[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 109.69.5.193) dhe riktheu rishikimin 1330273 nga Addbot
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Rreshti 7:
Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme. Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve. Filozofë, historianë, egjiptologë, ndër ta edhe egjiptologu i njohur Kerkel, mendojnë që nga fillimi i krijimit shkrimeve, deri në ditët e sotme, kurrë nuk do të arrihet që të kuptohen karakteristikat dhe fshehtësitë e botës së mistershme të Hieroglifeve. Nuk është çudi atëherë që në hollësitë e fshehura brenda alfabetit tonë sot qëndrojnë mbeturinat e këtyre formave të lashta, shumë prej të cilave pasqyrojnë marrëdhëniet e hershme midis njeriut dhe natyrës. Për të dalluar ato, njeriut sot i duhet vetëm të shikojë pak më afër. Ndryshe (**) nga Perëndimi, ata (egjiptianët) nuk e shkruan historinë që t'i shkonte për shtat ideve fetare të kohës, gjë që e bën rrëfimin e tyre më të besueshëm. Ata ishin gjithashtu të prirur drejt universalitetit të historisë njerëzore, të bazuar në unitetin e origjinës së qenieve njerëzore dhe diversitetin e paraqitjes dhe gjuhëve të tyre. Për më tepër, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë dorëshkrime të fshehura nëpër botë, të cilat mund të kontribuojnë shumë për kuptimin e botës së lashtë.
 
== ReferencaReferime ==
[http://www.syri3.com/index.php?id_kat=6&shkrimi=876]