Ndryshimi mes inspektimeve të "Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore"

ska përmbledhje të redaktimeve
{{Main|Marrëveshja e Mukjes}}
Marrëveshja e Mukjes ishte një marrëveshje e nënshkruar më 2 gusht 1943 në fshatin Mukje midis nacionalistëve të Ballit Kombëtar dhe komunistëve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Të dy forcat do të punonin së bashku për të luftuar kontrollin e Italisë mbi Shqipëri. Megjithatë, një mosmarrëveshje u shfaq mbi statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar sugjeroi të luftohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundershtuan fuqishëm. Balli Kombëtar i etiketoi komunistët si tradhëtarë të Shqipërisë<ref name=":1" /> dhe shpesh i quante ata "qen të Titos"<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com.au/books?id=IJ2s9sQ9bGkC&printsec=frontcover&dq=The+Albanians:+an+ethnic+history+from+prehistoric+times+to+the+present&hl=en&ei=GrALTYPoO4amcO2CvK0K&sa=X&oi=book_result&ct=result#v=onepage&q&f=true|title=The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present}}</ref> ndërsa partizanët akuzuan Ballin Kombëtar për bashkëpunim me Fuqitë e Boshtit, duke ndezur një luftë civile midis tyre që do të zgjaste një vit.
 
=== Pushtimi gjerman ===
{{Main|Shqipëria nën pushtimin gjerman}}
Në pritshmëri të një pushtimi të tillë, Wehrmacht-i (ushtria gjermane) përgatiti një seri planesh ushtarake për veprim ndaj zotërimeve italiane në Ballkan të koduara me emrin ''Konstantin''. Njësi të inteligjencës ushtarake gjermane (Abwehr) seksioni II u dërguan në Mitrovicë në prill 1943 në një përpjekje për të fituar influencë midis numrit në rritje të shqiptarëve të pakënaqur me italianët. Në korrik dhe gusht 1943, ushtria gjermane pushtoi aeroportet dhe portet shqiptare, gjoja për të mbrojtur Shqipërinë nga një pushtim i mundshëm i Aleatëve. Nga mesi i gushtit, kishte rreth 6,000 trupa gjermane në Shqipëri.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P-MiG9ngCp8C&printsec=frontcover&dq=Albania+in+world+war+2&hl=en&sa=X&ved=0CEAQ6AEwBzgKahUKEwjt-b_GxobJAhWB1iwKHUeqBZI#v=onepage&q&f=true|title=Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. ISBN 9781850655312.}}</ref> Gjermanët planifikonin për të ndërtuar një Shqipëri neutrale e të pavarur të kontrolluar prej një qeverie miqësore me gjermanët. Pasi Marrëveshja e Mukjes u prish prej partizanëve shqiptarë, filloi një luftë midis partizanëve shqiptarë (të cilët ishin të mbështetur prej partizanëve jugosllavë, të cilët mbështeteshin prej Aleatëve<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=43CbLU8FgFsC|title=Roberts, Walter R. (1987-01-01). Tito, Mihailović, and the Allies, 1941–1945. Duke University Press. ISBN 0822307731.}}</ref>) dhe ballistëve. Pas kapitullimit të forcave italiane më 8 shtator 1943, trupat gjermane shpejt pushtuan Shqipërinë me dy divizione. Gjermanët formuan një 'qeveri neutrale' në Tiranë me Ballin Kombëtar.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=Fz1PW_wnHYMC|title=Cohen, Philip J.; Riesman, David (1996-01-01). Serbia's Secret War: Propaganda and the Deceit of History. Texas A&M University Press. p. 100. ISBN 9780890967607.}}</ref><ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=dkRoAAAAMAAJ|title=Winnifrith, Tom (2002-01-01). Badlands, Borderlands: A History of Northern Epirus/Southern Albania. Duckworth. p. 26. ISBN 9780715632017.}}</ref>
 
Gjermanët kishin synim krijimin e një administrate të pavarur dhe u përpoqën për të bindur udhëheqësit shqiptarë për të krijuar një qeveri për ta marrë në dorë administrimin e vendit vetë. Shumë hezituan, veçanërisht kur thashethemet se forcat britanike po përgatiteshin për të pushtuar Shqipërinë u përhapën. Megjithatë, udhëheqësit shqiptarë të Kosovës, duke kuptuar se një humbje e gjermanëve do të thoshte rikthim në sundimin jugosllav ishin më të gatshëm për bashkëpunim. Më 14 shtator 1943, një qeveri shqiptare u krijua nën [[Cafo Beg Ulqini]], [[Ibrahim bej Biçakçiu]], [[Bedri Pejani]] dhe [[Xhaferr Deva|Xhafer Deva]].<ref name=":6">{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P-MiG9ngCp8C&printsec=frontcover&dq=Albania+in+world+war+2&hl=en&sa=X&ved=0CEAQ6AEwBzgKahUKEwjt-b_GxobJAhWB1iwKHUeqBZI#v=onepage&q&f=true|title=Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. ISBN 9781850655312.}}</ref> Asambleja kombëtare, e përbërë prej 243 anëtarësh, filloi të funksiononte më 16 tetor 1943, duke përzgjedhur një Këshill të Lartë të Regjencës prej 4 vetësh për të qeverisur vendin.<ref name=":6" /> Qeveria e re, e cila premtonte për të qendruar neutrale në luftë, ia doli për të rikthyer një pjesë të mirë të stabilitetit. Sistemet administrative dhe gjyqësore funksiononin përsëri dhe shkollat shqipe u rihapën përgjatë Shqipërisë veriore dhe qendrore. U ndërmorën edhe hapa për të implementuar një reformë toke.<ref name=":6" />
 
