[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
→‎Luftimet me armë në dorë: Rregullova gabimet historike.
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 37:
Ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, '''Heroinë e Popullit'''. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.
==Luftimet me armë në dorë==
Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më [[1919]] mori pjesë në '''Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit''', ndërsa më [[1922]]-[[1923]] luftoi për mbrojtjen e '''Zonës Neutrale të Junikut''', e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik [[1924]] mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës ('''Arbanisë së Vogël'''). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit [[Azem Galica|Azem Galicës]], vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe forcave të [[Ahmet Zogu]]t. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.
 
Më [[3 korrik]] [[1927]] Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga qeveria e Zogut.
 
==Lidhjet e jashtme==