Dobërdolli (Vrapçisht): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 67:
Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 7 km larg Gostivarit shtrihet fshati Dobërdoll. Daton që nga mesjeta e hershme në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Nikitit të Rashçes, ndërsa në historiografinë e Perandorisë Osmane haset në vitin 1455 me 52 shtëpi, 8 të martuar, 14 kopshte, 1 vresht me një pasuri prej 5915 akçë. Ky fshat prej vitit 1996 graviton në Komunën e Negotinës së Pollogut, ka 5 këshilltarë komunal të cilët në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 1200 shtëpi e mbi 6 mijë banorë. Kufizohet me Toplicën, Pozharanin, Kalishtën, Negotinën e Pollogut dhe Tumçevishtin.
 
''' FSHAT ME HISTORI NGA MESJETA E LARGËT ==='''
 
Fshati Dobrdoll sipas gojëdhënave emrin e ka marrë siç thonë se dikur në të kaluarën e largët kanë ndarë një vijë uji nga lumi Mosdaç dhe se në vendin e quajtur te gështenjat paska qenë fshati në lugun karakteristik që ka pasur tokë të mirë kultivuese për shumë rendimente të prodhimeve të bujqësisë e të ngjashme, ku uji me kalimin e kohës ka krijuar Lugun e Mirë. Ky lokalitet përmendet në historiografi në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Niketës së Rashçes, po ashtu në shekullin e XV gjegjësisht në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Dobrdoll përmendet se ka pasur 52 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/.
Rreshti 75:
Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si NETKO, b. GONIT- fsh. Dobridoll TD 372- viti 1467/68 si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat.
 
''' INFRASTRUKTURA '''
 
Fshati ka disa rrugë kryesore që lidhen me rrugën rajonale edhe pse shtrirja është më e theksuar mbi rrugën në fjalë që vetë fshati është i ngritur në gjysmë kurorë nga malet dhe kodrat e Sharrit e pjesa më vitale në rrafsh, apo pjesën e cila nga dita ditës është duke marrë trajtën e një vendbanime me elemente bashkëkohore.
Rreshti 87:
Thuajse nuk dallon fare nga fshatrat tjerë të luginës së Pollogut, para një dekada ka pasur shumë mërgimtarë nëpër hapësirat e ish-Jugosllavisë apo mbi 80 % që janë marrë me gastronomi e të ngjashme, ndërsa sot llogariten diku mbi 20 % në mërgim dhe atë në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, 3 familje në SHBA etj, që japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit. Edhe pse ka mbi 6 mijë banorë thonë se 400 vetë kanë marrë ndihma sociale, por me ligjin e ri tash ka afër 320 që dukshëm nga dita në ditë zvogëlohet numri. Siç kuptova nga Nehat Osmani-sekretar i Bashkësisë Vendore se ky fshat ka nevoja të shumta ku ndër më parësoret përmend meremetimin e Bashkësisë Vendore, të ambulancës së shëndetësisë, hapjen e Zyrës së Vendit që janë duke e kërkuar mbi 10 vjet nga instancat shtetërore etj.
 
''' NDRIÇIMI PUBLIK, RRYMA DHE TRETOARET '''
 
Ndriçimi publik nuk është në gjendje të mirë dhe se kërkojnë të sanohet. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik kërkojnë investime të reja dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin edhe pse siç kuptova se mbi 50 % e shlyejnë pagesën ndaj elektrodistribucionit të Gostivarit. Gjithashtu pritet që së shpejti të investohet në ndërtimin e trotuareve nga ana e Komunës së Negotinës.
Rreshti 95:
Në rrafshin e mjekësisë Dobridolli ka disa mjekë dhe atë me tituj siç janë; Izmit Vejseli-kirurg që së shpejti do të mbrojë disertacionin e doktoraturës në Klinikën e Kirurgjisë në Munih të Gjermanisë, kirurgët Sali Seferi dhe Skender Veliu, specialist-pediatrin Hasan Saliu, specialist-internisti Nizamedin Qamili, disa stomatologë dhe mjekë të mjekësisë së përgjithshme. Në këtë fshat ka edhe dy ambulanca private, një ambulancë stomatologjike si dhe dy barnatore.
 
''' AMBULANCA E SHËNDETËSISË DHE POSTA '''
 
Prej vitit 1981 e këndej funksionon ambulanca e shëndetësisë të cilën e kanë ndërtuar me vetëkontribut, ku sot ka të punësuar një mjek nga fshati Halim Jakupi dhe katër motra medicinale, por thonë se kanë nevojë që të punësojnë edhe mjekë të tjerë si pediatër e të ngjashme dhe motra e në veçanti, duhet të punohet në dy ndërrime ngase kërkesat dhe nevojat në rrafshin e shëndetësisë janë më se të nevojshme dhe se besojnë se kjo kërkesë reale do të realizohet një ditë. Ndërkaq prej vitit 1986 e këndej kanë të instaluar rrjetin tokësor të telefonave.
 
''' NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME JANË TË SUKSESSHME '''
 
Ka mbi 10 shitore, 25 ëmbëltore-çajtore si dhe disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme siç janë; “Dinotrade”, “Alumplast”, “Aluprofil”, “Diamantexport” etj. të cilat nga dita në ditë janë duke shënuar suksese të lakmueshme që dëshmojnë edhe për numrin e të punësuarve nga ky fshat, si dhe shumë e shumë ndërmarrje tjera të karatit prodhues, shërbyes, tregtare që ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e papunësisë.
 
''' FEJA, SHKOLLA DHE SHKOLLIMI '''
 
Dobridolli ka dy xhami, që nënkuptohet se kanë luajtur edhe rol të rëndësishëm në aspektin e shkollimit të mejtepeve. Me siguri se në këtë fshat ka ekzistuar shkolla që më parë, por siç kuptova nga Enver Hasani drejtor i shkollës fillore “JEHONA” e cila prej vitit 01.01.1991 është mëvetësuar e deri atëherë ka funksionuar në kuadër të shkollës fillore “Naim Frashëri” të Negotinës, ndërsa shkolla e parë është hapur në vitin 1945 që e ka pasur emrin “Bajram Curri”, por është për ta përshëndetur nismën e ndërrimit të emrit të kësaj shkolle nga ana e strukturave të fshatit nga “Jehona” në “Sali Lisi” (i cili njihet si një ndër veprimtarët më të shquar të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore për çështjen kombëtare)
 
''' MBURRJA E DOBRIDALLASVE '''
 
Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilës i kanë dhënë personalitete me nam si Qamil Pajaziti, i cili ka pasur të kryer Akademinë Ushtarake- kryetar i rrethinës ndërsa Rakip Pajaziti përgjegjës prej Tetove deri në Ohër, të cilin okupuesit bullgar e kanë pushkatuar si dhe përmenden tre të ekzekutuar në vitet 1912 deri më 1918, po ashtu përmendet sinonimi, pishtari i çështjes kombëtare intelektuali i rrallë i këtyre anëve Sali Lisi si dhe Bajram Dobridolli, që duhet të ndriçohen në historiografinë shqiptare. Ndër mësuesit e parë nga Dobridolli përmenden me pietete si; Muharrem Zeqiri, Muharrem Shabani, Nasir Qazimi, Nexhat Ismaili, Selim Vehapi, Femi Qazimi, Xhevat Halili, Ismailqemal Ismaili, Zudi Haliti, Imer Fejzuli, Naibe Doko-Ibrahimi, Safet Ibrahimi, Jusuf Milaimi, Asllan Ismaili, ku vlen të përmenden si mr.scc. Melik Arsllani-profesor i artit figurativ, piktori Ali Sinani i cili punon dhe vepron në Zvicër. I po këtij fshati është shkrimtari, historiani dhe politologu Xhemal Ahmeti, i cili në vitet e 80-ta u dënua me 6 vjet burg për kundërrevolucion dhe "Kosovën Republikë". Ai sot është ligjërues i filozofisë, mediave dhe historisë në institute të ndryshme të perëndimit dhe jeton në Zvicër si dhe shumë e shumë emra të tjerë që janë në rrjedhat e ndryshme shoqërore-politike, ekonomike, kulturore-arsimore e të ngjashme.
 
''' SHKOLLA FILLORE QENDRORE “JEHONA” '''
 
Në vitin 1991 është mëvetësuar shkolla fillore për të cilën thotë drejtori Enver Hasani se është përcjellë kërkesë me projekt të gatshëm nëpër të gjitha instancat relevante shtetërore dhe shoqatave të ndryshme për ndërtimin e Sallës Sportive, shuma e së cilës është mbi 150 mijë euro, por kanë shpresë se tash e udhëheq këtë ministri kuadër i BDI-së e do t’i ketë në konsideratë kërkesat e shkollave shqipe. Sot vijojnë mësimin 802 nxënës në 28 paralele dhe 2 grupe parashkollorësh. Po ashtu në këtë shkollë fillore qendrore zhvillohet “mësim-besimi” nëpër klasat e treta thuajse 100 %.
Rreshti 119:
Studimet universitare i ndjekin thuajse mbi 30 % të atyre që mbarojnë shkollimin e mesëm, më të fokusuar janë në Universitetin e Tetovës, UEJL, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Lubjanë e gjetiu. Gjithashtu ky fshat ka edhe Klubin e Futbollit “BESA” i cili ndihmon në ngritjen e dhe vetëdijesimin sportiv tek të rinjtë e fshatit dhe rrethit. Duhet përmendur se në këtë fshat punësimi është thuajse më se simbolik, por kanë shpresë se me trendët e pas luftës së 2001 do të ndryshojë kjo gjendje e mjerueshme në të mirë të të gjithëve.
 
''' TË DHËNAT E FAMILJEVE '''
 
Fshati ndahet në katër lagje; Jakupe, Halile, Lice (për të cilët thonë se janë me të lashtë në këtë fshat) dhe Alisane. Si në të gjitha fshatrat edhe në Dobridoll janë meratë (llagapet që ende i ruajnë me xhelozi) e familjeve si;
Gërushe (Gëre),Gjonket, Leket, Canallarët, Pangjellët, Licet, Preshket, Stepet, Doçet etj.
 
''' VEND-EMËRTIME '''
 
Vend-emërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vend-emërtimet në kodra-male-fusha; Kuçi Baba, Rrafsha e Madhe, Rrafsha e Lëndinës, Rrafsha e Sadikut, Rrafsha e Tafëçarkut, K’shtijat e Ngata, K’shtijat e Largta, Pulishtejna, Tumba ku më të vjetrit thonë se ka pasur katër kisha të lashta dhe se kanë pesë vend-varreza, Përroi, Udha e Fushës, Udha e Shkupit, Ara e Gjatë, Ara e shkurt, Dragsia, Shullankat, Arat e Jazit, Arat e Toplicës, Arat e Pesokut, Arat e Mosdaçes, Arat e Tomçevishtit etj.