Dallime mes rishikimeve të "Teqja e Vushtrrisë"

Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
v (→‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)
(Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0)
Në Vushtrri këtë objekt kulti të gjithë e quajnë “teqe”. Ajo gjendet në parkun e qytetit, afër shkollave të mesme. Arkitektura e saj është në formë të tetëkëndshit, brenda së cilës gjinden gjashtë varre, të cilët konsiderohen të jenë varret e shehlerëve, por ka edhe mendime se këto varreza janë të njerëzve që kanë pasur grada të larta ushtarake në kohën e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Sidoqoftë, ky është një objekt fetar. Rreth tyrbës është krijuar një kult, ku ndizen qirinjtë dhe gjuhen të holla të metalta brenda saj. Ka njerëz që shkojnë e kërkojnë fat, ndezin qirinj në netët e mëdha, etj.
 
Rreth teqes kishte varre shqiptare islame deri te fusha e sportit. Këto varre, pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së dytë Botërore]] pushteti serb i ka rrafshuar dhe kanë punuar park (që është edhe sot i njëjti destinim). Varre kishte deri vonë edhe në anën perëndimore të [[Kalaja e Vjetër (Vushtrri)|Kalasë së Vushtrrisë]], të cilat pushteti serb i ka shkatërruar, me siguri për të humbur gjurmët e kulturës materiales shqiptare. Sipas disa të dhënave gojore, të dëgjuara nga një roje i teqës i cili quhej [[Ajet Havarda]], teqja është ndërtuar diku para 200 viteve dhe ka qenë e rrethuar rreth e përqark me varre, të cilat në vitet e 50-ta të shekullit XX janë rrënuar dhe mbi to është punuar parku i qytetit.<ref>[http://vushtrriantike.info/monumentet.php# Teqja e qytetit në Vushtrri] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20161115084744/http://vushtrriantike.info/monumentet.php |date=15 nëntor 2016 }} 4.07.2016.</ref>
 
== Shih edhe ==