Eposi i kreshnikëve: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Rreshti 1:
'''Cikli i kreshnikëve''' të njohura edhe si '''Këngë Kreshnikësh''', janë pjesë e ciklit tradicional të këngëve epike shqiptare. Këngët morën trajtën e tyre përfundimtare në shekujt XVII e XVIII dhe përcilleshin gojarisht nga rapsodët popullorë. Këngët u mblodhën për herë të parë në shek. XX nga françeskanët [[Shtjefën Gjeçovi]] dhe [[Bernardin Palaj]], ky i fundit i botoi për herë të parë më 1937. Tradita e rapsodëve shqiptarë që i këndojnë këngët të mbajtura përmendsh është e fundit e llojit të vet që mbijeton në Europën moderne.
{{Për përmirësim}}
 
== Historia ==
[[Figura:muji_kopertina.gif|thumb|200px|Muaji dhe Orët.]]
 
'''Eposi i kreshnikëve''' ( ose '''Cikli i kreshnikëve''') janë këngë epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë.
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958)kryetari pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose ,shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth viteve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore.<ref>Profluftohet. Dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Përpjekje për Përhatitjen e Dosjes për UNESCO. Ligjëratë në Këshillin e Evropës, më 8 dhjetor 2010, Prishtinë</ref>
 
Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në [[Shqipëri]]në e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si [[Malësia e Madhe]], Dukagjin, [[Hasi|Has]] e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e [[Kosovë]]s, si [[Pejë]], [[Gjakovë]], [[Prizren]], [[Deçan]], [[Rahovec]] e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").
 
'''Tanja Korcari'''
 
== Përhapja gjeografike, kërkimet dhe studimet ==
Line 22 ⟶ 18:
Ky epos, që përbën një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi, jeton jo thjesht si një relikt i nderuar dhe i çmuar etno - kulturor, por kryesisht për mesazhin e madh që sjell - rezistencën në emër të lirisë, të së drejtës e të dinjitetit, - si dhe për vlerat e larta artistike. Është mjaft elokuente bindja e thelle e malesoreve së "Këngët e kreshnikeve e burojnë njërin, e banjë trim, i shtien zemër të durojë plumbin, gjakun luftërat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas dëshmive të bartësve popullore e të studiuesve, këto janë kënduar tradicionalisht e janë dëgjuar me kënaqësi e nderim të veçante jo vetëm nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa të tjera apo pranë oxhakut te kullave karakteristike malësore netëve të gjata të dimrit, por edhe para fillimit te një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës. Ja pse shtëpia pa lahute, shtëpia ku s'këndoheshin këngë kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", që s'meriton respekt.
 
Për vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqërore të së kaluarës (pushtimi osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), që kanë kushtezuar edhe gjendjen e shkencave shqiptare në atë kohe, interesi për eposin e kreshnikeve është i vone. Po të përjashtonimpërjashtohet njëfragmenti fragment tëi shkurtër që botoi albanologu i njohur e i nderuar Gustav majer (G.[[ustav Mayer)]] më [[1896]] ("Albanesiche Studien" VI), do të duhet të thoshim se mbledhja edhe botimi i këtij eposi realisht filloi në krye të shekullit tonëXX, sidomos në vitet 20. Ndër botimet kryesore të gjertanishme do të mund të përmendeshin : "Epika legjendare", vëllimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier épique albanais" (antologji frëngjisht, 1983) "Këngë kreshnike" (Prishtine, 1974).
 
Krahas botimeve me materiale faktike, filluan edhe studimet e eposit të kreshnikeve. Në fillim ato qenë kryesisht shënime të thjeshta e mbresa, që erdhën duke u thelluar e u zgjeruar disi gjatë viteve '30, për të arritur sot një nivel mjaft të kënaqshëm. Kurorëzimi i gjithë kësaj punë studimore u bë me simpoziumin "Epika heroike shqiptare", (Tirane, 20-22 tetor, 1983), ku morën pjese edhe mjaft studiues të huaj dhe materialet e te cilit u botuan të plota në përmbledhësin "Çështje të folklorit shqiptar", vëll. II dhe III (1986).
Line 144 ⟶ 140:
*[http://www.mod.gov.al/index.php/dokumentare-video/519-kenga-epike/ Këngë Epike , Ministria e Mbrojtjes së R. së Shqipërisë]
==Referime==
 
<references />