Xhamia e Plumbit, Shkodër: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Sejko (diskuto | kontribute)
Sejko (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 3:
[[Skeda:Xhami Pellumb.jpg|parapamje|Xhamia e Plumbit në pamje ajrore]]
[[Skeda:Xhamia plumbit.jpg|250px|parapamje|Foto e hershme, me [[Minareja|minaren]]]]
'''Xhamia e Plumbit''' ose '''Xhamia e Mehmet pashë Bushatit''' ([[Gjuha turke|tr]]. ''Kurşunlu Cami'') është një [[Lista e objekte fetare në Shqipëri që janë monumente kulture|monument kulture]] i kategorisë së parë në [[Shkodër]]. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe [[xhamia]] osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.<ref name=":0">{{Cite book|title=Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912)|last=Kiel|first=Machiel|publisher=IRCICA|year=2012|isbn=9789290632429|location=Stamboll|pages=348|authorlink=Machiel Kiel|translator=Holta Vrioni|origyear=1990}}</ref> Të dhënat e kronikës së [[Jusuf Tabaku|Jusuf Tabakut]] kumtojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej [[Guri i Zi|Gurit të Zi]], dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.<ref name=":1">{{Harvnb|Bushati|1998|pages=58, 260.}}</ref>
 
== Emërtimi ==
Quhet ''e Plumbit'', sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi. Me kohën dhe braktisjen e lagjes, njerëz nisën t'ia hiqnin plumbin për ta shitur. Në kohën e pushtimit austro-hungarez, organet ushtarake vazhduan këtë vepër shkatërruese, duke ia hequr plumbin e mbetur.<ref name=":2" />
 
== Historia ==
E ndërtuar nga [[Mehmed pashë Bushatlliu|Mehmet pashë Plaku]] i [[Bushatllinjtë|Bushatllinjve]], shënjoi rëndësinë e fushës në lindje të kodrës së [[Kalaja e Shkodrës|kalasë]], e cila asokohe po gëzonte një zhvillim të madh në përvijim të [[Pazari i Shkodrës|Pazarit]].<ref>{{Harvnb|Kiel|2010|page=344.}}</ref> E tillë ishte begatia e lagjes Tabake.<ref name=":2">{{Cite book|title=Shkodra dhe motet|last=Bushati|first=Hamdi|publisher=Idromeno|year=1998|isbn=|location=Shkodër|pages=56|volume=1|oclc=41096394|authorlink=Hamdi Bushati}}</ref> Pllaka e gdhendur mbi portën e xhamisë shkruan:<ref>{{Harvnb|Kiel|2012|page=353.}}</ref> <blockquote>''"Zotëria i bamirësisë dhe veprave të mira Mehmed Pasha''
 
''E ndërtoi këtë xhami fisnike në vitin 1187 [[Hixhri]]'' (1773/74)''"''