Bombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe Nagasakit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 3:
[[Skeda:Japan_map_hiroshima_nagasaki.png|thumb|Harta e vendeve ku u hodh bomba atomike]]
 
'''Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki''' ishte sulmi nuklear nga ana e ShBA-ve, me në krye presidentin [[Harry S. Truman]] kundër Perandorisë Japoneze gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]]. Më [[6 gusht]], bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar "Enola Gay", do të hidhte bombën atomike "Little Boy" (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e [[qyteti]]t nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e një tjetër bombe atomike në Nagasaki, më [[9 gusht]] të po atij viti.
 
Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi. Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit). Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74 000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210 000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike.