Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Referenca -> Referime duke përdorur AWB
Rreshti 74:
[[Skeda:World-Trade-Center 9-11.jpg|thumb|right|Qendra Tregtare Botërore në mëngjesin e 11 shtatorit 2001]]
 
Roli udhëheqës i SHBA-së dhe aleatëve në Luftën e Gjirit, sanksionuar nga OKB-ja, nën drejtimin e presidentit [[George H. W. Bush]], si dhe luftërat e [[Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë|Jugosllavisë]] (përfshirë edhe Luftën për Çlirimin e [[Kosova|Kosovës]]), nën presidentin [[Bill Clinton]], ndihmuan në ruajtjen e pozitës së superfuqisë.
 
Zgjerimi më i madh ekonomik në historinë moderne të SHBA-ve — nga marsi 1991 deri në mars 2001 — shoqëroi administratën Clinton.<ref>{{cite web|author=Voyce, Bill |url=http://iwin.iwd.state.ia.us/iowa/ArticleReader?itemid=00003700&print=1|title=Why the Expansion of the 1990s Lasted So Long|publisher=Iowa Workforce Information Network|date=2006-08-21|accessdate=2007-08-16}}</ref> Një padi civile dhe skandali seksual shpunë në përpjekje për shkarkimin e Clintonit më 1998, por ai mbeti në detyrë.
 
Zgjedhjet presidenciale 2000, një prej më të ngushtave në historinë amerikane, u përcaktuan me vendim të Gjykatës Supreme — [[George W. Bush]], i biri i George H. W. Bushit, u bë president.
 
Më [[Sulmet e 11 shtatorit|11 shtator 2001]], terroristët e [[Al-Kaida|al-Kaidës]] goditën Qendrën Botërore të Tregtisë në [[Nju Jork]] dhe Pentagonin në [[Uashington D.C.|Washington, D.C]]., duke vrarë gati tremijë njerëz. Si kundërpërgjigje, administrata e Bushit filloi “Luftën kundër Terrorizmit.” Në fundvitin 2001, forcat amerikane udhëhoqën pushtimin e [[Afganistani|Afganistanit]], përmbysën qeverinë talibane dhe prishën kampet stërvitore të al-Kaidës. Kryengritësit talibanë vazhdojnë të zhvillojnë luftë guerile.
 
Më 2002, administrata Bush filloi të bëjë trysni për ndërrim regjimi në [[Iraku|Irak]] mbi baza kundërthënëse.<ref>{{cite web| title = Many Europeans Oppose War in Iraq|work=USA Today| url = http://www.usatoday.com/news/world/2003-02-14-eu-survey.htm|date=2003-02-14| accessdate = 2008-09-01}}{{cite web|author=Springford, John| title = 'Old’ and ‘New’ Europeans United: Public Attitudes Towards the Iraq War and US Foreign Policy|publisher=Centre for European Reform| url = http://www.cer.org.uk/pdf/back_brief_springford_dec03.pdf| year=2003| accessdate = 2008-09-01}}</ref> Në mungesë të mbështetjes nga [[NATO]] ose të një mandati eksplicit të OKB-së për ndërhyrje ushtarake, Bushi organizoi Koalicionin e të Gatshmëve (''Coalition of the Willing''); forcat e koalicionit preemptivisht invaduan Irakun më 2003 dhe rrëzuan diktatorin ati-amerikan Saddam Hussein. Amnesty International ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë Luftës kundër Terrorizmit dhe në Luftën e Irakut por jo diktatorin Sadam Husein për vrasjet masive të popullit të tij.<ref>{{cite web |author=|url=http://thereport.amnesty.org/eng/Regions/Americas |title=Amnesty International Report 2007|publisher=Amnesty International|accessdate=2008-01-18|archiveurl=https://archive.is/0cFV|archivedate=2012-07-15}}</ref> Më 2005, uragani Katrina shkaktoi shkatërrime të rënda përgjatë të shumtës së bregdetit të Gjirit të Meksikës, duke shkretuar New Orleansin.
 
