Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 55:
 
"Mehmet Shehu ishte një burrë i shkurtër, i lodhur, rreth të tridhjetave i cili rrallëherë qeshte përveçse me fatkeqësitë e të tjerëve. Ai fliste mirë anglisht, ishte shumë i aftë dhe kishte shumë më tepër njohuri ushtarake se shqiptarët e tjerë.... Ai ishte i njohur për trimëri, kurajë, të qenit i pamëshirë dhe mizor--ai ishte mburrur se ai personalisht kishte prerë fytet e 70 karabinierëve italianë të cilët ishin zënë rob. Shkoja mirë me të në fillim pasi si ushtarë kishim diçka të përbashkët, por ai nuk e fshihte aspak mospëlqimin e tij për çdo gjë britanike dhe marrëdhëniet e mia me të u përkeqësuan."<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=Ab3ABgAAQBAJ|title=Lucas, Peter (2007-03-23). The OSS in World War II Albania: Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans. McFarland. ISBN 9780786429677.}}</ref><ref>Smiley (1984), pp.56-57</ref>
=== Fillimet e Partive Komuniste dhe Fashiste të Shqipërisë dhe Lëvizja Nacional-Çlirimtare ===
Pas pushtimit prej Italisë në prill 1939, 100,000 ushtarë italianë dhe 11,000 [[Kolonitë italiane në Shqipëri|kolonistë]] u vendosën në Shqipëri. Fillimisht [[Partia Fashiste Shqiptare|Partia Fashiste e Shqipërisë]] mori mbështetje prej popullatës, kryesisht për shkak të bashkimit të Kosovës dhe territoreve të tjera me popullsi shqiptare me Shqipërinë pas pushtimit të Jugosllavisë dhe Greqisë nga [[Fuqitë e Boshtit|fuqitë e boshtit]] në pranverën e 1941. [[Benito Mussolini]] mburrej te një grup fashistësh shqiptar në maj të 1941 se kishte arritur krijimin e Shqipërisë së Madhe të kërkuar prej shumë kohësh prej nacionalistëve shqiptarë. Partia Fashiste Shqiptare e [[Tefik Mborja|Tefik Mborjes]] kishte mbështetje të fortë në vend pas aneksimit të Kosovës nga Shqipëria.
 
Disa grupe të udhëhequra nga [[Baba Faja Martaneshi]], ish oficeri i xhandarmërisë [[Gani bej Kryeziu]], komunistit [[Mustafa Gjinishi]] dhe një politikani djathtist [[Muharrem Bajraktari|Muharrem Bajraktarit]] ekzistonin. Një përpjekje për t'i bashkuar këto grupe në një organizatë u bë nga Major [[Abaz Kupi]], tanimë politikan demokratik, i cili krijoi një organizatë nëntokësore të quajtur Fronti i Bashkimit. Ky front, i cili u rrit në numër brenda disa muajsh, u shtyp në prill 1941 pas mposhtjes së Jugosllavisë dhe Greqisë. Disa prej anëtarëve kaluan në anën e kolaboracionistëve, disa u arrestuan dhe disa ia mbathën drejt maleve. Luftimet ndaluan për pak kohë.<ref>{{Cite web|url=http://ww2.debello.ca/underground/balkans/albania/|title="Valiant highlanders". ww2.debello.ca. Retrieved 2015-11-04.}}</ref>
 
Në nëntor 1941, grupet e vogla komuniste shqiptare themeluan [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partinë Komuniste Shqiptare]] në Tiranë me 130 anëtarë, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës dhe një komiteti qendror 11-vetësh. Fillimisht partia nuk i bëri shumë përshtypje masave dhe organizata e saj rinore rekrutoi pak njerëz.
 
Rezistenca në Shqipëri u bë aktive pas mposhtjes së italianëve në luftën kundër Greqisë, e cila filloi më 28 tetor 1940. Fillimisht sllogani i ndërtimit të "Shqipërisë së Madhe", në të cilën italianët premtuan për të përfshirë një pjesë të madhe të [[Çamëria|Çamërisë]], lejoi autoritetet kolaboracioniste për të mobilizuar disa mijëra vullnetarë për ushtrinë (përveç trupave të rregullt). Shembja e sulmit italian në Greqi shkaktoi një krizë midis trupave të rregullt, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në luftime të mëtejshme, si dhe në trupat vullnetare, të cilat u shpërbënë. Me kalimin e kohës, numri i grupeve luftuese dhe detashmenteve partizane, të përforcuara nga dezertorë të ushtrisë ishte rritur në mbi 3,000 burra. Në nëntor, në Lezhë, ushtarë kryengritës të cilët refuzuan të shërbenin më tej në njësitë italiane, zhvilluan një betejë kundër një ekspedite italiane duke vrarë 19 vetë dhe duke plagosur rëndë 30 të tjerë, para se të tërhiqeshin drejt maleve. Në të njëjtin muaj, një detashment partizan i zuri kurth një kolone transportuese italiane gjatë rrugës për në Gjirokastër. Disa italianë u vranë. Më 17 maj 1941, një i ri i quajtur [[Vasil Laçi]] i bëri atentat mbretit Viktor Emanualit III duke e qëlluar me armë.<ref name=":3">{{Cite web|url=http://ww2.debello.ca/underground/balkans/albania/|title="Valiant highlanders". ww2.debello.ca. Retrieved 2015-11-08.}}</ref> Megjithatë ai dështoi dhe pas pak kohësh u ekzekutua.
 
