[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 16 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 62:
Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje në Konferencën e Bujanit në janar [[1944]] nuk u morën parasysh nga lojërat politike të komunistëve jugosllavë.<ref name="Rrecaj"/> Më [[1945]], forcat komuniste shqiptare hynë në Kosovë duke ndjekur trupat gjermane në tërheqje, por nuk i kushtuan vëmendje çështjes shqiptare në [[Kosovë]] dhe lejuan rianeksimin e saj nga [[Serbia]], tani e shpallur republikë anëtare e federatës jugosllave. Qëndresa e armatosur shqiptare, e tradhtuar në të dy anët, nuk arriti t’i bëjë ballë forcave pushtuese serbe; 44 fshatra u shkatërruan dhe 20.000 civilë u vranë.<ref name="Rrecaj2">[http://law.bepress.com/cgi/viewcontent.cgi?article=7080&context=expresso Besfort Rrecaj, "The Right to Self-Determination and Statehood: The Case of Kosovo," ''bepress Legal Series'' (paper 1541, v. 2006)]: sipas S. Repishtit, ''Studime Historike'' (92); n. 13.07.2009</ref> Ndërkaq, prija e re komuniste e [[Jugosllavi]]së, ndonëse në retorikë dhe në propagandë u tregua e butë ndaj popullsisë shqiptare, në praktikë lejoi vazhdimin e po të njëjtës politikë fashiste që zbatohej para luftës.
 
Pavarësisht kufizimeve politike dhe përndjekjes nga nacionalistët serbë, lëvizjet studentore dhe udhëheqës politikë të Kosovës bënë trysni të vazhdueshme në autoritet jugosllave për përmirësimin e pozitës së kombësisë shqiptare. Më [[1968]], shpërthyen demonstratat e studentëve shqiptarë, të cilët kërkuan të drejtat e tyre kombëtare, përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar. Një vit më pas u nxor Ligja Kushtetuese e [[Krahina Socialiste Autonome e Kosovës|Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës]], ndërsa më [[1974]] u nxor Kushtetuta e KSA të Kosovës. Kjo e fundit së bashku me Kushtetutën e re të RSFJ-së, ndonëse e lanë Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë, e ngritën në nivel të njësisë federale me të drejtë vetoje në organet federative. Në vitet [[1970]], u themeluan [[Universiteti i Prishtinës]],<ref name="UP 1970">[http://www.uni-pr.edu/home/index.php?option=com_content&task=view&id=11&Itemid=35 Universiteti i Prishtinës, "Për Universitetin,"] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20080417092358/http://www.uni-pr.edu/home/index.php?option=com_content&task=view&id=11&Itemid=35 |date=17 prill 2008 }} n. 16.04.2008</ref> Akademia e Arteve dhe Shkencave, si dhe radiotelevizioni i Kosovës, institucione këto që i çelën rrugë ngritjes intelektuale e kulturore dhe zhvillim të përgjithshëm të popullsisë shqiptare. Megjithatë, Kosova mbeti treva më e pazhvilluar në mbarë Jugosllavinë, ndërsa kombi shqiptar nuk u njoh me të drejta të barabarta me kombet tjera të federatës dhe mbeti i ndarë në katër njësi federale.
 
Vdekja më [[1980]] e [[Josip Broz Tito]]s, kryetarit të përjetshëm të Jugosllavisë, ngjalli frikë mbi ekzistencën e federatës dhe politikës së “vëllazërim-bashkimit” në mes kombeve dhe kombësive. Orvatjet e vazhdueshme të Serbisë për ta shkatërruar edhe këtë arritje të shqiptarëve provokuan demostratat e vitit [[1981]], kur u kërkua shpallja e Kosovës republikë në kuadër të federatës jugosllave. Demostratat vazhduan përgjatë viteve ’80 dhe shumë veprimtarë shqiptarë u burgosën dhe të tjerë u detyruan ta lënë vendin. Gjatë viteve '80, Kosova u ndodh në të shumtën e kohës nën shtetrrethim. Më [[1982]], ndërkaq, u vranë nga shërbimet sekrete serbe në Gjermani tre udhëheqësit e Lëvizjes Popullore, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe [[Kadri Zeka]].
Rreshti 226:
Popullsia e Kosovës përbëhet kryesisht nga komuniteti etnik shqiptar, që sipas burimeve formon 88 deri në 92 për qind të banorëve; sipas vlerësimeve të Entit Statistikor të Kosovës shqiptarët përbëjnë 88% të popullsisë.<ref name="Statistikat"/> [[Serbë]]t janë komuniteti i dytë përkah madhësia me 5,3%, të përcjellë nga [[turqi]]t, [[boshnjakë]]t, [[romë]]t, [[ashkali]]njtë, [[Egjipti|egjiptasit]] dhe [[goranët]]. Në Kosovë jeton edhe një numër [[Kroatët|kroatësh]] dhe [[Çerkezi|çerkezësh]], ndërsa pjesëtarë që zyrtarisht i përkasin komunitetit serb kanë kërkuar nga qeveria të njihen si komunitet malazias në vete. Ndërkohë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit, që shpesh futen në një tog të njohur si RAE ose tradicionalisht si jevgj, vetidentifikohen si etni të pavarura në baza të dallimeve historike ose kulturore.
 
Niveli i integrimit të pakicave joserbe në shoqërinë kosovare është në përgjithësi i kënaqshëm. Ndërkohë, përkundër përpjekjeve të qeverisë dhe shoqërisë civile kosovare, integrimi i komunitetit serb po ecën ngadalë për shkak të pengesave të grupeve ekstremiste të sponsorizuara nga qeveria e [[Serbia|Serbisë]] dhe qarqe ultranacionaliste serbe.<ref name="Gashi1">[http://www.newkosovareport.com/200905041735/Drilon-Gashi/Has-Serbia-changed.html Drilon Gashi, "Has Serbia changed?" ''New Kosova Report'' (5 maj 2009)] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20090615010922/http://www.newkosovareport.com/200905041735/Drilon-Gashi/Has-Serbia-changed.html |date=15 qershor 2009 }} n. 13.07.2009</ref>
 
Veç shtimit të lartë natyror të sipërcekur, Kosova gëzon një popullatë shumë të re. Mosha mesatare është 25,9 vjeç,<ref name="CIA"/> 70% e popullsisë janë nën 30 vjeç, ndërsa 33% i përkasin moshave 0-14 vjeçare dhe vetëm 6% janë mbi 65 vjeç. Jetëgjatësia mesatare është 69 vjet; femrat jetojnë afro 71 vjet, 4 më shumë se meshkujt. Lindshmëria është 16,3‰, ndërsa vdekshmëria 3,6‰.<ref name="Statistikat"/>