Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (libri): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
u rregulluan disa gabime drejteshkrimore
→‎Përmbajtja: u shtua permbajtja
Rreshti 33:
== Përmbajtja ==
{{cquote|Siç e dini, në Turne do të marrin pjesë tre kampionë, një për çdo shkollë,- filloi përsëri Urtimori i qetë. Ata do të grumbullojnë pikë simbas aftësisë që do të tregojnë në secilën prej provave të Turneut dhe kampioni që do të fitojë më shumë pikë mbas provës së tretë, do të fitojë Kupën e Tre Magjistarëve. Kampionët do të caktohen nga një përzgjedhës i paanshëm... nga Kupa e Zjarrit.''}}
14-vjeçari Harri Poter sheh në ëndërr Frenk Brajs, i cili vritet pasi dëgjon pa dashje Lordin Fluronvdekje teksa diskuton planet e tij me Piter “Bishtnxehtë” Pavlerin dhe Barti Krouçin e Ri. Në Kupën e Botës në Kuidiç, hamortët i terrorizojnë spektatorët, dhe Krouçi i Ri thërret Damkën e Zezë, të njohur ndryshe si mallkimi (Morsmordre). Në Hoguorts, [[Albus Urtimori]] prezanton ish-aurorin Alastor “Mësysh” Mudin si mësuesin e ri të Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta. Ai gjithashtu shpall se në shkollën e tyre do të mbahet Turneu i Tre Magjistarëve.
 
Kampionët zgjidhen nga Kupa e Zjarrit: Sedrik Digori nga Baldoskuqi zgjidhet si përfaqësues i Hoguortsit, Viktor Krum do të përfaqësojë Institutin Durmstrang, dhe Flër Delakur do të përfaqësojë Akademinë e Magjisë Bobaton. Kupa befas zgjedh një kampion të katërt: Harrin. Urtimori nuk ia del ta nxjerrë minorenin Harri prej turneut, sepse kampionët kanë lidhur kontratë magjike, dhe rrjedhimisht Harri detyrohet të garojë, përballë rrezikut të një ndeshjeje fatale.
 
Për provën e parë të turneut, secili kampion duhet të rrëmbejë një vezë të artë të ruajtur nga një dragua. Harri thërret bishtin e tij të fshesës për ta marrë vezën, e cila përmban informata mbi provën e dytë. Zhvillohet Balloja e Krishtlindjes, në të cilën vajza që Harri pëlqen, Ço Çangu, shkon me Sedrikun, ndërsa Hermionë Granxheri shkon me Viktorin, gjë që e bën Ron Uezlin xheloz. Në provën e dytë, kampionët duhet të zhyten nën ujë për të shpëtuar secili gjënë më të shtrenjtë të tyre. Harri del në vend të tretë, por vendoset në vendin e dytë pas Sedrikut për vlera morale sepse shpëtoi motrën e Fler, Gabrielën, së bashku me Ronin edhe pse supozohej të shpëtonte vetëm këtë të fundit. Më pas, zyrtari i ministrisë Barti Krouç i Vjetri, gjendet i vdekur nga Harri. Në provën e tretë dhe të fundit, garuesit vendosen brenda një labirinti me mure shkurrore dhe duhet të arrijnë te Kupa e Tre Magjistarëve. Viktori, nën mallkimin Imperius, nxjerr nokaut Flërin. Pasi Harri dhe Sedriku shpëtojnë njëri-tjetrin, bien dakord ta quajnë barazim dhe e kapin Kupën së bashku. Kupa rezulton një Magjibartës që i transporton të dy në një varrezë ku Bishtnxehti dhe Fluronvdekja po presin. Bishtnxehti vret Sedrikun me mallkimin Avada Kedavra dhe më pas kryen një ritual që rimishëron Fluronvdekjen, i cili pastaj thërret dhe hamortët. Teksa Harri ndeshet me Fluronvdekjen, shkopi i tij e detyron atë të Fluronvdekjes të nxjerrë në shesh shpirtrat e njerëzve që janë vrarë me anë të tij më së fundmi, përfshirë prindërit e Harrit dhe Sedrikun. Për një kohë fare të shkurtër, Harrin e mbrojnë shpirtrat dhe ai arratiset së bashku me trupin e Sedrikut.
 
Menjëherë pas kthimit, Harri i thotë Urtimorit se Fluronvdekja është kthyer dhe është përgjegjës për vdekjen e Sedrikut. Mësyshi e merr Harrin me vete në zyrën e tij, kyç derën dhe i zbulon se ishte vetë ai që e kishte futur emrin e Harrit në kupë, që kishte mallkuar Viktorin dhe se ishte përgjegjës për të gjitha gjërat që kishin shkuar keq. Ai tenton të sulmojë Harrin, por Urtimori, Pitoni dhe MekGuri shpërthejnë derën, e kalamendin Mudin, dhe e detyrojnë të pijë Shurupin e së Vërtetës. Këtu del se ai nuk ishte Mësyshi i vërtetë (i cili qe burgosur në fundin e një bauleje magjike). Shurupit shumëlëngjesh të konsumuar nga Mësyshi fals i venitet efekti dhe zbulohet se ai është në fakt Barti Krouç i Ri, vartës i Fluronvdekjes.
 
Pak më pas, Hoguortsi, Durmstrangu dhe Bobatoni bashkohen për t’i dhënë lamtumirën Sedrikut.
 
== Kapitujt ==