Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Skeda Fakulteti_i_Ekonomisë.png u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Sreejithk2000
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 22:
 
== Historiku ==
Fakulteti i Ekonomisë u themelua në vitin [[1952]], me emrin '''Instituti i Lartë i Ekonomisë'''. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Instituti u riemërtua si "Fakulteti i Ekonomisë" dhe u bë pjesë e Universitetit të sapoformuar. Në atë kohë Fakulteti i Ekonomisë ofronte diploma vetëm në dy degë: [[Ekonomi]] dhe [[Kontabiliteti|Kontabilitet]].<ref name="Historiku">[{{Cite web |url=http://www.feut.edu.al/2013-11-17-16-06-22/historiku |title=Fakulteti i Ekonomisë: Historiku] |accessdate=27 prill 2016 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20160322040540/http://feut.edu.al/2013-11-17-16-06-22/historiku |archivedate=22 mars 2016 |url-status=dead }}</ref>
 
Gjatë viteve që pasuan Fakulteti i Ekonomisë u zgjerua dhe në vitin 1990 ai ofronte programe studimi në gjashtë degë: Ekonomist për Industrinë, Ekonomist për Financë, Ekonomi Politike, Ekonomist për Tregtinë, Ekonomist për Statistikë dhe Merceologji. Gjatë viteve të [[Republika Popullore e Shqipërisë|diktaturës së proletariatit]] (1945-1991), programet mësimore të Fakultetit qenë ndërtuar mbi bazën e parimeve të ekonomisë të centralizuar dhe ideologjisë [[marksizmi|marksiste]].<ref name="Historiku" />
Rreshti 32:
Këshilli i Fakultetit është organi epror kolegjial, i cili vendos për problemet më të rëndësishme të Fakultetit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe atë administrative e financiare. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të personelit mësimor shkencor të Fakultetit, të punonjësve mësimorë, të administratës dhe të studentëve. Mandati i Këshillit është 4 vjeçar.
 
Autoritetet drejtuese të Fakultetit janë Dekani dhe Përgjegjësat e Departamenteve.<ref>[{{Cite web |url=http://www.feut.edu.al/2013-11-17-16-06-22/historiku |title=Fakulteti i Ekonomisë: Organigrama] |accessdate=27 prill 2016 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20160322040540/http://feut.edu.al/2013-11-17-16-06-22/historiku |archivedate=22 mars 2016 |url-status=dead }}</ref>
 
Zëvendës Dekani është përgjegjës për veprimtarinë shkencore dhe procesin mësimor, ndërsa Kancelari është përgjegjës për ndjekjen e problemeve ekonomike dhe administrative të Fakultetit të Ekonomisë.