Muhamet Kyçyku: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Muhamet Kyçyku''' i njohur edhe si '''Muhamet Çami''' (1784-1844) është një ndër poetët bejtexhinj më të njohur, autor i dy poemave fetare. Vepra e tij kryesore është [[Erveheja]] e shkruar më 1820 por e botuar vetëm më 1888 nga [[Jani Vreto]]. Burimi i variantit poetik të Ervehesë së Kyçykut është "Tûtî-nâme"-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e [[Zijaudin Nakshabi|Zijaudin Nakshabit]] (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht [[Shukasaptati]].
 
== Jeta dhe karriera ==
Muhamet Kyçyku lindi në [[Konispoli|Konispol]] në 9 korrik të vitit [[1784]], po nuk dimë shumë për fëmijërinë e tij të hershme. Ai studioi për teologji njëmbëdhjetë vjet në Kairo, më pas u kthye në fshatin e lindjes dhe shërbeu si hoxhë deri kur vdiq më 1844.<ref name="Elsie">{{cite book|author1=Robert Elsie|authorlink1=Robert Elsie|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|isbn=1-84511-031-5|page=41}}</ref>
 
Kyçyku ka qenë autor më prodhimtar në krahasim me të tjerët. Ai ka shkruar në dialektin e tij çam dhe, me sa duket, ka qenë i pari autor shqiptar që është marrë me poemën e gjatë.<ref name="Elsie"/> Është i njohur për dy poemat me subjekt dhe motive fetare: "Erveheja" dhe "Jusufi dhe Zylihaja".<ref name="Toena"/> Vepra e tij kryesore është [[Erveheja]] e shkruar më 1820, burimi i së cilës është "Tûtî-nâme"-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e [[Zijaudin Nakshabi|Zijaudin Nakshabit]] (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht [[Shukasaptati]].<ref name="Elsie"/>
 
Vepra tjetër e njohur është poema me motive fetare "Jusufi dhe Zylihaja",<ref name="Toena">{{cite book|title=Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë|last1=Anamali|first1=Skënder|last2=Prifti|first2=Kristaq|publisher=Toena|year=2002|place=Tiranë|isbn=9992716223|pages=703}}</ref>botuar për herë të parë në vitet '90 të shekullit XX. Kyçyku u mor me përkthime dhe përmendet Mevludi i përkthyer nga [[arabishtja]] i shkrimtarit berber Al Busiri.
 
== Qëndrime letrare ==