Mehmet Bislimi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
nderuar
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''Mehmet Bislimi'''  eshte nje shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ai u lind me 24 mars 1958 në fshatin Prekaz të Epërm në Drenicë. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, kurse gjimnazin në Skenderaj. Në Universitetin e Prishtinës ka studiuar shkencat natyrore- dega e Kimisë. Në vitin 1981, për shkak të veprimtarisë atdhetare arrestohet nga pushtuesi serb dhe dënohet me burg. Pas daljes nga burgu më 1986, veprimtarinë atdhetare e ka vazhduar në gjirin e LPK-ës. Në vitin 1994, për t'i shpëtuar arrestimit të serishëm, është strehuar në Zvicër, ku vepron dhe jeton me familjen e tij. Gjatë luftës çlirimtare në Kosovë ka kryer detyra më përgjegjësi. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që herët. Shkrimet e para i ka botuar në gazetën ”Bota e re” në Prishtinë, më vonë ka botuar edhe në revistën ”Alternativa”, në Lubjanë dhe në disa numra të gazetës ”Rilindja”, që atë kohë botohej në Zvicër. Disa vjet ka shkruar për organin e LPK-së, “Zëri i Kosovës” që botohej në Zvicër dhe për të përkohshmen “Rruga jonë”- që dilte në Francë. Po ashtu në këto dy gazeta ka mbajtur edhe këndin e humorit me nofkat “Ngucakeqi” dhe “Gjembi”. Kohë pas kohe shkrimet e tij kanë gjetur vend edhe në gazetën “Epoka e re”, "Kosova sot", "Gazeta Lajm", "Shekulli" etj. Shkrime të shumta të tij janë publikuar në dhjetëra faqe elektronike si: "Kosovapress", "Nënë Shqipëri", "Radiokosova e Lirë", "Albaniapress", "Pashtrikuorg", "Shqipëri e bashkuar", "Ereniku" etj. Krijimtaria e tij letrare përfshin shkrime publicistike, anekdota, humor, satirë, poezi si dhe mendime të urta autoriale. Më vonë ka përfunduar studimet edhe në Fakultetin Ekonomik - Kolegjin "Biznesi" në Prishtinë ku është nderuar me gradën akademike BACHELOR. Autori është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Krijuesve Shqiptarë në Zvicër si dhe anëtarë i të persekutuar-ëve dhe dënuarve politik të Kosovës. Krijuesi Bislimi deri me tani ka botuar këto libra:
 
1. ”Anekdota popullore dhe satira autoriale”, Prishtinë 2002