Pallati i ëndrrave: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 30:
== Ndalimi ==
Për shkak të aluzioneve të hapura kundër regjimit komunist, në mars 1982 u thirr në mënyrë urgjente një plenum i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë si [[Ramiz Alia]] dhe [[Nexhmije Hoxha]]. Aty romani "Pallati i ëndrrave" u dënua ashpërsisht, kurse Kadare u akuzua se në roman kishte futur aluzione kundër regjimit komunist në Shqipëri, duke i thënë që ishin në dijeni se Pallati i Ëndrrave ishte në fakt Komiteti Qendror i PPSH-së.<ref>{{cite web |url=http://www.panorama.com.al/rrefimi-ndryshe-i-sali-berishes-a-ka-qene-mjek-personal-i-kapos-pse-u-arrestua-fatos-nano344/ |title=Berisha e pranon për herë të parë: hapëm depot e armëve më '97, ja pse|date=23 mars 2017 |website=Panorama Online |access-date=September 13, 2017}}</ref> Pos tjerash, autori u akuzua se kishte bërë sulme të fshehta ndaj sistemit socialist dhe izolimit të Shqipërisë. Si rrjedhojë romani u ndalua. Prej një arrestimi të mundshëm autori shpëtoi falë njohjes ndërkombëtare<ref name="Joachim Röhm" />.
 
Shtypi botëror reagoi ndaj dënimit të romanit; në Perëndim pati edhe protesta për të mbrojtur autorin.<ref name="Fayé">{{cite book |last=Fayé|first=Éric|editor-last=Kadaré|editor-first=Ismail |title=œuvres completes: tome 1|publisher=Editions Fayard |date=1993|pages=25-26}}</ref> Në vitin 2019 u publikuan për herë të parë materiale sekrete mbi bisedat e [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]] me ministrin e brendshëm [[Kadri Hazbiu]] në vitin 1982: <blockquote>'''Kadri Hazbiu:''' [...]E dyta, kam frikë se francezët mund të kenë pasur si ndërlidhës dhe me Ismail Kadarenë.
 
'''Enver Hoxha:''' Cilin? Ismail Kadarenë?
 
'''Kadri Hazbiu:''' Po, po, Ismail Kadarenë. Nuk e di nëse ju ka rënë juve në sy që shtypu francez tani…
 
'''Enver Hoxha:''' Jo vetëm që më ka rënë në sy, po e pe ç’ka bërë tjetër shtypi francez? Libraria që ndodhet përpara ambasadës sonë në Paris një vitrinë të tërë ia ka kushtuar Ismail Kadaresë. Atje pyetën ambasadorin tonë se çfarë kritike i keni bërë ju Ismail Kadaresë në lidhjen e Shkrimtarëve? Megjithatë unë mendoj se Ismail Kadareja s’është nevoja t’i bëjë këtu, në Shqipëri, takimet me francezët, se kushedi sa herë ka shkuar ai në Paris, ku është takuar me Fajarin e me të tjerë.[...] Duhet kujdes, duhet Kadri, se ai do të na bëhet nesër një disident, në qoftë se ne do ta lejojmë këtë njeri të vejë në Francë dhe ky do të përpiqet të gjejë shumë arsye për të vajtur. </blockquote>
 
== Shih edhe ==