[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
v Referenca -> Referime duke përdorur AWB
Rreshti 15:
|laterwork =
}}
'''Isa [[Beu|bej]] Boletini''' i njohur edhe thjesht si '''Isa''' ose '''Isë Boletini<ref>{{Cite book|title=Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit|last=Ikonomi|first=Ilir|authorlink=Ilir Ikonomi|publisher=Uet press|year=2012|isbn=9789995639761|location=Tiranë|pages=55-56|ref=harvnb}}</ref><ref name=":4" />''' ([[Boletin]], [[15 janar]] [[1864]] – [[Podgorica|Podgoricë]], [[23 janar]] [[1916]]) ka qenë figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetin e Kosovës]], pjesëmarrës në rini në veprimet e [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]]. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e vet.
 
== Biografia ==
Rreshti 30:
[[Komiteti "Bashkim e përparim"|Komiteti "Bashkim e Përparim"]] pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t'i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët - [[Nexhip bej Draga]] me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit,<ref name="Gawrych161162">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=161–162.}}</ref> i dërguan një oficer të shoqëruar për t'i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t'i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t'ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj. Mytesarifi i Pejës këshilloi autoritetet qendrore osmane se veprimet ndaj Isës nuk do të çonin drejt ndonjë rrugëzgjidhjeje, por duhej bërë një demonstrim force në mbarë vilajetin për të bindur krerët e tjerë vendorë të sistemit ''deruhdecilik''.<ref name="Gawrych163">{{harvnb|Gawrych|2006|p=163.}}</ref>
 
Gjatë kundër-revolucionit të prillit 1909 Isa me krerë të tjerë i ofruan sulltanit ndihmën e tyre.<ref name="Gawrych168">{{harvnb|Gawrych|2006|p=168.}}</ref> Më 15 maj 1909 Xhonturqit, duke vazhduar mohimin e të drejtave kombëtare shqiptare, vijuan me fushata kundër atyre që nuk paguanin taksat e reja të caktuara në Stamboll. Në Mitrovicë u caktua gjeneral i brigadës 18 Xhavid Pasha, ku zëvendësoi [[Shemsi Pasha|Shemsi Pashën]] e vrarë (vëllamë i Isës),<ref name="Vlora56">{{cite book|title=Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike ([[Gjuha gjermane|gjerm.]] Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze|author=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Marie Amelie von Godin|publisher=Shtëpia Botuese "55"|year=2010|origyear=1956|isbn=978-99943-56-89-8|volume=II|location=Tiranë|pages=160-161, 172}}</ref> për të përvijuar një vazhdë operacionesh ndaj malësorëve shqiptarë për dorëzimin e armëve dhe në veçanti për ta kapur.<ref name="Gawrych173174">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=173–174.}}</ref> Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e [[Kryengritja e vitit 1910|kryengritjes së 1910]] me Hoxhë Said efendiun, [[Nexhip bej Draga|Nexhip bej Dragën]], [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinën]], [[Mehmet pashë Deralla|Mehmet pashë Derallën]], [[Rexhep bej Mitrovica|Rexhep Mitrovicën]], [[Bedri Pejani|Bedri Pejanin]]n\, [[Salih Gjuka|Salih Gjukën]] dhe Idriz Seferin.<ref>{{Cite book|url=http://psi203.cankaya.edu.tr/uploads/files/Kansu,%20Coup%20of%201912.pdf|title=Politics in Post-revolutionary Turkey, 1908-1913|last=Kansu|first=Aykut|publisher=Brill|year=2000|isbn=9789004115873|location=|pages=381}}</ref> Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare.<ref>{{Harvnb|Pearson|2004|page=6}}.</ref><ref name="Skendi393435">{{harvnb|Skendi|1967|pp=393, 435.}}</ref> Pas revoltave të herëpashershme në Vilajetin e Kosovës, prillin e 1910 qeveria xhonturke vendosi krijimin e një korpusi ushtarak të posaçëm për "shtrimin" e Shqipërisë, në krye të të cilit u vu gjenerali Turgut Pasha. Në bashkëpunim me [[Idriz Seferi|Idriz Seferin]]n dhe krerët shqiptarë, Isa i priu betejave të rënda në grykën e Kaçanikut, Zagovac, Çernalevë, Kabash e Virnaglava.'''<ref name=":12">{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=242-243|ref=harvnb|translator=[[Afrim Koçi]]}}</ref>''' Në Çernalevë kryengritësit e mbajtën ushtrinë osmane për dy ditë.<ref name=":1" />
 
