Dallime mes rishikimeve të "Përceptimi"

1 byte removed ,  2 vjet më parë
v
→‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
(rregullim i sintaksës)
v (→‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)
 
Aftësia më e madhe është padyshim që të gjitha informatat e marra të dimë se si t'i radhisim. Për këtë shpesh na ndihmon edhe përvoja. Ne e dimë se diçka në largësi duket më e vogël se sa afër dhe madhësinë e saj mund ta vlerësojmë mirë. Ne po ashtu edhe mund t'i mbyllim sytë dhe të orientohemi me të ashtuquajturën "mental map" (harte mentale). Do të thotë se ne me koke mund ta marrim me mend se si ne mund të arrijmë më së miri prej vendit A deri te vendi B. Por edhe orientimi me i vogël kërkon një kombinim të lartë shqisor. Që të ecim para pa pengesa, pa humbur orientimin, mund të funksionojë vetëm atëherë kur të gjitha informatat i kombinojmë mes veti. Kështu ne ende mund ta dimë, pa marrë parasysh se nga e kthejmë kokën, se nga është para e nga prapa. Ky kombinim bëhet fatmirësisht në mënyrë të pavetëdijshme. Po që se do t'i kishim përjetuar në mënyrë të vetëdijshme të gjitha veprimet (shikimin, dëgjimin, nuhatjen, mendimin, ndjenjën) atëherë sigurisht që do të ishim gjithmonë të mbingarkuar dhe s'do të mund ta përdornim energjinë tonë për gjëra të tjera. Me ndihmën e inteligjencës sonë, ne ndërtojmë mjete ndihmëse teknike, të cilat na orientojnë edhe në vende të panjohura, në të cilat mungon çdo ndihmë orientimi. Me ato mjete orientohemi qoftë në polin verior, qoftë edhe në hënë.
 
==ReferencaReferime==
{{reflist}}