Dhimitër Berati: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Sejko (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 10:
Më 1921 - 1922 u caktua këshilltar legate në [[Parisi|Paris]]. Më 1922 sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe nga ai vit deri më 1924 në krye të Drejtorisë Politike të ministrisë. Në korrik të 1924 qe zëvendësisht sekretar i përgjithshëm i [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]]. Më 1924 - 1925 u caktua kryekonsull në [[Sofja|Sofie]] dhe në vitin 1926 iu rikthye detyrës së sekretarit të legatës. Më 1929 - 1932 ricaktohet në krye të Drejtorisë Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 1932-34 sekretar i përgjithshëm i ministrisë, më 1934 - 1936 ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe zëvendësisht ministër i Arsimit. Më 1936-37 rikthehet sekretar i përgjithshëm i MPJ dhe nga 1937 deri më 1939 qe ministër i Shqipërisë në Romë. Mbetet më pas në listat e Zyrës së Likuidimit.
 
Nga 1940 ishte anëtar i [[Instituti i Studimeve Shqiptare|Institutit të Studimeve Shqiptare]].<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.</ref> Në kabinetin [[Mustafa Kruja|Kruja]], u caktua ministër i Kulturës Popullore në vitet 1941 - 1943.<ref name=":1" />
 
Gjatë periudhës 1943-1944, qeveria shqiptare e ngarkoi me një shumë të hollash që t'ua shpërndante shqiptarëve nevojtarë në kryeqytetin italian. Shërbim që e bëri me mjaft kursim, duke shpërndarë ndihma të vogla. Një ditë, pjesën e mbetur, si mori honorarin e tij deri çastin e fundit, ia dorëzoi [[Kadri Hoxha|Kadri Hoxhës]]. Shumë e cila u vu menjëherë në përdorim të propagandës për formimin e celulës komuniste të Milanos.<ref>{{Cite book|title=Shkrime për Historinë e Shqipërisë|last=Këlcyra|first=Ali|publisher=Onufri|year=2012|isbn=978-99956-87-81-6|location=Tiranë|pages=458-459}}</ref>