608
edits
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
(Krijova artikull te ri, shtova lidhje te brendshme dhe te jashtme dhe referencat.) |
v (Saktesova nje burim te cituar jo sakte. Shtova disa lidhje te brenshme.) |
||
<ref>
Libri i Veprave paraqet përhapjen e [[Krishtërimi|Krishterimit]] që nga [[Jeruzalemi|Jerusalemi]] e deri në [[Roma|Romë]]. Në kapitujt 6:8 deri tek 9:31 përshkruhet përhapja e Kishës së Krishterë në [[Palestina|Palestinë]], për të vazhduar më pas me Kishën e Antiokisë në kapitujt 9:32-12:4. Në kapitujt 12:25-16:5 na paraqitet vepra e Apostull Pavlit në Galati, [[Iliriku|Ilirik]] etj. edhe në këshillin e [[Jeruzalemi|Jerusalemit]]. Më tej, në kapitujt 16:6-19:20 jepet kthimi në Krishterim i Maqedonisë, [[Greqia e lashtë|Greqisë]] dhe [[Azia|Azisë]], për të përfunduar me themelimin e Kishës në Romë dhe persekutimin dhe burgosjen e apostull Pavlit në kapitujt 19:21 e deri në fund.
Libri thekson veçanërisht origjinën hyjnore të besës së Krishterë, të ilustruar nga mrekullitë dhe martirizimet e [[Apostulli|apostujve]], por sidomos nga themelimi i saj prej [[Shpirti i Shenjtë|Shpirtit të Shenjtë]] (2:1-5), bamirësitë e shumta të të krishterëve të parë (2:44-7), përhapjen e shpejtë të Krishterimit dhe udhëheqjen prej së larti, e cila nuk i mungoi kurrë apostujve, sidomos [[Shën Pjetri|Petros]] dhe Pavlit (kapitujt 12 dhe 16).
Besimi në hyjninë e Krishtit përbën padyshim thelbin e këtij libri, gjë që shfaqet qartazi në të gjithë përmbajtjen e tij, sidomos në pohimin se shpëtimi i gjithë njerëzve u bë i mundur vetëm përmes pësimeve dhe gjakut të Krishtit.
[[Pagëzimi|Pagëzim]]<nowiki/>i pastron njollat e [[Mëkati|mëkatit]] dhe të porsapagëzuarit marrin [[Shpirti i Shenjtë|Shpirtin e Shenjtë]]. Akti i “thyerjes së bukës”[https://www.biblegateway.com/passage/?search=Veprat+e+Apostujve+2%3A42&version=ALB] (që i referohet Misterit të Falënderimit Hyjnor - marrjes së Kungatës së Shenjtë) themelon shoqërinë e krishterë.
Tiparet që përmendëm më lart shërbenin për të identifikuar dhe dalluar besimin e Krishterë të sapokrijuar, nga [[Judaizmi|feja judaike]]. Këtë dallim do ta shohim të thellohet edhe më tepër në vendimet e marra gjatë Këshillit të Jerusalemit, ku u vendos të liheshin mënjanë disa nga kërkesat dhe ritualet e [[Moisiu|Ligjit të Moisiut]].
Për sa i takon nivelit të gjuhës së përdorur si në Veprat e Apostujve, ashtu edhe në [[Ungjilli i Lukës|Ungjillin e tretë]], apostull Llukai duket se e zotëron shumë mirë [[Greqishtja e lashtë|greqishten]], më mirë se çdokush tjetër nga autorët e [[Dhiata e re|Dhiatës së Re]].
Shkrimi i këtij libri duhet të datojë përpara martirizimit të shën Pavlit në Romë, pasi nëse do të ishte shkruar më pas, kjo ngjarje do të ishte dokumentuar pa dyshim në shkrimet e Ungjillor Llukait, si dëshmi e lavdisë së veprës apostolike. Shumë studiues pohojnë se Veprat e Apostujve u shkruan në Akai të Greqisë.
|