Në mes të vitit 1942, Partia Komuniste thërriti të rinjtë për të luftuar për çlirimin e vendit prej Italisë. Propaganda e rriti numrin e rekrutëve të rinj. Në shtator 1942, Partia organizoi një organizatë fronti popullor, [[Lëvizja Nacional-Çlirimtare]], prej një numri grupesh rezistence, disa prej të cilave ishin anti-komuniste. Gjatë luftës, partizanët e LNÇ, në formën e Ushtrisë Nacional Çlirimtare injoruan paralajmërimet e italianëve se do të kishte reprezalje për sulmet guerrile. Përkundrazi, udhëheqësit partizanë shpresuan se dëshira për hakmarrje që këto reprezalje do të sillnin do të rriste numrin e rekrutëve të rinj.
 
Më 17-22 shkurt 1943 në fshatin Labinot, u mbajt konferenca e parë e Partisë Komuniste Shqiptare. Vlerësimi i situatës politike dhe ushtarake në vend çoi në përfundimin se duhej të krijohej një ushtri homogjene çlirimtare. Një vendim në lidhje me taktikat e luftimit gjithashtu u mor; udhëheqësit e njësive duhej të ndërmerrnin veprime me forca më të mëdha. Më 17 maj, 12 detashmente partizane nën komandën homogjene sulmuan një garnizon italian në Leskovik, i cili mbronte një kryqëzim rrugësh të rëndësishëm. Partizanët e rrethuan ngushtë qytetin dhe ndërmorën sulmin. Mbi 1,000 trupa italiane e kontrollonin qytetin. Beteja zgjati tre ditë. Komandanti i garnizonit kishte kërkuar mbështetje ajrore, por para se ajo të mbërrinte, partizanët e kishin marrë qytetin. Italianët humbën disa qindra ushtarë dhe sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh. Në fund të qershorit italianët filluan një ekspeditë ndëshkuese ndaj partizanëve në rajonet e Mallakastrës dhe Tepelenës. Dy mijë partizanë zunë pozicione mbrojtëse në qafat e maleve. Në përplasjen e parë, italianët u detyruan të zmbrampsen, por ata u rikthyen më 14 korrik me tanke, artileri dhe avionë. Pas katër ditësh luftime, partizanët kishin pësuar humbje të rënda dhe u tërhoqën në pjesët më të larta të maleve. Përgjithësisht, në periudhën maj-korrik italianët kishin humbur me mijëra vetë dhe shumë ishin plagosur.<ref name=":3" />
 
Pas marsit 1943, LNÇ krijoi batalionin e saj të parë dhe të dytë të rregullt, të cilat rrjedhimisht u bënë brigada, për të vepruar përkrah njësive më të vogla ekzistuese. Rezistenca ndaj pushtimit u rrit shpejt pasi shenjat e dobësisë italiane u bënë të dukshme. Në fund të vitit 1942, forcat guerrile shkonin jo më shumë se 8,000-10,000. Nga vera e 1943, kur përpjekja italiane u shemb, pothuajse e gjithë pjesa e brendshme malore kontrollohej nga njësitë e rezistencës.<ref name=":4">{{Cite web|url=http://countrystudies.us/albania/151.htm|title="Albania – World War II". countrystudies.us. Retrieved 2015-11-08.}}</ref>
 
Lëvizja Nacional Çlirimtare zyrtarisht themeloi Ushtrinë Nacional Çlirimtare në korrik 1943 me [[Spiro Moisiu|Spiro Moisiun]] si shef ushtarak dhe Enver Hoxhën si oficer politik. Kishte 20,000 ushtarë të rregullt dhe guerrilë në fushëbetejë në atë kohë. Megjithatë, veprimtaritë ushtarake të UNÇ zhvilloheshin po aq kundrejt armiqve politikë të Partisë Komuniste, duke përfshirë parti liberale, nacionaliste dhe monarkiste të paraluftës, sa zhvilloheshin kundrejt pushtuesve.<ref name=":4" />
 
== Burime ==