Termocentrali: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 46:
 
==Gjeneratori dhe sistemi elektrik==
[[Skeda:Electric-generator.jpg|thumb|left|Pamja e brendshme e gjeneratorit.<ref>[{{Cite web |url=http://www.electric-motors-price.info/electric-generator/ |title=Electric generator - Electric motors<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->] |accessdate=17 maj 2011 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20110410033502/http://www.electric-motors-price.info/electric-generator/ |archivedate=10 prill 2011 |url-status=dead }}</ref>]]
Gjeneratori dhe turbine janë të montuara në një bazament dhe janë të lidhura në një bosht. Statori I gjeneratorit e ka bërthamën nga fletat e çelikut me lugje. Mbështjellat trefazore janë të vendosura në këto lugje. Te gjeneratorët e mëdhenj mbështjellat janë të lidhura yll (Y). Mbështjellat janë nga shufrat e bakrit të izoluara me mika. Zakonisht në termocentralet përdoren gjeneratorët me rotor cilindrik, me shpejtësi të madhe, të cilët quhen turbogjenerator. Rotori cilindrik është nga çeliku me lugje. Thuprat e izoluara të bakrit vendosen në lugjet duke formuar dredhat, të cilat furnizohen me rrymë të vazhduar të ngacmuesit. Sipërfaqet pa lugje formojnë polet. Principi i punës së gjeneratori është rryma e vazhduar në rotor gjeneron fushën magnetike. Turbina e rrotullon rotorin dhe fushën magnetike. Fusha rrotulluese indukon tension në mbështjellat trefazore të statorit. Hidrogjeneratorët kanë rotorin me pole të theksuara. Ky rotor i ka polet me mbështjellat e rrymës së vazhduar. Polet furnizohen me rrymë të vazhduar nëpërmjet furçave të lidhura në unazat rrëshqitëse. Gjeneratorët e vegjël ftohen me ajër, i cili qarkullon me ventilator të vendosur në rotor. Gjeneratorët e mëdhenj ftohen me hidrogjen i cili qarkullon nëpër një unazë të mbyllur. Gjeneratorët shumë të mëdhenj ftohen me ujë. Uji ftohës qarkullon nëpër zgavrat speciale në përcjellësit e mbështjellave. Rryma e vazhuar e ngacmimit prodhohet nga ridrejtuesi i lidhur në rotor nëpërmjet unazave rrëshqitëse dhe furçave. Gjeneratori bënë shndërrimin e energjisë mekanike të turbinës në energji elektrike. Energjia e prodhuar në centralet furnizon ngarkesat nëpërmjet linjave transmetuese. Në centralet elektrike motorët, mullinjtë dhe pompat për punën e tyre shpënzojnë diku 10-15% të energjisë elektrike të prodhuar e cila quhet shpenzimi shërbyes (vetiak).