Ndryshimi mes inspektimeve të "Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore"

v
Etiketa: përpunim burimi 2017
"Mehmet Shehu ishte një burrë i shkurtër, i lodhur, rreth të tridhjetave i cili rrallëherë qeshte përveçse me fatkeqësitë e të tjerëve. Ai fliste mirë anglisht, ishte shumë i aftë dhe kishte shumë më tepër njohuri ushtarake se shqiptarët e tjerë.... Ai ishte i njohur për trimëri, kurajë, të qenit i pamëshirë dhe mizor--ai ishte mburrur se ai personalisht kishte prerë fytet e 70 karabinierëve italianë të cilët ishin zënë rob. Shkoja mirë me të në fillim pasi si ushtarë kishim diçka të përbashkët, por ai nuk e fshihte aspak mospëlqimin e tij për çdo gjë britanike dhe marrëdhëniet e mia me të u përkeqësuan."<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=Ab3ABgAAQBAJ|title=Lucas, Peter (2007-03-23). The OSS in World War II Albania: Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans. McFarland. ISBN 9780786429677.}}</ref><ref>Smiley (1984), pp.56-57</ref>
=== Fillimet e Partive Komuniste dhe Fashiste të Shqipërisë dhe Lëvizja Nacional-Çlirimtare ===
{{Main|Lëvizja Nacional-Çlirimtare}}
Pas pushtimit prej Italisë në prill 1939, 100,000 ushtarë italianë dhe 11,000 [[Kolonitë italiane në Shqipëri|kolonistë]] u vendosën në Shqipëri. Fillimisht [[Partia Fashiste Shqiptare|Partia Fashiste e Shqipërisë]] mori mbështetje prej popullatës, kryesisht për shkak të bashkimit të Kosovës dhe territoreve të tjera me popullsi shqiptare me Shqipërinë pas pushtimit të Jugosllavisë dhe Greqisë nga [[Fuqitë e Boshtit|fuqitë e boshtit]] në pranverën e 1941. [[Benito Mussolini]] mburrej te një grup fashistësh shqiptar në maj të 1941 se kishte arritur krijimin e Shqipërisë së Madhe të kërkuar prej shumë kohësh prej nacionalistëve shqiptarë. Partia Fashiste Shqiptare e [[Tefik Mborja|Tefik Mborjes]] kishte mbështetje të fortë në vend pas aneksimit të Kosovës nga Shqipëria.
 
Pas marsit 1943, LNÇ krijoi batalionin e saj të parë dhe të dytë të rregullt, të cilat rrjedhimisht u bënë brigada, për të vepruar përkrah njësive më të vogla ekzistuese. Rezistenca ndaj pushtimit u rrit shpejt pasi shenjat e dobësisë italiane u bënë të dukshme. Në fund të vitit 1942, forcat guerrile shkonin jo më shumë se 8,000-10,000. Nga vera e 1943, kur përpjekja italiane u shemb, pothuajse e gjithë pjesa e brendshme malore kontrollohej nga njësitë e rezistencës.<ref name=":4">{{Cite web|url=http://countrystudies.us/albania/151.htm|title="Albania – World War II". countrystudies.us. Retrieved 2015-11-08.}}</ref>
 
Lëvizja Nacional Çlirimtare zyrtarisht themeloi Ushtrinë Nacional Çlirimtare në korrik 1943 me [[Spiro Moisiu|Spiro Moisiun]] si shef ushtarak dhe Enver Hoxhën si oficer politik. Kishte 20,000 ushtarë të rregullt dhe guerrilë në fushëbetejë në atë kohë. Megjithatë, veprimtaritë ushtarake të UNÇ zhvilloheshin po aq kundrejt armiqve politikë të Partisë Komuniste, duke përfshirë parti liberale, nacionaliste dhe monarkiste të paraluftës, sa zhvilloheshin kundrejt pushtuesve.<ref name=":4" />
 
== Burime ==