[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Mbi veprën letrare: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Rreshti 27:
''[[Kaosmos]]'', shenjë a thirrje për frikën e torturën sistemore që prek individualitetin e universalitetin e njeriut. Dramatika e marshit barbar në ardhje e në shkuarje, ashtu dhe bukuria e jetës në rendin e përmbysur: ''parajsa'', ''purgatori'', ''ferri''. Mandej ''ABC'' si katalog i dhembjeve etnike, me figurat që si shpërthyes të mprehët prekin në kohë e në hapësirë. ''Melankolia'', së fundit është gjendje e figurë për pasojat që ka bota e ndiesive e kaluar nëpër botën e egërsive.
 
Romani i rinisë ''Njëqind vjet vetmi'' shtreson psikologjinë e vetmitarit që rritet ndërmjet mungesave e pengesave. Aty është jeta e tre brezave që i ngjajnë kaq shumë njëri tjetrit. Vetmia është shekullore: ''njëqind vjet'', por kjo është figurë e pambarimit. ReferencaReferime reale shkon nga [[Lidhja e Prizrenit]] e këndej. Po shkrimi ndjek logjikën e vet, që nga legjenda e përralla për të përfunduar në një epilog baladik të njohjes dhe të vetënjohjes shqiptare.
 
''[[Futa]]'' e ''[[Misioni]]'', dy tekste dramatike që lidhen fort me ndodhjet në Kosovë në deceniet e fundit të shekullit XX. Një shkrim i rrezikshëm dhe i rrezikuar, që universalen don ta provojë me realen: situata për t’u identifikuar. Dy heronjtë tragjikë të dramave japin tipe të ndryshëm heronjsh shqiptarë: një herë hero i mashtruar, herën tjetër hero i flijuar. Dhe këtu mbetet të rindërtohet heroi veprues, si vizion apo si realitet i vendit, që do ta përmbyllë skemën e heronjve shqiptarë.