Shefqet Bruka: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 15:
== Jeta e hershme dhe fillimet në politikë ==
Lindi në vitin 1963, në fshatin Resk të Ujmishtit në Kukës. Arsimin fillor e kreu në fshatin e tij të lindjes, ndërsa atë të mesëm në qytetin e Kukësit. U diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1986, Fakulteti i Mjekësisë, dega stomatologji. Punoi fillimisht në Poliklinikën e Kukësit. U transferua në fshatin Kalis të Kukësit, si doktor i qendrës shëndetësore atje. Në janar të vitit 1991, i bashkohet Partisë Demokratike, dhe zgjidhet përfaqësues i Ujmishtit në degën e Kukësit. Në vitin 1994 zgjidhet Kryetar i Degës së PD, Kukës.
 
== Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës, 1996-2000 ==
Pas zgjedhjeve vendore të 20 Tetorit 1996, Shefqet Bruka u zgjodh Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës. Mandati i tij rastisi me një ndër periudhat më të vështira në historinë e Kukësit, me trazirat që shpërthyen në Mars të '97, dhe krizën e Kosovës në vitet '98-'99. Lufta në Kosovë kulmoi me bombardimet e NATO-s mbi ushtrinë serbe. Në shenjë hakmarrjeje, serbët dëbuan nga trojet e tyre rreth një milionë shqiptarë, e afro 200 mijë prej tyre gjetën strehë në Kukës. Bruka bashkërendoi punën e Kombeve të Bashkuara me qeverinë shqiptare në dhënien e ndihmës ndaj refugjatëve. Ishte në kontakt të vazhdueshëm me aktorët politikë ndërkombëtarë dhe ata vendas. Pas përfundimit të luftës propozoi kandidimin e Kukësit për çmimin Nobel për paqe. Në vitin 2000 si përfaqësues i Unionit të Drejtuesve të Pushtetit Lokal propozoi ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës deri në kufi me Kosovën, pasi plani fillestar e dërgonte rrugën deri në Pukë. Pas përfundimit të mandatit, Bruka punoi pranë disa organizatave ndërkombëtare, SFD dhe UNDP/AMAE.
 
== Referenca ==