[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
,
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 185.175.254.81) dhe riktheu rishikimin 1915716 nga 1l2l3k
Rreshti 18:
| webfaqja =
}}
'''Gent Fatali''' është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Genti, kreu shkollën fillore në "Meto Bajraktar" në Prishtinë. Ka përfunduar shkollën e muzikës "Prenk Jakova" drejtimi Piano. Ka përfunduar kursin e aktrimit në teatrin Dodona. Dhe shkollën e mesme e ka përfunduar në shkollën "Sami Frashëri" poashtu në Prishtinë. Tani vijon fakultetin në UP drejtimi Ekonomi. Genti si gjithë të tjerët, merret me muzikë prej moshës shumë të vogël. Në vitin 2003, Gent Fatali së bashku me ish-partnerin e tij në muzikë Cyclone apo Sajki krijuan grupin "SNF" (Sajk n'Fatal). Publikuan disa suksese, por në vitin 2007 vendosen qe ti dedikohen karrierave te tyre si soliste. Pas shkëputjes nga grupi Fatali kalon në labelin e njohur të suksesshëm "Authentic Enterainment", në krye me 2po2, Capital T & Mixey, ku pastaj dhe ndryshoi emrin duke lënë mbrapa "Sajk Fatalin", dhe për të vazhduar me nofkën që tani e mban pra Gent Fatali. Këngët që i krijoi në këtë label janë dy bashkpunimet e suksesshme me Capital T: "Çka don Ajo" & "Don't waste my time", duke vazhduar pastaj me: "Master Control", "Plisat in Pris", "I ka krejt" dhe disa këngë të tjera. Por prapë jo gjithqka shkoj mirë Genti në vitin 2015 largohet përfundimisht nga labeli duke lënë mbrapa hitet e krijuara nga ky label, arsyet e largimit nuk dihen mirëpo një gjë që dihet janë këngët e suksesshme të krijuara nga ky label. Nuk kalon shumë kohë dhe Genti nënshkruan me labelin e njohur "Max Production" nga Shqipëria, ku shprehet tejet i kënaqur me këtë label, ku janë dhe këngëtarët e suksesshëm si: Dhurata Dora, Samanta Karavella, Filloreta Raçi(Fifi), Blasta dhe shumë e shumë të tjerë.
 
Më datë 9 Gusht 2015, Capital T publikon videoklipin "Çka Donë Ajo", në bashkëpunim me Gent Fatali. Muzika e këngës u punua nga Granit Derguti, teksti u shkrua nga Capital T, Gent Fatali, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.