Ndryshimi mes inspektimeve të "Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore"

ska përmbledhje të redaktimeve
Etiketa: përpunim burimi 2017
 
Lëvizja Nacional Çlirimtare zyrtarisht themeloi Ushtrinë Nacional Çlirimtare në korrik 1943 me [[Spiro Moisiu|Spiro Moisiun]] si shef ushtarak dhe Enver Hoxhën si oficer politik. Kishte 20,000 ushtarë të rregullt dhe guerrilë në fushëbetejë në atë kohë. Megjithatë, veprimtaritë ushtarake të UNÇ zhvilloheshin po aq kundrejt armiqve politikë të Partisë Komuniste, duke përfshirë parti liberale, nacionaliste dhe monarkiste të paraluftës, sa zhvilloheshin kundrejt pushtuesve.<ref name=":4" />
 
== Rezistenca nacionaliste ==
{{Main|Balli Kombëtar}}
Një rezistencë nacionaliste ndaj pushtimit italian u shfaq në tetor të 1942. [[Ali Këlcyra]] dhe [[Mid'hat Frashëri|Mit'hat Frashëri]] krijuan Ballin Kombëtar, që ishte një lëvizje e orientuar drejt perëndimit dhe anti-komuniste. Kjo lëvizje mblodhi mbështetës edhe prej pronarëve të mëdhenj të tokave edhe prej fshatarësisë. Ata mbështetën krijimin e [[Shqipëria natyrale|Shqipërisë së Madhe]] prej italianëve dhe kërkuan krijimin e një republike si dhe reforma sociale dhe ekonomike, duke kundërshtuar rikthimin e Mbretit Zog. Udhëheqësit e lëvizjes, megjithatë, vepruan në mënyrë konservative duke iu frikësuar reprezaljeve prej pushtuesve ndaj tyre ose konfiskimin e pronave të pronarëve të tokave. Prijësit nacionalistë gegë dhe pronarët e tokave toskë shpesh ranë dakord me italianët e më vonë gjermanët për të parandaluar humbjen e pasurisë dhe pushtetit të tyre. Balli Kombëtar, i cili kishte luftuar kundër italianëve, ishte i kërcënuar prej forcave superiore të LNÇ dhe partizanëve jugosllavë, të cilët mbështeteshin prej [[Aleatët e Luftës së Dytë Botërore|Aleatëve]].<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com.au/books?id=43CbLU8FgFsC&printsec=frontcover&dq=Tito,+Mihailovi%C4%87,+and+the+allies,+1941-1945&hl=en&ei=HrILTc7GHpDOvQPom9XtDQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCgQ6AEwAA#v=onepage&q&f=false|title=Roberts, Walter. Tito, Mihailović, and the allies.}}</ref>
 
Midis komandantëve të spikatur të Ballit, ishin [[Safet Butka]] dhe [[Hysni Lepenica]]. Butka ishte internuar në Itali për dy vjet derisa ishte liruar në gusht 1942 dhe ishte lejuar të kthehej në Shqipëri. Ai më pas shkoi drejt maleve dhe u bë një udhëheqës i shquar i Ballit Kombëtar në rajonin e Korçës. Bërthama e grupit të tij guerril përbëhej prej 70 luftëtarësh me shumë përvojë. Grupi i Butkës kishte dhënë ndihmë të vlefshme luftëtarëve në Vlorë dhe kishte rimarrë prej depove ushtarake në fshatrat e Dardhës, Sulit, Graçanit, Progrit, Pleshishtit dhe Verbinjit të gjithë prodhimin agrokulturor që italianët kishin kërkuar dhe ia dorëzoi pronarëve.<ref>Pearson, Owen. ''lbania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945 Albania in the Twentieth Century''. I.B Tauris. p. 242.ISBN <bdi>978-1-84511-104-5</bdi>.</ref> Forcat e tij sulmuan italianët në Floq në janar 1943 dhe Vithkuq në mars 1943.<ref>Pearson, Owen. ''Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945 Albania in the Twentieth Century''. p. 242. ISBN <bdi>978-1-84511-104-5</bdi>.</ref>
 