Më 4 nëntor 2008, në mes të një recensioni ekonomik global, [[Barack Obama]] u zgjodh president. Ai ishte i pari afro-amerikan që zgjidhet president i SHBA-ve.
Rreshti 88:
== Qeverisja dhe zgjedhjet ==
[[Skeda:Capitol Building Full View.jpg|thumb|right|Krahu i djathtë i [[Kapitoli (Washington)|Kapitolit]] të Shteteve të Bashkaura, godina e [[Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës|Kongresit]]]]
Shtetet e Bashkuara janë federata më e vjetër e botës. Janë republikë kushtetuese, ku “sundimi i shumicës zbutet nga të drejtat e pakicës, mbrojtur prej ligjit.”<ref>Scheb, John M., and John M. Scheb II (2002). ''An Introduction to the American Legal System''. Florence, KY: Delmar, p. 6. ISBN 0-7668-2759-3.</ref>
 
Shteti federativ është konceptuar dhe funksionon si një demokraci përfaqësuese, ndonëse qytetarët amerikanë që banojnë në territoret janë të përjashtuar nga votimet për zyrtarë federalë.<ref>Raskin, James B. (2003). ''Overruling Democracy: The Supreme Court Vs. the American People''. London and New York: Routledge, pp. 36–38. ISBN 0-415-93439-7.</ref> Qeveria rregullohet nga sistemi i ndarjes së pushteteve, “shqyrtimit dhe baraspeshimit” (''checks and balances''), siç përkufizohet nga Kushtetuta e SHBA-ve, që shërben si dokumenti suprem ligjor i vendit. Në sistemin federativ amerikan, qytetarët u nënshtrohet zakonisht tri niveleve të qeverisë, asaj federale, shtetërore dhe vendore; detyrat e qeverisë vendore zakonisht ndahen mes rretheve dhe qeverive bashkiake. Gati në të gjitha rastet, zyrtarët e ekzekutivit dhe legjislativit zgjidhen me të shumtën e votave (vota plurale) të qytetarëve në një zonë. Nuk ka përfaqësim përpjesëtimor në nivelin federal dhe shumë rrallë ndodhë të ketë në nivele më të ulëta. Zyrtarët e gjyqësorëve federal e shtetërorë dhe të kabineteve janë rëndom të emëruar nga dega ekzekutive dhe të aprovuar nga ligjvënësi, megjithëse disa gjykatës dhe zyrtarë shtetërorë zgjidhen me votë popullore.
Rreshti 98:
* gjyqësori: Gjykata Supreme dhe gjykatat më të ulëta federale, gjykatësit e të cilave caktohen nga kryetari me miratimin e Senatit, interpretojnë ligjet dhe shfuqizojnë ato që i vlerësojnë jokushtetuese.
 
Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 anëtarë, secili në përfaqësim të një zone kongresionale për kohëzgjatje dyvjeçare. Ulëset në Shtëpi u shpërndahen shteteve sipas popullsisë çdo dhjet vjet. Sipas regjistrimit të popullsisë më 2000, shtatë shtete kanë minimumin prej një përfaqësuesi, ndërsa Kalifornia, shteti më popullor, ka pesëdhjetetre. Senati ka 100 ligjvënës dhe secili shtet zgjedh nga dy senatorë, të zgjedhur çdo gjashtë vjet.
 
Presidenti mban mandat katërvjeçar dhe nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë. Presidenti nuk zgjidhet drejtpërsëdrejti, por përmes një sistemi indirekt me kolegj zgjedhor, ku votat përcaktuese u shpërndahen shteteve.
 
Gjykata Supreme, e drejtuar nga Kryegjykatësi i Shteteve të Bashkuara dhe ka nëntë pjesëtarë të përjetshëm.
 
Qeveritë shtetërore janë të strukturuara në mënyrë të ngjashme me qeverinë federale. Nebraska është e vetmja që ka legjislaturë njëdhomëshe.
 
Guvernatori, është kreu i ekzekutivit për secilin shtet federativ dhe zgjidhet drejtpërsëdrejti në secilin shtet.
Rreshti 136:
{{kryesor|Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës}}
 
