[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Robot-assisted disambiguation: Bari
Rreshti 9:
Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt [[“Mbrojtja Kombëtare”]]. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]], zgjidhet në [[Kuvendin Kombëtar]] si deputet i prefekturës së [[Gjirokastra|Gjirokastrës]] dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli [[“bej”]]. [[Lëvizja e Qershorit]] shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet.
 
Në 1925 themelohet në [[Bari (Itali)|Bari]] organizata [[BASHKOMB]], ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në Tiranë lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë.
Gjatë qëndrimit në [[Parisi|Paris]], Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të [[Ahmet Zogu|Mbretit Zog]], duke shkruar në të përditshmet [[“Le Quotidien”]], [[“Le Matin”]] etj.