Naim Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 19:
Naimi lindi në fshatin [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Vilajeti i Janinës|Vilajetit të Janinës]] (sot në [[Rrethi i Përmetit|rrethin e Përmetit]]), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga [[Berati]] që më vonë u njohën si [[Frashërllinjtë#Dakollarët ose Dulellarët|Dulellarët]], ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të [[Iljaz Bej Mirahori|Iljaz bej Mirahorit]].<ref name="Gawrych90">{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Naim&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|year=2006|isbn=9781845112875|location=London|pages=13|ref=harv}}</ref>
 
Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte [[Gjuha osmane|turqishten osmane]], [[Gjuha arabe|arabishten]] dhe [[Gjuha perse|persishten]] në [[Teqeja e Frashërit|Teqenë e Frashërit]],<ref name=":0" /> si myhib [[Bektashizmi|bektashi]].<ref>{{Cite book|title=Kuvend letrash me miqtë|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|authorlink=Mustafa Kruja|last2=Baba Rexhepi|authorlink2=Baba Rexhebi|publisher=Omsca-1|year=2013|isbn=9789928132321|location=Tiranë|pages=119-120}}</ref> Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, [[Abdyl Frashëri|Abdylin]], më 1865 familja u shpërngul në [[Janina|Janinë]], ku bashkë me vëllanë më të vogël [[Sami Frashëri|Samiun]], mbaroi gjimnazin grek "[[Zosimea]]" më 1869.<ref name=":0">Kastriot Bezati (2012), ''Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh'', [[Tirana observer]]. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.</ref> Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat dhe letërsitë klasike,<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=18}}</ref> mësoi gjuhën greke dhe [[Gjuha frënge|gjuhën frënge]]. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e [[Jean-Jacques Rousseau|Rusoit]] e [[Voltaire|Volterit]].<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=353}}</ref>
 
Më 1871 shkoi në [[Stambolli|Stamboll]], ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në [[Saranda|Sarandë]]. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga [[reumatizma]], e shtrënguan të largohej nga [[Saranda]] dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e [[Baden (kthjellimin)|Badenit]] në [[Perandoria Austro-Hungareze|Perandorinë Austro-Hungareze]]. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (''ashari mydiri'') në [[Berati|Berat]]. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll,<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref> ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e ''Gramatikës'' së [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]].<ref name=":0" /> Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të [[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip|''Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip'']].<ref name=":1">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref> Kishte interes për thesarin shpirtëror të popullit shqiptar, gjë që e shtyu të punonte bashkë me vëllain rreth një fjalori të shqipes i cili do të mbetej pa botuar.<ref>{{harvnb|Qosja|1986|p=21}}</ref>
 
Në vitin 1884 u shfaq revista shqiptare ''Drita'' me redaktor [[Petro Poga]] dhe më vonë [[Pandeli Sotiri]], ndërsa Naim Frashëri ishte redaktor i fshehtë pasi që në atë kohë shqiptarët muslimanë nuk lejoheshin të shkruanin shqip nga autoritetet osmane.<ref>{{harvnb|Skendi|1967|p=146.}}{{harvnb|Gawrych|2006|p=88}}</ref> Autoritetet osmane ndalonin shkrimin e shqipes, si rrjedhojë veprat publikoheshin jashtë shtetit dhe Frashëri përdorte inicialet '''N.H.F'''. <ref name="Skendi128">{{harvnb|Skendi|1967|p=128.}}</ref> Në një letër të vitit 1887, Frashëri shprehte mendimet e tij mbi gjendjen e Perandorisë Osmane në atë kohë. Sipas tij zgjidhja më e mirë për të ardhmen e shqiptarëve ishte bashkimiibashkimi i Shqipërisë me Austro-Hungarinë.<ref name="Skendi268">{{harvnb|Skendi|1967|p=268.}}</ref>
 
Mbylli sytëVdiq më 20 tetor 1900.<ref>{{harvnb|Akademia|2002|p=354}}</ref>
 
=== Riatdhesimi i eshtrave ===