Pasi u krijua qeveria neutrale, forcat balliste bashkë me gjermanët i luftuan komunistët gjerësisht.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P3knunC7z_oC|title=Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. ISBN 9781845111045.}}</ref> Balli Kombëtar mori dhe Strugën në Maqedoni pasi mposhti garnizonin komunist.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P3knunC7z_oC|title=Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. p. 272. ISBN 9781845111045.}}</ref>
 
Në Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore, kur ishte pjesë e shtetit të pavarur shqiptar, forcat balliste dhe gjermane kishin shkëmbime zjarri herë pas here me partizanët jugosllavë. Kur [[Maqellara]], në mes të rrugës midis Dibrës dhe Peshkopisë, u rimor nga Brigada e Pestë Partizane, gjermanët me ndihmën e forcave balliste të [[Xhemë Hasa|Xhem Hasës]] nisën një sulm nga Dibra, duke mposhtur partizanët. [[Fiqri Dine|Fiqiri Dine]], Xhem Hasa dhe [[Hysni Dema]] si dhe tre majorë gjermanë drejtuan fushata ushtarake ndaj partizanëve shqiptarë dhe jugosllavë.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P3knunC7z_oC|title=Pearson, Owen (2006-07-11). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45. I.B.Tauris. ISBN 9781845111045.}}</ref>
 
[[Çlirimi i Tiranës|Tirana u çlirua]] prej partizanëve më 17 nëntor 1944 pas një beteje 20-ditore. Partizanët e çliruan plotësisht Shqipërinë më 29 nëntor 1944. Ushtria Nacional Çlirimtare, e cila në tetor 1944 përbëhej prej 70,000 ushtarësh të rregullt, gjithashtu mori pjesë në luftë përkrah koalicionit antifashist. Partizanët shqiptarë gjithashtu çliruan Kosovën dhe ndihmuan forcat komuniste të Titos për të çliruar një pjesë të Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.<ref>Prifti, Peter R. (1978). ''Socialist Albania since 1944: domestic and foreign developments'' (illustrated ed.). MIT Press. p. 198. ISBN <bdi>978-0-262-16070-4</bdi>.</ref> Në atë kohë, ushtria sovjetike po hynte në Jugosllavinë fqinje dhe ushtria gjermane po tërhiqej nga Greqia në Jugosllavi.
 
== Ardhja në pushtet e komunistëve ==
 
=== Administrata e përkohshme komuniste ===
Partizanët komunistë ishin rigrupuar dhe morën kontrollin e një pjese të madhe të Shqipërisë së jugut në janar 1944. Megjithatë, ata ishin pre e sulmeve gjermane të cilat i largonin nga zona të caktuara deri në qershor. Në 29 maj ata thirrën anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar në [[Kongresi i Përmetit|Kongresin e Përmetit]], i cili zgjodhi një Këshill Antifashist Nacional Çlirimtar për të vepruar si administratë dhe legjislaturë e Shqipërisë.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=vtQABAAAQBAJ&pg=PA155|title=Miranda Vickers (28 January 2011). The Albanians: A Modern History. I.B.Tauris. p. 155. ISBN 978-0-85773-655-0.}}</ref> Enver Hoxha u bë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit dhe komandanti suprem i Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Partizanët komunistë mposhtën forcat e fundit balliste në Shqipërinë e jugut nga mesi i verës 1944 dhe u përballën vetëm me rezistencë të shpërndarë kur hynë në Shqipërinë e mesme dhe veriore në fund të korrikut. Misioni ushtarak britanik i kërkoi nacionalistëve të mbetur të mos e kundërshtonin përparimin e komunistëve dhe Aleatët thirrën përfaqësuesit e tyre me ta në Itali. Ata nuk i evakuan udhëheqësit nacionalistë, edhe pse shumë ia mbathën.
 
Para fundit të nëntorit, trupat kryesore gjermane ishin tërhequr nga Tirana dhe komunistët morën kontrollin duke e sulmuar. Një qeveri e përkohshme, të cilën komunistët e kishin formuar në Berat në tetor, administroi Shqipërinë me [[Enver Hoxha|Enver Hoxhën]] si kryeministër.
 
== Burime ==