[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
No edit summary
Shtova permbajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 6:
Dekameroni ka dhjetë protagonistë, shtatë vajza e tre djem, që për t'i shpëtuar murtajës që po bënte kërdinë, largohen nga Firenca dhe vendosen në një pronë larg qytetit, ku asgjë nuk të kujton murtajën dhe lëngatën. Të dhjetë protagonistët janë të rinj, nga tetëmbëdhjetë në njëzet e tetë vjeç, dhe do të qëndrojnë së bashku për dy javë. Ata vetorganizohen, ndajnë punët, rolet dhe detyrat.
Çdo ditë, Mbreti ose Mbretëresha e zgjedhur do ta udhëheqin grupin në mënyrë sa më të mençur, që askush të mos mërzitet dhe që të shmangen tërë konfliktet e mundshme. Gjatë këtyre dy javëve të qëndrimit së bashku, të rinjtë mblidhen në një lëndinë dhe çdo herë të dhjetë me radhë tregojnë nga një rrëfenjë, sipas temës që përcaktohet nga Mbretëresha apo Mbreti i ditës. Rrëfenjat kanë si karakteristikë kryesore se tregohen në mënyrë të çiltër e me lirshmëri nga te rinjët që i tuten murtajës, por jo fjalës.
Gjithashtu kemi edhe rrefenja te nje strukturë të dyfishtë:struktura e pare është ajo e kuadrit te rrefimit, kurse struktura e dytë eshte ajo e diteve të rrefimit.