Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 82:
 
Balli Kombëtar ishte aktiv edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Forcat e tyre ishin kryesisht të përqendruara në Mitrovicë, Drenicë dhe Tetovë. Megjithatë u vu re se Balli Kombëtar në këto rajone ishte më agresiv se ballistët e Shqipërisë.<ref name=":5">{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=FTw3lEqi2-oC&pg=PA141&dq=balli+kombetar&hl=en&ei=c2Q5ToPoGsnfmAWO8cC4Bw&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=2&ved=0CC0Q6AEwAQ#v=onepage&q=balli%20kombetar&f=false|title=P. Ramet, Sabrina. The Three Yugoslavias: State-building and Legitimation, 1918–2005.}}</ref> Me gjermanët e larguar prej partizanëve jugosllavë dhe komunistët shqiptarë që shpallën fitoren në Shqipëri, udhëheqësi jugosllav [[Josip Broz Tito]] urdhëroi mbledhjen e armëve në Kosovë dhe arrestimin e shqiptarëve të spikatur.<ref name=":5" /> Kjo nuk u prit mirë midis shqiptarëve dhe e kombinuar me pasionet që ndiheshin për Kosovën shpërtheu një kryengritje. Më 2 dhjetor 1944, ballistët nga rajoni i Drenicës sulmuan [[Miniera e Trepçës|minierën e Trepçës]] dhe shënjestra të tjera.<ref name=":5" /> Në mënyrë të njëjtë në Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë, ballistët e mbetur u përpoqën të qendronin nën kontroll të rajonit pasi partizanët jugosllavë shpallën fitoren.<ref>{{Cite web|url=http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/11309/?highlight=Mefail+Shehu&match=|title="Zemra Shqiptare". www.zemrashqiptare.net. Retrieved 2015-10-31.}}</ref> Kryengritja më vonë u shtyp dhe udhëheqësit ballistë u burgosën, dëbuan ose u vranë për shkak të bashkëpunimit me nazistët. Ballistët ishin aktivë edhe në Mal të Zi dhe [[Sanxhaku (krahinë)|Sanxhak]] duke luftuar [[çetnikët]] në zonë.
 
=== Midis dorëzimit të Italisë dhe pushtimit gjerman ===
Me rrëzimin e regjimit fashit të [[Benito Mussolini|Benito Mussolinit]] dhe dorëzimin e Italisë në 1943, ushtria dhe policia italiane e vendosur në Shqipëri u thye. Luftëtarët shqiptarë shpartalluan pesë divizione italiane dhe rekrutët italianë u dyndën drejt forcave guerrile. Komunistët morën kontrollin e shumicës së qyteteve jugore, përveç Vlorës, e cila ishte bastion e Ballit Kombëtar dhe nacionalistët e lidhur me LNÇ morën kontroll mbi një pjesë të mirë të veriut.
 
Agjentë britanikë që punonin në Shqipëri gjatë luftës ushqyen luftëtarët shqiptarë me informacion të pavërtetë se [[Aleatët e Luftës së Dytë Botërore|Aleatët]] po planifikonin një pushtim madhor të Ballkanit dhe i kërkonin grupimeve shqiptare që të bashkonin përpjekjet. Në gusht 1943, Aleatët bindën udhëheqësit komunistë dhe ballistë për të nënshkruar [[Konferenca e Mukjes|Marrëveshjen e Mukjes]] e cila do të koordinonte operacionet e tyre guerrile. Dy grupimet me kalimin e kohës i dhanë fund çdo bashkëpunimi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi statusin e pasluftës së Kosovës. Komunistët donin ta rikthenin rajonin nën Jugosllavi pas luftës me shpresën se Tito do ta dorëzonte Kosovën mbrapsht paqësisht, ndërsa nacionalistët e Ballit Kombëtar kërkuan ta mbanin rajonin.
 
==== Marrëveshja e Mukjes ====
{{Main|Marrëveshja e Mukjes}}
Marrëveshja e Mukjes ishte një marrëveshje e nënshkruar më 2 gusht 1943 në fshatin Mukje midis nacionalistëve të Ballit Kombëtar dhe komunistëve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Të dy forcat do të punonin së bashku për të luftuar kontrollin e Italisë mbi Shqipëri. Megjithatë, një mosmarrëveshje u shfaq mbi statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar sugjeroi të luftohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundershtuan fuqishëm. Balli Kombëtar i etiketoi komunistët si tradhëtarë të Shqipërisë<ref name=":1" /> dhe shpesh i quante ata "qen të Titos"<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com.au/books?id=IJ2s9sQ9bGkC&printsec=frontcover&dq=The+Albanians:+an+ethnic+history+from+prehistoric+times+to+the+present&hl=en&ei=GrALTYPoO4amcO2CvK0K&sa=X&oi=book_result&ct=result#v=onepage&q&f=true|title=The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present}}</ref> ndërsa partizanët akuzuan Ballin Kombëtar për bashkëpunim me Fuqitë e Boshtit, duke ndezur një luftë civile midis tyre që do të zgjaste një vit.
 
== Burime ==