Luftimet që zunë vend me komandantin e përgjithshëm Hysni Lepenica gjatë gushtit të 1942 në Dukat, Mavrovë, Vadicë, Drashovicë dhe Llakatund me ndihmën e forcave ajrore të Aleatëve përfunduan me fitore. Pas kapitullimit italian, komunistët dhe ballistët kërkuan dorëzimin e të gjitha forcave italiane të mbetura në paqe. Megjithatë Hysni Lepenica i udhëzuar prej komitetit qendror të Ballit shkoi në Gërhot ku divizioni italian "Ferrara" ndodhej për të marrë armët e tyre siç ishte rënë dakord me gjeneralin e divizionit, por pas ndërhyrjes së Tilmanit, gjenerali i divizionit sulmoi grupin e Lepenicës.<ref>{{Cite web|url=https://sq.wikipedia.org/wiki/Shkrime_p%C3%ABr_historin%C3%AB_e_Shqip%C3%ABris%C3%AB|title=Ali Kelcyra. Albania. ISBN 978-99956-87-81-6.}}</ref> Në [[Beteja e Gjormit|betejën e Gjormit]] që rezultoi në fitore për shqiptarët dhe vdekjen e kolonelit italian Clementi, Lepenica kreu vetvrasje kur dëgjoi se përplasjet midis komunistëve dhe ballistëve kishin filluar.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=dfcMAQAAMAAJ|title=Frashëri, Xhemil. Lufta e armatosur e popullit shqiptar. ISBN 978-99943-949-9-9.}}</ref> Në vjeshtën e vitit 1943, Gjermania Naziste pushtoi të gjithë Shqipërinë pasi Italia u mposht. Duke iu frikësuar reprezaljeve prej forcave më të mëdha, Balli Kombëtar bëri një marrëveshje me gjermanët dhe krijoi një [[Shqipëria nën pushtimin gjerman|"qeveri neutrale"]] në Tiranë e cila vazhdoi luftën kundër LNÇ dhe partizanëve jugosllavë.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?ei=EE6STKnBCsvDswaq59T6CQ&ct=result&hl=el&id=dkRoAAAAMAAJ&dq=winnifrith%2Bballe&q=%22balle+Kombetar%2C+strongly+Albanian+nationalist%2C+Muslim+and+at+times+pro-German%22#search_anchor|title=Badlands, borderlands: a history of Northern Epirus/Southern Albania "Balle Kombetar, strongly Albanian nationalist, Muslim and at times pro-German. ISBN 978-0-7156-3201-7.}}</ref><ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=z1CNJitx5RkC&pg=PA27&dq=kombetar%2Bcollaborationist&hl=el&ei=Jj2RTIGzDY_KjAeSobXoDA&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=6&ved=0CD4Q6AEwBQ#v=snippet&q=%22Balli%20Kombetar%2C%20however%2C%20preferred%20German%20rule%20to%20Italian%20and%2C%20believing%20that%20only%20the%20Germans%20would%20allow%20Kosovo%20to%20remain%20Albanian%20after%20the%20war%2C%20began%20to%20collaborate.%22&f=false|title=Serbia's Secret War: Propaganda and the Deceit of History. ISBN 978-0-89096-760-7.}}</ref>
 
Balli Kombëtar ishte aktiv edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Forcat e tyre ishin kryesisht të përqendruara në Mitrovicë, Drenicë dhe Tetovë. Megjithatë u vu re se Balli Kombëtar në këto rajone ishte më agresiv se ballistët e Shqipërisë.<ref name=":5">{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=FTw3lEqi2-oC&pg=PA141&dq=balli+kombetar&hl=en&ei=c2Q5ToPoGsnfmAWO8cC4Bw&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=2&ved=0CC0Q6AEwAQ#v=onepage&q=balli%20kombetar&f=false|title=P. Ramet, Sabrina. The Three Yugoslavias: State-building and Legitimation, 1918–2005.}}</ref> Me gjermanët e larguar prej partizanëve jugosllavë dhe komunistët shqiptarë që shpallën fitoren në Shqipëri, udhëheqësi jugosllav [[Josip Broz Tito]] urdhëroi mbledhjen e armëve në Kosovë dhe arrestimin e shqiptarëve të spikatur.<ref name=":5" /> Kjo nuk u prit mirë midis shqiptarëve dhe e kombinuar me pasionet që ndiheshin për Kosovën shpërtheu një kryengritje. Më 2 dhjetor 1944, ballistët nga rajoni i Drenicës sulmuan [[Miniera e Trepçës|minierën e Trepçës]] dhe shënjestra të tjera.<ref name=":5" /> Në mënyrë të njëjtë në Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë, ballistët e mbetur u përpoqën të qendronin nën kontroll të rajonit pasi partizanët jugosllavë shpallën fitoren.<ref>{{Cite web|url=http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/11309/?highlight=Mefail+Shehu&match=|title="Zemra Shqiptare". www.zemrashqiptare.net. Retrieved 2015-10-31.}}</ref> Kryengritja më vonë u shtyp dhe udhëheqësit ballistë u burgosën, dëbuan ose u vranë për shkak të bashkëpunimit me nazistët. Ballistët ishin aktivë edhe në Mal të Zi dhe [[Sanxhaku (krahinë)|Sanxhak]] duke luftuar [[çetnikët]] në zonë.
 
== Burime ==