[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.126.235 (diskutimet) në versionin e fundit nga 1l2l3k.
Etiketa: Rollback
Shpëtim i burimeve 4 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0
Rreshti 19:
 
[[Skeda:WilhelmPrinceAlbania.jpg|left|thumb|250px|Princ Vidi në fronin e Shqipërisë]]
Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë<ref>[{{Cite web |url=http://licodu.cois.it/547/view |title=Albania |{{!}} Costituzione |{{!}} Generale |{{!}} Statuto organico d'Albania 1914<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->] |accessdate=8 nëntor 2011 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20120227135048/http://licodu.cois.it/547/view |archivedate=27 shkurt 2012 |url-status=dead }}</ref>, (ligji i parë themelor i shtetit shqiptar), i cili u përgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në [[Londra|Londër]] më 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 të këtij Statuti, shqipëria shpallej:”Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Me nenin 2, Fuqitë e Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha. . . Sipas nenit 7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake dhe kishte të drejtë të emronte Këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe(prefektura), të cilat ndaheshin në kaza(nënprefektura)dhe kazatë në nahije(komuna). Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet e larta të shtetit, përbërjen e forcave të armatosura, të administratës, të financave, të drejtësisë, të arsimit. . . dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore e politike.
 
Me tu vendosur në fronin e Shqipërisë, princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin më urgjent dhe më të ndërlikuar të vendit, atë të largimit të trupave greke nga Shqipëria e jugut dhe të vendosjes së administratës shqiptare në këto vise . Por qysh në fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur të mbronte deri në fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Për të zgjidhur këtë çështje ai hyri në bisedime me qeverinë”vorio-epirote” të shpallur në Gjirokastër. Dhe për këtë qëllim Vidi caktoi si komisar të jashtëzakonshëm për shqipërinë e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ristrukturuar xhandarmërinë shqiptare. Ky shkoi në Korfuz dhe më 10 mars zhvilloi bisedime me përfaqësuesin e”vorio-epirotëve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitë e Mëdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin të kishin shumë kokëçarje, u premtoi grekëve disa të”drejta të veçanta”për popullsinë e”Epirit të Veriut”. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta të ashpra në rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrësit/e Turhan Pashës/poashtu nuk e pranoi këtë kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundër çdo lloj autonomie për krahinat e jugut.
Rreshti 92:
 
== Lidhje të jashtme ==
* [https://web.archive.org/web/20110719120116/http://www.zuwied.de/albanien.htm Die Geschichte der Familie zu Wied]
* [https://web.archive.org/web/20110822051843/http://www.berlinonline.de/berliner-zeitung/archiv/.bin/dump.fcgi/1997/0628/magazin/0003/ Berliner Zeitung: Der verratene Prinz]
* [https://web.archive.org/web/20070610141944/http://www.albanianhistory.net/texts/AH1917.html Wilhelm zu Wied: Memorandum on Albania]
* [http://www.pasqyra.com/arkivi/2004/21042004/faqe/shqiperiagjateregjimitteprincvilhelmvid.htm]