Muhamet Kyçyku: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Sejko (diskuto | kontribute)
No edit summary
Sejko (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Muhamet Kyçyku''' i njohur edhe si '''Muhamet Çami''' (1784-1844) ka qenë myderishoxhë dhe ndër bejtexhinjtë më të njohur, autor i dy poemave fetare. Vepra e tij kryesore është [[Erveheja]] e shkruar më 1820 por e botuar vetëm më 1888.
 
== Biografia ==
Muhamet Kyçyku lindi në [[Konispoli|Konispol]] në 9 korrik të vitit [[1784]], po nuk dimë shumë për fëmijërinë e tij të hershme. Studjoi për teologji njëmbëdhjetë vjet në al-Az'har në Kairo,<ref name="Norris">{{citation|url=https://books.google.com/books?id=RGmzir-ITtUC&pg=PA180&lpg=PA180&dq=dalip+frasheri&source=bl&ots=wbCpXnxsp9&sig=pYviWF6DeaQlZXCKBpdd3awxpHE&hl=en&sa=X&sqi=2&ved=0CDYQ6AEwB2oVChMIoevz1qbRyAIVhDM-Ch0bxwZp#v=onepage&q=dalip%20frasheri&f=false|author=Harry Thirlwal Norris|pages=211|title=Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World|location=Columbia, S.C|publisher=University of South Carolina Press|year=1993|isbn=9780872499775|oclc=28067651}}</ref> më pas u kthye në fshatin e lindjes dhe shërbeu si hoxhë deri kur vdiq më 1844.<ref name="Elsie">{{cite book|author1=Robert Elsie|authorlink1=Robert Elsie|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|isbn=1-84511-031-5|pages=41-42}}</ref><ref name=":ElsieR">{{Cite journal|last=Elsie|first=Robert|date=1992|title=Albanian Literature in the Moslem Tradition: Eighteenth and Early Nineteenth Century Albanian Writing in Arabic Script|trans-title=Literatura shqipe në traditën islame: Gjuha shqipe me gërma arabe gjatë shekullit të 18të dhe 19të|url=http://www.elsie.de/pdf/articles/A1992MoslemTradition_LiteraturaShqipeTraditenIslame.pdf|journal=Oriens|publisher=Brill|volume=33|pages=287-306|via=}}</ref>
 
Kyçyku ka qenë autor më prodhimtar në krahasim me të tjerët. Ai kaKa shkruar në dialektin e tij çam dhe, me sa duket, ka qenë i pari autor shqiptar që është marrë me poemën e gjatë.<ref name="Elsie"/> Është i njohur për dy poemat me subjekt dhe motive fetare: "Erveheja" dhe "Jusufi dhe Zylihaja".<ref name="Toena"/> Vepra e tij kryesore është [[Erveheja]] e shkruar më 1820, burimi i së cilës është "Tûtî-nâme"-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e [[Zijaudin Nakshabi|Zijaudin Nakshabit]] (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht [[Shukasaptati]].<ref name="Elsie"/>
 
Vepra tjetër e njohur është poema me motive fetare "Jusufi dhe Zylihaja",<ref name="Toena">{{cite book|title=Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë|last1=Anamali|first1=Skënder|last2=Prifti|first2=Kristaq|publisher=Toena|year=2002|place=Tiranë|isbn=9992716223|pages=703}}</ref> një rrëfenjë moralizuese me 2430 vargje, mbështetur në historinë e rrëfyer në [[Surja Jusuf|Suren Jusuf]] të Kuranit, mbi përpjekjen e gruas së Azizit për të joshur e bërë për vete [[Jusufi|Jusufin a.s.]].<ref name="Elsie"/> Janë të njohura veprat e shkruara nga këto inspirime fetare në literaturën orientale e më gjerë. Në persisht, në një mënyrë shumë të bukur shkruajtën [[Firdeusi]] (935-1020) (persisht), mistiku Xha’ami, (1414-1492) dhe në turqisht [[Hamdullah Hamdi]] 1449-1508) e shumë të tjerë.<ref name="Elsie"/>
Rreshti 17:
== Referimet ==
{{reflist|2}}
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.elsie.de/pdf/articles/A1992MoslemTradition.pdf Robert Elsie, Albanian Literature in the Moslem Tradition. Eighteenth and early nineteenth century Albanian writing in Arabic script]
 
{{DEFAULTSORT:Kyçyku, Muhamet Çami}}