Johann Georg von Hahn: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v Referenca -> Referime duke përdorur AWB
Rreshti 1:
'''Johann Georg von Hahn''' ([[Frankfurt am Main]], [[11 korrik]], [[1811]]– [[Jena]], [[23 shtator]] [[1869]]) ka qenë diplomat gjerman dhe babai i albanologjisë.
 
== Biografia ==
U lind më [[11 korrik]] 1811 në [[Frankfurt am Main]]. Studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi për ministrinë e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip. Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros/Syradhë.
 
Prej [[1869]] konsul i përgjithshëm në Athinë. Hani, gjatë shërbimit të tij si nënkonsul i [[Austri]]së në [[Janinë]] bëri tre udhëtime në Shqipëri. Mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar i interesuar për botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Hahni kërkoi nëpër Shqipëri, përpos të tjerash, edhe lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime ''"[[Albanesische Studien]]"'' (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty Hahni argumenton për herë të parë nga një pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët ''"tireno-pellazgjike''të ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve, të cilët, krahas grekëve dhe romakëve, formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtë. Ai ka mbledhur material në vend, mësoi gjuhën shqipe dhe dëshmoi përkatësin e shqipes si gjuhë e familjes [[indoevropjane]]. Në anën tjetër, teza e tij, u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për vetëdijen kombëtare të popullit për argumentimin e së drejtës historike të shqiptarëve për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët. <ref>Johan Georg Fon Hahn - Vëllimi :''"Albaneische Studie"'' - (Studime shqiptare), u botua në vitin 1854, nxjerr nga Avni K. Këpuska, "Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004</ref>
 
[[Teza]] "pellazgjike" e prejardhjes së popullit shqiptar e shtruar nga Hani hulumtohet edhe më tej nga studiuesit e historisë dhe studiuesit tjerë. Për këtë qëllim arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Shqipëri, Austri, Gjermani, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Slloveni, e posaçërisht në Kosovë po studjoinë intesivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë sistematike. <ref>Qëndrimet dhe punimet e arkeologëve shqiptarë:<br> - Muzafer Korkuti në referatin ''"A propos de la formation de l'ethice illyrienne"'', Tiranë 1972.<br> - Selim Islami - Hasan Ceka: ''Nouvelles donnes sur l'antiquite illyrienne en Albanie,'' Studia Albanica 1/1964. nr. 1. fq. 91. etj. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004</ref>
 
== Vepra==
Rreshti 16:
*Gerhard Grimm, "Johann Georg von Hahn (1811-1869) - Leben und Werk", Wiesbaden 1964 (J.G. von Hahn - VEPRA)
 
==ReferencatReferimet==
<references/>
 
Rreshti 22:
 
* [http://d-nb.info/gnd/11870060X Tekste mbi/për Hanin në Biblioteken Kombëtare Gjermane] - në gjermanisht
 
* [http://szekely.albanianphotography.net/index_al.htm/ Koleksioni Fotografik i Jozef Sekeli-t]