasi të rritej, do të firmoste veprat e tij. E ëma i vdes herët, më [[7 tetor]] [[1491]]<ref name=F10>Franzese, cit., fq. 10.</ref>. I ati u rimartua pak më vonë me njëfarë Berardina di Piero di Parte, nga e cila i lindi e bija Elisabetta. Me dy gratë familja e të atit pati zënka për motive financiare<ref name=F12/>.