Leonardo da Vinçi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Shpëtim i burimeve 2 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0
Rreshti 123:
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "[[Kodi i da Vinçit]]", i [[Dan Brown]] (Den Braun), është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi [[Mona Lisa|Mona Lizën]]: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për t´a shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë. Dihet në të vërtetë se ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
[[Skeda:Leonardo_da_Vinci_Grotesque_Heads.jpg|thumb|left|Leonardo da Vinci - Krerë qesharakë]]
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është , të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, [[Maria Magdalena]], siç hamendëson autori, por [[Shën Gjoni]] pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të [[Shën Gjoni Pagëzor|Shën Gjonit Pagëzor]] me ravijëzime të ëmbla dhe femërore. Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur). Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh. nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te "Damës me jasminë" ([https://web.archive.org/web/20060112065456/http://www.asn-ibk.ac.at/bildung/faecher/geschichte/maike/monalisa/genealogy/073.htm Mona Liza]) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur, dhe që Leonardo vetë ka mundur t´a takonte, pasi pat ndjekur [[Çezare Borxhia]] në ekspeditën e tij të pushtimit të [[Romanja|Romanjës]], ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund te lexohet si një [[anagram]] (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë [[Amon]] dhe [[L´Iza]], aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.
 
Por pse gjithmonë Leonardoja ? Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tija ?
Rreshti 261:
* [http://www.bl.uk/collections/treasures/digitisation.html Disa shënime të Leonardos të digjitalizuara] nga [[British Library]] (format Macromedia Shockwave)
* [http://www.bbc.co.uk/science/leonardo Homepage kushtuar Leonardos nga BBC]
* [https://web.archive.org/web/20070309154703/http://www.vebjorn-sand.com/thebridge.htm Projekti i urës së Leonardos]
* [http://www.leonardoshorse.org Kali i Leonardos]
* [http://www.museoscienza.it/leonardo/3d/citta.htm Muzeu i Shkencës dhe Teknikës Milano: Pamje virtuale e qytetit ideal të Leonardos]