Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 110:
 
Para fundit të nëntorit, trupat kryesore gjermane ishin tërhequr nga Tirana dhe komunistët morën kontrollin duke e sulmuar. Një qeveri e përkohshme, të cilën komunistët e kishin formuar në Berat në tetor, administroi Shqipërinë me [[Enver Hoxha|Enver Hoxhën]] si kryeministër.
 
== Pasojat ==
Shqipëria qëndronte në një pozicion jo për tu pasur zili në fund të Luftës së Dytë Botërore. Lidhjet e ngushta të Frontit Nacional Çlirimtar me komunistët jugosllavë, të cilët kishin dhe mbështetje ushtarake dhe diplomatike prej britanikëve, garantonin se Beogradi do të luante një rol kyç në rendin e pasluftës së Shqipërisë. Aleatët kurrë nuk njohën një qeveri shqiptare në mërgim apo Mbretin Zog dhe nuk e përmendën Shqipërinë apo kufijtë e saj në ndonjë prej konferencave kryesore gjatë luftës. Nuk ekzistojnë statistika të sakta për humbjet gjatë luftës në Shqipëri, por UNRRA (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje) raportoi rreth 30,000 shqiptarë të vdekur gjatë luftës, 200 fshatra të shkatërruar, 18,000 shtëpi të shkatërruara dhe rreth 100,000 vetë të mbetur të pastrehë. Statistikat zyrtare shqiptare pretendojnë humbje disi më të mëdha.
 
Gjithashtu, mijëra çamë u detyruan të largohen prej Greqisë dhe u akuzuan për bashkëpunim me nazistët.
 
Gjatë pushtimit nazist, shumica e hebrenjve në Shqipëri u shpëtuan.<ref>{{Cite web|url=https://www.jewishvirtuallibrary.org/jsource/vjw/albania.html|title=Jewish Virtual Library}}</ref>
 
== Pjesëmarrja e të huajve ==
Kishte një numër të konsiderueshëm të shtetasve të huaj që morën pjesë në rezistencën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryesisht përbëheshin prej ushtarëve italianë të cilët donin ta vazhdonin luftën kundër Gjermanisë naziste, por edhe njerëz të tjerë me kombësi të ndryshme morën pjesë gjithashtu.
 
== Burime ==