[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== Xhizja në kuran dhe në ekzegjezën e kuranit ==
Vjelja e kësaj takse nga popullsia e nënshtruar [[Kaurr|jo-myslimane]], kur për ta bëhej fjalë për pjesëtarë të feve të librave (''[[Ehli Kitabi|ahl al-kitab]]''), d.m.th. [[Çifutët|çifutë]] dhe [[Të krishterët|të krishterë]], bazohet në [[Kurani|kuran]]:
 
: ''„Luftoni kundra atyre që nuk besojnë tek zoti dhe në ditën e gjyqit të mbramë, që nuk ndalojnë'' (ose: nuk e shpallin të ndaluar) ''çka ka ndaluar zoti dhe profeti i tij dhe që nuk i takojnë fesë së vërtetë si ata të cilëve u është dërguar shkrimi,'' (luftojini ata) ''deri sa të paguajnë me dorën e vet tribut'' (haraç) ''pa bërë fjalë!“'' [[Surja|sure]] 9, vargu 29. (Përkthyer sipas [[Rudi Paret]])
Rreshti 11:
[[Fëkëh|Jurisprudenca islame]] e trajton temën e xhizjes në kapitujt e ''[[xhihadi]]t'' dhe në shkrimet mbi [[Sijeri|të drejtën e luftës]], ku të drejtat dhe detyrat e jo-myslimanëve përcaktohen hollësisht duke u nisur vetëm nga këndvështrimi islam. Nëpërmjet pagimit të kësaj takse ata shndërroheshin në „të mbrojtur“, që gëzonin nën pushtetin mysliman mbrojtjen e jetës dhe të pronës (sasia e të cilës vendosej nga e drejta islame) si dhe të drejtën e ushtrimit të lirë të riteve fetare, e cila gjithashtu u nënshtrohej kufizimeve të ligjeve islame në fuqi.<ref>Mark R. Cohen: '' Under Crescent and Cross: The Jews in the Middle Ages.'' Princeton University Press, 1995. f. 71</ref>
 
Ligjet më të vjetra mbi tatimin e jo-myslimanëve, të cilat e kanë origjinën në kohën e [[Emevitët|omajjadëve]] dhe janë të lidhura me emra autorësh si [[al-Auzāʿī]], [[AbuEbu HanifaHanife]], [[Malik ibn Anas-i]] dhe [[ashImam Shafi’u|esh-Shafii]], janë trashëguar në veprën e [[at-Tabari]]-t „Teoritë kontroverse (të diskutueshme) të teologëve juridikë“.<ref>Joseph Schacht: ''Das Konstantinopeler Fragment des Kitāb Iḫtilāf al-Fuqahāʾ des Abū Ǧaʿfar Muḥammad ibn Ǧarīr aṭ-Ṭabarī.'' Brill, Leiden 1933. f. 199-241</ref>
 
Të detyruar për pagimin e kësaj takse ishin meshkujt e rritur, të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht. Gratë, fëmijët dhe lypësit si dhe murgjit e manastireve të varfër ishin të liruar nga ''xhizje''. Taksa duhej paguar në të holla ose me ato prodhime në natyrë që janë të lejuara nga ligjet islame. Vargu i mësipërm i kuranit është për shumë përfaqësues të drejtimeve juridike islame (''[[Madhab-iMedhhebët|madhab]]''-it) një nga provat e shumta për sundimin dhe epërsinë e fesë islame mbi të nënshtruarit jo-myslimanë në perandorinë islame. Niveli i kësaj takse ndryshonte sipas rajonit dhe epokës së perandorisë islame. Lirimi i taksapaguesve nga ''xhizje'' ka qenë e mundur vetëm nëpërmjet konvertimit ''(ndërrimit të fesë)'' në fenë islame. Por meqenëse taksat për popullsinë jo-myslimane nën sundimin islam përbënin për myslimanët pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore, nuk ka pasur as nga pala myslimane ndonjë interes të veçantë për [[islamizimi]]n e zonave përkatëse.<ref>Albrecht Noth: ''Früher Islam'' (Feja islame e hershme). Në: Ulrich Haarmann: ''Geschichte der arabischen Welt.'' (Historia e botës islame) C. H. Beck, 1987. f. 92 f.</ref> Kjo gjë çoi deri aty sa në fillim të shekullit të tetë konvertimi i jo-myslimanëve u ndalua.<ref>W. Montgomery Watt: ''Islamic Conceptions of the Holy War''. Në: Th. P. Murphy: ''The Holy war''. Ohio State University Press, 1974. f. 149</ref>
 
== Format e tatimeve për jo-myslimanët ==
Rreshti 23:
Legjitimiteti i vjeljes së këtyre taksave është diskutuar hollësisht dhe në mënyrë kontroverse ''(polemike)'' nga teologët juridikë islamë. Mendimet e tyre përputhen në atë se legjitimiteti i taksës për frymë bazohet si në kuran (në suren 9, vargu 29 të përmendur më lart) ashtu edhe në [[Sunneti|sunna]]-n e Muhamedit dhe udhëzimet e tij. Teologët juridikë (si psh. ash-Shafii) kanë qenë të mendimit se forma e kësaj takse është një simbol i përulësisë së atyre që nuk e pranojnë doktrinën e fesë islame: ''„...deri sa të paguajnë me dorën e vet tribut pa bërë fjalë!“'' <ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', Vëll. 15. f. 158 duke u bazuar tek ekzegjeza e ash-Shafii-t dhe tek burime të tjera klasike. Në lidhje me komentimin e këtij vargu të kuranit shih: Meir J. Kister'': „'An yadin“ (Qur'ān, IX/29)''. Në: Arabica 11 (1964), f. 272-278. Ose edhe në: Rudi Paret: ''Der Koran''. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1975. f. 295-303</ref>
 
Juristët e mëvonshëm e shihnin vjeljen e ''xhizje''-s si nxitje për hyrjen në „rrugën e drejtë“ të atyre, të cilët ishin të detyruar të zgjidhnin, ose të pranonin fenë islame, ose të ngulin këmbë në "pafesinë" e tyre ([[Kufr-i|kufr]]). Në fund të fundit kjo taksë konsiderohej (pavarësisht nga kushtet në të cilat ajo vendosej) si burim i sigurt të ardhurash për shtetin islam: „Ajo është një lloj poshtërimi për ta ''(jo-myslimanët)'' dhe ndihmë ''(financiare)'' për ne“. Në konceptimin bashkëkohor të kësaj politike fiskale ''(taksash)'' të historisë islame thuhet: „Të ardhurat vetë nuk janë kryesore për legjitimimin e xhizje-s. Kryesore është shumë më tepër nënshtrimi i të mbrojturve (ahl al-dhimma) ndaj sundimit të myslimanëve, për të jetuar pranë tyre që të njohin përparësitë e fesë islame dhe drejtësinë e myslimanëve në mënyrë që këto përparësi të bëhen për ta prova bindëse për të braktisur pafesinë ([[Qafiri|kufr]]) dhe për të pranuar fenë islame.“<ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', Vëll. 15. f. 159-160</ref>
 
== Xhizja në Perandorinë Osmane ==