[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.209.64 (diskutimet) në versionin e fundit nga Mr Robot.
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 13:
Sipas [http://en.wikipedia.org/wiki/Neurology neuropsikologjisë], truri memorizon kujtimet në atë formë që çdo detaji, siç janë [http://en.wikipedia.org/wiki/Aroma aroma], [[Zëri njerëzor|zëri]], [[ngjyra]], etj., të një situate të përjetuar, p.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. [[truri]], mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë.
 
[https://web.archive.org/web/20130220092140/http://lamar.colostate.edu/~acleary/AnneCleary.htm Anne Cleary] në një libër<ref>Cleary, A. M., Ryals, A. J., & Nomi, J. N.- Psychonomic Bulletin & Review, 16, 1082-1088</ref> të botuar në dhjetorë të vitit 2009, sugjeroi një faktorë që qon në përvojën e '''Deja Vu'''-së. Ajo caktoi disa [[Njeriu|njerëz]] që të analizojnë një numër të vizatimeve. Më vonë, ajo ua shfaqi atyre disa vizatime të reja dhe i pyeti nëse i kanë parë këto vizatime më herët. Disa nga to kishin formë pothuajse të ngjajshme me ato vizatimet që kanë analizuar më herët, por ishin të ndryshme nga to. P.sh. gjatë fazës së parë njerëzit mund të kishin parë një rrugicë në mes të një gardhi dhe një ndërtesë. Më vonë ata mund të kenë parë një rrugicë në mes të një stacioni të trenave dhe një tren. Në këtë rast, njerëzit shpesh mendonin se skena e re ishte e njohur, dhe pjesëmarrësit shpesh kanë raportuar një ndjenjë të fortë se ata e kishin parë atë skenë.
 
Ne kemi kujtesë të mirë për objektet. Nëse ju shikoni një objekt të njohur në një [[Mjedisi|mjedis]] të panjohur, ju do të miratoni se e keni parë atë objekt më parë.