Ikanakët kosovarë gjetën strehim në Mal të Zi që herët me ndodhitë e 1909, ku Knjaz Nikolla shpresonte t'i kishte ata si ndihmë më pas gjatë zgjerimit në trojet shqiptare. Isa me të vetët ishin atje,<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|page=250}}.</ref> u takua me krerë shqiptarë, merrte ndihma dhe armatim nga Mali i Zi<ref name="Gawrych177">{{harvnb|Gawrych|2006|p=177.}}</ref> duke e përdorur kështu si bazë.<ref name=":2">{{harvnb|Treadway|1998|p=73}}.</ref><ref name="Skendi408">{{harvnb|Skendi|1967|p=408.}}</ref> Fillimisht Mali i Zi e shpërfilli praninë e tij, por pas kërkesave të ambasadorit osmane e eskortoi larg kufirit.<ref name=":2" />
Rreshti 36:
=== Kryengritja e 1912 dhe Autonomia e Shqipërisë ===
{{Shih|Kryengritja e vitit 1912}}
Në pragun e revoltës, qeveria serbe punoi me disa banda kaçake shqiptarësh që të ishin të gatshme të vendosnin në vështirësi osmanët dhe me atë qëllim iu vardisën edhe Boletinit përmes organizatës terroriste [[Dora e Zezë]].<ref>{{Harvnb|Skendi|1967|page=445}}.</ref> Më 23 prill 1912 njerëzit e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] çuan krye në [[Malësia e Gjakovës|Malësinë e Gjakovës]] dhe u përhapën më tej.<ref name=":3">{{Harvnb|Pearson|2004|page=24}}.</ref> Më 20 maj së bashku me krerë të tjerë, Boletini mori pjesë në kuvendin e Junikut ku u dha besa dhe u nënshkrua një shpallje,<ref name=":022">{{Cite book|title=Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës|last=Vlora|first=Syrja bej|authorlink=Syrja bej Vlora|publisher=Iceberg|year=2013|origyear=1921-1925|isbn=978-9928-4140-4-5|location=Tiranë|pages=223-225|translator=[[Ali Asllani]]}}</ref> për t'i shpallur luftë qeverisë xhonturke përmes kryengritjes së armatosur në Vilajetin e Kosovës.<ref name=":3" /><ref>{{Harvnb|Skendi|1967|page=428}}.</ref><ref>{{Harvnb|Gawrych|2006|page=192}}.</ref> Shqiptarët e Sanxhakut të Prishtinës të kryesuar nga Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina dhe Beqir agë Vulçiterna i thyen turqit në Llap e Gollak dhe më pas zunë Prishtinën me pëlqimin e banorëve, përkundrejt komandantit vendor.<ref>{{Cite book|title=Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912|last=Prishtina|first=Hasan|publisher=rrokullia.com|year=2009|origyear=1921|isbn=9789951519021|location=Prishtinë|pages=28|ref=harvnb}}</ref> Krerët mësynë Shkupin, të cilin e zunë më 12-15 gusht të 1912,<ref>{{Harvnb|Pearson|2004|page name=24}}.<":3"/ref><ref name="Skendi436">{{harvnb|Skendi|2006|p=436.}}</ref> së bashku me [[Riza Begu|Riza Begin]] mendonte të shkonte në Selanik për të liruar sulltanin dhe nuk ishte për autonomi - sipas Hasan Prishtinës.<ref>{{Harvnb|Prishtina|2009|pages=33-34}}.</ref> Më 18 gusht Prishtina arriti t'i bindte krerët luajalistë që të binin në ujdi me autoritetet osmane për të drejtat sociopolitike e kulturore shqiptare.<ref name="Skendi437">{{harvnb|Skendi|1967|p=437.}}</ref><ref name="Gawrych195">{{harvnb|Gawrych|2006|p=195.}}</ref> Boletini u paqtua dhe u kthye për në shtëpinë e vet pas premtimeve për autonomi vilajeteve shqiptare.<ref>{{Harvnb|Treadway|1998|page=108}}.</ref>
 
Në gusht, kolonel Dragutin Dimitrijević "Apis" i Dorës së Zezë, i dërgoi një letër Isës që me pasuesit e tij t'i ndihte serbët në luftë kundër osmanëve.<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=9H1pAAAAMAAJ|title=Apis, the Congenial Conspirator: The Life of Colonel Dragutin T. Dimitrijević|last=MacKenzie|first=David|year=1989|isbn=9780880331623|p=87}}</ref>
Rreshti 45:
Më 1 prill 1913 së bashku me [[Ismail Qemali|Ismail Qemalin]], të birin [[Qamil bej Vlora|Qamilin]], [[Mark Kakarriqi|Mark Kakarriqin]] dhe [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqin]] i hipën jahtit të Dukës së Montpensier-it dhe zbritën në Brindisi.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2012|page=242}}.</ref> Pas bashkimit të [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanit]] me qeverinë e Vlorës, shihej me armiqësi nga qeveria aty, sipas [[Fejzi bej Alizoti|Fejzi bej Alizotit]] ishte vendosur mes Isës, [[Salih Gjuka|Salih Gjukës]] dhe Gurakuqit që ta vrisnin pashain porsa të shëtiste mbi urën e skelës dhe ta hidhnin në det. Pasi ia kishin komunikuar Ismail Beut, kishte thënë se po të veprohej me vrasjet e njëri-tjetrit që në formim të shtetit shqiptar, do të merrte valixhet e do të ikte.<ref name=":Ikonomi">{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=186|ref=harvnb}}</ref>
 
Më 23 shtator [[Kryengritja e Dibër-Ohrit|shqiptarët e Dibrës]] u hodhën në revoltë kundër serbëve. Gjashtë mijë forca të udhëhequra nga Isa dhe Bajram Curri<ref>{{Harvnb|Rudić & Milkić|2013|page=327}}.</ref> kaluan kufirin dhe, pas një beteje, morën [[Dibra|Dibrën]], ku vranë disa oficerë dhe i dëbuan të tjerët nga qyteti. Ushtarët që shpëtuan ia mbathën nga ana tjetër e [[Lumi i Radikës|lumit Radikë]], më pas serbët nuk vonuan dhe u hakmorën me mizori të skajshme, sidomos në krahinën e Lumës.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|pages=197-198}}.</ref> Pas pak muajsh ai u largua nga Vlora sa qe pa dhënë dorëheqjen Ismail Qemali, mori një shtëpi me qira në [[Shkodra|Shkodër]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|pages=238, 297}}.</ref>
 
=== Princ Vidi dhe Kryengritja e Shqipërisë së Mesme ===
Rreshti 66:
* [[Kënga N´Kaçanik deri n´Buletin]]
 
== ReferencatReferimet ==
{{reflist|3}}