Kryetari i Shteteve të Bashkuara mban titullin e kryekomandantit të forcave të armatosura dhe cakton udhëheqësit e tyre, sekretarin e mbrojtjes dhe Krerët e Shtabit të Përgjithshëm. Departamenti i Mbrojtjes administron forcat e armatosura, përfshirë këtu ushtrinë, forcat detare, marinsat dhe aviacionin. Garda Bregdetare udhëhiqet nga Departamenti i Sigurisë së Atdheut në kohë paqe dhe nga Departamenti i Forcave Detare në kohë lufte. Më 2005, forcat e armatosura kishte 1,38 milion pjesëtarë në detyrë aktive,<ref>{{cite web |url=http://www.globalpolicy.org/empire/tables/2005/1231militarypersonnel.pdf|title=Department of Defense Active Duty Military Personnel Strengths by Regional Area and by Country (309A) |date=2005-12-31|publisher=Global Policy Forum|accessdate=2007-06-21}}</ref> që bashkë me qindra mijëra rezervistë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare nxjerrin totalin prej 2,3 milion trupash. Departamenti i Mbrojtjes punëson rreth 700 mijë civilë, pa përfshirë këtu kontraktuesit. Shërbimi ushtarak kryhet në baza vullnetare, ndonëse rekrutimi i detyrueshëm mund të përdoret në kohë lufte përmes një sistemi përzgjedhës të shërbimit. Forcat amerikane mund të dërgohen tejdetit përmes flotës së aviacionit që përdoret për bartje të aeroplanëve dhe të tankeve të karburanteve, flotës detare të përbërë nga njëmbëdhjetë avionmbajtëse aktive dhe njësiteve të marsinsave për ekspedita në det, si dhe përmes flotave detare në Atlantik dhe Paqësor. Jashtë Shteteve të Bashkuara, forcat e armatosura janë të stacionuara në 770 baza dhe lehtësore, në çdo kontinent përveç Antarktikut. Zgjerimi i pranisë ushtarake në mbarë rruzullin ka bërë që dijetarët t’i përshkruajnë Shtetet e Bashkuara si mbajtëse të një “perandorie bazash”<ref>{{cite web |url= http://www.globalpolicy.org/empire/intervention/2005/basestructurereport.pdf|title=Department of Defense Base Structure Report, Fiscal Year 2005 Baseline |publisher=Global Policy Forum|accessdate=2007-06-21}}</ref>.
 
Shpenzimet totale ushtarake të SHBA-ve më 2006, në shumën mbi 528 bilion dollarësh, përbënin 46% të shpenzimeve ushtarake globale dhe kalonin në shumë katërmbëdhjetë shtetet tjera me shpenzimet më të larta. (Në barazim të fuqisë blerëse, shpenzimet ishin më të mëdha se gjashtë shtetet tjera në listë së bashku.) Shpenzimet për krye ishin 1.756$, dhjetë herë më të mëdha se mesatarja botërore.<ref>{{cite web |url=http://www.sipri.org/contents/milap/milex/mex_major_spenders.pdf/download |title=The Fifteen Major Spender Countries in 2006 |publisher=Stockholm International Peace Research Institute |year= 2007|accessdate=2007-06-20}}</ref> Me 4,06% të PVB-së, shpenzimet ushtarake amerikane rangohen të 27-at prej 172 vendeve.<ref>{{cite web |url=https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2034rank.html |title=Rank Order—Military Expenditures—Percent of GDP |publisher=CIA |work=The World Factbook|date=2007-05-31|accessdate=2007-06-13}}</ref> Buxheti bazë propozuar nga Departamenti i Mbrojtjes për 2009, 515,4 bilion dollarë, shënon rritje prej 7% nga 2008 dhe rritje gati 74% nga 2001.<ref>{{cite web |url= http://www.whitehouse.gov/omb/budget/fy2009/defense.html |title=Department of Defense |publisher=Office of Management and Budget |work=Budget of the United States Government, FY 2009|accessdate=2008-03-02}}</ref> Harxhimet për Luftën në Irak janë vlerësuan se kanë arritur 2,7 trilion $.<ref>{{cite web |author=Goldman, David|url=http://money.cnn.com/2008/06/11/news/economy/iraq_war_hearing/ |title=Iraq War Could Cost Taxpayers $2.7 Trillion |publisher=CNNMoney |date= 2008-06-12|accessdate=2009-03-10}}</ref> Që me 3 maj 2009, Shtetet e Bashkuara pësuan 4.284 fatalitete ushtarake gjatë luftës dhe patën 31.000 ushtarë të lënduar.<ref>{{cite web |url= http://icasualties.org/Iraq/index.aspx |title=Iraq Coalition Casualties |publisher=Iraq Coalition Casualty Count |date= 2009-05-03|accessdate=2009-05-03}}</ref>
Rreshti 270:
** [http://www.pueblo.gsa.gov/multilanguage/multilang_list.htm#Albanian General Information in Other Languages Albanian]
 
== ReferencatReferimet ==
{{reflist|2}}